Edi Rama viziton të shtunën Preshevën

24 Janar 2012, 20:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Preshevë ditën e shtunë. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat lokale të komunës së Preshevës, ndërkohë që vizitën e ka konfirmuar edhe Erion Veliaj, një nga organizatorët. Kjo vizitë e Ramës vjen në një moment kur në Kosovë diskutohet se pse zyrtarët politikë shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës nuk marrin guximin të vizitojnë këto komuna në territorin e Serbisë, ndërkohë që presidenti Boris Tadiç vjen pa problem në Kosovë dhe takon komunitetin serb. Mësohet se Rama do të organizojë një takim prezantues për librin e tij “Kurban” si dhe do takojë drejtues lokalë. Në portalin vendor të lajmeve Presheva.com thuhet se “se po të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”.

20 komente në “Edi Rama viziton të shtunën Preshevën”

  1. Engjell Tare says:

    gazetaret e emeruare e lozin-rolin dje nga Sala, sot nga Edi, por ata harojne se Sala do ti marre me vete ne (burge)….

    1. iliri_leeds says:

      ca je xheloz ti qe Rama po ben ate qe kreshniku i saliut nuk e ben dot apo cfare? ai qe eshte serioz dhe pak trim e ben kurse ak qe mbahet me fonde qe vetem saliu e di nga i merr e ka mendjen me bere tym merret me futbollin se ajo ka ngel te tjerat jane ne rregull

      1. raimondi says:

        Kreshkun mos e zer ne goje se eshte patriot klasi –Serbet kane frike ta lejojne Kreshnikun te shkoje ne Presheve

        –Edi shume mire qe vete ne Preshve ,porse ne Presheve ka vajtur edhe Meta

        Pastaj serbet ja kane borxh Edit ta lejojne te shkoj ne Presheve
        , se Edi ju beri qytetar nderi te Tiranes nje kengetar serb ,qe nuk e njef asnje ne Europe , ishte mbushes topi

  2. shkodrani ne mergim says:

    Duke patur parasysh eksperiencen time,i them Edit qe mos te kaloje nga kufiri me kosoven(nese shkon me makine) sepse kur te shkoje tek punkti(pra si kufi qe ndan kosoven me presheven)nuk do e lajne me kalue sepse nuk njohin hyrjen e tij nga kosova,pra nuk njohin vulen.Keshtu rruga me e mire eshte ti bjere nga Maqedonia sepse kjo gje me ndodhi mua,ku me nxorren fjale edhe pse kisha nje pashaporte(jo shqiptare)te huaj te nje kontinenti tjeter me vule hyrje nga shqiperia me kosoven,mu desh pastaj te paraqitja dokumentet tjera gjermane qe kisha(pra patenten dhe leje qendrimin gjerman)sepse perndryshe do te isha kthyer mbrasht per te hyre nga kufiri me maqedonine.

  3. lori says:

    I nderuar z.Rama te pergezoj per hapin e marre drejt nje vendi qe as Hashimi i Sales nuk ka marr guximin ta shkele nen funksionin e kryeministrit te Kosoves!Uroje gjithashtu qe te jete ide personale e Juaj ,sepse nuk e di sepse mendja me shkon tek therritja per gjah qe i bene te n djerit K.Trebicka.Ruaju sepse jenat jane terbuar e ma do mendja i ke rruges.

    1. N.VJOSA says:

      Edhe une jam me Lorin!

  4. aleksandri i madh says:

    Edi!
    Ideja eshte shume e mire. Te lumte. Keta qe paraqiten si patriota jane te gjithe bythpambuk duke filluar nga Vucidol Vucidolovici, Kreshniku i spahijve,Hashim Thacic e kompani.

    1. Prizrenasi says:

      Ben mire qe z. Rama shkon atje ,por para se te shkoj ai duhet ta zhvlefsoi urdhrin per ate çeles te mallkuar qe ja dha ati kengetarit serb. Kjo do ta rris akoma me shume ne syt shqiptareve.

      1. DAKORT ME TY, NESE KENGETARI SERB NE KENGET E TIJ NXIT SHOVINIZMIN SERB, PO NESE ESHTE KENGETAR QE I KENDON VLERAVE TE PAQES APO KA VLERA MORALE HUMANE, MENDOJ SE S’KA RENDESI SE ESHTE SERB ! JEMI KUNDER SERBEVE QE CENOJNE KOSOVEN E JO KUNDER SERBEVE QE DUAN PAQE(BESOJ SE KA DHE TE TILLE)

        1. Prizrenasi says:

          Une hiq sjam dakort me ty. Ke degjuar ti qe serbet na shperblyen neve ndonje personalitet? Jo. Ah po veç tradhetaret ata dekorojne.

  5. Arber Mali says:

    Patjeter qe duhet mbajtur gjalle ndjenja kombetare e gjithe shqipetareve jashte kufijeve te Kosoves dhe Shqiperise duke ju pergjigjur kujtdo qe cenon te drejtat e tyre.

  6. fane mirdite says:

    i thoni rames nga do hyje ne preshev dhe ju tregoj une kush eshte edi rama . bole ska askush ne shqiperi qe te hyje ne serbi nga kosova .kane ndaluar lindjet shqiptare qe ne kohe te madhit skenderbe tani ne shqiptaret lindim bastarde njeri eshte turke tjetri greke tjetri sllav .shqiptare eshte 1 ne 1000 do vij aio kohe kure do linde nje me gjake shqiptari.ju e shikoni qe keta qe kemi mbas kohes se skenderbeut e kemi te veshtir ti rrespektojme jo te gjithe por 1 ne 1ooo .kush eshte ai patriot qe i mbrojti kufinjet e trojeve shqiptare lexoni pak histori patriot do te thot te mbrosh trojet e vendit tend etnik edhe sikur perball te kesh vellain tende .por jo per pune kanalesh pune tokash pune gardhesh apo prralla kalamajshe keto i bejne gabelet qe skan shtet skan atedheun e tyre .edhe ne qe pas kohes se skenderbeut e deri sot akoma jemi lodh qe kete toke shqiptare ta bejme sa me te vogel edhe do vazhdojme akoma ,pse edi rama nuk qoj ne kembe popullin do vija edhe une kure sala deshi te shiste token shqiptare ,dhe sikure te gjitha ato qe ndodhen me 21 janare qeshtja do ishte e tokes shqiptare do ishin dridh komshinjet e tane ,po jo problemi ishte te vinte ne pushtet edi, po ju keni llogjike I THOMI NE ANEJ NGA FANI HIQJA LENES E VENJA PRENES .GABEL …………………………………………………

    1. iliri leeds says:

      o fane sa te thjeshte e paske ate mendjen po hajde ska gje se te gjithe te zgjuar nuk behemi dot merru me ak e zi

  7. Dean says:

    ”Fane mirdit”?!,e lexova disa her shkrimin tat qe ishte i shoqeruar edhe me ate fjalen e ”Urte” mirditore,por te them te drejten nuk e mora dot vesh se cfar je tuj than,or burre malciet.Nuk e shpjegon dot me thjesht,me shkoqur???
    Ndersa per ”Urtesine” dhe ‘Inteligjencen” mirditore nuk kame se c’te them.Eshte e njohur ane e mban Botes dhe ti duhet me u ndje shume Krenar per vetveten dhe krahinen prej nga vjen.

  8. stefan cole vlora says:

    Se mos kerkon takin me Zoran Gjingjicin ashtu sic kerkoi takim me Ramushin…

  9. kaso says:

    e ka kot kete levizje, eshte kryekeput ultra shoviniste. edhe atje ne Presheve, do ti thone filo grek edhe Rames edhe PS. Por Rama le te veje nje here te vizitoje fshatin e nenes se tij Vuno, apo ka lene peshqesh atje Alban Xhillari me dhjete trima te armatosur deri ne dhembe, a thua se ka hapur nje fron Kakomea te dyte (Folie Marine e PS)

  10. naimi says:

    TE LUMTE Z.EDI RAMA QE SHKON NE LUGINE TE PRESHEVES ,E CILA ESHTE VENE NE GETO NGA QEVERIA E KOSOVES. SUKSESE…..

  11. LILOLABJA says:

    Go!!!!! zotiRama se ke gjithe moralin per te shkuar ne trojet shqiptare se je i vetmi politikan qe e çove deri ne Gjykaten kushtetuese çeshtjen e ujrave territoriale.Ke dhene prova qe je atdhetare dhe shqiptaret dine si i presin birin e tyre .

  12. erdon_st says:

    Shumë mirë për Edi Ramën. Në 2013 do të jesh kryeministri i ardhshëm shqiptar, por je rrugës që të jesh edhe lideri kryesor shqiptar në Ballkan.

    Edhe ty të duhen shqiptarët jashtë kufirit, por edhe shqiptarëve jashtë kufirit i duhesh ti.

    E di që Sali Berisha patriotizmin e ka vetëm retorikë, por edhe Edit i duhet që t’i kushtojë vëmendje shqiptarëve dhe të komentojë ndonjëherë hallet e tyre. Na duhet vëmendja e tij. Pandeli Majko e ka bërë këtë dhe për këtë është shumë i dashur pavarësisht se ku shkon.

    Mirë se vjen Edi Rama në Preshevë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje