Tokën e godet sot një stuhi e fuqishme diellore

24 Janar 2012, 13:07Lifestyle TEMA

Dielli do bombardojë Tokën sot me një nga stuhitë diellore më të fuqishme që prej shtatë vitesh. Dhe për më tepër, goditja do ndjehet më shumë në ditët në vijim.

Shpërthimi diellor ka ndodhur të dielën dhe pritet që efektet të mbërrijnë në tokë në tre kohë të ndryshme.

Problemi më i madh është rrezatimi, që mund të shkaktojë ndërprerje të satelitëve si dhe mund të ndikojë tek astronautët në hapësirë. Po ashtu mund të krijojë probleme në komunikim për aeroplanët që janë pranë poleve.

Kjo është një stuhi e fortë, por sërish ka të tjera edhe më të fuqishme. E sotmja është një stuhi mesatare. Megjithatë është rrezatimi më i madh që nga maji i vitit 2005.

Pas shpërthimit në Diell, fillimisht vjen rrezatimi elektromagnetik, më pas vjen rrezatimi në formën e protoneve. Më pas vjen plazma nga vetë dielli. Kjo e fundit mund të shkaktojë probleme të mëdha në tokë si për shembull ndërprerje të energjisë. Në vitin 1989, një stuhi diellore shkaktoi një ndërprerje masive energjie në Kebek.

9 komente në “Tokën e godet sot një stuhi e fuqishme diellore”

  1. elinor says:

    Te pakten, nqs na ngrihen qimet e kokes perpjete, e dime shkakun…

  2. Ramy says:

    Edhe pse une nuk i besoj por kjo do do te thote qe kalendari majen paska pas te drejt kur thote qe fillim i fundit te botes do nis ne 2012 , dhe pikerisht thote se jane keto stuhite djellore qe do godasin token filimisht pastaj do filljo pole shiffting apo nderrimi i poleve

    1. skifteri says:

      o ramy pse cdo gje qe ndodh ne 2012 ben pjes te parashikimet e mayave? edhe tubi hales time u bllokua dje, mbase edhe kjo esht nje shenj e fillimit te fundit te botes se skishte ber vaki me par hahaaa

  3. trimi says:

    Une shpresoj qe te mi uli, se per te mi ngrit mi ngren sa here me del ne televizor fytyra e Sali Herpesit nga Vuçidoli…

  4. goni says:

    Sa e do me bast Ramy qe asgje ska me ndodh.

  5. Mark Gjonaj says:

    Rendesi ka qe Dielli te jete unik si mase, te mos kete materie tjeter te perfillshme, per eksplozion. Se, dihet Dielli ka nje mase te madhe energjie qe vetem jep, dhe eshte parashikuar qe kur te mbaroje energjia e tij do te kethehet ne nje planet i madh i kuq, do te ftofet sic ka ndodhur me te tjeret si dhe Toka qe do te kete ndodhur shume me perpara mbarimi i gjallesave faune dhe flore(thuhet se jetgjatsia ne tij eshte rreth 5 miliard vjet dhe ka bere gjysmen, eshte ylle(dielle) i ri. Mundet dhe te prishet dhe ekuilibri i sistemit diellore, mundet dhe jo; ndoshta sic e parashikojne shkencetaret te marrim rrugen e sallamit per te vrimat e zeza(black holle) dhe kushedin se ku perfundon planeti. Levi Stross ka thene qe Toka eshte krijuar pa njeriun dhe do te largohet pa njeriun. Mungesa e evidences ka nje te mire, qe njeriun nuk e bene fatalist(nuk e din); por dhe nje te keqe qe nese do te kishte evidence per kethesat kozmike te planetit Toke, gjerat do te thuheshin me siguri per t’u mbrojte edhe kur jane fatale; ashtu sic te tregon doktori amerikan se kur e ke mbas veshit nga nje semundje vdekjeprurse! Faleminderit! Mos i degjoni teurite disfatiste, teologjike e idealiste, sepse ato i ndjellin keto dhe duan dhe te bejne biznes me showt e tyre! Vetem teuria materialiste dialektike, te ngushllon te mos bieshe ne fatalizem, te luftosh e te mbrohesh nga forcat e verbera te natyres dhe shembulli me i madh eshte, dalja ne krye te tera gjallesave, ajo njeri. Kjo provon mesemiri se Universi(mundet dhe universe pa start fillimi dhe e mbarimi), nuk kane krijues,por materje, ne hapsire dhe ne kohe dhe qe u nenshtrohet ligjeve te brendshme dhe persa njohim keto ligjesi jane te perbashketa per miliarda miliarda planete e galektika dhe persa nuk njihen, vazhdon perpjekja. Pra te qenurit objektivisht materia, me ligjet e saje, ne hapsire dhe ne levizje e ndryshim te perhershem eshte ZOTI qe duhet te besojme. Krijesat e tjera, nga rrymat idealiste dhe teologjike e mbeshtetur mbi dy kode rrenash(Bibla dhe Kurani)per biznes e mashtrim te njerzimit nuk duhet te besohen; duhet te distancohemi. Ato kane sherbyer per nje kohe kur njerzimi ishte ne shkallet e para te zhvillimit, dhe genjeshtrat e tyre shkonin ne tregun e frekuentuesve te terreneve fetare. Faleminderit!

  6. meritoni says:

    o ishalla zoti na run nga kjo faktesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje