Ibrahimoviçi flet shqip | Gazeta Tema
 

Ibrahimoviçi flet shqip

Postuar në: Sport |

Zllatan Ibrahimoviç di të flasë gjuhën shqipe! Ylli suedez me origjinë boshnjake, që luan për Milanin, di shumë fjalë në gjuhën shqipe, fjalë me të cilat nganjëherë komunikon me miqtë e tij shqiptarë. Njëri nga ta është edhe talenti i ri kosovar i Malmos, Dardan Rexhepi. Ky i fundit zbulon për ‘Gazeta Sport’ se Ibra di t’i shqiptojë mjaft mirë disa fjalë në gjuhën shqipe. “Ibrahimoviç di të flasë disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai di të komunikojë pak në shqip, di të flasë disa fjalë. Shpesh thotë: ‘Çfarë ka për me hangër ?’. Qysh je?. Ça po bon?”, deklaroi duke qeshur Dardani. “Ai i di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme. Ai e kupton mjaft mirë shqipen. Ibra vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë emigrantë, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë”, theksoi Rexhepi. Ibra është rritur në Rosengard, vend ky afër Malmos, ku jetojnë edhe shumë shqiptarë emigrantë. “Ai i do shqiptarët. Gjithashtu është një futbollist me stil tipik shqiptar e ballkanik, për shkak të euforisë dhe gjaknxehtësisë së tij”, u shpreh 19-vjeçari nga Kosova.

Se Ibrahimoviç është i afërt me futbollistët shqiptarë e vërteton edhe miqësia e tij me shumicën prej shqiptarëve që luajnë në Suedi. Dihet se Ibra ishte mik mjaft i ngushtë me ish-mesfushorin kosovar të Malmos, Labinot Harbuzin, ndërsa gjithashtu ka kontakte mjaft të mira me Agon Mehmetin e Emir Bajramin. Madje këtij të fundit ai i ka vënë një nofkë. Ibra i drejtohet Bajramit me fjalën ‘shqiptar’.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

10 Pergjigje per Ibrahimoviçi flet shqip

  1. analist  --  31 Dhjetor, 2011 në 5:30 pm

    Fantastike!!!!!! Ky eshte eveniment!!!!!
    Menjehere duhet shpallur ambasador shetites (endacak) i Arnautistanit ky Ibra….

    Përgjigjjuni

  2. SH.B. Sweden  --  31 Dhjetor, 2011 në 5:51 pm

    Ky lajm është shumë i vërtetë!
    Unë kam qenë dy herë me detyrën e shoqëruesit të ekipit kombëtar suedez kur këta të fundit kanë luajtur në Shqipëri. Zllatan është një shqipfolës i mirë. Gjatë qendrimit në Shqipëri ai më është përgjigjur disa herë në gjuhën shqipe gjatë bisedave me të. Ai është rritur në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë nga kosova Rosengård të Malmös.
    Dëshiroj të shtoj, se ai është shumë miqësor me shqiptarët.

    Përgjigjjuni

  3. edi toronto  --  31 Dhjetor, 2011 në 7:46 pm

    ORE ANALIST DUKESH QE JE NJE ARNAMUTISTAN…

    Përgjigjjuni

  4. dritani  --  31 Dhjetor, 2011 në 9:23 pm

    Cdo qytetar i botes se qyteteruar kur te degjon t’i flasesh gjuhen TE FALENDERON qe t’i ke mesuar gjuhen e tij dhe te ben te gjitha komplimentet e mundshme pamvartas kufizimeve qe ke per tu shprehur korrekt.

    Faleminderit IBRA dhe Gezuar Vitin e Ri!

    Përgjigjjuni

  5. Rillind  --  1 Janar, 2012 në 1:01 am

    Pse habiteni? Ibrahimovic eshte boshnjak nga origjina. Boshnjaket e mabjne vehten me origjine ilire por te asimiluar nga sllavet. Pra jane kushurinj te larget me shqiptaret.

    Përgjigjjuni

  6. demokrati  --  1 Janar, 2012 në 6:53 am

    Nje kerkese per kapitenin e kombetares Cana: Te na sqaroje pak ne lidhje me origjinene e bashkelojtarit te tij Luli-ç tek Lazio. Di qe ky boshnjak vjen nga Pazari I Ri.

    Përgjigjjuni

  7. cendurimmadhi  --  1 Janar, 2012 në 9:31 am

    Ibra eshte origjine boshnjake,rritur ne Suedi.Eshte rrace rome(cigan).Ne i duam shume rracat rome,cigane,gabele,magjype,ashkalij.Ibra eshte nje lojtar i madh.Stop coment.

    Përgjigjjuni

  8. Abschaum  --  1 Janar, 2012 në 4:22 pm

    Ai di te flase dhe fjali si “ta shisha nonen”

    Përgjigjjuni

  9. Saimiri  --  1 Janar, 2012 në 6:02 pm

    Lexoj kete lajm a artikull ,quaje si te duash dhe me vehte them se per ne Shqipetaret filoi edhe ky vit i ri me idiotizma te papara e ndegjuara ndonjehere ne mbare boten.Ju or peme qe komentoni a nuk ju shkon mendja se shqip nuk di kryeparlamentarja e kryeministri e jo Ibrahimoviçi!Ironi fati e jete njekohesisht.

    Përgjigjjuni

  10. rezi  --  1 Janar, 2012 në 6:57 pm

    Ibrahimovic ka vlerat e tija si lojtar, është me prindër kroat e boshnjak i lindur në Malmoe në një nga lagjet e qytetit, jo “afër qytetit” sic e komenton artikullshkruesi. Rosengordi është lagje që banohet nga të huaj, në mes të Malmoes, ku vëndin e dytë e zënë shqiptarët e Kosovës. Ibra ka pasur shokë shkolle dhe lagje me origjinë shqiptare, por popullariteti i tij është i lartë në Suedi. Ka marrë 7 herë topin e artë si futbollist. Dhe po ju kujtoj se ai sa herë ka mundësi, kontribon për komunitetin ku është rritur dhe me modesti është shprehur, MUND TI MARRËSH DJALIN ROSENGORDIT, POR NUK MUND TI SHKULËSH ROSENGORDIN NGA ZEMRA E DJALIT. Mbi të gjitha është njeri i mirë, baba i mirë, bashkshort i mirë.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>