Lamtumirë dhe mirë se vjen Luan Krasniqi!

Postuar në: Sport |

Luan Krasniqi vërtet i dha fund karrierës së tij si boksier profesionist. Por ai vazhdon të mbetet shqiptari më i njohur në Gjermani dhe Evropë.

Lamtumirë Luan Krasniqi! Kolosi shqiptar me grushtin më të fuqishëm dhe shqiptari më i njohur në Gjermani dhe më gjerë, i dha fund karrierës së boksierit profesionit, në ditët e fundit të vitit 2011. “Der Löwe” (Luani) nuk e realizoi ëndrrën e tij personale, ëndrrën e shqiptarëve dhe gjermanëve, që të bëhet kampion bote në kategorinë e rëndë në boks. Por në boksin amator dhe profesionist ai ka lënë gjurmë si asnjë shqiptar tjetër deri tani.

Bilanci impozant i kolosit nga Juniku

40 vjeçari i lindur në Junik të Kosovës (me 10. 05. 1971) ka ardhur me familjen në Rotweil të Gjermanisë në vitin 1987. Në periudhën prej vitit 1997 deri 2008 ai është futur 35 herë në ringun profesional. Ka shënuar 30 fitore, një barazim dhe katër humbje. Më parë ai kishte një karrierë të shkëlqyeshme edhe në boksin amator. Në lojërat olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së Luani fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa në kampionatin botëror për amator, një vit më parë, ai ka rrahur edhe kampionin aktual të botës në boksin profesionist, Vlladimir Kliçko nga Ukraina. Për fat të keq më pas humbi nga boksieri i famshëm nga Kuba, Felix Savon. Por si edhe shumë kampionë të tjerë, edhe Luani ka pasur ngritje dhe rënie dramatike në karrierën e tij….

Luani kundër tigrit- Luan Krasniqi ndeshet me amerikanin Tony Thompson në Hamburg, korrik 2007Luani kundër tigrit- Luan Krasniqi ndeshet me amerikanin Tony Thompson në Hamburg, korrik 2007

Shkëlqimi dhe hijet e kampionit

Titullii më i rëndësishëm në boksin profesionist ishte kampion Evrope në kategorinë e rëndë. Këtë titull ai e fitoi në vitin 2002, pasi mundi Rene Monse. Por vetëm disa muaj më vonë ra hija më e rëndë në karrierën e Luan Krasniqit! Më 20 korrik të vitit 2002, në Dortmund të Gjermanisë, ai doli në ring kundër polakut Przemyslaw Saleta. Luani ishte me pikë në epërsi, por në raundin e nëntë, papritur u dorëzua!

“Nuk dua të boksoj më, edhe pikë!”, vendosi Luani në qoshen e tij. Nuk mund ta kuptonte askush. As trajneri Michael Timm nuk arriti ta bindë që të vazhdojë meçin. Emri i Luanit u zbeh jo vetëm në Gjermani por edhe më gjërë. Tifozët  e “sportit bujar” ishin të dëshpëruar gjithandej – në Gjermani, Kosovë, Shqipëri … i dëshpëroi ai nga i cili prisnin më së shumti – idoli i tyre.

Por karakteristika e kampionëvë është që të ngrihen edhe në momentet më të vështira. Dy vjet më vonë ai filloi rehabilitimin. Në meçin e dytë kundër Saletës, polaku nuk kishte asnjë shans. Luani e hodhi tri herë në dysheme që në raundin e parë. Ndërsa me 14 shkurt 2004 rifitoi titullin e kampionit evropian, pas fitores me pikë kundër turkut Sinan Şamil Sam. Rruga ishte tani e hapur për majat botërore…

Humbja që jehoi më shumë se shumë fitore

Duket absurde, por shkëlqimin e plotë Luanit ia ktheu një humbje tjetër. Ajo kundër kampionit të botës Lemon Browster, në 100 vjetorin e legjendës gjermane të boksit Max Schmeling, me 28 shtator 2005. Në Hamburg ishin mbledhur mijëra shqiptarë dhe dashamirë të boksit nga Gjermania dhe mbarë bota. Nga të gjitha anët jehonte Luan, Luan…

Unë vetë harrova që atje kisha shkuar të raportoj dhe brohorisja më shumë se të tjerët. Së bashku me disa gazetarë tjerë shqiptarë rrinim tërë kohën në këmbë. Të tjerët shikonin, por në këtë moment ishte për ne e parëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët. Luani ynë bënte një meç të mrekullueshëm. Kampioni i botës Lamon Brewster lëkundej, por edhe qëllonte Luanin. Herë njëri e herë tjetri ishin buzë humnerës…

Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko

Kam shikuar “live” shumë evenimente sportive dhe ekipe të famshme si Real Madrid, AC Milan, Bajern… apo basketbollistin e famshëm Drazhen Petroviq dhe Cibonën e pathyeshme, por ky ishte për mua një prej momenteve më emocionale. Luani humbi në fund – por humbi si një sportist i vërtetë!

Luani ra për dysheme, ndërsa Brewsterin pas duelit e nxorën për krahu nga ringu. “Luan Krasniqi ka luftuar si një luftëtar i vërtetë”, deklaroi promotori më i njohur në botën e boksit Don King.  Ndërsa ish-kampoioni Dariusz Michalczewski thoshte: “Luani ka humbur në mënyrë fantastike”. Dy orë më vonë në festën e VIP-ave, e takova shkurt edhe vetë Brewsterin. Mendova fillimisht t’ia fusja një grusht… por vendosa të  fotografohem me të – për të mirën e shëndetit tim!

Dështoi edhe përpjekja e fundit

Luan Krasniqi kishte mundësinë që edhe gjatë vitit 2011 të futet në ring dhe të bëhet konkurrent për titullin e kampionit. Por për shkak të sëmundjes, Luani u detyrua të anulojë duelin me amerikanin Jonathon Banks, në shkurt të këtij viti. Kështu që në bilancin e tij përfundimtar mbetet një humbje në fund të karrierës: ajo kundër ukrainasit Alexander Dimitrenko (15. nëntor 2008).

Luani mbetet në boks

Luan Krasniqi bëri të ditur në faqen e tij të internetit se përfundimi i karrierës profesioniste nuk do të thotë largim i plotë nga boksi. Ai ka vendosur të ndihmojë talentët e rinj dhe të punojë si komentator në televizion. “Do të bëj gjithçka që t’ia rikthej boksi tatraktivitetin”, thotë Luani. Tani pra mund të themi – Mirë se vjen Luan Krasniqi!/DW

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

6 Pergjigje per Lamtumirë dhe mirë se vjen Luan Krasniqi!

  1. aleksandri i madh  --  2 Janar, 2012 në 4:19 pm

    Pse e permendni kete legen? Ai ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanise. po te kishte mbrojtur ngjyrat kuq e zi do ishte ok…Edhe Klickot jetojne ne Gjermani dhe mbrojne ngjyrat e atdheut te tyre. Bile jane edhe kampione bote dhe shume inteligjente me tituj doktore dhe profesore dhe ato te marra ne Gjermani dhe jo fallco si ne Shqiperi…

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  3 Janar, 2012 në 4:03 am

      Qepe ti ore kelysh i keq i mbushur plot helm

      –Luan Krasniqi gjithmone kur boksonte ne fund te ndeshjes paraqitej me flamurin shqiptar hedhur kraheve– Ai ka qene pa asnje dyshim krenaria e kombit shqiptar

      –Sa here e shifnim ate ne ring ,nukkish nevoje tu thoshim te huajve qe ai ishte shqiptar ,sepse Luani gjithmone do hynte dhe dilte nga ringu me flamurin shqiptar

      Urime Luan ne punen e re !

      Përgjigjjuni

  2. net  --  2 Janar, 2012 në 4:48 pm

    nuk po komentoj, Luani eshte Luan.


    kurse ti qe e shan, pse hiqesh si shqiptar kur nickun e paske alexanderi i madh?

    Përgjigjjuni

  3. ismeti  --  2 Janar, 2012 në 5:56 pm

    ky ishte nji MAXHUP qe e hudhi flamurin shqiptar,kurr se mbrojti emrin shqiptar vetem cimiling maxhupin ,si ishe ashtu edhe perfundove si qyqar

    Përgjigjjuni

  4. aleksandri i madh  --  3 Janar, 2012 në 3:14 pm

    raimondi!
    Kelysh dhe qen je vet sa per Luan mutin e njof me mire se ti dhe e di se cfare muti eshte.
    net!
    Sa per ate se kush eshte shqiptar une e kam vertetuar edhe me pushke se kush jam e sa per Aleksandrin ai ka qene shqiptar me nene dhe me babe e jo rrace turku si puna jote.
    Ismeti!
    Tregoji ketyre kelyshave se kush eshte Luan muti.

    Përgjigjjuni

  5. petrit  --  25 Janar, 2013 në 12:52 pm

    sa vjet kishte ku luan krasniqi filloj te merre me boks

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>