Tjetër lajm i keq nga shëndetësia, vdes gjatë lindjes 22 vjeçarja | Gazeta Tema
 

Tjetër lajm i keq nga shëndetësia, vdes gjatë lindjes 22 vjeçarja

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Doktori i shqiptareve

Në fund të vitit të shkuar, kryeministri Sali Berisha foli për arritjet në shëndetësi me gjysëm zëri. Fakti që ai vetë shkoi në spital privat për problemet e tij është një tregues për gjendjen e rëndë ku gjendet shëndetësia e kardiologut Berisha.

Sot shqiptarët janë gdhirë me lajmin e vdekjes së një 22 vjeçare në Korçë gjatë lindjes. Erjola Dinoshi vdiq në maternitet dhe disa media raportojnë se faji ishte i mjekëve, që u treguan të pakujdesshëm. Kurse foshnja është në gjendje të mirë. Ky ishte fëmija e parë i 22 vjeçares.

Dje u raportua për vdekjen e prokurorit që ka hetuar për disa nga çështjet më të bujshme të kësaj qeverie si rruga Durrës- Kukës apo zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ai u shua nga një sëmundje misterioze, pasi vetëm pak kohë më parë ndjehej mirë. Qeveria nuk dha asnjë fond për kurimin e tij.

Ndërkohë komuna Qendër në Librazhd është e terrorizuar. Një 21 vjeçare, e quajtur Blerina Balla, ka humbur jetën pasi kishte kaluar një gjendje gripale, me temperaturë dhe dhimbje fyti. Më përpara një 12 vjeçare mendohet se ka vdekur në misterioze. Kurse në spital janë shtruar të tjerë pacientë me këto simptoma. Meqë mjekët nuk u japin asnjë përgjigje, banorët janë ngritur në protesta pasi mendojnë se kjo u vjen nga plehrat që depoziton aty qyteti i Librazhdit. Të paktën kryeministri ynë e di nga i vjen sëmundja.

8 Pergjigje per Tjetër lajm i keq nga shëndetësia, vdes gjatë lindjes 22 vjeçarja

  1. arrori  --  6 Janar, 2012 në 11:48 am

    na cmendet fare me keto fondet per kurimin e prokurorit.po ne te tjeret pse nuk paskemi nevoje?apo pse jemi kalbur burgjeve politike nga prokurore si puna e ketij zavalli.a thua se i eshte ber padrejtesi e madhe ketij.turp kush mendon keshtu.ka njerez pa nje lek ne xhep per te blere aspirina e nuk ia var njeri.kujtohuni me mire per kete kategori,se sa per kategorine e avokateve e gjygjtareve,te cilet nuk meritojne kurrfare respekti ne popull.

    Përgjigjjuni

    • Rani  --  6 Janar, 2012 në 12:10 pm

      E drejte. Ne fakt eshte e veshtire te besohet se ky prokuror s’ka pasur 10000 euro sa per te shkuar ne Turqi se aq ben, nuk ben me shume. Sikur vetem nga rroga po te llogarisesh do ti bente leket pa llogaritur dallaveret e mundshme qe ka bere. Ndoshta mund te themi se mund te kete bere me pak dallavere se te tjeret po qe s’ka bere fare kete vetem bufat e besojne.

      Përgjigjjuni

      • Ana Sofia  --  6 Janar, 2012 në 5:15 pm

        Sinqerisht,te dashur zoterinj, ne nje SHTET DEMOKRATIK, i majte apo i djathe qofte ai, cdo qytetar, kushdo qofte ai (prokuror apo lypsar) ka te drejte te kurohet…kjo per te thene, qe juve personalisht qe komentoni sa para ke ne xhep njeri apo tjetri (flas per persona te semure) nuk ja u ngre shume vlerat….jo per gje por viheni ne nivelin e atyre qeveritareve qe arrijne qe ” te diskriminojne” personat e semure, apo personat ne nevoje, vetem per arsye politike!!NJE QEVERITAR duhet te mbroje interesat dhe jeten e qytetareve te tij…dhe pike…kjo eshte detyre e tij! Per kete eshte zgjedhur dhe per kete paguhet!!!!!!

        Përgjigjjuni

  2. Elsa Pema  --  6 Janar, 2012 në 11:55 am

    Me vjen shume keq per Erjolen dhe femijen qe nuk do ta njohe nenen e vet.Me vjen keq per fatin e keq qe po e ndjek kete popull,fatkeqesi ndodhin sot dhe ne bote,por per to dikush mban pergjegjesi dhe secili gjykohet sipas ligjeve qe ka secili shtet.Tek ne nuk ka shtet ,ekziston vetem pushteti i te korruptuarve e i politikaneve tane ,qofte te majte e qofte te djathte, qe po luajne me kete popull ne te gjitha drejtimet.

    Nuk ka sindikata qe per cdo padrejtesi, qe i behet ketij populli ,te kete inisiative te organizohet dhe te mbroje te drejtat e popullit,por dhe ata perfaqesues te Sindikatave qe jane ne krye (theksoj ketu jo te gjithe)kane marre nga shteti dicka dhe jane vegla ne duar te qeveritareve.Popullin shqiptar e ndihmofte Zoti ne drejtim te shendetit se po te jete per SALIUN ai as i mendon ndonjehere vuajtjet qe po heq ky popull ne keto vite ,apo varferine e madhe qe ka kapur vendin.

    Përgjigjjuni

  3. LOLA  --  6 Janar, 2012 në 12:12 pm

    o zot o zot mos renc ne duarte kasapeve tane se nuk del e gjalle e shkreta vajze gjynaf

    Përgjigjjuni

  4. Malo  --  6 Janar, 2012 në 4:13 pm

    Kshu eshte kur nga puna hiqen specialist dhe ne vend te tyre vihen militant politik..

    Përgjigjjuni

  5. Pensionisti.  --  6 Janar, 2012 në 4:54 pm

    sali berishe largoju nga drejtimi i kombit se e qelbe,puna jote bie ere m.t tjeter pune pangopesise tende injorante per sundim absolut ne kohe demokracije.Je bere gazi i botes pa le per shqiptaret qe ta nxoren bojen.
    Kur ne krye drejton i pa afti,poshte tij gelojne te pa aftet.
    Pensionisti.

    Përgjigjjuni

  6. Anonim  --  6 Janar, 2012 në 6:54 pm

    Nuk e kuptoj pse duhet prezumuar qe i ndjeri prokuror kishte leke e kishte bere dallavere. Apo ti more arror qe paske qene i persekutuar… Po te mos kishe qene i persekutuar a nuk do ishe bere njesoj si te tjeret. Keni njezet vjet qe qaheni se keni qene te persekutuar dhe nuk keni bere asgje per te ecur perpara po vetem jeni qare. keni njezet vjet qe ju jane ofruar shanset e prapeseprape po me nje vrime i bini

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>