Arrestohet në Tiranë Dritan Hate, i akuzuar si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi” | Gazeta Tema
 

Arrestohet në Tiranë Dritan Hate, i akuzuar si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të vona të mbremjes së të enjtes Dritan Haten, i akuzuar si anëtar i bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Dritan Hate , 36 vjeç, nga fshati Mazrek i rrethit Korçë, u arrestua tek Medreseja në kryeqytet, përmes një operacioni të posaçëm që erdhi pas informatave të marra nga policia kriminale, në mënyrë operative.

Hate u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, të armatosur, por policia nuk raportoi të jetë bërë rezistencë nga të dyshuarit. Ata gjendeshin duke pirë kafe në një lokal pranë Medresesë.

Dritan Hate ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas Interpol, ai akuzohet për krime mbi jetën dhe shëndetin, vjedhje, krim i organizuar, krim ndërkombëtar,  krime duke përfshirë përdorimin e armëve dhe eksplozivëve,

Dritan Hate eshte dënuar me 23 vjet burg në vitin 1996 për akuzat e mësipërme.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per Arrestohet në Tiranë Dritan Hate, i akuzuar si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”

  1. LOLA  --  20 Janar, 2012 në 8:03 am

    Cfre shteti kemi ne cfare policie kemi ne o zot o zot edhe per keto gjera zeme vendin e dyte mbas gjermanise na kane zili te gjithe se ne se kemi zakon as kriminalitetin as korupsionin as hajdutlleken bravo shiko ur te verulen turistat ne shqiperi se e dine qe tek ne jane te siguruar eeeehhhhhhhh tek ne “fshti digjet dhe k…va krihet” po qeveritaret tane kush do ti marre ne dore nje dite?????

    Përgjigjjuni

  2. LILOLABJA  --  20 Janar, 2012 në 11:02 am

    Qeveri e forte kjo e kap leprin me qerre!Duhet te trembet Zeni se ai eksplozivi te Gerdeci ishte me i madh.O zot çfare ironnie.Kapan ujkun kur çakalli eshte duke bere kerdine Hajde shtet hajde ,jemi bere te qajme me oi me kete shtet rrumpalle.

    Përgjigjjuni

    • Shtegtari  --  20 Janar, 2012 në 12:26 pm

      Lepurin po, por jo ujqerit o Lilolabja;
      Ata bredhin me fuoristrada e shoqerohen me bodyguard (= truproje ne gjuhen tone te bukur)te vene ne dispozicion po nga ana e kesaj qeverie.

      Përgjigjjuni

  3. albana  --  20 Janar, 2012 në 11:12 am

    Vini re se cfare ndodh dhe kur ndodh.
    Polica tha se kishte pergatit nje operacion me ndihmen e informacioneve operative dhe kapi Dritan Hatne e “Hakmarrjes per Drejtesi”, kur po pinte kafe ne nje lokal tek Medresa. E ka arrestuar se eshte i denuar me 23 vjet burg.
    Nuk ka shume, mbase 1 muaj me pare, qe Gjykata Kushtetuese e prishi ate vendim.
    Policia qe e dinte se ku e pinte kafen Dritani e arrestoi disa ore pasi ambasadori amerikane i thote Saliut se duhet te lejoje arrestimet qe do te beje prokuroria per vartesit e tij, vrases te demonstrusve ne bulevard me 21 janar.
    Kur policia arrestoi Dritanin TV “Klani” jepte shfaqje me nje grup “mbrojtes” te ligjit qe shikonin vidion e Dritan Priftit pa ze dhe te pegjysmuar.
    Priftin nje vit me pare e lajmeronin se do ta vriste “Hakmarrja” po nuk e mbyllte gojen. Sipas Priftit lajmin e jepet polici (lexo Kulici) tek prokuroret, keta ua jepnin gazetareve dhe ata Priftit.
    “Kokat” e “Hakmarrjes” e kane thene sake. Sali Berisha sa here eshte ne rrezike kerkon ndihmen e “Hakmarrjes”.
    Te vjen keq per policine qe ia lejon vetes te perdoret. Te pakten te mos ia nxjerri bojen vetes me deklarata se Hatja dyshohet per disa vrasje te ndodhura ne Tirane ne vitin 2011.

    Përgjigjjuni

  4. beso  --  20 Janar, 2012 në 11:35 am

    ma ka treguar nje person fare i rastesishem sesi u formua ky grupi me i rrezikshem i te gjithe shekujve.Babai i vellezerve Shyti ka qene zv minister Rendi,dhe u denua,me duket per vrasjen e 2 prillit ne Shkoder.Ishte ne burg ne Bençe,ne te njejten kohe me fatos nanon.shkon drejtori i burgjeve,ndjese paste,nuk e di si quhej,po ishte nga fiset e saliut dhe nuk e di pse ia dha truri qe tia vishte me pellembe babait te vellezerve Shyti.Keta shkojne e takojne pas ca kohesh,por e shohin babane qe ishte shume i rene ne fytyre.Kur ikin pyesin nje gardian roje dhe ky u thote pa gje te keqe per pellemben qe hengri nga drejtori i burgjeve.Kjo eshte e verteta,qe vellezerit Shyti vrane drejtorin e burgjeve,as sepse donin te instalonin komun izmin ne planetin Toke dhe perralla te tjera.Per mua vrasja eshte e denueshme,por ama e denueshme eshte edhe te qellosh me shpulle nje te burgosur,e denueshme eshte edhe te vesh drejtor burgjesh nje person me edukate minimale.Te tjerat nuk i di me pas.

    Përgjigjjuni

  5. endri  --  20 Janar, 2012 në 11:44 am

    Ha, ha, ha, sa bukur! Shteti paska kapur nje, qe dashka me u hakmarr se s’paskerka Drejtesi, o ç’na shkrive or shtet ha ha ha! Nuk e pame, a e varrosi ne oborr Berisha ate arkivolin me ‘Drejtesia Vdiq’ ha ha ha. Aty pikerisht do i kene filluar paranojat se do dalin Hakmarresit dhe do kerkojne qe Drejtesia te ngjallet dhe po perpiqet nepermjet ketij tipit qe here e kapin e here e leshojne qe tu japi shembullin te tjereve, qe guxoni te rebeloheni me ide per Drejtesi se ja si do ju kap, ha ha ha mjere ne çfare shteti kemi mbi krye! Pika qe su bie!

    Përgjigjjuni

  6. Besoj  --  20 Janar, 2012 në 12:18 pm

    Bravo “beso”! Kjo ehte mese e vertete! Nuk ka patur e as ka organizim “Hakmarrja per drejtesi”,ndonse ne kete shtet pa drejtesi…do te ishte mese normale te ngihej.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>