Rikthehet MAPO, tashmë revista quhet JAVA

Katër muaj pas daljes së numrit të fundit të revistës javore MAPO (numri i 245 doli në 4 shtator 2011), ekipi i gazetarëve të saj rikthehet me një botim të ri. Do të jetë sërish një revistë e përjavshme, e quajtur JAVA, ajo që do të zëvendësojë Mapon në treg. Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, Ben Andoni dhe disa bashkëpunëtorë të hershëm të projektit Mapo, kanë ndërmarrë nismën për të vijuar rrugën e nisur pesë vjet më parë.

JAVA duket se do të ketë shumë nga ADN-ja e Mapos. Një ngjashmëri e kërkuar nga stafi i gazetarëve, për të dhënë mesazhin e vijimësisë për tregun dhe lexuesit e shumtë brenda dhe jashtë vendit. Linja e saj kritike ndaj qeverisjes, faktet dhe dosjet e korrupsionit, reportazhet nga të gjitha trevat shqiptare, shkrimet polemike dhe intervistat me figurat më të njohura publike, do të jenë synimi i stafit të Javës.

Revista Java do të dalë çdo të shtunë në treg dhe do të kushtojë 50 lekë. Faqja në internet e revistës është www.revistajava.com dhe do të jetë operative qysh pas daljes së numrit të parë në treg, të shtunën e ardhshme, 7 janar 2012.

23 komente në “Rikthehet MAPO, tashmë revista quhet JAVA”

  1. mirel thotë:

    URIME dhe suksese JAVA !

  2. sali thotë:

    Besoj kjo nuk eshte si ajo gazeta MAPO e HENRI CILIT Te vete quajturit opinionist .Qe me leket e saliut hap universitete si dhe ben botime te librave te kundershtareve te regjimit si ai i SOKOL BALLES per ti mbyllur gojen

  3. Vlora thotë:

    suksese JAVA dhe presim te jeni ne opozite me qeverite…………..

  4. kunder Saliut thotë:

    Ishalla qullosin ndonje gje keta.

  5. Dritani thotë:

    Pershendetje,

    I uroj suksese stafit ne fjale.

    Sapo klikova http://www.revistajava.com dhe nuk qenka asgje gati.
    Si mendon stafi do arrije ta realizoje deri me date 7?

    Pune te mbare

  6. tani thotë:

    Te shohim sa do t’i qendroje Uraganit Berisha

  7. Zana e Maleve thotë:

    Nuk ishte i keq titulli MAPO. Pastaj, kur ndërrohen titujt, forma apo ambalazhi i një produkti, çoroditen konsumatorët, në këtë rast lexuesit. E provoi para do kohësh gjigandi CoccaCola… u kthye shpejt në formën tradicionale, ku e njihnin konsumatorët. I vaftë mbarë vejushës JAVA.

  8. Epirioti II thotë:

    MAPO ishte revista (flas per revisten dhe jo per gazeten e Henri Cilit) me cilesore politike ne vend. Mbyllja e saj ishte nje mungese e madhe per opinionin perparimtar dhe te emancipuar. I urojme grupit organizator suksese edhe me te medhaja se me Mapon. Ndrimi i emrit eshte i demshem per nje marke te afirmuar. Ne kete rast do jete e kunderta. JAVA nuk do te keqkuptohet si nje aneks i Henri Cilit dhe do marri me shume lexues.

    Bravo Mero Baze qe reklamon gjithmone konkurentet e tu ne emer te lirise se mediave.

    1. Alkimisti. thotë:

      Ke fol me vend mik, nga fillimi ne fund. Pershendetje!

  9. Emigranti_UK thotë:

    Revizta e H Cilit. Nje superidjot qe e mban veten i pamvarur por i lepine prapanicen Berishes dhe ekstremit terrorist Shqiptare.
    Do te me vinte turp nga vetja te lexoja Cilin…. dhe tu besoja perrallave te tij

    1. Gusmari thotë:

      Mjafton te shikosh kete pjese video te kuptosh kush eshte ky by… lepires pa by…

      http://www.youtube.com/watch?v=WmCARVDJq2E

      http://henricili.blogspot.com/

  10. Shefqet Cela thotë:

    SIHARIQ!
    Nje lule me shume ne pranveren e demokracise qe presim me ankth.
    Nuk kam asnje dyshim ne brendine cilesore te asaj reviste, nisur nga emrat e spikatur te stafit.
    Sigurisht, atje duhet dhe i “fameshmi” mendim ndryshe, por shhpresojme te kete sa me pak barera te keqija te ushqyer ne llumin qeveritar.
    URIME STAFIT!
    FALEMINDERIT!

  11. luksenburg thotë:

    Eshte ndoshta i vetmi vend ne EUROPE qe opoziten ne SHQIPERI po e bejne GAZETARE qe e duan SHQIPERIN DEMOKRATIKE.Gazetare ose opinioniste si ZOTI MINXHOZI apo ZOTI VANGJELI nuk gjenden kollaj ne tregun shqiptar,nuk jane si plerat e tv klanit apo te nivelit fevzi qe meret me breket e enverit apo berishes.

  12. fred thotë:

    Revista MAPO eshte ne treg si e permuajshme nderkohe, pra Java nuk mund te jete vazhdim i MAPO-s. Eshte tjeter gje te thuash se ish-stafi i MAPO-s po ben nje reviste tjeter qe quhet Java dhe tjeter te thuash qe MAPO po behet Java. Pra, pasaktesi qe, sigurisht i falet komentuesve te mesiperm, sepse nuk duken njerez te lexuar po te gjykosh nga patosi dhe, as kane lexuar MAPO-n e as do te lexojne Javen, por jo M.B. qe shkruan artikullin. Nejse, rruge te mbare edhe MAPO-s edhe Javes se shume zera jane me mire se nje.

  13. Arseni, Burrel thotë:

    Udhe te mbare Javes se Skender Minxhozit.

  14. denkoka thotë:

    JAVA PHP C++ qe kur qenka bo developer ky henri?

  15. Alkimisti. thotë:

    Me ne fund, me ne fund! Na ka munguar MAPO. Revista me e mire politiko-kulturore ne vend. Lexues besnik i saj. Uroj qe edhe JAVA te vazhdoje rrugen e analizes se vertete politike dhe sigurisht, uroj qe mungesa e Cilit te mos e ktheje revisten ne vegel te se majtes, por te qendroje e pavarur.

  16. beni thotë:

    Pershendetje,

    Mund te me thote njeri kure do dali online revizsta ne fjale?

  17. ada thotë:

    Ju lumte! E meritoni te jeni ne treg..Ishit te shkelqyer dhe do te mbeteni keshtu!! Urime dhe suksese te metejshme, megjithese suksesi eshte i sigurt!!
    URIME!!!

  18. VLADIMIR MEZINI thotë:

    URIME REVISTES JAVA ME RESPEKTIN QE KAM PER ANALISTET E SHQUAR PER MUA VANGJELI MINXHOZI E ANDONI QE JAM I SIGURT QE DO JENE NJE OPOZITE E VERTET ASHTU SIC KANE QENE GJITHMONE I UROJ SHUME SUKSES DHE KAM BINDJEN QE DO JENE SHUME TE SUKSESSHEM DHE NJE HERE URIME.

  19. Besniku thotë:

    Pershendetje,

    sikere do dile sot online http://www.revistajava.com

    Ka ndonjeri info apo deshtoi dalja online?

    Besniku

  20. brunilda xhaxho thotë:

    do desha te kontaktoj minxhozin me imail per botimin e nje artikulli. Kam botuar dhe me pare.Artikulli im eshte ne 11 nentor 2001 te gazeta shekulli qe quhet orteku i pakenaqsive.E kam kete.brunilda xhaxho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 68182
            [filter] => raw
            [object_id] => 62164
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 68182
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 32879
            [filter] => raw
            [object_id] => 62164
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 32879
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.