“Copëza nga krimet seriale të Enver Hoxhës”- Nuk është libër autobiografik, siç pretendon Fevziu | Gazeta Tema
 

“Copëza nga krimet seriale të Enver Hoxhës”- Nuk është libër autobiografik, siç pretendon Fevziu

Postuar në: Dossier,Opinion |

Nga Dr. Teodor Kareco

Shume zhurme për asgjë !!!! Një shprehje tepër e njohur qe u vërtetua ne praktike këto dite ne Shqipëri. Nuk e di për ç’fare arsye, qe natyrisht janë te ndryshme, një pjese e politikaneve ne zë brenda dhe jashtë territorit te Shqipërisë, te banuar me shqiptare u mblodhën për te promovuar një libër te Fevziut te titulluar “Enver Hoxha” me pretendimin e stërmadh se është shkruar një biografi. Nder ta kishte edhe shume intelektuale apo, qe e quajnë veten intelektuale, shume gazetare dhe nga ata qe ushqehen duke e paraqitur veten si analiste e te tjerë.  Ishte si te thuash një hipnoze e përgjithshme thuajse na doli një njeri “erudit”, ruana o zot te paktën mos jete si “eruditi” Enver Hoxha, qe na paraqiti as me shume e as me pak një “BIOGRAFI” te diktatorit. Gjithë kjo lukuni personalitetesh te gjitha rangjeve te shoqërisë shqiptare, kishin një detyrim ndaj Fevziut. Atë e kishte llogaritur autori, shpërblimin ne pjesëmarrje do ta siguronte nga ky komercialitet ne shkalle sipërore.
Si e gjeten kohen këta kryeministra, parlamentare dhe një lukuni pas tyre? Ketë e kishin detyrim për ndonjë fjale te mire nga Fevziu ne televizion. Pyetja ime është si nuk gjeten kohe Berisha e “hija” e tij Topalli, qe këto kohet e fundit po na mërzitin me direktivat politike për te rishkruar historinë, për t’u marre pak me shume e me konkretisht me nevojat konkrete qe duhen zgjidhur për te shkruar historinë? Apo mos mendojnë se historia shkruhet me metodën e Fevziut duke e falsifikuar, shtrembëruar apo sheqerosur historinë sipas dëshirave te pagedhenesve dorëlëshuar për ketë kategori?
Jo zotërinj historia nuk shkruhet ashtu si “orientoni” ju me stilin enverist. Shikoni Institutin e Studimeve Historike, është katandisur “kokoshi një thele”. Aty, sa di, është duke u rishkruar historia me kritere shkencore e dokumentare. Por ç’fare pjese e historisë është duke u rishkruar? Vetëm gjysma e saj vëllimi III dhe IV. Arsyeja është nga me banalet dhe te papranueshmet: nuk ka historiane dhe, për me tepër nuk ka as fonde monetare, ato janë mjerane. Pra mbetet pa u ndryshuar pjesa për pellazget, iliret, kohen e mesme sepse nuk ka historiane apo para. Kjo nuk do behet për shume dekada sepse ende nuk janë përzgjedhur te rinj te talentuar për t’u specializuar ne këto periudha. Politikanet tanë pranojnë ato qe thonë Akademitë e Shkencave te Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, sepse Akademisë shqiptare te Shkencave i është “bykosur” goja, është lëne si jetime e skeletike.
Por edhe për pjesët qe punohet “nuk ka fonde”, instituti i historisë është “fukara” deri aty sa jo vetëm qe nuk paguan bashkëpunëtoret e jashtëm, te cilët bëjnë me ndërgjegje pune falas, por nuk është ne gjendje te paguaje materialet e grumbulluara neper arkiva, ndonjë shpenzim udhëtimi. Kështu nuk shkruhet historia, dhe, këtu përgjegjës janë politikanet qe, “ju dhimben” disa “thërrmija” qe do te harxhojnë për shkrimin e sakte dhe te dokumentuar te historisë, duke qene teje normave “dorëlëshuar” ne shpenzimet e luksit. Ndofta druhen se nuk do shkruhet historia sipas dëshirës se tyre. Edhe ky është një argument. Ata mjaftohen me deklarata për rishikimin e historisë, me paraqitjen te ndonjë promovimi libri qe u duket si “historik” e qe përputhet me shijet dhe pse jo, me interesat e tyre.
Nga gjithë kjo zhurme u interesova për nevoja te studimeve te mia ta lexoja, mos plotësoja njohuritë për sistemin diktatorial qe përfaqësohej nga Enver Hoxha. Por si i thonë një fjale u zhgënjeva, nga gjithë zhurmërimet e medies doli se “mali polli një mi”. Ne atë libër ka gjera te thëna e sterthena por jo një biografi te Enver Hoxhës. Aty e shumta janë përmbledhur disa copëza, shume here te dhëna me faqe te tera nga autore te ndryshëm, pa konkluzione te autorit, pa një paraqitje dinjitoze.
Duket ashtu sikundër Fevziu ka botuar ne një libër tjetër me, përmbledhje intervistash, edhe ne ketë libër qe ka kërkesa krejt te tjera, jashtë aftësive intelektuale te autorit, megjithëse nga informacioni qe kam nga mësuesi  tij, zoti Rudolf Koka, ka qene i shkëlqyer ne shkollën e mesme, ai bën te njëjtën gjë, përmbledh intervistat për Enver Hoxhën te kryera ne vite nga ai apo autore te tjerë.
Kjo duket ne varfërinë e burimeve te mirëfillta arkivore. Ai natyrisht mburret me një liste qe ka paraqitur. Ata janë vetëm një grime apo një “pike uji”  e atij materiali shume te madh dokumentar qe nevojitet për te shkruar një biografi për një diktator jetëgjate dhe zullumqar. Prandaj kapardisja e tij neper televizione e ne medien e shkruar ne përgjithësi te duket mjerane, shume e fryre, si tullumbace, qe po ta c’posh me majën e gjelperes,  mbetet thuajse asgjë. Ai është larg kërkesave intelektuale për te shkruar një vepër dinjitoze e ne përgjithësi te pranueshme për biografinë e Enver Hoxhës.
Materialin e botuar, një pjese e te cilit plagjiature pasi e lexova me vëmendje do ta emërtoja as me shume e as me pak por si:

“Karikature e Enver Hoxhës lakuriq, me bythe jashtë dhe kobure ne dore”

Pse e kam ketë mendim? Për faktin e thjeshte se aty janë rreshtuar faktet e mirënjohura se Enver Hoxha ishte një vrasës serial qysh nga themelimi i partisë deri sa zoti e largoi nga kjo bote. Dhe, megjithëse tërthorazi del disi, ai nuk urdhëronte vrasjet qe kërkonte një parti komuniste terroriste sikundër e pranuan vete ne Plenumin e Dyte te Beratit me 1944, por urdhëronte edhe direkt vrasjet e shokëve te vet si smirëzi qe ishte, vrasjen e dashamireve, atyre qe e ndihmuan me shume ne jete, me te aftëve, atyre qe gjykonte si paranojak qe do t’i zinin vendin, etj. Ai deri sa vdiq nuk e lëshoi këmbëzën e armës se sofistikuar vdekjeprurëse.
Kjo ane e Enver Hoxhës është ndriçuar e sterndriçuar ne këto dy dekada. Atëherë lind pyetja a është nevoja te përmblidhen për një lexues me te gjere, për te pasuruar bibliotekat, për te rifreskuar kujtesën e popullit ?  Natyrisht qe po. Dhe, ne ketë këndvështrimi autori ka arritur ne një fare shkalle, ndonëse thuaj te nivelit mediokër e deklarativ te na paraqesë një vrasës serial. Por problemin e shtrojmë a është kjo një biografi. Natyrisht qe jo. Jo vetëm qe nuk është një biografi qe te pasqyroje një diktator, një udhëheqës partie e shteti ne rreth pese dekada, por as biografia e një vrasësi ordiner. Ne përgjithësi libri është një antologji e “vaket” e copëzave tregimore për vrasësin Hoxha.
Ne libër janë mbledhur, me falni për përsëritjen, se shumti copëza te shkruara aty këtu, copëza nga intervistat, nga kujtimet e te tjera te kësaj natyre. Me ketë nuk dua te them qe Enver Hoxha nuk ishte nder vrasësit me ne zë te shekullit, një kriminel, madje nga me ordineret, ndonëse me pushtet. Fjalën e kam qe me arna, me copëza, nuk behet një biografi.
Ndoshta jam i gabuar por aspekti komercial i këtij botimi është fare i dukshëm. Është kjo arsyeja qe, autori si njohës i çoroditjes se mendjeve jo te formuara ve ne loje, me falni edhe “bythën” e diktatorit. Ai risjell ne libër vargjet e Arshi Pipës:

“O bandill te lumtë bitha,/
Ajo i shpjegon te gjitha!
Ç’duhen dituri e mend/
Kur njeriu ka fatin tënd!”

Ashtu si edhe ne raste te tjera “bytha” apo shprehjet “vajze e kolme” përdoren për tregti. Ai edhe vete e pranon se nuk ka asnjë dokument qe te dëshmoje për këto anomali te djaloshit Enver Hoxha para se te behej diktator.
Problemi është me i thelle. Libri është shkruar me metodat komercialiste te librave policeske, te sheqerosura. Ne fund kur mbaron librin te duket se nuk kemi te bëjmë me një përbindësh, por, me një njeri te “bute” qe te vriste ne mëngjes ne mes te ditës dhe, ne dreke qante gjoja për atë qe kishte bere ,  ndihmonte aty-këtu “sa për shenje” fëmijët apo te afërmit e atyre qe vriste. Unë di një rast vërtet te çuditshëm për natyrën perverse, inatçore dhe kriminele te Enverit. Shefin e arsimit ne qarkun e Durrësit aty nga vitet ’50, e theret Manush Myftiu, Ministër i Arsimit i kohës dhe i tregon një letër te një shoku shkolle te Enverit, ish ballist i dënuar për disa vite dhe i falur. Enveri lutjes se tij për t’u sistemuar ne pune i ve shënimin “te shikohet”. Mire i thotë shefi, do ta shikojmë. Manush Myftiu, me zë autoritar i thotë se ai shënim është urdhër për t’u sistemuar qe nesër. Urdhri është urdhër. U morën masat qe “ish shoku” te niste mësimin e gjeografisë qe orën e pare te një klase ne Kavajë. Pasi beri orën apo orët e mësimit, “shoku” qe Enveri u tregua i “mëshirshëm” u gjend i vrare mbi varin e nenës se tij. Shembuj te kësaj natyre janë me qindra.

Një nder diktatoret vrasës qe shkruan libra? Komercializem me brirë

Ketë njeri, ketë diktator, ketë vrasës, autori gjen vend indirekt ta rendisë nder diktatoret qe ka shkruar me mijëra faqe, me dhjetëra libra, rreth 71 nëse nuk gabohem dhe 13 libra thuajse me kujtime. Sesi janë shkruar ato, kush i ka shkruar pak i intereson autorit. Pas Zonjës se Zeze (Nexhmia Hoxha), ndofta me shume dije do te ketë zoti Sevo Tarifa, qe gjykoj se pavarësisht pozitës qe ka pasur, mund te ndriçoje objektivisht njerëzit lidhur me ketë problem. Me kujtohet qe diku dekonspiroi poeti Agim Shehu se kishte shkruar letrën qe Enver Hoxha i dërgonte bashke me orën qe pretendonte se ishte e familjes nxënësve te gjimnazit “Asim Zeneli”. Sa e mori vesh diktatori ra rrufeja, poeti shume i talentuar e pësoi me vite te tera si punëtor. Nuk di nga afër vuajtje te tjera.  Ndoshta do te tregoje vete ndonjë dite nga Zvicra ku jeton, nëse nuk i ka ardhur radha te tregoje.
Për një gjë jam i sigurte librat janë shkruar nga një institucion i tere i drejtuar nga bashkdiktatoria dhe bashke vrasësja Nexhmie Hoxha. Një shok i femijerise qe kish arritur te punonte ne KQ te PPSH me pat thëne se librat ishin te renditura ne arkivin e Institutit te Studimeve Marksiste për t’u botuar sipas radhës. Është e vërtete qe unë nuk e di dhe nuk kam pasur interes te njoh mekanizmat, qofte edhe një pjese kur shkruheshin me dore. Unë jam i sigurt se te gjitha ato shërbenin për te falsifikuar historinë. Kaq e vërtete është kjo sa, kur ndodhte ndonjë ndryshim ne udhëheqje, bëheshin edhe ndryshime ne ribotimin e librave sipas interesit te rastit.
Unë di si filloi te vepronte një vrasës tjetër serial dhe me grupe njerëzish te pushkatuar – Mehmet Shehu. Kur ai krijoi bindjen se ishte i vetmi “trashëgimtar”, gjë qe i hëngri dhe kokën, filloi te botonte veprat dhe te shkruante libra. Ne vitin 1981 ishte duke shkruar një libër ku do te ballafaqonte arritjet e Shqipërisë komuniste me vendet kapitaliste, duke bere madje krahasime edhe me Amerikën. Për ketë libër u aktivizuan dhe punonin thuajse gjithë njerëzit e afte ne Institutin e Studimeve Ekonomike. Mua m’u dha detyra te beja llogaritjen e riprodhimit te zgjeruar kapitalist amerikan me skemat e Marksit. Nuk përmend veshtiresite, por si shkruheshin librat. Pasi merrte materialet me konkluzionet përkatëse Mehmeti duke qëndruar ne këmbe i diktonte stenografes. Enver Hoxha i merrte te gatshme, siç ndodhi me librin  qe u titullua për Planin e 7-te pesëvjeçar.
Te me falni qe u zgjata por, desha te theksoj se veprat e diktatorit i shkruante dikush tjetër, madje sikundër përmend me te drejte Fevziu ato ishin te nivelit mediokër, gjë qe për te paren here puqem me te.
Po pse i duheshin jo vetëm Enverit te shkruante, por edhe Fevziut t’u japë kaq vend. Kjo me shume jep shijen se një diktator shkencëtar, vepra shkrues, krimet i ka kryer për te mirën e vendit. Se nuk e ka dhëne zoti qe ai vrasjet i ka bere nga natyra sadiste e tij. Pra, ne tërësi këto gjera e sheqerosin veprën e vrasësit serial Hoxha, e bëjnë atë me te bute, me njerëzor. Duke paraqitur anën e një libra shkruesi, artdashësi, te një “eruditi” qe di gjithçka te Enver Hoxhës me shume hollësi, balanca e një vrasësi zbutet, anon nga drejtësia.
Për te lartësuar intelektualizmin e Hoxhës autori nuk le pa përmendur mijëra librat qe ai grumbullonte ne bibliotekën personale. Natyrisht ai pjesërisht e bënte ketë për te plotësuar disi boshllëqet e krijuara nga rinia. Por e bënte edhe për te gjetur si thureshin komplotet, si organizoheshin vrasjet nga historia e Rusisë Cariste dhe Sovjetike, nga Napoloni, Fushe apo te tjerë ne France. Natyrshëm lexonte edhe libra me përbindësh si përbindësh qe ishte dhe vete.
Por si bëheshin këto? Ne atë kohe libra me vlere nuk bliheshin ne ato sasi as për bibliotekat shkencore. Madje edhe librat  apo shtypi qe ekzistonte nuk jepej as ne dorën e punonjësve shkencore për qëllime studimore. Me kujtohet qe ne Institutin e Studimeve Ekonomike na duhej te shfrytëzonim ne bibliotekën e Akademisë se Shkencave gazetën “Rilindja” qe botohej ne Kosove. Nuk u dha leja, megjithëse na duhej për pune, kryesisht për kritike. Ketë te drejte e kishin një numër i kufizuar njerëzish qe ishin te lidhur me sigurimin e shtetit.
Këtu del një aspekt tjetër i krimit te kryer nga Hoxha – kufizimit te librit për masat, madje edhe për studiuesit. Librat ishin kategorizuar ne “te rezervuara” dhe “tepër te rezervuara apo sekrete”. Kjo kategori e dyte vështire te binte ne dorën e shkencëtareve, se, për popullin e thjeshte as nuk behej fjale. Te quash një libër te botuar si “sekret”, është një tjetër krim monstruoz i diktatorit.
Librin Enveri e përdorte edhe për shantazh. Porosiste libra shkencore te rralla dhe thërriste shkencëtare me emër te vendit për “diskutim”. Pasi lexonte një apo dy faqe e pyeste profesorin si qëndron puna me teorinë “filan” te “X” profesori te huaj. I shkreti profesori ynë vihej ne siklet te madh se nuk kish asnjë mundësi te ndiqte te rejat e fundit te shkencës qe ai zotëronte. Admironte nga sikleti kur ja shpjegonte Enveri. Kështu lindi ideja qe ai ishte një poliedrit, kur, ne fakt veç shkathtësive politike ne marrje e rruajtjen e pushtetit, ne manovrimet e shumta për “karrigen”, ai mbeti deri ne vdekje një mediokër klasik.
Por, për te vërtetuar se Enveri ishte një intelektual, Fevziu nuk përton te nxjerre nga “vjetërsirat” e kombit, një nder ata 200 “petritët” ogurzinj qe ishin përgjegjës për sjelljen e kolerës komuniste ne Shqipëri, atë qe sot nuk e di pse nderohet me shume grada shkencore e joshkencore, zotin Kristo Frashëri. Ky njeri ka sjelle një fare kontributi ne histori, por po te bëjmë një balance ai me shume i ka shkaktuar dëme historisë duke e falsifikuar, duke vazhduar te shkruaj me frymën enveriste, “duke ç’pikur histori”. Te vime te problemi ynë. Kristo Frashëri është bashkëfajtor për krimet e komunizmit, ai nuk mund te quhet dëshmitar i pranueshëm ai e bën Enver Hoxhën një intelektual, një njeri qe ju përvesh punës. Po ç’fare pune? Përgjigjen me te mire na e jep një komunist tjetër, vërtet intelektual, Nako Spiro qe i shkruan ne atë kohe Titos: “..ndjek me sy mbyllur Miladinin…i cili përqendron pergjegjesite ne duart e tij. U shqua  zakonisht si njeri qe shkëlqeu ne luftën kundër fraksionisteve. Kjo është pjesa gratis. …S’ka bere asgjë nga vetja – zbatues, pa perspektive, i Miladinit…Inteligjence (zgjuarsi) mediokër. Ne shkolle, jashtë shtetit dhe si profesor, gjithashtu mediokër.. tani do t’i bëjnë lajka. Krijoi klike rreth vetes…bën çmos te krijoje një kompleks inferioriteti. Asnjë cilësi prej udhëheqësi”. Kuptohet se unë i besoj Nako Spiros, Prof. Frashëri ka qene dhe mbetet një enverist dogmatik, një nder mashtruesit me ne zë te historisë. Madje Enver Hoxha  ne diskutimin e mbledhjes se Byrosë Politike te KQ te PKSh me 5 janar 1948 rikujtoi se Nako Spiru pat thëne se na mbeti Komandanti “ky mish me dy sy”.
Si ustai i tij Hoxha ai është edhe gënjeshtar. Pretendon se ka shpetuar duke kyçur gojën dhe se Enver Hoxhën e ka takuar diku aty nga fillimi i viteve ’60. Jo ai nuk e ka marre miratimin për te punuar me historinë ne atë periudhe por, qysh një dekade përpara. Ai ka punuar ne një ekip te KQ te PPSH për studimin e marrëdhënieve agrare, e kryesisht te reformës agrare komuniste te paktën, qe ne vitet 1951-1952.  Ketë liste, ku përfshihen  përveç nipit te tij te sa shkolluar ne B.S. – Stefanaq Pollo edhe personalitete te tilla te kohës si Abdyl Kellezi, Kico Ngjela, Gaqo Tashko, Mihal Bisha, Mihallaq Ziçishti etj., është jashtë çdo dyshimi qe e ka miratuar Enver Hoxha. Pra, sikundër e kam theksuar dhe here te tjera Frashëri iku nga politika direkte dhe i shërbeu dhe po i shërben me fanatizëm se njëjtës politike. Ketë po e shikojmë edhe duke mbrojtur atë qe nuk mund te mbrohet, intelektualizmin e Enver Hoxhës. Duke marre pjese ne atë studim ai është bashkautor për falsifikimin e një nder reformave me te thella komuniste qe çoje jo vetëm ne shtetëzimin e pronës se tokës se pronareve te mëdhenj e shume te mëdhenj, por ne shtetëzimin e tokës edhe te fshatareve te mesëm e madje te varfër. Për Shqipërinë kjo ishte jo thjeshte një katastrofe ekonomike por, njëherësh edhe një krim i mbrojtur atëherë dhe tani nga njerëz qe shoqëria shqiptare ne shume drejtime e çoroditur e mbron si “idhuj” te saj. Do vije dita qe këto probleme do te njihen dhe do t’i “ndalojnë” dorën vrastare shkrimtarucëve te tille si Fevziu qe indirekt, duke i cituar dhe ricituar përpiqen qe pasi ti përdorin vete, indirekt edhe t’u risin vlerën “parave kallpe” qe janë te destinuara mos te pranohen ne asnjë treg.
E kuptoj se aspekti komercial e ndihmon Fevziun, si usta ne ketë fushe dhe vetëm ne ketë fushe, te shesë me shume libra duke përmendur shkrimtare, nisur nga shkrimtari ynë i madh dhe i pazevendesueshem zoti Ismail Kadare e ndonjë tjetër. E kuptoj se ne një fare mase e bën me te pranueshëm nga lexuesi masiv ketë libër surugato, duke përmendur disa emra. Ajo qe nuk kuptoj është se pse nuk i jep vendin e merituar dhe te domosdoshëm shkrimtarit tjetër te njohur Dritero Agolli. Ne problemet e paraqitjes se biografisë se Enver Hoxhës do apo nuk do Fevziu ai ka një rol te pazevendesueshem. Ishte i pari Dritero Agolli qe brenda “folesë se grenxave komuniste” ne atë qe nisi si Kongresi i 10-te i PPSh dhe përfundoi si me magji Kongresi i I-re i Partisë Socialiste, ku u be shndërrimi i madh e i pa precedent nga komuniste ne socialiste, ai stigmatizoi bëmat e Enver Hoxhës me një zë te fuqishëm kritik. Natyririsht ne ato momente u përmbysen qiejt, u rrezikua edhe jeta e poetit e shkrimtarit tone. Por u thane edhe fjale, qe ne një fare drejtimi, për kohen ishin lapidare për monstruozitetit e “njëshit” te palëkundur, te bashtos gjirokastrite Enver Hoxha. Ky është një moment qe jo vetëm jep disa karakteristika te vlerësuara nga vete komunistet por, qe edhe plotëson anën biografike te Enver Hoxhës.
Nuk e di pse po me vjen disi për te qeshur kur shkruaj këto reshta për shkrimtaret. Ne Arkivin e Shtetit, thjesht për kuriozitet kam lexuar një letër te një njeriu qe e hiqte veten poet dhe artist. Ai i shkruante Enver Hoxhës ne mënyre te perifrazuar se “Stalini e vlerësonte një ushtar me një kalë, ndërsa artistin e vlerësonte me 5 kuaj”. Meqë, vazhdonte me tej “ju jeni stalinisti me i madh i kohërave, mua si artist do te me zgjidhni problemin qe nuk ma kane zgjidhur te tjerët” dhe i bënte edhe një vjershe te gjate. Nuk di, dyshoj nëse e ka lexuar Fevziu ketë letër? Ndoshta pret qyqari nëse Enveri ne endrat e tij “ngrihet nga varri” dhe e vlerëson veprën biografike te Fevziut si shkrimtaruc i dorës se pare jo me 5 por me 10 kuaj??? Nuk besoj se edhe kur natyra bën çudira qofte edhe ne ender, një diktator si Enveri te beje atë vlerësim. Çmimi i tij gjykoj se nuk do te jete me shume se i “një kriçi skeletik gati ne te dhëne shpirt”. Edhe ne vdekje Enveri është jo vetëm i kursyer por edhe i indinjuar, bëmat ai i do t’ia pasqyrojnë drejt.

Një vrasës qe na dhemb: te njohim si është kuruar?

Kjo vërtetohet edhe me faktin se zoti Fevzu tregon një interes te veçante për shëndetin e diktatorit, mënyrën e organizimit te masave për shtimin e jetës se këtij “gjeniu” te kombit. Radhit me radhe e pa radhe doktorët e vendit dhe te huaj deri te infermieret. Madje për komercialitet nuk e di pse përmend një kirurg te pa emër por qe kishte pasur një te mete te madhe se kishte “një dashnore infermiere” ne spitalin ku punonte. Kjo është vetëm komercializem. Kujt i duhen këto, vetëm xhepit te Fevziut se me këto gjera i prishet mendja njerëzisë, veçanërisht te rinjve. Nuk ve asnjë resht se çka hequr populli i shumëvuajtur shqiptar, taksapaguesit shqiptare,  për te paguar shuma kolosale edhe ne valute te huaj për jetegjatesine e një diktatori kriminel. Por edhe kjo sjell para, e kërkon tregu, komercializmi. Dhe ketë e di fare mire Fevziu. Unë mendoj se nuk është thjeshte dhe vetëm kjo ane. Pa dashur te loz rolin e gjetjes se puceve, këtu kemi te bëjmë me një mënyre shume indirekte me rehabilitimin e kriminelit Hoxha.
A ka pasur ruajtje te sigurte për ketë mbivrases? Qahet halli se mobiliet ishin jo luksoze!!!
Fevziun e shqetëson fakti sesi është siguruar jeta e vrasësit qe trembej shume nga vrasja për bëmat qe bënte. Jep me hollësi qindrat e ruajtësve, metodat qe përdornin e deri te dyzimi. Ky është një kuriozitet komercial sesi rronte përbindëshi me paratë e një populloi fukara.
Autori Fevziu bën një kritike te forte: Enver Hoxha, megjithëse nuk përdor prodhime te vendit, pajisjet shtëpiake, tapetet, kolltukët i kishte te cilësisë se ulet, jashtë nivelit te jetesës se tij, i blinte ne dyqane te lira!!! Ato janë ku e ku me larg pajisjeve luksoze qe përdor Fevziu sot. Ç’fare te duhen këto mor shoku Fevziu? Te tregosh modestinë e familjes Hoxha me vila ne katër cepat e vendit? Me një jete luksoze brenda dhe jashtë vendit jashtë normave te jetës ne Shqipëri? A nuk te kujtohet valle qe revolta popullore si shfaqje te hapur, natyrisht jo thelbësore, kishte jetën luksoze te te ashtuquajturit “bllok” te pakrahasuar me jetën mizerabel te popullit? E di qe libri shitet me mire kështu. Por ju me ketë rruge po tradhtoni idealet e asaj shtrese te popullit qe diktoi ndryshimet. Enver Hoxha kishte ne dispozicion gjithë te mirat e kësaj bote, ato qe donte i importonte apo i siguronte ne vend me një mënyre krejt jo ligjore dhe te veçante. Kam qene me qarkullim ne Durrës ne gjysmën e dyte te viteve ’70. Ne ishim te detyruar qe ushqimet për Enverin, p.sh makaronat t’i prodhonim ne mënyre te veçante. Importohej gruri i forte ne mënyre speciale. Prodhoheshin makarona njëlloj si ato italianet për Enverin, kur populli, siç na kujtohet te gjithëve hante makarona “brumë” si llac. Për me tepër jo vetëm për ato nuk paguhej, por, “merrnin” dhe suitat shoqëruese për qëllimet e konsumit personal te tyre. Kur i donte zemra vente ne kriporen e Karpenit ne Kavajë për te shijuar sesi gjate zënies se peshkut për te ndonjë punëtori i ngatërrohej ngjala ne brekushe dhe hidhej përpjete nga turpi. Enveri “gajasej” se qeshuri me atë fatkeq.

Enver Hoxha i vetmi zbulues i komploteve dhe grupeve armiqësore.
Meqë ra fjala ne Shqipëri kishte një sigurim shume te forte, ne te ishin angazhuar me mijëra veta, pa përmendur një pjese te spiuneve pa pagese, te shume komunisteve spiune e te tjerë. Por asnjë puc, komplot apo grupim armiqësor nuk është zbuluar nga ai sigurim ogurzi qe e kishim frike te gjithë. Ato u zbuluan vetëm nga “gjenia kriminale” e Enver Hoxhës. Pikërisht ne ketë fushe ka shume për te shkruar ne biografinë e Enverit, si përgatiteshin, arsyet qe e shtynin ne çdo rast, si e organizonte punën. Puna kërkuese arkivore ne ketë leme mund te japë ndihmesa për te paraqitur me vërtetësi një “zbulues komplotesh e grupimesh armiqësore”.
Kur punova për disa muaj ne vitin 2010 ne Arkivin e Shtetit, kryesisht me materialet e KQ te PPSh, me ra ne sy, nder te tjera një letër prej “zbuluesi” qe Enveri i shkruante Hysni Kapos. Gjykoj se aty nisi te zbulohej grupi armiqësor i naftës dhe i ekonomisë. Ngjarja është shume e thjeshte sikundër e përshkruan Hoxha. Ndodhej ne shtëpinë e Partisë kur, aty nga fundi i sallës vinte rrotull Abdyl Kellezi. Pas një fare kohe ai u afrua te “udhëheqësi” me një ndrojtje te dukshme.

Enveri e pyet, ç’kemi shoku Abdyl?
Abdyli, Hiç, shoku Enver ?
Enveri, si hiç ?
Abdyli, po ja andej nga nafta, punët nuk shkojnë mire…
Ne letër Enveri nxiste Hysni Kapon “për ta pare ketë pune”. Dhe nënkuptohet se donte te thoshte me ketë: nis punën për te gjetur apo stisur fajtoret.
Me falni për pasqyrimin me fjalët e mia te bisedës, ne mungese te dokumentit.
Aty Enveri nxori konkluzionin, sa gjykoj unë dhe dha alarmin për grupin armiqësor te naftës dhe te ekonomisë. Faktet vërtetojnë se nuk ka pasur asnjë komplot. Por faktet vërtetojnë gjithsesi se “armiqtë” e zbuluar nga Enveri janë te shumte. Shqiptaret dhe jo vetëm ata do te donin te zbërthenin si i zbulonte ky paranojak komplotet dhe, punët armiqësore. Madje si hipnotizonte një Komitet Qendror po kaq kriminel qe duartrokiste me histerizëm. Ç’i bënte ata te vepronin ashtu frika apo bashkëfajësia ne anëtarësimin ne një parti qe u vetëquajt terroriste nga vete ata qe e vazhduan deri ne fund terrorin. Po te shikosh dokumentet vëren sesi te njëjtët anëtare te KQ nuk “pipëtinin” kur përjashtonin apo vrisnin, burgosnin shoket e tyre te rreshtit sipas radhës qe nga Maleshova, Nako Spiro, Koci Xoxe, Beqir Balluku e kompani. Këtu duhet te ketë një mekanizëm, disa faktorë frikësues apo ku e di unë. Është detyre e atij qe merr përsipër te shkruaje “biografi” te kërkoje dhe te zbuloje.
Ne vitin 1991, ndodhi qe te jem ne Qeverinë e Stabilitetit. Me vjen ne takim Liri Belishova për një problem vetjak qe kishte te drejte. Nder te tjera përmendi edhe fjalën “ne disidentet”. Bëme një debat shoqëror me te. I thashë qe te gjitha ata qe u dënuan nuk ishin disidente, ata ishin pjese e kopesë te “çakajve” komuniste qe kishin mbi vete një “kryeçaka”. Kur donte ai hante apo ndëshkonte një filozofe si Liri Belishova, një apo disa ushtarake si Beqir Balluku, një ekonomist si Abdyl Kellezi e te tjerë. Ju nuk keni pasur kundërshtime me vijën, ju e zbatonit atë me te njëjtën rreptësi. Madje edhe kur dënoheshin me vdekje shoket tuaj te luftës deklaronin me zemër: “te rroje partia, te rroje shoku Enver”. Ndonjë nga ju kish ndonjë mendim disi ndryshe si Ju zonja Belishova, mendim qe nuk vinte ndesh me parimet themelore. Dhe atë mendim ju e shfaqet ne një parti qe e quante veten demokratike. Po, ju dhe shoket tuaj, po shtoj disa emra si Bedri Spahiu, Lubonja e ndonjë tjetër pasi pate tmerret e burgjeve dhe internimeve komuniste e sadiste, jeni bere disidente, e kritikoni atë rend qe e ndërtuat vete. Dhe kjo është një ane tjetër qe duhet pasqyruar mbi nderimin e koncepteve mbi socializmin edhe te atyre qe vete e krijuan dhe e zbatuan për një periudhe me fanatizëm atë.

Kolaboracionisti Fevziu e quan “MONUMENTALE” sjelljen e Enver Hoxhës.

Nuk mund ta imagjinoj sesi autori Fevziu arrin ne faqen 269 te librit te tij “paçavure” si i themi ne gjirokastritet, ose “lecke” me një fjale me te njohur te arrije  ne konkluzionin se “Kjo pakuptueshmeri e sjelljeve te tij (dmth te Enver Hoxhës – shënimi imi) mund te quhet monumentale (nënvizimi im: T.K.): shpesh dyzuese, mikluese, por gjithnjë  rrezikuese”. Duke quajtur monumentale sjelljen e tij prej përbindëshi vrasës gjakatar arrihet kulmi i vlerësimit te Enver Hoxhës nga një shkrimtaruc qe do karriere si Fevziu. Si nuk i vjen keq për ato viktima qe edhe vete autori i përmend, për atë popull qe vuajti. Si mund te quhet sjellje “MONUMENTALE”, sjellja e një njeriu qe vërtetoi se ishte jo vetëm njeriu me gjakatar por edhe njeriu qe i solli mjaft dëme popullit te vet, e shtypi atë, e varfëroi deri ne kulm nisur nga shitja e Shqipërisë dhe ekonomisë se saj te Titistet Jugosllave, pa përmendur shitjen e Kosovës, rishitjen e Shqipërisë te Ruset e mandej Kinezet, shtetëzimin e tokës, marrjen dhe shtetëzimin e pasurisë se klasës se borgjezisë shqiptare, vendosjen e tatimeve shume te renda ne bujqësi, tatime madje qe kalonin edhe ato te pushtimit osman, futjen me detyrim ne kooperativa qe nuk ishin tjetër veçse gulage për mbijetese fatkeqe, tufëzimin e bagëtisë dhe heqjen e pikës se qumështit edhe për fëmije etj. Bëmat e tij nuk kane te sosur. Një gjë është e njohur qe asnjë veprim i tij nuk mund te quhet :monumental. Përdorimi i kësaj fjale dashur pa dashur e bën Fevziun te marre përsipër rehabilitimin e Enver Hoxhës, njëlloj kolaboracionisti me te. Shkruarja e shume faqeve ne libër ndoshta është edhe thjesht synim për te mbuluar këto konkluzione monstruoze dhe te përbindshme te Fevziut.
Sjelljet dyzuese dhe mikluese janë ne natyrën e Enverit, se bashku me karakteristika te tjera te njohura dhe te panjohura te tij, ato përbejnë thelbin e përbindëshit Hoxha, ato nuk janë monumentale e për t’u përgëzuar, ato janë sjellje te një superperbindeshi ndaj një populli qe e nënshtroi ne mënyre kaq poshtëruese, qe e varfëroi ne kulm, qe e denatyroi. Pasojat e asaj qe ju Fevziu e quani sjellje monumentale i ndjen populli shqiptar ne ditët e sotme, sepse tentakulet e asaj sjelljeje po vazhdojnë ne veprimet e përditshme te politikaneve tanë te te gjitha krahëve. Ndoshta duke e përdorur ketë term ke ndërmend ta përdoresh si monumentale sjelljen e ndonjë politikani qe ju preferoni? Mos e dhente zoti!!!
Po bindem me kritiken qe ju bën zoti Mero Baze se ju nuk dëgjoni se ç’hone dhe shkruajnë te tjerët. Ju keni mendjen, do te thosha bindjen tuaj. Pak reshta me lart nga konkluzioni i juaj jepni një citim te Todi Lubonjes, njeri qe e ka njohur për shume kohe nga afër Enver Hoxhën. Ai shprehet se kur do te dënonte një njeri ne plenum  Enveri “shpaloste te gjithë aftësinë dhe arsenalin e njeriut te gjithëpushtetshëm: retoriken, intrigën, sugjestionin, shtypjen psikike, frikësimin, provokacionin, hilenë, fjalorin e sharjeve te ndyra”. Por, ne asnjë mënyre Todi, megjithe nostalgjinë qe ka për komunizmin, megjithëse është dënuar për vite te tera nga regjimi qe ai bashkendertoi, mos e dhente zoti nuk e quan sjelljen e Enverit monumentale. Duhet te kesh guxim prej te marri apo përkrahje te padiskutueshme morale e fizike qe te besh deklarime te tilla.
Zoti Fevziu unë jam ne një fare mase i një mendje me ju kur përmend ne faqen 31 te librit se “Hoxha ishte padyshim njeri me talent te spikatur politik dhe te pushtetit”. Por natyrshëm nuk mund te puqem me superrelativat tuaja ne vlerësim për qëllime te caktuara kur vazhdoni  se deklaruari se “Ishte magjistar i tyre, një fare fenomeni qe vetëm ne betejën për pushtet shpaloste gjithë talentin e vet.” Nuk ishte talenti as shpirti demoniak i tij qe ta deklaroni si “magjistar” duke i bere nder e duke zbutur krimet e tij. Duke pasur një shtyse te madhe për pushtet dhe një lloj shpirti dredharak, ato ishin ndihmese, lehtësonin disi veprimet e tij demoniake. Por, ajo qe e beri atë me te tmerrshëm, gjakatar, një mbrojtës te pushtetit dhe karriges se tij jo vetëm kundra popullit te vet, por, edhe kur karrikja vihej ne rrezik nga jugosllavet, sovjetiket, kinezet, ishte pushteti qe i kishte dhëne partia komuniste apo ajo qe u quajt nga vete komunistet si një bande kriminele. Ai ishte “njëshi” qe kishte ngritur një sistem te tille policesko-ushtarak, nen maskën e disiplinës se partisë dhe qe me një shenje te tij “dekoroheshin-vriteshin” ata qe ai nuk i kish për zemër, ndërpriteshin marrëdhënie shtetërore dhe ndërshtetërore, izolohej vendi, ndalohej feja, shkatërroheshin kishat e xhamitë, deri sa urdhëronte qe “edhe bar do te hamë”. Pra, pushteti partiak ne krye te bandës kriminale ja dha ato te drejta dhe jo se ai ishte ndonjë “magjistar” e te tjera dallkaukllëqe si këto qe me superrelativa i jep Fevziu ne libër. Studioni dokumentet dhe do te vërtetoni se ai nuk ka shpalosur ndonjë zotësi te veçante, veçse veset e trashëguara e te evidentuara si tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak , megaloman, egoist e te tjera si këto, pale zotësi monumentale. Ambienti, Partia ku ai tregonte dhe ushtronte pushtetin e bënte atë “Zeusin”, mbi kokën e popullit shqiptar dhe, veçanërisht frikacakeve komuniste qe i dhane kaq pushtet dhe i kultivuan me ndërgjegje kultin e individit. Shprehjet e tij ne plenume: “armik”, “te arrestoj ne plenum’, “mut-muti” nuk janë as monumentale dhe as magjike.
Me kujtohet qe ne rini pata lexuar një libër për Baltazar Kozen apo “Papa Joani i 23” (Si u be pirati Pape).. Një nder papët pasardhës u be një vrasës i dëgjuar dhe tiran. Kardinalët qe e zgjodhën e pyeten një dite: ne ju zgjodhëm sepse gjate gjithë jetës ju keni qene një nder kardinalët me te urte, me te sjellshëm e zemërbute, si ka mundësi qe ju po shndroheni ne tiran vrasës?. Përgjigja ishte e thjeshte: unë nuk kam pasur ndonjë pushtet, po te veproja keq papa me priste kokën. Tani unë jam pape, i plotfuqishëm dhe bej atë qe dua. Pra, pushteti ne krye te bandës kriminale dhe vetëm pushteti i krijoi te gjitha kushtet Enver Hoxhës qe te behej ai qe u be dhe jo pse ai ishte “magjistar” sikundër do ta deklaroni ju zoti Fevziu. Ai pati dëshirën dhe njëlloj shkathtësie qe kane njerëzit mediokër ne drejtime te caktuara, p.sh për pushtet.

Enver Hoxha ka qene “burrë shteti” dhe “burrë partie”,                                                                  megjithëse i një lloji te veçante zoti Fevziu.

Nuk mund te shkruhet një biografi e Enver Hoxhës ne pushtet për 41 vjet dhe ne krye te partisë thuajse 44 vjet pa analizuar cilësitë e tij si “burrë shteti” dhe, nëse na lejohet te themi “burrë partie”.
Është e kuptueshme qe po te vëmë ne balance anët pozitive dhe negative te këtij “burri” shteti dhe partie,  animi është domosdo nga negativja, kryerja e punëve ne tërësi ne dem te shtetit dhe te popullit shqiptar. Do te thosha ajo anon edhe ne dem te partisë qe ai drejtoi. Por, gjithsesi nuk mund te harrohen edhe anët pozitive qe unë si person nuk jam ne gjendje t’i paraqes.
Por këtu ka shume probleme qe duhen njohur, analizuar e zbërthyer.
Ta nisim si erdhi ne krye te Partisë komuniste? Shume pretendojnë se është rastësi, te njëjtën mbron edhe Fevziu ne libër.
Por para se te vime si erdhi Enveri ne krye te Partisë, lexuesit do te dëshironin te dinin se pse ishin pikërisht jugosllavet qe e krijuan PK shqiptare, pse e drejtuan ata pa asnjë ekuivok deri ne fund te luftës? Për ketë problem Fevziu mban heshtje te plote. Na e paraqet si “rastësi” ardhjen e tyre, apo me kërkesën e grupazheve komuniste.
Gjykoj se këtu do studime te thella. Mbështetja te falsifikues me rrënje komuniste si Frashri ne interpretimin e këtij problemi është e dëmshme për historinë. Parti Komuniste kishte ne gjithë shtetet fqinje, pse erdhën ata jugosllave te krijonin dhe te drejtonin partine komuniste shqiptare???
Jugosllavet kishin një varg arsyesh te ishin te paret. Komunistet e Titos kishin synime te afërta dhe te largëta. Nder synimet fillestare mund te përmendim se me krijimin e një partie komuniste ne Shqipëri dhe, me organizimin e luftës çlirimtare e me pas asaj civile përmendim: zbutjen e rezistencës se popullit kosovar ndaj komunisteve serbe duke përdorur elemente me origjine nga Kosova qe do te rekrutoheshin nga PKSh; te frenonin përpjekjet e popullit kosovar për pavarësi ne kushtet e krijuara nga bashkimi me Shqipërinë, ne rrethanat e pushtimit; jo vetëm te frenonin por edhe te “ndalonin”, te bllokonin nëpërmjet PKSh kërkesat për autonomi te Kosovës ne emër te internacionalizmit, duke siguruar kështu shitjen e pare te madhe te Kosovës nga PKSh; te ndikonin sa ishte e mundur ne frenimin e forcave italiane e gjermane ne juge te Jugosllavisë, duke i lëne një pjese te bares popullit shqiptar. Ata kishin përcaktuar edhe rrugët për arritjen e synimeve te tyre fillestare, nder to përmendim: mbajtjen nen tutele te PKSh, drejtimin e drejtpërdrejte nga Popovici e Dushani; zgjedhjen e njerëzve te besuar e te kompromentuar si “bashton” nga Gjirokastra, Enver Hoxhën sikundër e cilëson zoti Muntaz Kokalari, apo njeriun e paafte dhe servil sikundër e cilëson Nako Spiro, mos vemi te një cilësim me i rende qe i behej kur ishte i ri si “gazhel” apo me shqip “gomar” sikundër e cilëson shoku i tij i femijerise dhe rinise Profesor Vedat Kokona; shndrimin e Partisë Komuniste ne parti terroriste e kriminale; kopjimin pa asnjë ndryshim te vijës politike e organizative Jugosllave; kujdesin e jugosllaveve për te ndezur luftën ndaj kundërshtareve si Ballit, Legalitetit dhe nacionalisteve te tjerë duke çuar deri ne nxitjen, drejtimin dhe përkrahjen e luftës civile vëllavrasëse; veprimin me dore te hekurt kur te vinte puna për te bashkuar Kosovën me Shqipërinë si denoncimin  e marrëveshjes se Mukjes dhe prishjen e saj drejtpërdrejt nga jugosllavet.
Kjo politike jugosllave u avancua ne prag te përfundimit te luftës. Jo vetëm qe u bene presione te mëdha por edhe u aludua për ndryshime ne udhëheqje. Natyrisht Enveri, si servil qe ishte dhe i pangopur me pushtetin qe sa po e vinte ne dore beri një kthese te çuditshme duke ju vene ne shërbim me te madh jugosllaveve dhe duke thyer çdo princip. Ai shpëtoi si ngjale ne Plenumin e Dyte te Beratit një dite para se te kthehej triumfator ne Tirane.  Por, “ky shpëtim” ishte fatal për Shqipërinë. Ai pranoi pa asnjë ekuivok bashkimin me Jugosllavinë; pranoje qe një pjese e ushtrisë nacionalçlirimtare te kalonte ne jugosllavi, dihet jo për qëllime ushtarake por, për te nënshtruar shqiptaret e Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë.
Mbas luftës politika jugosllave nëpërmjet mekanizmave te ndërlikuara dhe te sofistikuara nisi rrugën e bashkimit te Shqipërisë me Jugosllavinë, Enveri pasi shti ekonominë e Shqipërisë me marrëveshjet e parifikimit te monedhës, bashkimit doganor, unifikimit te planeve, bënte lutje e sterlutje te Mareshalli Tito edhe për bashkimin fizik te Shqipërisë si një republike e shtate jugosllave, propozonte qe Titua te ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste. Këto me vone ju veshën here Nakos Spiros e here Koci Xoxes. Faktet tregojnë se Enver Hoxha ishte përgjegjësi kryesor dhe i vetëm ne kushtet kur gjithmonë urdhëronte “njëshi”. Këtu po, Enveri ka treguar një fare shkathtësia ne luftën për mbajtjen e pushtetit sepse, gjithmonë e kurdoherë, ne çdo rast fajin e tij ja ka hedhur vartësve te vet komuniste. Dhe, për ironi te fatit për pergjegjesite dhe trathetite e tij, për te mbuluar gjurmën, kurdoherë janë ekzekutuar dhe dënuar te tjerët.
Nako Spiro kur nënshkroi marrëveshjet e fund vitit 1946 për parifikimin e monedhës etj., marrëveshje qe shprehimisht kishin rene dakord Enver Hoxha me Titon kur ishte ne Jugosllavi 6 muaj me pare tha: “populli do te flasë se ia shita Shqipërinë Jugosllavisë” .Nakua e kuptonte dhe bënte përpjekje, brenda mundësive te tij qe ta frenonte ketë proces.  Por, Enver Hoxha këmbëngulte, i shkruante letrat një pas një Titos me lutjen për bashkim. Për te disaten here ne mbledhjen e Byrosë Politike te 22 janarit 1948, Enver Hoxha ngrinte zërin dhe thoshte : Ato qe thashë i them prape se te gjithë sektorët te shkojnë ne atë rruge, me baza federale, duke qene kështu Sekretar i Përgjithshëm Titoja. Kështu vendi do te shkoje ne një federate…vija jone ajo është.” E çuditshme është se vetëm Koci Xoxe e kritikoi ketë vendim te Enver Hoxhës, ai qe me pas u pushkatua për ato qe beri Enveri.
Këto dhe shume probleme te kësaj natyre ne vitet e para, por edhe me pas nuk mund te lihen jashtë pa u trajtuar ne mënyre shkencore ne një biografi për Enver Hoxhën.
Problemet e biografisë se Enver Hoxhës si drejtues partie, shteti, si drejtues ne ekonomi, ne politike, ne diplomaci, ne ushtri janë sa te shumta dhe te larmishme. Është jashtë mundësive te mia njohëse qe te futem ne to. Për me tepër as ja kam vene detyre vetes. Për ta thëne me hapur apo me troç është jashtë sferës se veprimtarisë time. Nuk jam kaq i marre sa Fevziu, sikur te siguroja edhe disa milionë dollarë, për te ndërmarre botime te tilla qe do te me vinin damkën e falsifikatorit dhe mashtruesit te historisë. Unë vetëm sa ngacmoj dhe denoncoj për një biografi fallco te paraqitur. Unë prononcohem me mendimin e shprehur se libri nuk është dhe nuk mund te jete biografi e Enver Hoxhës.
Do te mjaftohesha vetëm ne disa momente duke shpjeguar disa cilësi te Enver Hoxhës te paraqitura nga i dënuari Muntaz Kokalari kur thoshte se jeta e tij dhe e miqve te tij ishte “ne rrezik nga bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh…fatkeqësi e kombit tone dhe Shqipërisë se gjore, qe ka rene ne duart e një njeriu te përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, qe i do njerëzit nen vete, kumarxhi, gënjeshtar…jashtë…mbeti pas kabareve, kazinove etj…Po kam besim se këtij batakçiu, bashke me djajtë e kuq, se shpejti ka për t’i dale boja”.
Te gjitha këto karakteristika te një djalli janë vërtetuar ne jetën e gjate te diktatorit Hoxha. Vetëm besimi i zotit Mumtaz nuk u vërtetua për demaskimin “se shpejti” te këtij batakçiu dhe te kolerës komuniste. U deshën rreth pese dekada qe ajo te ndodhte.
Unë do te përpiqem qe, pikërisht nëpërmjet disa nga këtyre epiteteve lapidare te Muntaz Kokalarit te jap te dhëna nga biografia e diktatorit, te dhëna qe nuk duken ne librin mashtrues te Blendi Fevziut.

“Njeriu i përbindshëm”: Enver Hoxha.
Ramiz Alia pas vdekjes denoncon një nga veprat e përbindëshit Hoxha: tufëzimi i bagëtisë ishte krim shume me i rende se vrasjet ne “luftën e klasave”
Për here te pare, ne një interviste qe kërkoi te botohej pas vdekjes, diktatori i fundit komunist Ramiz Alia pranon një nder krimet me te mëdha te kryera ne kohen  e diktatorit Enver Hoxha – tufëzimi i bagëtisë se oborreve kooperativiste. Me ketë akt jo vetëm qe u dëmtuan dhe u theren me mijëra koke bagëti por, jo vetëm qyteti por edhe fshati filloi te lëngoje për piken e qumështit apo te dhalles, për pak djathë. Ky problem nga historiografia dhe nga publicistika trajtohet si një diçka e kaluar dhe e harruar.
Ne te vërtete këtu kemi te bëjmë me një nder krimet me te renda te komunizmit dhe te Enver Hoxhës.
Pse, Ramiz Alia e thotë hapur dhe shkoqur se demet e asaj qe u quajt lufta e klasave, por, qe ne thelb nuk kishte te bënte me klasat, por me terrorizmin partiak e shtetëror, nuk “ishin asgjë” para dëmeve nga tufëzimi. Kjo rrjedh sepse vrasjet, burgimet, internimet ishin gjeja me e natyrshme për partine komuniste. Kjo u pranua njëzëri nga te gjithë pjesëtaret e Plenumit te II-te, duke përfshire edhe Enver Hoxhën. Po jap disa citate:  1. Sejfulla Maleshova: “Unë jam çuditur kur thuhet se sa me brutal e terrorist te jete një njeri, aq me komunist është, dmth i masim shoket nga brutaliteti dhe kriminaliteti..ne Partine tone po duken simptomat  e degjenerimit nga parti politike ne bande kriminelesh” . 2. Enver Hoxha: “Vija terroriste ishte me e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë…Ne ketë pike unë isha pasqyre e Aliut..kur thuhej se ky apo ai vepronte keq, dhe vendosnim ta vrisnim”. 3. Tuk Jakova: “sot ushtria… ka dale  te mbysë popullin…Partizanet vrasin vete pa i vene përpara gjyqit fare”. 4. Gogo Nushi: “Tuku tha se ne ushtri ka tendenca terroriste. Jo vetëm ne ushtri, por edhe ne parti, ne udhëheqës bile. Dihet se ç’ka bere brigada e I kudo…Kjo ka qene jo vetëm për kundërshtaret, por edhe për ata qe ishin anëtare partie e qe kishin një pakënaqësi… ketë shpirt kriminaliteti e kemi pare ditët e fundit ne Tirane”. 4. Hysni Kapo: “gjeja me e keqe ka qene fryma terroriste si ne organizatat, ashtu edhe ne ushtri”. 5- Manush Myftiu: “ Ne Kurdari vendosem (Besniku) qe te pushkatohej kushdo qe te gjendej rrugës. Dhe kështu u be…U bene gjithë te keqiat qe mund te bënte një force mercenare. Partizani kapte pulën, e rripte dhe e piqte vete.”
Terrorizmi u be vije sepse ne fund te fundit ishte një vazhdimësi e diktuar nga ish grupet komuniste. Ketë e përforcon edhe letra e vrasësit Mehmet Shehu  drejtuar Dushan Mugoshes: “Nuk kishim parti, por kishim e ishim “komuniste bashibozuke”, “ishim një turli me zarzavate te hidhura”.. ke do te lesh pranë Shtabit te Përgjithshëm? Kujt do t’ia besosh ketë mision special, or t’u shoftë soji e t’u befte na-a-a-a?!!!”. Dhe, “misioni special” i Popovicit dhe Mugoshes dihen: nënshtrimi i Shqipërisë dhe Kosovës.
Pra, Ramiz Alia thotë te vërtetën nga një parti terroriste, nga komuniste bashibozuke nga një turli me zarzavate te hidhura me ne krye Enver Hoxhën nuk mund te prisje gjë tjetër veç vrasjeve, torturave, burgosjeve, internimeve. Te gjitha këto justifikohen për Aline, për vete natyrën e Partisë.
Gjithsesi Alia thuajse i shndron ne zero gjithë ato veprime makabre. Veprimet e renda qe u bene ne ekonomi, sidomos tufëzimi i bagëtisë ishte një krim shumëfish me i madh për një popull qe ishte ne lëngim, ishte një “vrasje e ngadalshme” e një populli te tere, “vrasje” qe ne fund te fundit ndikoje ne një shkalle shume te madhe ne kolapsin e atij qe u quajt rend socialist, por, qe unë dyshoj te ishte i tille.
Me ketë ndoshta do te “laje duart” pse Shqipëria kur Alia u be diktator  po fundosej thelle e me thelle ne humnerë, nuk është “faji” i tij por i Enver Hoxhës. Qe është faji i Enver Hoxhës është problem i mirënjohur, po te ishte i dikujt tjetër thjesht “do pushkatohej” dhe do behej ndonjë arnim. Por edhe Alia nuk është pa faj: ai ka përgjegjësi te rende qysh kur u morr ai vendim ogurzi ashtu edhe me pas ne kuadrin e “vazhdimësisë” duke ruajtur te njëjtën gjendje dhe duke u tallur me popullin shqiptar me eksperimente te tilla qesharake si “tufëzat dhe arrëzat”, një qengj femër dhe një qengj mashkull.
Me kujtohet aty nga fillimi i vitit 1982 isha dërguar ne Berat për te propaganduar vendimet e Kongresit te 8-te te PPSH. Një mëngjes takoj Profesorin shume te nderur Zija Xholi dhe bëme një xhiro anës lumit. E kam pasur profesor shume te respektuar dhe për vite ishim edhe kolege ne Universitetin e Tiranes. Shume here diskutonim por jo për probleme me zarar. Natyrisht kishim besim te ndërsjelle për njeri tjetrin.
Papritur Profesor Ziaji me pyet: ç’na betë ju ekonomistet me ketë tufëzimin?
Ne ekonomistet i them apo Ju filozofet dhe politikanet? E zbërthej me tej: e dimë qe ka ekonomiste jo te afte, ashtu sikundër ndodh me filozofet, mjeket etj. Përgjegjësi për ketë kemi ne profesorët. Por, nuk ka ekonomiste kaq te pa afte sa te mos bëjnë një llogaritje te sakte për problemin e tufëzimit. Rreth 2/3 e fshatit mbahet me prodhimet e oborrit kooperativist, plotësojnë nevojat për mish, qumësht, djathë, llalle, gjalpë etj. Mbetet edhe një teprice për qytetin. Qyteti mbahet nga gjithë prodhimi i blegtoral i kooperativave, nga gjithë prodhimi blegtoral i Ndërmarrjeve Bujqësore Shtetërore dhe, nga teprica qe shkon ne qytet nga prodhimet blegtorale te oborreve kooperativiste. Po te heqësh prodhimet e oborrit kooperativist, qe, meqë ra fjala, nuk mund te garantohen nga kooperativat mjerane te Shqipërisë, atëherë vetëm me një pjese te prodhimeve blegtorale qe furnizohet gjithë qyteti do te furnizohet gjithë popullsia e vendit duke përfshire edhe popullsinë e fshatit. Por, Profesor i nderuar akoma nuk ka ardhur “thika ne kocke”.
Profesor Ziai – pse do behet akoma me keq.
Unë – po shume me keq, tani ende gjejmë ne Tirane pak gjalpë dhe qumësht, do vine dite shume me te keqia. Koha e vërtetoi.
Ne vazhdim i them, gjykoj se fajin nuk e kane as ekonomistet as politikanet e rangjeve tona, ne siç jemi nënshtruar totalisht te bardhen e bëjmë te zeze dhe te zezën te bardhe nga frika e presioni. Te  njëjtën po bëjmë këto dite ne Berat. Ketë e ka bere maja e piramidës, Enver Hoxha. Shtova se po ta kishte bere Mehmet Shehu dhe po te ishte kuptuar se nuk ishte thjeshte një  gabim, por krim nga me te shëmtuarit qe nuk e bene me ndërgjegje, do t’i vishnin edhe ketë gjë te pa bere nga ai si shume te tjera. Ne e shanim dhe e kritikonim Mehmet Shehun sipas udhëzimeve qe ishin dhëne jo për krimet qe kishte kryer por për gjera te stisura për te plotësuar pasqyrën e tij si “poliagjent” edhe ne fushën e ekonomisë. Por ky ishte krim me ndërgjegje i Enver Hoxhës dhe si i tille mbeti deri ne fund.
Nga njoftimet qe kam nga njerëz qe kane dëgjuar bisedën ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, Enver Hoxha insistonte për tufëzimin total te bagëtisë se kooperativave bujqësore. Mehmet Shehu ne te kundërtën mbronte tezen qe bagëtia te tufëzohet sipas parimit “fshatçe”, ne mënyre te tille qe ato te kulloten nga çobani i fshatit dhe ne mbrëmje te dërgoheshin ne familjet pronare. Ai, te paktën si praktik dhe njohës i mire i ekonomisë se vendit e kuptonte qe me tufëzimin prodhimi do te humbiste dhe ekonomia bujqësore do te rrënohej me tej.
Ketë bisede te regjistruar e kërkova ne Arkivin e Shtetit, ne pjesën e Arkivit te KQ te PPSH, nuk di për ç’fare arsye nuk mu vu ne dispozicion me pretekstin se “nuk gjendet”. Nuk di sa e vërtete është kjo. Gjithsesi u zgjata këtu për te argumentuar se ky krim kaq i rende, i pranuar edhe nga Ramiz Alia është vepër vetëm e vetëm e përbindëshit Enver Hoxha. Shume njerëz pranë tij te katapultuar ne organet e larta te Partisë dhe shtetit kane shkruar se Enver Hoxha nuk dinte gjë!!! Te tjerë po ne shtyp ngarkojnë me faj ekonomistin Harilla Papajorgji apo ndonjë tjetër. Këto janë vetëm manovra për te mbuluar krimin me te madh monstruoz, te pa dëgjuar ne historinë botërore drejt persedrejti nga Enver Hoxha. Gërmoni ne arkiva, dokumentet janë te pakundërshtueshme. Dhe për ketë ka dokumente me se te hollësishme. Por kush ta beje??? Fevziu, ndoshta po t’ia cojne te gatshme dokumentet për te fituar edhe një “grusht tjetër me para”. Gjithsesi kjo është detyre e historianeve dhe ekonomisteve serioze, jo pragmatiste.
Do thëne se ky krim nuk ka asnjë lidhje me marksizmin, me komunizmin, apo edhe me programin amalgamë te asaj qe quhej Partia komuniste apo e Punës e Shqipërisë. Kjo ishte nje shpikje e rende e vrastare e Enver Hoxhës qe synonte te mbante popullin sa me fukara, me te nënshtruar, mos kujtonte apo enderonte se ka një jete me te mire, vetëm te luftonte për te siguruar pak sheqer dhe ujë për te mbajtur shpirtin gjalle. Krimi i kësaj natyre është unik ne gjithë boten qe u përfshi nga kolera komuniste. Dihet qe ne ditët e sotme vendet demokratike e krahasojnë si te njëjte komunizmin me nazizmin dhe fashizmin. Nuk di si ta klasifikoj veprimin e Enver Hoxhës për tufëzimin si “supernacionalfashizem”?
Ne përfundim mund te themi se krimi i tufëzimit është ne raport, sa gjykoj unë , 20-25 here me i madh nga krimi ne vrasjet, burgosjet, internimet qe beri Enver Hoxha gjate jetës se tij prej vampiri.
Duke qene se ky krim ishte shumëfishi i krimeve te kryera nga krimineli Hoxha me kobure ne dore, atëherë ne mënyre logjike do te duhet qe kur te shkruhet biografia e tij te zeje vendin e merituar. Mos rruajtja e raporteve ne një biografi është e pafalshme Fevziu. Pse e bën ketë, nga injoranca, mos dija apo, ke interesa te tjera. Gjykoj se te gjitha mblidhen bashke.

Gënjeshtari dhe batakçiu Enver Hoxha

Përcaktim lapidar ka bere i ndjeri Muntaz Kokalari nder te tjera për Enver Hoxhën si gënjeshtar dhe batakçi. Gjithë jeta e tij  është prova me e mire për Enver Hoxhën.
Nuk përmend sesi Enveri me gënjeshtra dhe batakçillëqe ju qep Miladin Popovicit, ai nuk nguronte edhe komprometimin e tij me gjera te vogla. Te përmend vetëm një fakt. Ai porosiste Nexhmie Hoxhen, qe i ishte qepur këmba këmbës, duke i shkruar “Për orën e Aliut mos i kurseni paret, Longines”. Te kujt ishin këto pare, natyrisht kursimet e popullit qe ndihmonin dhe kujtonin se shkonin për luftën. Enveri si batakçi i përdorte për forcimin dhe ngjitjen e shkalleve te veta hierarkike. Ripermendim se ne atë kohe Miladini ishte drejtuesi i vetëm i komunisteve shqiptare, nuk vepronte as byro dhe as Komitet Qendror.
Enver Hoxha gënjeu kur doli para pjesëmarrësve ne Konferencën e Pezës, duke lexuar referatin e shkruar nga Jugosllavet dhe, kur ai nuk ishte ne gjendje t’u përgjigjej pyetjeve. Ai vete ka deklaruar se “Kur shkova ne Peze qene përgatitur referatet…unë dola te lexoja referatin, por qe te mbroj tezen jo. Me një përgatitje te tille do te dilnin skena qesharake. Kështu Konferenca e Pezës ka qene sa për me lexue nga një referat dhe një trakt dhe pastaj ikëm”. E njëjta ndodhi ne Konferencën e Vendit. Enver Hoxha duke dhëne llogari ne plenumin e II ne Berat thotë: “Si u përgatit Konferenca e vendit, kjo është një tjetër histori. Si për te gjithë evenimentet e Partisë, deri ne fund ishte Aliu. Por kryesori i Konferencës ishte Bllazhoja. Bllazhoja ka ndihmuar..ne përgatitjen e referateve”. Aty ky fare Bllazhoje ka shkruar urdhrin për denoncimin e  Marrëveshjes se Mukjes dhe heqjen dore nga Kosova.
Vite me vone duke gënjyer si një batakçi ordiner i rendit te gjitha këto ne punët e tij, ne bëmat prej “marksisti”.
Por gënjeshtra me e madhe e Enver Hoxhës, ne krah te Jugosllaveve ishte shpallja e nje fronti te përbashkët kur dihej se atë e drejtonte Partia Komuniste. Ai për mashtrim e mbajti te fshehur edhe se kishte një parti Komuniste ne krye te luftës, madje ketë qëndrim mbajti edhe disa vjet pas lufte kur Partia Komuniste nuk ishte legale. Pse kjo gënjeshtër kaq e rëndomte, prej një batakçiu klasik? Kjo sepse kishte shume probleme, qe Fevziu domosdo do te duhej t’i pasqyronte ne libër, ato janë kyç për historinë e Shqipërisë. Ndoshta sepse ne Shqipëri nuk kishte klase punëtore, pra, nuk kish sesi te kishte një ideologji te saj. Anëtaret e partisë vinin nga shtresat mikroborgjeze, nga intelektualet apo ata qe e quanin veten intelektuale si puna e Enver Hoxhës dhe, me pas pak nga fshati. Ideologjia komuniste ishte e papranueshme për popullin shqiptar. Këtu hyri ne pune gënjeshtra dhe mashtrimi. Po pse e emërtuan “Parti Komuniste”? Sepse shtrembërimet qe i kishte bere Stalini komunizmit i lejonin qe me një disipline te plote, si bande bashibozukesh te vrisnin e te prisnin majtas e djathtas, te merrnin pushtetin me dhune. Mund te themi se ne fund te luftës dhe me pas nuk triumfoi dhe udhëhoqi një parti e mirëfillte komuniste por një bande terroriste.
Natyra gënjeshtare e Enver Hoxhës, gjate gjithë jetës veproi si me “reaksion zinxhir”, gënje te gënjejmë popullin, veten dhe ndërkombëtaret.
Por sjell vetëm një shembull nga llogaritjet për demet e luftës. Dihet qe meqë, Shqipëria u pranua ne grupimin antifashist, i takonte te kërkonte dëmshpërblime dhe reparacione nga demet e luftës. Ne këto raste çdo shtet përpiqet te kërkoje diçka me shume. Por për një gënjeshtar te lindur nuk e mjaftueshme “diçka”, ai urdhëroi organet te kërkonin shumëfishin e shpërblimit për demet e kryera nga Italianet dhe Gjermanet.
Dihet se u deklaruan 28 mije dëshmore, kur numri i tyre vërtitej te rreth 3 mije. Kështu u dhjetëfishuan thuajse te gjitha demet qe kërkoheshin te dëmshpërbleheshin. Nga te dhënat ne Arkivin e Komisionit te Planit te Shtetit del se demet e luftës u llogariten ne 4.15 miliardë fr. ari apo 1.36 miliardë dollarë.
Ne fakt qeveria komuniste me Enver Hoxhën si Kryeministër edhe me këto shifra shume te zmadhuara manipulonte duke i paraqitur me ndryshime te vogla here si dëme te shkaktuara nga Italia fashiste dhe, here te tjera si dëme te shkaktuara nga gjermania naziste. Pra, duke kërkuar dyfishin e dëmeve te llogaritura. Ky ishte një mashtrim tjetër skandaloz.
Edhe demet e llogaritura ishin jashtë logjikes normale.  Ne radhe te pare demet u shprehen ne franga ar, kur ne vitet e luftës dhe me pas përdorej frangu shqiptar me fuqi blerëse shume me te ulet. Nga ana tjetër u shumuan demet, u paraqiten dëme te paqena. Kështu u paraqiten si dëme produkte te rrëmbyera çdo vit “350.000 tonelata nafte gjate 6 vjetëve me 600 fr. ari tonelatën” .  Ne fakt  gjate viteve 1939-1943 u nxorën  rreth 720 mije ton nafte gjithsej dhe jo  2.100 mije ton nafte qe pretendohen si te grabitura. Nga ana tjetër kjo nafte ishte prone e kompanisë Italiane AIPA. Për me tepër nafta u vlerësua nga qeveria komuniste me 600 fr. ari për ton, kur ne fakt çmimi i kohës ishte 35 fr. ari për ton.  U kërkua dhe u pretendua  kështu një dem fiktiv prej 1.27 miliardë franga ari. E njëjta dukuri u vërtetua ne dege te tjera te ekonomisë duke shumëfishuar demet ne natyre dhe, veçanërisht duke shumëfishuar çmimet për vlerësimin e tyre.
Pra, Enver Hoxha po drejtonte një shtet duke u mbështetur ne veset e tij te gënjeshtrës dhe mashtrimit.

Enver Hoxha: kumarxhi
Nuk e kam fjalën thjeshte për djaloshin Enver Hoxha si kumarxhi ne kabaretë apo kazinotë e Parisit. Fjala është se Enver Hoxha ishte një kumarxhi i regjur, gjithë jetën e tij si “burrë shteti” dhe “burrë partie” ai vuri ne lojën e kumarit Shqipërinë dhe shqiptaret.
Ne fakt gjykoj se ju lodha duke shkruar gjate. Por,  te tilla janë problemet, edhe kështu ato sa ceken. U lodha dhe vete. Me ketë dua te them qe nuk jam ne gjendje te vazhdoj shume për Enverin si kumarxhi, është gjithë jeta e tij e tille. Le ta bëjnë ata qe e ndjejnë detyre, unë nuk kam me forca. Do ndalem vetëm ne një aspekt:
Si Enver Hoxha vuri ne kumar diplomacinë shqiptare për te fituar disa milionë dollarë.  E kam fjalën për atë qe Zëvendës Ministri i Punëve te Jashtme Sokrat Plaka ne kujtimet e veta e quan “Aventura për t’u zhvatur gjermaneve 4 miliardë dollarë”.
Aty nga mesi i viteve ’70, me prishjen e marrëdhënieve me Kinën u pa fillimi i fundit te asaj qe u quajt rendi socialist ne Shqipëri. Asaj ju vu kapaku edhe me sanksionimin ne Kushtetute te parimit për “mbështetjen tërësisht ne forcat tona”, për ndalimin e marrjes se kredive etj. Kjo ishte një vetëvrasje për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, ishte njëherësh edhe rrokullima drejt atrofizimit te pandalshëm te ekonomisë. Kuptohet qe përgjegjës kryesor ishte dhe është Enver Hoxha. Ai edhe ne ketë rast vuri ne kumar interesat e vendit, madje edhe te rendit socialist dhe pse jo edhe te Partisë se Punës, duke e izoluar Shqipërinë për te garantuar trashëgiminë e lobit “Hoxha”. Kuptohet kjo ishte nder lëvizjet e tij me te pamatura ne lojën e kumarit.
Duke e ndjere te tatëpjetën, megjithëse “kryeneç” e “kokorosh”, si kumarxhi i regjur u përpoq te gjente një rrugëdalje. Ne atë kohe Gjermania kërkonte te anëtarësohej ne Kombet e Bashkuara. Enveri u tregua i gatshëm te vinte ne kumar interesat e diplomacisë shqiptare për një shume te majme parash.
Thamë me sipër qe pretendimet e Shqipërisë ishin shume me te mëdha. Reparacionet nga Italia u morren ne shumëfish duke shtetëzuar pronat italiane ne Shqipëri, duke mos paguar shlyerjen e kredive e te tjera bëma te kësaj natyre.
Gjermania dha pjesërisht reparacione. Edhe ato nuk erdhën te plota sepse ne emrin e Shqipërisë vepronte Jugosllavia. Kujtojmë mbajtjen prej saj te vaporit “Borova”.
Gjithsesi ligjet gjermane nuk lejonin pagimin e reparacioneve, qe për hir te se vërtetës do thëne se pjesa e mbetur nuk ishte shume e madhe. Po, ku donte ta dinte kumarxhiu Hoxha? As me shume e as me pak, për te hedhur firmën Shqipëria kërkoi nga Gjermania Federale demeshperblime, se bashku me interesat 4.6 miliardë dollarë te vitit 1938. Kjo ishte një shume 10 here me e madhe sesa edhe parashikimet e fryra te bëra për ketë qellim mbas luftës. Kjo shume e kthyer ne vlerën e dollarit te vitit 1975 arrinte shifrën 17 miliardë dollarë apo 41,74 miliardë marka gjermane. Këto ishin kërkesa te një kumarxhiu te “çoroditur”, kërkesa absurde dhe jashtë çdo logjike minimale qe e diskredituan kumarxhiun Hoxha, qe e humbi ne mënyre përfundimtare lojën.
Kujtojmë se gjithë dëmshpërblimet e Luftës se Dyte Botërore u llogariten te ishin 20 miliardë dollarë. Nga këto 10 miliardë do t’i merrte Bashkimi Sovjetik, 8 miliardë ShBA, Anglia dhe Franca, diferencën te gjithë shtetet e tjera pjesëmarrëse ne lufte. Enver Hoxha kërkoi afërsisht sa gjysma e dëmshpërblimeve te luftës te caktuara për Bashkimin Sovjetik apo me shume se dëmshpërblimet qe i takonin Amerikës. Kujtojmë se nga rreth 50 milionë qe llogariten te vrarët gjate Luftës se Dyte Botërore ne rreth 40 shtete, vetëm ne B.S. kishte rreth 20-30 milion njerëz te vrare, nga rreth 3 mije ne Shqipëri. Stalini ketë here mesa duket kishte te drejte kur u shpreh se “Doni qe Shqipëria te ketë te njëjtin status me ShBA? Ç’bëri Shqipëria ne ketë lufte për te merituar një vend te tille”.
Megjithëse kumarxhi me përvoje, lojërat me vënien ne ankand te Shqipërisë, diskreditimin e politikes se saj te brendshme dhe te jashtme, lojërat për te mbajtur një popull ne lëngim e te tjera si këto morren fund. U përpëlit disa kohe edhe duke vene ne kumar rezervat e arrit, humbi nëpërmjet kambizmit disa milionë dollarë. Mbylli sytë me humbjen e thelle qe u vërtetua disa vjet pas largimit te tij nga kjo bote me kolapsin e sistemit amalgamë,  vrasës e shtypës qe jo vetëm enderoi por edhe e ushtroi për shume vjet.
Këto dhe probleme te tjera te kësaj natyre nuk mund te mos pasqyrohen ne një biografi shkencore apo te pretenduar si shkencore te diktatorit Enver Hoxha.
Nuk e di sa e vret ndërgjegjja për mashtrimin e madh e monstruoz qe ka bere zoti Fevziu me pretendimet kaq te mëdha. Xhepi u ngroh por u mashtruan mijëra njerëz, thëne me qarte u grabiten, u shtrembërua historia, e vërteta, u injoruan vuajtjet e stërmëdha te një populli te tere.
Ja leme zotit dhe kohës te beje vlerësimin real.

Dr. Teodor Kareco
Miçigan, USA, 13 janar 2012.
E-mail: [email protected]

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

33 Pergjigje per “Copëza nga krimet seriale të Enver Hoxhës”- Nuk është libër autobiografik, siç pretendon Fevziu

  1. Lugina  --  16 Janar, 2012 në 12:34 am

    Nderime Dr.Teodor Kareco
    Rruga ne presheve( Serbi )seshte ENVER HOXHA por eshte KOCE XOXI…
    prendaj besoje se kjo ka nje domethanje
    Pershendetje Nga Lugina Rr.KOCE XOXI Nr.XX 17523 Presheve

    Përgjigjjuni

    • Arberor  --  16 Janar, 2012 në 4:12 pm

      Pergjigja e cila e shkaterron komplet kete shkrim plot fjale e mllefe e pa bazament te ketij te ashtequjturi “Dr”. Ndaj thote populli, “pak e sakte, shume e per lume”, si ky “Dr”. Cfare mund te presesh nga Fevziu more doktor, kur nje person me doktorata sic keni emeruar veten shkruan sikur eshte nga ato plakat e keqia qe ka dalur ne ballkon dhe shan gjithe lagjen! Kush te ka punesuar ty ne Kanda me nje grade te tille kur jep analiza emocionale, je vertet per te deshiruar! Nuk jam aspak nostalgjik i asaj kohe, por shkrime te tilla te bejne per te vjellur.

      Përgjigjjuni

      • elenxhi  --  18 Janar, 2012 në 5:17 pm

        JU faleminderit Dr Kareco.Me pleqeu shkrimi eshte objektiv.Mendoj se tema i hap detyre nje grupi te mire historianesh te kerkojne ne arkiva dhe te pasqyrojnene menyre objektive rregjimin qe kaluam.

        Kur diskutojme do tju lutesha komentuesve qe Nuk Jane DAKORT me Dr. Karecon, te perdorin se paku nje gjuhe etike, se perndryshe argumenti eshte pa seriozitet dhe vetem tregon kulturen e diskutuesit.

        Përgjigjjuni

  2. Dike Mullai thote-  --  16 Janar, 2012 në 1:15 am

    Dr. Kareco ! Prej 20 vjetesh kemi “UJKUN” , ndersa je lodhur te na shpjegosh “gjurmet”. Si Dr. qe je, mund te na shkruash me konkretisht nga Micigani si do te shpetoje ky popull nga “UJKU” ?

    Përgjigjjuni

    • Njeri nga ne  --  16 Janar, 2012 në 8:22 am

      Eureka!!! Po ku na paska qene ky Dr. deri tani? Ncek,nuk ma mbushe mendjen,ama fare. Subjektiv Fevziu,subjektiv ju. Ani na e hudhi poshte edhe K. Frasherin?? Me mire rri atje ku je ne Ameriken tende,bej hyzmet asaj se te jep per te ngrene,ndoshta edhe me shume se aq. Po ku i paskemi pase deri tani keta patriot qe na rrikan mijera kilometra larg memedheut dhe u digjka gjani per Shqiperin ? Ik ore mbushu. Pale na shake edhe Kristo Frasherin ti? Phu fare degjeneruese.

      Përgjigjjuni

    • armando  --  18 Janar, 2012 në 4:53 pm

      Si mundet nje individ te gjeje gjurmet kur nje popull i tere spo i gjen. Ngelem duke vene gishtin tek tjetri por pse sja drejtojme vetes ne rradhe te pare. Cfare thote dhelpra kur nuk e arrin rrushi… eshte i keq.

      Përgjigjjuni

  3. Florida  --  16 Janar, 2012 në 2:55 am

    e bukura eshte se keta doktoret,profesoret.analistet dhe sharlatanet e bejne historine mbasi ka vdekur diktatori..historira te tilla me lepurush vene ne gjume vetem kalamajte dhe jo ata qe kane tru ne koke,,nga ato qe jane fole per Hoxhen asgje nuk eshte vertetuar per vec pushkatimeve burgimeve internimeve qe ai e kishte bere te qarte..jemi diktature proletariati dhe do i kepusim koken kush do mundohet te na minoje…deri sot ska asnje fakt se hoxha vodhi,grabiti apo shiti shqiperine .as nje fakt te kete pasur llogari bankare neper bote sic flitej ne ate kohe apo te mbahej gjalle me gjak bebesh te porsalindura..po mund te shkruash libra te tera per bemat e malokut te vucidolit…nejse eshte bere e modes te ngrihesh dhe shkosh ne krevat duke share Hoxhen pasi dukesh demokrat dhe amerikan i vertete,sidomos kur shkruan nga Michigan ku dihet mire cfare kategorie shqiptaresh jane mbledhur po mos shkruani budallalliqe se hoxha e mori shqiperine nga prapambetje feudale,ndertoi shkolla dhe universitete ku mbaruan keta lepura qe shkruajne libra e artikuj sot,ndertoj ushtri ,industri dhe bujqesi me te cilen jetuan shqiptaret per 45 vjet dhe sot cdo gje pritet me saldatrice dhe shitet per skrap dhe mbushen bankat e ca malokeve injorant qe ndertojne vila ne cdo cep te shqiperise dhe kudo ne bote,,Hoxha kishte shume gabime dhe faje te renda po nuk qe kategoria e ketyre qenve si ky kukngulli Qirim qe komenton ne krye..jepi cezarit cfare eshte e Cezarit Z.Kareco

    Përgjigjjuni

    • elenxhi  --  18 Janar, 2012 në 5:02 pm

      Mellefi eshte shenje e injorances. Kushdo qofsh smund te shash individin dhe aq me teper nje komunitet te tere shqiptaresh ne Michigan te cilet punojne fort dhe aspirojne te edukojne femijet me dashurine per atdheun. Eshte fatkeqesi qe individe te tille ekzistojne si ju qe mellefin e hedhin mbi ata qe qendrojne shume me lart se ambiciet personale dhe mellefet politike.

      Te kesh opinione per ceshtje te caktuara dhe te argumentosh mbi bazen e fakteve do te thote te jesh i qyteteruar. Me shume respek per kombin dhe bashkatdhetaret e tu!

      Përgjigjjuni

  4. E pashè rastèsisht.  --  16 Janar, 2012 në 3:57 am

    Jam i mendimit se nèse ka patur vèrtetè komunista shqipèria, duhet tè hidheshin kur hoqèn varin e Enverit nga varezat Dèshmorèt e Kombit, apo me 20 Shkurt tè 1991. Ata qè pèr ju hidhen ‘pèrpjetè’ nuk hidhen pèr libra apo shkrime mediokre si ky i kètijè Dr Kar-eko.T. Por hidhen thjeshtè pèr tè vèrtetèn dhe vetèm tè VERTETEN. Po! Njè gjè keni tè drejtè zoti Qerim. çfarè i duhet kètijè dhe Fevziut tè shkruajnè pèr profilin e tè vdekurit ‘diktatorè’ kur mbahet ende gjallè diktatori, krimineli ,hajduti dhe antishqipètari mè i madh i historisè tè shtetit shqipètarè Sali Berisha. Pèrgjigjia èshtè e thjeshtè dhe e sigurtè: – Pèr tè fituar para. Ata qè shkruajnè pèr tè fituar, nuk duan tè dinè aspak se çfarè ere tè fèlliqur mbajnè librat e tyre, nèse ‘portafoli’ mban ‘erè’ tè mirè.

    Përgjigjjuni

    • tani  --  18 Janar, 2012 në 4:36 pm

      Ata te clet flasim me kete mellef jane vetem ata qe jane komunista te vertete dhe hidhen te ofense kur ju preket Enveri. Injorantet komentojne keshtu dhe jo ata qe kane argumenta. Dr Kareco me argumente te mirefillta vertoton se kjo nuk eshte biografi e vertete. “Portafolin” shikohet jo me shkrime te thjeshta e objektive por me manipulime te kalibrit te librit te shkruar nga Bledi

      Përgjigjjuni

  5. Shpetimi  --  16 Janar, 2012 në 4:07 am

    Z.Teodor,
    Me kete shkrim, qe kerkon vullnet te lexohet deri ne fund, lexuesi shtyhet nga nje “Dr.” qe ju vendosni para emrit. Do ishte kursim kohe per lexuesin qe ne shkrime te tjera te veproni si Fevziu, me te cilin keni te njejtin slil, por qe te pakten ai nuk ngateron njeri me tituj para emrit.

    Përgjigjjuni

    • Tironsja  --  18 Janar, 2012 në 4:55 pm

      Titulli eshte merite dhe tregon vlerat e diskutuhesit. Dukeni qe skeni kulture. Ne gjithe boten titulli eshte shenje e aftesi per te argumentuar dhe qene i besueshem. Injoranca eshte ajo qe e ka lene kete popull te fundit ne Europe. le te qyteterohemi dhe mos hedhim balte mbi te tjeret pa argumente por te shofin se si te ecim perpara ne menyre te qyteteruar

      Përgjigjjuni

  6. Marin Barleti  --  16 Janar, 2012 në 7:02 am

    Z. Kareco, jam kopetent dhe krejtesisht ne dijeni te trajtimit si i “padeshirueshem” nga Enver Hoxha te Prof. Kristo Frasherit. Nga te gjithe punonjesit e Institutit te Historise, Kristo Frasheri dhe me pas Viron Koka nuk mund te shkruanin ne gazeten “Zeri i Popullit” dhe nuk mund te dilnin ne Televizion. Profesioni ma do qe t’i lexoj dhe konspektoj te gjitha veprat shkencore te Prof. Frasherit dhe kam konstatuar se ato jane vepra shkencore te shkruara me metodologjine e Demokracise Liberale. Ai nuk eshte legen si puna jote qe e quan Diktatorin Ahmet Zogu, vrasesin e dhjetra demokrateve, “burre shteti”, “Reformator demokrat”, duke ngritur ne qiell Reformen e tij fantazme agrare, e cila u hartua nga njerez te ditur, por Zogu e la ne leter.Eshte turp i madh per ty qe po e njollos veten ndersa je me nje kembe ne varr.

    Përgjigjjuni

    • Tironsja  --  18 Janar, 2012 në 5:07 pm

      Nga emri gjykoj se nuk njef rregullat e te qenit i kulturuar. Smund ta mendoj se si ne shoqerine civile dikush mund te shkruaj kaq pa edukate. Me nje kemb ne varr dhe i lajthitur eshte Prof Kristo Frasheri qe me ckam lexuar e ka bastarduar historine e Shqiperise.

      Kristo Frasheri dhe te tjere si ai ka nje audience si tuaja qe i bejne te jene te sukseshem megjithese shkrimet e tyre jane totalish jo shkencore dhe te bazuara ne baze te fantazive te semura.

      Vitet ste bejne te jesh me nje kembe ne varr por injoranca te ben te jetosh si i vdekur ne boten e te gjalleve. Amen

      Përgjigjjuni

      • Robi  --  20 Janar, 2012 në 8:57 pm

        Edhe ti,moj tironse qenke me “shume edukate e kulture”! Sapo sulmove komentuesin per trajtimin qe i beri artikull shkruesit,me te njejten menyre trajtove, per me teper, prof.Frasherin?! Qenke femer e pa edukate,se per kulture… Qenke Histerike!!!

        Përgjigjjuni

  7. Dean  --  16 Janar, 2012 në 8:26 am

    E pirdh,pirdh o doktor se lirohesh.Ne kemi kete DIKTATOR sot mbi krye qe po Vret LIVE,ne zemer te Tiranes,ne mes te dites dhe ti na tregon prralla me 1 mesues ballist qe e paska vra E.Hoxha mbrapa kraheve,larg syve te botes dhe te kamerave dhe pa as1 deshmitar.Dhe me e bukura eshte se ti flet me SIGURI 100%(nocion i hedhur posht nga Shkenca,mgjithese e theret veten Dr),sikur te kishe marre pjese vet ne egzekutim.
    Nuk ndryshuan 1 here keta,me nder ”intelektualet” ne Shqiperi.Deri dje shanin dhe mallkonin Kulaket dhe ”Tradhetaret” sot shajne e mallkojne komunistet dhe harrojne se DIKTATORET i kemi gjithmon ne pushtet duke Poshteruar,Vjedhur,Vrare e Perdhunuar kete Popull.
    Neser do na dali 1 tjeter ”Dr” qe do na shpjegoje ne menyre ”Shkencore” dhe me fakte se sa i keq na ishte dikur Berisha.
    A di ndo1 gje per Krimet e ketij BARBARI qe kemi ne fuqi sot,o ”Dr”Teodor,pa per E.Hoxhen eshte duke menduar dhe i’a ka gjet vendin ZOTI,tashme.
    Hedh Dobici i Myzeqes,Fevziu,1 gur ne pus dhe ngrihet ”Doktor” Teodori nga Michigani dhe na shpjegon pse e hodhi.
    Dr Teodor,ja 1 keshille nga 1 jo doktor:Si t’a shash,si t’a kritikosh,si t’a mbrosh ”punen” e Fevziut,ne te dyja rastet TI je 1 viktime e Fevziut pasi po trajton TEMEN qe Fevziu ka hedh per diskutim dhe po anashkalohet vemendja nga Problemi/et REALE qe ka ky vend sot.
    Quhet MANIPULIM,Dr TEODOR.
    Gjith te mirat.

    Përgjigjjuni

  8. beso  --  16 Janar, 2012 në 12:06 pm

    Shkrimi eshte i mire dhe objektiv.Enver Hoxha nuk ishte zheni dhe as profet,perdori te gjitha makinacionet dhe dredhite qe te rrinte mbi kale-kjo eshte e verteta.Ndoshta konspiroi edhe tradheti per bashkimin me jugosllavet,gje qe realisht dhe fatmiresisht nuk ndodhi,mbase e sollen rrethanat dhe ndryshimi i kursit.Po patjeter jane rrefime ose kujtime personale,qe i hapin detyre nje grupi te mire historianesh te kerkojne ne arkiva dhe te japin nje natyre sa ne reale te atij rregjimi qe kaluam.Cdo ndryshim sjell fitimtare dhe te humbur,por duket se shumica qe fitoi gradualisht doli e humbur,dhe patjeter enver hoxha ishte pergjegjesi kryesor.Ishte megaloman,duke gjykuar nje seri te pambarueshme librash;ja shikoni,Rama beri nje dhe ne e kritikojme se po harxhon kohen e politikanit ne botime kujtimesh;as Balzaku qe e kishte profesion te shkruarit(dhe ishte nga me prodhimtaret ne bote)nuk nxirrte me aq frekuence libra si enver hoxha.Sistemi autoritarist i enver hoxhes denonte pa kriter.Ishte neni 55 i denimit per propagande,dakord,ishte ligj dhe ndeshkoheshe,por jo aq sa te ankoheshe se mungonte vaji dhe te benin gjyq ne mes te fshatit si armik te pushtetit dhe agjent te cia-s.Ti shikojme gjerat me racionalitet.Denimet perpara masave(gjasme gjyqin ta bente populli)mund te kishin nje sens propogandistik fill pas luftes,por ato zgjaten ne menyre aq absurde dhe aq te padrejte deri ne vitet ’80;imagjinoni qe merreshin si prove theniet e pjesemarresve se ç’kishe thene dhe kishe ndermend te thoshe,jo po me dy kuptime,etj.z.Kareco sjell detaje te shumta te fushes ekonomike,fushe te cilen e ka njohur;nuk mund te dalim ne tani dhe ti themi qe ia fut kot.Ne fakt futej pak literature shkencore,mire romanet e revizionisteve dhe imperialisteve qe nuk lejoheshin,po edhe ato te fushes shkencore?Ato nevojiteshin per te mbushur bagazhin e njerezve te fushave te ndryshme,se keshtu ndihmohej me shume zhvillimi.Shkencetaret jane si femijet,nese te dytet kane idene e botes nga perrallat e gjysheve,te paret pasurohen nga literatura,zbulimet dhe debati bashkekohor.Me çfare do pasuroheshin studjuesit tane te shkrete,kur revistat shkencore mungonin apo ishin sekrete?Nje liber i botuar te quhet sekret?Po kjo eshte çmenduri!Per fevziun e kam te qarte,ai mund te beje dhjete libra mbi te njejtin argument dhe te kete sukses;kam nje sugjerim,tani i bie te shkruaje per dashuriçkat,se edhe Bruno Vespa,idhulli i tij dhe modeli,ka shkruar nje dhe po shet plot-gje te bukur ka vetem kopertinen me nje trendafil te kuq-trendafili i kuq fevziut nuk i lejohet se i sjell turbullim te ftuarve qeveritare me saliun ne krye.Rregjimi i enver hoxhes patjeter ka pasur edhe arritje,por llogarisni qe ne masen me te madhe veprat e medha si hekurudhat,brezaret,Hec-et beheshin me pune vullnetare;gjynah qe paskemi bere aq pak!Ushtria kishte gadishmerine rezerviste te krahasueshme me Izraelin qe beri 4 luftera,po kjo ishte nje sakrifice e tejskajshme,jo sepse kushtuan bunkeret,qe pjeserisht duheshin dhe mire u be,por degjeneroi ne kufijte e mbijeteses.Ushtare qe hanin si kafshe vetem fasule dhe oriz dhe i trajtonin si te burgosur.Ushtaraket i degdisnin nga jugu ne veri dhe flinin me gjithe familje ne fjetina,ne mer te kujt sakrifice?Pune vullnetare?!Ku te gjesh ne Perendim krahe pune pa leke fare!Une besoj ne socializem,dhe nje dite do ofrohet prape si opsion,por te themi qarte qe enverizmi nuk ishte socializem,te merrte tere dashin per te dhene vetem briret.Ofronte asistence mjekesore;mungonte te mos ofronte dhe ate!Une kam besuar tek”madheshtia”e enverit,strategu etj si keto,se te tille na e servirnin;ku e shikonim ne enverin,bllokut as te linin ti afroheshe.Tani ata qe e ngriten enverin ne nivelin e Marksit(qe i marrte te keqen,se Marksi ishte shume human)kane zene ndonje qoshe te ngrohte dhe i bien gjoksit si Prometej te pazbuluar.Kjo te revolton,se eshte nje perdorje cinike e tolerances dhe koshiences tone kolektive.Nuk eshte problemi te gjejme fajtore,se kjo nuk na ndihmon,problemi eshte te denoncojme realisht trashegimine e keqe te nje rregjimi qe akoma ka lene veset e tij te keqija,qe akoma po bejne dem.Me pelqeu shkrimi,i gjate por i domosdoshem!

    Përgjigjjuni

  9. ajdin  --  16 Janar, 2012 në 12:09 pm

    Shprehja e Mero Bazes “Tani qe lexova librin e Fezviut e urrej me pak Enver Hoxhen” i ven kapak te gjithave komenteve e kritikave te stergjata per kete pseudobiografi shume te njohtur nga Shqiptaret

    Përgjigjjuni

  10. Mira Tirona  --  16 Janar, 2012 në 12:27 pm

    Flm. Z. Kareco per shkrimin, do u lutesha komentuesve qe Nuk Jane dakord me Karecon, te perdorin se paku nje gjuhe etike, ne te kundert I vendosin vehtes vulen e xhahilit; e shumta shokuenver do u vinte cmimin ‘5 Kerriçë’. Une vete kam gjera me te cilat nuk bie dakord me Karecon, po vogelima keto, sa per ate qe shkrimi eshte i gjate s’kam vec ta falenderoj, meqe nuk kam kohe e s’eshte vendi te ve ne pah ATo qe me kenaqen ne shkrim, zgjodha te bej verejtjen e pergjitheshme : Miq, mesoni ne kete shkrim ato qe I dini gabim; qe s’I dini ju keshtu, kjo s’do te thote se s’jane keshtu. J’u lutem merrni mundimin te Vini para vehtes qe mund ta keni ju gabim!. Do i hapnit shteg Te Vertetes Miq (shpresoj te Mos ma merrni per ters keshillen). Per ta mbyll , zgjodha kete ‘monumentalen’ e fevzoKoranPashes: V.o. se vec ‘monumentalitetit’ ne liber (=mediokritet & mund per me stolisë e masku diktatorin & diktaturen (mund i kote por… I vjejtur, per fevzo TRIshin(3 mbiemra, 3 vendlindje, 3 etër (njeri atë si e provoi me librin, shokuenver))), pra vec ‘monumentalit’ fevzo qe kemi me librin, duke lexu Karecon, me dogj’..ajo djegia e librit te fevzoKoranPashes prej enveristash te Indinju ne Ferizaj a ku, mund te jete ‘monumentale’ e fevzos, po them qe e ka bo fevzoKorani vete, kuptohet per me e pompu edhe më ‘tullumbacen’! … Se ajo hollesia qe ‘fevziu eshte ekstremist i djathte ne liber’, ja ngre peten lakrorit … (sepse kom ne sy toçin rrezelltor te fevzoMonumentalit). Merre me mend, KoraniKatovices ekstremist I djathte, hahahaaaaaaaa!)….Eh mor fevzo Monumentali, ja ke kalu Sandrit ket’ herë!!…shokuenver do te çmonte ‘1 Kerriç’ imagjinoj, per librin dhe tullumbacimin, per aq sa te çmoi Vuçidoli…. (Ta ka spjegue Sandri psene, se je Njish, Unik (ne të lon’ të leshve) !! Eh fevzo fevzo (I tredhmi se vogli), kur po te bjen lesh ne vesh/ të marresh vesh qe Fati osht’ tullumbace….!?. Tung Miq & Mos u boni xhahile j’u lutem, me zemer ne dore. E, konsiderojeni lutem keshillen miqesore te Plakut: hapeni Mendjen, pranoni qe Nuk I dini gjith’ te vertetat, pranoni se pari qe edhe mund ta keni gabim; j’u lutem per kete se e dij qe j’u mesuan Te Rremen teper gjate, 60 vjet…) Tung e te Mira!.

    Përgjigjjuni

    • Tironsja  --  18 Janar, 2012 në 5:19 pm

      te faleminderit Mira e the shume bukur duhet etikete dhe kulture ne diskutim..

      Desha te citoja nga ju :

      E, konsiderojeni lutem keshillen miqesore te Plakut: hapeni Mendjen, pranoni qe Nuk I dini gjith’ te vertetat, pranoni se pari qe edhe mund ta keni gabim; j’u lutem per kete se e dij qe j’u mesuan Te Rremen teper gjate, 60 vjet…)

      Përgjigjjuni

  11. Cimka  --  16 Janar, 2012 në 4:20 pm

    gjithe pasurise se b.fevzos i duhet vene zjarri ne momentin e duhur,e ka vene me pislluqe,si mafioz i njohur.
    Cimka

    Përgjigjjuni

  12. Pse Mos me ja sekuestru?  --  16 Janar, 2012 në 6:44 pm

    Miku im Cimka , pse me ja djeg e Jo me ja sekuestru I dashur?! Te gjitheve do u sekuestrohen, qe te perdoren si duhet, keshtu ka ndodhur…., haj Tung!

    Përgjigjjuni

  13. leta  --  20 Janar, 2012 në 3:27 pm

    Falenderoj autorin, z. Kareco, per orientimin e sakte te opinionit lidhur me kete liber medioker, i cili nuk eshte e nevojshme te lexohet, pasi permbajtjen paraprakisht e ndertojne te dhenat mbi autorin dhe titullin e librit. Sot eshte e rendesishme per kedo, te njihet dhe analizohet ajo cfare ka ndodhur realisht ne 50 vite terrori, dhe jo nje biografi qe s”ka asnje vlere njohjeje. Si cdo prodhim tjeter “opinionesh” (autori), edhe ky produkt mbetet brenda kufijve te mediokritetit.

    Përgjigjjuni

  14. tom  --  27 Janar, 2012 në 3:10 pm

    Epo Ai nuk ka mundesi te mbrohet, apo jo? Tani mund te livadhiset sipas qejfit per ta denigruar ate burre, se edhe nese del dikush ta mbroje, do te dalin lehesit ta bejne fertele me “enverist”, “komunist”….

    Përgjigjjuni

  15. tom  --  27 Janar, 2012 në 3:13 pm

    Lart eshte hedhur nje ide e bukur…ky autori perse nuk shkruan po me kaq kompetence per doktorin e sotem? Me aktuale, me e mbushur me informacion dhe me e mirepritur nga lexuesi….

    Përgjigjjuni

  16. g  --  3 Mars, 2012 në 9:44 pm

    Presidentin ne shqiperi e vendos ky lexojeni http://bit.ly/jAL5ep

    Përgjigjjuni

  17. Rita  --  21 Korrik, 2012 në 9:46 pm

    Komenti i mesiperm eshte per tu admiruar e eshte nje kritike serjoze e me baza qe i behet pseudo-shkrimtarit Fejziu !!!Nuk eshte vetem ky shkrimtar ( le ta emertojme te tille ) qe nepermjet librave-dokumentare ose autobiografike per diktatorin bejne perpjekje per nje zbutje te krimeve te tij ,me shqip per nje rehabilitim te pjeshem te pushtetit te tij diktatorjal per 5-dekada afersisht !!!!Kuptohet bejme perjashtim flagarante te nuses se diktatorit qe ne kujtimet e saj e nxjerr si njeri te “”bute ” D´/ Karezo eshte nje njeri qe ka njohur mire realitetin shqiptar e e ne se shkrimtari fatkeq ,Fejziu ka aq aftesi sa te kuptoje gabimet e fallsifikimet e veta do te bente mire te ribotonte nje tjeter liber me real e domethenes !!!!

    Përgjigjjuni

  18. Agron Luka  --  25 Korrik, 2012 në 5:50 pm

    Pak koment nga Agron Luka: Babai im Gjovalin Luka ka patur nje Debat te ashper me Enver Hoxhen direkt me 18 qershor 1955. Se shpejti une do te botoj nje liber te vecante ku trajtoj kete teme. Enver Hoxha nder sa e sa te pa verteta ka fshehur edhe nje leter te fillimit te marsit 1948, ku me propozimin e tij dhe me aprovimin e Byrose Politike te kohes, i drejtonte nje leter Titos per modalitetet e bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine si Republike e Shtate. Pastaj erdhi letra e pare e PK te BRSS dhe Stalinit me 27 mars 1948. Kjo leter ka nje histori pak me te vecante… Letren PK te BS dhe Stalinit, Enver Hoxha, nuk eshte e vertete se ja fshehur Koci Xoxes, Perkundra E. Hoxha e ngarkoi Kocin te mbante edhe Raportin ne Kongresin e Pare te Shoqerise Miqesise me BRSS ne korrik 1948, ku Koci fliste per renegatin, trockistin, tradhetarin etj Tito… Mehmet Shehu qe terbuar aso kohe…
    Libri i B. Fevziut i perkrahur fuqimisht nga Media vizive nga PD etj, etj, sigurisht ka te meta. E gjith historia 1944-1991 ka te meta, disa prej te cilave edhe te pafalshme. Shkrimin e autorit Kareco e gjej te arsyetushem dhe e uroj.

    Përgjigjjuni

  19. Murat Halili  --  20 Gusht, 2012 në 8:33 pm

    O kareco,o njeri vulgar,qe nuk as argumenta e as vlera njerezore per te shkruar per nje njeri qe e njohim me mire se ti ,zse ketu kemi jetuar e punuar per 70 vjet, e dime mire te dallojme te bardshen nga e zeza,por ju mnendoni se erdhi dite o ujqer qe te rrembeni edhe ju nje kocke e te thoni qe skeni vdekur .te drejte kini ,por sjeni te besueshem se jeni hiena.

    Përgjigjjuni

  20. Murat Halili  --  20 Gusht, 2012 në 8:42 pm

    O kareco, ti nuk je i ngkashem me nje doktor,se nuk flet me fakte,e as me argumente, ti flet me mllefe,mashtron e genjen,por smundesh se ne e njohim mire historine tone ,rrugen e zhvillimit te vendit,heronjte dhe trimat e Shqiperise,sahanlepiresit ,vijne si hienat verdalle shpifin e genjejne se mendojne se mund te infektojne cdo dite kete vend hallemadh,me njerez si puna juaj.Aferim te qofte o i marre!

    Përgjigjjuni

  21. Agron Luka  --  27 Gusht, 2012 në 2:09 pm

    Ja edhe paksa koment se si vepronte falsifikonte dhe fabrikonte histori diktatori. Me dt 25 maj 1955, Enver Hoxha ne emrin e tij dhe të Byrose Politike i kishte derguar PK te BS edhe nje leter tjeter ku i shprehte nje pjese te divergjenca ne lidhje me “ceshtjen jugosllave” realisht paajtimin sovjeto-jugosllav. Por me dt 27 maj 1955, mbasi bisedon me ambasadorin Levickin, Enver Hoxha i nis nje leter tjeter urgjentisht Hrushovit ku i shpreh solidaritetin e plote dhe ben autokritike, sepse ishte mashtruar nga agjenti i imperilaizmit Beria, i cili na kishte mashtruar etj… Kete leter E. Hoxha nuk ia paraqiti as partise as Byrose etj. Ai fallsifikoi te gjitha literaturat e KOng. III te Frontit Demokratik, per “ceshtjen jugosllave” me 17 maj 1955, falsifikoi edhe te gjitha deklaratat e mbjatura ne Kong. III te PPSH etj…
    Problemi se edhe sot ka diktature postenveriste duhet te trajtohet me vehte. Sigurisht ka gabime dhe ekstremizma, kult individi etj edhe Sali Berisha, por mos e lidhni me kohen e Enverit. Ata qe kane pesuar e dine, jo ata qe skane pesuar asgje. Nuk po zgjatem me andej.

    Përgjigjjuni

  22. badhyl cenolli  --  13 Qershor, 2013 në 8:13 am

    Jeta dhe vepra e Enver Hoxhes eshte nje komplecs itere qe jo kushdo ka aftesi intelektuale te shkruaje historine e tij drejt ashtu sic eshte e verteta.E verteta eshte e vertete,dhe ajo si histori nuk mund ta deformosh,simbas pasioneve te disa gazetareve.Historine e bejne historianet te mirfillte ne baze decumentacionesh,dhe jo duke shkruare cfare mendojne disa pseudo intelektuale qe per te perfituare te ardhura per vehten e tyre shkruajne gjera qe edhe nje naiv nuk do ti pranote.Nuk e di ku e marrin guximin qe keta persona te shkruajne historine me pasione.Historia si per te mire apo per keq shkruhet ashtu sic eshte.Nje liber si ai i blendi fevziut,nuk mund te pasqyroje dot jeten dhe vepren historike te nje udheheqesi apo dictatori,ku verehen ne ate liber te meta serioze,jo per cka ai shkruan,por per historine e atyre viteve qe E,Hoxha udhehoqi luften dhe shtetin shqiptar,per decada.Ky eshte nje shkelqim i perkohshem i autorit.Sistemi ndryshoj,njerzit jane ne pushtet po ata njerez qe ai sistem i pregatiti,i shkolloj,dhe tani hedhin balte mi vehten e tyre.Ketu ke te besh me karaktere njerezish,sic thote populli nje fjale te urte;Qeni leh atje ku ha buke;Kjo eshte e perkoheshme.Shqiperija ka historiane te mirfillte,dhe keto shtremberime qe po i behen historise duhen ti vene ne vend.Une nuk e kuptoj pse e lejojne kete gjendie.Neser do te jete vone dhe shume e rrezikeshme per egzistencen reale historike te atij vendi.Historia e shqiperise po fallcifikohet nga pseudo historiane te rendomte.cENOLLI Bardhyl.

    Përgjigjjuni

  23. Rita  --  23 Korrik, 2013 në 11:17 pm

    Z Bardhyl ,shtoj se askush nga ne ,lexuesit e thjeshte nuk do te krijojme historine e Shqiperise nen sundimin e tiranit E.Xoxha Me kete do te merren istoriane e studius te afte ,por jo nostalgjiket e atij sistemi shkatarrues !Thoni se historia e Enverit eshte nje kompleks me vete dhe e veshtire !!Jo aspak ne se analizohet cdo veprim,vrasje sobotim i tij ne baze te dokumentave ,nuk eshte aspak e veshtire por i vihet emri tashme i njohur DIKTATOR Dhe ne se dekadat qe ai sundoi ka dhe disa pune e arritje qe duhen vleresuar ,ai vlersim ,c”vleresohet krejtesiht ,merr vleren poshte zeros kur numeron krimet ( se pari ate ekonomik ) e gjakun e viktimave te shumte qe i krijoi ai nen diktaturen e proletarjatit e luften e klasave Viktimat jane aq te shumte sa cdo arritje qe beri vendi per gati 5 dekada nuk kane at vlere qe te zhduke ngjyren e gjakut te derdhur pa pushim !!Si doktori qe ja nxerr masken shkrimtarucit Fejziu te kemi ´dhe 3 ,,4 vete e do shkruhej e plote historia e vertete e sundimit te tiranit

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>