INTERVISTA/ Albin Kurti: Thaçi kërkonte të vriste protestuesit siç bëri Berisha më 21 janar në Tiranë | Gazeta Tema
 

INTERVISTA/ Albin Kurti: Thaçi kërkonte të vriste protestuesit siç bëri Berisha më 21 janar në Tiranë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore |

Gazetarja Ilva Tare në një intervistë ekskluzive me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti

 

Pse zgjodhët të dilnit në rrugë, të protestonit në 14 janar në një kohë që deputetët tuaj të Vetëvendosjes ndodhen aty ku bëhen institucionet dhe aty ku bëhet politika,në parlament?

 

Demokracia përfaqësuese është e nevojshme, por e pamjaftueshme, pra nuk mjafton që vetëm në Kuvendin e Kosovës ta ngresh zërin dhe të flasësh për qëndrimet dhe politikat që ka lëvizja jonë. Është e nevojshme që të kemi aksione direkte, të kemi demokraci pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë dhe ky është në fakt dhe vokacioni ynë si lëvizje që nuk është parti politike dhe konstatuam që ishte e domosdoshme që të bllokohej hyrja e Serbisë më 14 janar dhe më 22 janar për shkak se kishim një vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës por mbi të gjitha është edhe vullneti dhe interesi i qytetarëve të Kosovës që mos të mos e lejojnë hyrjen e dhe ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë. 200 maune hyjnë në ditë nga Serbia në Kosovë, ndërkohë që Serbia në kushtetutën e saj e ka shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk na i ka paguar dëmet e  luftës,janë me mijëra kriminelë që nuk na i ka dorëzuar, shqiptarët në Luginën e Preshevës shtypen e diskriminohen çdo ditë, nuk na i kanë kthyer as fondin pensional, as depozitat bankare të qytetarëve, as regjistrat kadastral, as regjistrat civil dhe Serbia çdo ditë thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe asnjëherë nuk do t’i shpërbëjë strukturat e saj paralele që veprojnë në Kosovë. Domethënë kemi të bëjmë me një shtet që e ka shpallur veten armik karshi nesh dhe nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj kësaj.

 

Duket sikur nuk keni asnjë në krahun tuaj, as qeverinë e Prishtinës, as të Beogradit, as të Tiranës, as BE dhe as SHBA-në.

 

Është e vërtetë që ata na gjykuan neve ende pa ndodhur protesta për shkak se Kryeministri i Kosovës e portretizoi situatën si shumë të dhunshme dhe mandej zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë u pozicionuan karshi këtij portretizimi. Ai tha se do kishte protesta të dhunshme sepse kishte plan të dhunshëm për intervenim. Ai na sulmoi dhunshëm me policinë prandaj edhe protesta ishte me pamje të dhunës, por këto pamje nuk i shkaktuam ne, por policia. Mos harroni që para se të jenë të rënda pamjet e dhunës, janë të rënda dhembjet e dhunës. Nuk kemi vetëm pamjet e dhunës në këto protesta, por kemi trupa të dhunuar, kemi mendje të dhunuara dhe kjo mendoj është shume e rendë.

 

Mund t’i kishit shmangur?

 

Ne nuk mund të shmangemi dot kësaj përveëse do vendosnim të mos mbanim asnjëherë protestë. Protesta paqësore është e drejtë universale, madje është liri e qytetarëve, është gjithashtu dhe vlerë demokratike.

 

A jeni takuar me kryeministrin Thaçi së fundmi?

 

Jo.

 

Nuk do të ishte më e udhës të uleshit me të dhe t’i përgjigjeshit ftesës së tij për tu takuar?

 

Kemi biseduar në kuvendin e Kosovës dhe ai aty ka hedhur një mal me shpifje dhe sharje kundër Vetëvendosjes në një moment kur irracionaliteti dhe injoranca u bënë bashkë dhe pati plot reagime banale ndaj nesh. Ne jemi ata që veprojmë dhe në kuvendin e Kosovës, por edhe në rrugët e Kosovës se fundja dhe protesta paqësore është institucion, nuk është institucioni vetëm godina, ndërtesa.

 

Politika është arti i komunikimit, po të kishit komunikuar me zotin Thaçi do ishte më e lehtë për të gjetur gjuhën e përbashkët aty ku mund të keni bashkëpunim.

 

Por nuk është e mundur duke pasur parasysh mënyrën sesi ai komunikonte me ne. Një mënyrë tërësisht përjashtuese ku në na konsideronte më problem se Serbinë. Madje na krahasoi me një kriminel në veri të Kosovës të quajtur Veselinoviç, për të cilin tha se dhe Serbia ka hequr dorë prej tij, me një fjalë e bëri Serbinë më të mirë se ai kriminel duke anashkaluar faktin që atë kriminel e ka prodhuar Serbia dhe jo anasjelltas.

 

Si e përjetuat deklaratën e Thaçit për një 21 Janar të ngjashëm me Shqipërinë në Kosovë?

 

Ai fliste vazhdimisht për dhunë, ndërkohë që ne vazhdimisht thonim që do të jetë protesta paqësore. Ai kishte një plan policor sepse politika e tij është gjithnjë e më shumë policore, ndërkohë që policinë e ka bërë gjithnjë e më shumë politike. Ne e pamë se ai ishte një lloj sikleti e paniku dhe shprehja e këtij paniku ishin ato akuza dhe ai mendonte batuta inteligjente për të hedhur kundër nesh që nuk ishin fare të tilla. Bëhet fjalë për reagime tërësisht banale dhe pas protestës kur u demaskua plani i tij kriminal, ai filloi t’i zbuste fjalët, por ajo ishte tepër pak dhe tepër vonë.

 

Ka gjithashtu mendime analistësh që e keni bërë për sa më shumë vëmendje dhe për ta faktorizuar VV si opozita kryesore. A ka qenë ky qëllimi?

 

Ky nuk është qëllimi, ne jemi shumë të njohur dhe aktivë në Kosovë. Mendoj se intervenimi i policisë ishte ai që i dha përmasa ndërkombëtare. Nuk ishte qëllimi ynë fare ky. Ne atë ditë dëshironim t’ia merrnim pushtetin Serbisë, e cila që prej përfundimit të luftës i ka marrë rreth 7 miliard euro prej tregut të Kosovës dhe kësisoj e ka zëvendësuar okupimin ushtarak dhe politik me atë ekonomik, tregtar.

 

Ka nga ata zëra që thonë se ju po përdorni të njëjtat metoda ndaj Hashim Thaçit si ai ndaj Rugovës?

 

Njerëzit përpiqen të gjejnë shpjegime të thjeshta për të mos menduar më tutje, por nuk mendoj që ka kurrfarë analogjie në ketë aspekt për shkak se PDK kur ka qenë në opozitë nuk ka dalluar prej pozitës dhe nuk ka përdorur protestat e demostratë. Ne jemi lëvizje politike, nuk jemi parti politike dhe nuk e kemi problemin me kryeministrin, kemi problem modelin e qeverisjes. Se mund të shkojë një kryeministër e të vijë një kryeministër tjetër e të vazhdojë në njërën anë në bashkëbisedim me Serbinë dhe në anën tjetër me një privatizim të egër neo liberal, s’ka rendësi e ka emrin Thaçi apo jo. Ne kontestojmë modelin e tyre, i cili është antiqytetar dhe i cili është në një shërbim të një oligarkie.

 

Modeli i tyre zoti Kurti ka marrë votat…

 

Po është e vërtetë që kanë marrë më shumë se ne vota, është e vërtetë që çdo e tretë e votës së tyre është e vjedhur. Organizata për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Europë ka thënë deformimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe votuesve shkon deri në 38 % dhe kur 38 % është gabimi në zgjedhje, aty kanë vdekur statistikat. Mendoj që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kështu, kemi një rënie të vazhdueshme të këtij regjimi politik, i cili është servil karshi nderkombëtarëve dhe mizor ndaj qytetarëve. Mendoj që kjo duhet të ndryshojë dhe republika jonë me të vërtetë të bëhet republikë e vërtetë e një shteti të pavarur, sepse në Kosovë e kemi shembullin ku republika parlamentare demokratike po degradon në republikë qeveritare dhe aty ku kemi republikë qeveritare kemi shumë qeveri e pak republikë.

 

A ishte një gabim strategjik më 22 janar protesta në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë me temperatura minus 15 gradë?

 

Në Kosovë ka vend në shumë fshatra e qytete për protesta për shkak se kemi shumë varfëri, por njëra protestë nuk e përjashton tjetrën. Kjo s’do të thotë që në të ardhmen ne s’do të bëjmë protesta në Prishtinë, përkundrazi.

 

Mos po e bëni gjithë këtë lëvizje radikale për të qenë populist?

 

I gjithë stabiliteti mbahet në kurriz të shqiptareve. Nëse lëvizin dhe kërkojnë të drejtat e tyre, ata quhen radikalë. Francezët dhe gjermanët nuk kanë nevojë të jenë nacionalist radikal sepse këtë e kryen shteti. Ne shqiptarët e shkretë nuk i kemi institucionet patriotike dhe nacionaliste dhe mandej kur ngrihet populli në këmbë na thonë ç’janë këta shqiptarë kështu që bëjnë trazira, protesta dhe krijojnë pamjet e dhunës, kur në fakt shqiptarët janë të dhunuarit. Mund të gjeni çfarëdo deklaratash, por ne besojmë që po ecim drejt dhe do vazhdojmë. Ne s’kemi armiq të brendshëm në ndërgjegjen tonë, kemi kundërshtar të jashtëm mirëpo mendojmë që po forcohemi me kohë dhe këto po ndryshojnë. Për ne ndërkombëtarët kanë menduar para dy- tre viteve shumë më keq seç mendojnë sot dhe furnizimi i tyre me informata për Vetëvendosjen më së shumti nuk vjen prej Vetëvendosjes, po prej qeverisë dhe thonë 3 fjalë të këqija për VETVENDOSJE-n në takime me ta dhe eventualisht gjysëm fjale të keqe për Serbinë.

 

A është një lloj frike nga ndërkombëtarët për “dhunën” tuaj në mënyrë që të parandalojnë një krizë në Ballkan?

 

Nëse duhet ta parandalojnë krizën, atëherë trysninë ta zhvendosin në Beograd dhe Athinë dhe jo në Prishtinë e Tiranë e në Tetovë e në Shkup. Mendoj që duke qenë se stabiliteti në Ballkan po mbahet në kurriz të shqiptarëve, të cilët për 100 vjet e kanë humbur gjysmën e territorit, janë populli më i varfër. ata po vazhdojnë ta mirëmbajnë këtë gjendje sepse ju intereson stabiliteti në vend që të ketë paqe, barazi, drejtësi në Ballkan. Ata shikojnë ku ka më shumë rezistencë, më shumë rezistencë ka në Ballkan, rrjedhimisht aty bëjnë më pak trysni. Ku ka më pak rezistencë, në Prishtinë, atëherë aty rrjedhimisht ushtrohet më shumë trysni. Por kjo duhet të ndryshojë, ne kemi politikanë sot në pushtet të cilët kanë shumë ambicie të medha për veten dhe shumë ambicie të vogla për kombin. Cilido deputet a kryetar partie që ta pyesësh në Kosovë a do të bëhesh ministër, nuk thotë jo. A do të behësh kryeministër, ndoshta mundem thotë. Po t’i pyesësh për bashkim kombëtar, aaa s’bëhet thotë, nuk është e mundur ajo. Arsyeja e shëndoshë, mendja e shëndoshë ma thotë që shumë më e lehtë është të bëhet bashkimi kombëtar sesa disa njerëz të bëhen ministra e kryeministra.

 

Po ju doni të bëheni kryeministër zoti Kurti?

 

Këtë po mundohem ta them tërë kohën që neve na duhet bashkimi ,forcimi, zhvillimi ekonomik dhe mandej të bëhet kushdo kryeministër. Po ja plotësojmë dëshirën nga tre muaj secili. Le ta kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një ushtri kombëtare dhe të kemi më në fund zhvillim dhe të bëjmë paqë në Ballkan duke u bazuar në balancat e kombeve që janë përafërsisht të barabartë.

 

Si i keni përcjellë deklaratën e Thaçit për ngjashmërinë e protestave të 21 janarit dhe të VV? A ka vërtetë një simetri?

 

Sigurisht që ka ngjashmëri, por nuk ka ngjashmëri në mënyrën si e thoshte kryeministri i Kosovës. Ai dëshironte të frikësonte njerëzit se në 14 mund të vriteni siç u vranë në Tiranë, prandaj mos dilni atë ditë. Ai kishte plan për ndërhyrje të dhunshme,  por që fatmirësisht nuk rezultoi me viktima. Ngjashmëria nuk është ashtu siç e përshkruante kryeministri, por ngjashmëria është se në të dyja protestat kishte njerëz të thjeshtë të pakënaqur nga qeverisja e tyre.

 

Një vit më pas ka më në fund një kërkesë nga prokuroria që është gjetur një i dyshuar për vrasje. Ka dy qëndrime në Shqipëri, qëndrimi i mazhorancës që mbrojti institucionet, pavarësisht nga kostoja, dhe nga ana tjetër opozita që akuzon kryeministrin Berisha se vrau njerëz të pafajshëm…

 

Unë nuk i di të gjitha hollësitë e ngjarjeve në Tiranë sikundër i di në Kosovë, por për mua është evidente që qytetarët në Kosovë e Shqipëri të jenë të pakënaqur për shkak se çdo ditë përballen me pafund padrejtësi që u bëhen. Ata meritojnë shumë më mirë. Mendoj që dekada e dytë e shekullit të 21 është dekada e shqiptarëve, dekada e transformimeve të mëdha, mendoj se është koha që Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Ballkan të faktorizohen. Mendoj që kjo dekadë është zgjidhja dhe jo dekada që vjen pas saj sepse shpesh herë na thuhet që po do të behët por jo ju dhe jo tani por më vonë. Në fakt mendoj që është ky brezi ynë që ka përgjegjësi edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik e kështu me radhë ta bëj një hov të kombit tonë, por në këtë aspekt përsa i takon kësaj proteste mendoj që ajo që është e domosdoshmja janë hetimet e paanshme të drejta në mënyrë që të identifikohen ata që i vranë qytetarët dhe të ketë drejtësi për ta. Mendoj që hetimet duhet ta zbardhnin të vërtetën dhe ta gjenin pergjegjësin. Nuk e di këtu si është situata me drejtësinë, po në Kosovë është shumë keq. Në Kosovë kemi 220.000 çështje të pluhurosura në sirtaret e prokurorive sepse kemi vetëm 166 gjykatës dhe 78 prokuror. Shqiptarët gjithandej këtyre kufijve kanë nevojë për sisteme të drejta gjyqësore, për shtetin e së drejtës sepse me të vërtetë aq shumë ka padrejtësi.

 

 

Po me kryeministrin Berisha çfarë marrëdhëniesh keni? Kur jeni takuar për herë të fundit me të?

 

Jemi takuar fare shkurtimisht tek presidenca këtu me rastin e 28 Nëntorit. Ishte takim kortezie, shumë shkurtimisht. Vetëm sa jemi përshëndetur.

 

A ka bashkëpunim midis jush dhe PS?

 

Kemi kontakte, kemi pasur takime me zotin Rama. Kemi diskutuar dhe për problemet në Kosovë dhe në Shqipëri dhe ishte takim i parë që ishte me I gjatë. Kemi pasur një takim fare të shkurtër në vitin 2002 dhe prej atëherë jo, po nuk është se nuk i kemi ndjekur zhvillimet dhe aktivitetet e njeri- tjetrit. Ne kemi takime me të gjitha partitë politike.

 

Zoti Rama do të jetë në Preshevë. Ç’mendim keni?

 

Është shumë mirë për shkak se ata shqiptarë jetojnë nën Serbi. Në komunën e Preshevës mbi 90% janë shqiptarë, por në polici më pak se gjysma janë prej tyre, në prokurori, në gjyqësi, në administratën publike janë të diskriminuar. Kanë shumë probleme kulturës, të arsimit, të shëndetësisë. Ata janë shqiptarë autoktonë. Në vitin 1991 kanë mbajtur referendum për t’ju bashkuar Kosovës. Kanë një lloj shpërfillje të Prishtinës zyrtare karshi tyre dhe mendoj se është shumë mirë që nga sa më shumë personalitete të vizitohet dhe kur ne themi reciprocitet i plotë mendoj se nuk është korrekte që Serbia të kërkojë privilegje për serbët në Kosovë, ndërkohë që shkel të drejtat shqiptarave në Preshevë, kur dihet që shumë më tepër ka shqiptar në Serbi sesa serb në Kosovë.

 

 

Mos ndoshta është më mirë që të pranoni të ecni së bashku me Serbinë deri sa të arrini bashkë në Bruksel dhe mandej t’i zgjidhni kontradiktat tuaja?

 

Me këtë dialogun në Bruksel Serbia po i afrohet Brukselit, ndërsa veriu i Kosovës po i afrohet Serbisë. Nuk ka dobi për ne aty përveçse është poshtëruese sepse ka bisedime pa parime për çështje të brendshme të Kosovës. Rruga e Serbisë për në Bruksel kalon nëpër Kosovë por rruga e qeverisë së Kosovës kalon nëpër Beograd.

 

Nga duhet të kalonte?

 

Drejtpërsëdrejti ose nga Tirana.

 

Na e shpjego si nga Tirana. Si mundet?

 

Nëpër Kosovë kalon Serbia për në Bruksel sepse pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën nuk ka mundësi që të avancojë në integrimet europiane. Kosova e ka një levë të fuqishme ta kushtëzoj Serbinë dhe ketë gjë nuk po e bën. Leva e dytë janë mallrat e Serbisë që na kanë vërshuar, mendojnë që kjo qeveri duke qenë e dëgjueshme në dialog, po pranohet në Bruksel. Bëhet fjalë që e kanë degraduar Kosovën në një Kosovë të dialogut Kosovë- Serbi. Sot ndërkombëtarët kur mendojnë për Kosovën e kanë të pamundur mos të imagjinojnë me Serbinë. Unë kur mendoj Francën s’e mendoj dot Gjermaninë.

 

Cila është zgjidhja juaj?

 

Duhet të ndërpriten bisedimet.

 

Dhe?

 

Në bashkëpunim me Serbinë nuk bëhet sovrane Kosova. Kush është sjellë mirë me Serbinë e ka parë Serbinë e keqe. Nuk behet Serbia e mirë duke u sjellë mirë me të. Unë mendoj që duhet t’i kthehemi vetes. Prishtina dhe Tirana të bashkëpunojnë. Shqipëria ka det, ka male, ka ujë, Kosova ka fusha, ka qymyr dhe mund të integrohemi me njëri-tjetrin në një popull,një vullnet,një interes. Pse të mos drejtohemi tek njeri-tjetri? Ç’është kjo varësi e jona kështu, Serbi, Greqi. Është e turpshme që 1.2 milion maqedonas të kenë bilanc pozitiv tregtar me 7 milion shqiptar. Kosova ka bilanc tregtar negativ me Malin e Zi, që ka 4 herë më pak popullsi se Kosova. Duhet t’i kthehemi prodhimit dhe njeri -tjetrit.

 

Kush e rrezikon më shumë Kosovën, kontrolli territorial, ndarja e mundshme e Kosovës apo tezat nacionaliste?

 

Mendoj që ne nuk mund të krahasohemi me Serbinë përsa i përket nacionalizmit. Ata janë nacionalshovinistë, historikisht kanë qenë. Krijuan Jugosllavinë për tu zgjeruar në fillim të shek.20, e shkatërruan për tu zgjeruar në fund shekullit të 20. Atje në bazë të sondazheve racizmi është shumë i madh. Në librat e historisë ne portretizohemi si terroristë natyrorë. Librat e tyre kultivojnë breza të rinj me qëndrime anti- shqiptare. Nuk gjen shqiptar që thonë serbët e Kosovës duhet të ikin nga Kosova.

 

Kontrolli territorial është në rrezik?

 

Është në rrezik sepse nuk po ndermerr asgjë qeveria e Kosovës që ta siguroj këtë gjë. Mitrovica është e ndarë dhe mendoj që kjo është burim i përhershëm i mundësive për konflikte e gjakderdhje të reja.

 

Si e shihni zgjidhjen?

 

Zgjidhja duhet të jetë një kombinim i metodave politike, të sigurisë me ato ekonomike. I kemi rreth dhe 4000 shqiptar në veri, ata duhet të ndihmohen. Nuk duhet të lejojmë që ata të shesin pronën e tyre dhe ato t’i blejë Serbia. Përparësi në punësim, shkollim. Duhet të krijojmë lagjet me shqiptarë, të hapim stacionet policore. Forca policore duhet të shpallet ushtri dhe te marri në kontroll pikat kufitare. Me 25 korrik dëshmoi që është e aftë që ta bëjë këtë kontroll por mungojnë urdhrat e qeverisë sonë. Mendoj që ne shqiptarët jemi shumë më të fuqishëm saç e mendojmë dhe kemi një lloj besim vetëbesimi shumë të madh si individ dhe në anën tjetër një farë inferioriteti të pakuptimtë si kolektivitet.

 

A keni ndonjë informacion për librat e historisë për Kosovën?

 

Ne mendojmë që duhet ta kemi arsimin e unifikuar. Kombi shqiptar është një në kuptimin që e ka të përbashkët historinë, kulturën dhe gjuhën. Ai duhet ta ketë të përbashkët arsimin ekonominë, politikën. Mendoj që pikërisht nëpërmjet unifikimit të arsimit të kulturës, ekonomisë dhe kryesisht politikës drejt bashkimit kombëtar do të ndodh një lloj politizimi i kombit dhe dekulturizimi i tij. Nuk është mirë që kombin ta shohim vetëm në rrafshin kulturor por edhe në atë politikë. Unë nuk jam shqiptar sepse flas shqip,vij nga një familje ku janë të dy prindërit shqiptarë, se praktikoj doke e zakone shqiptare, por unë jam shqiptar për shkak të qëndrimeve që i kam për kombin shqiptar, qëndrimet që i kam për armiqtë e shqiptarëve dhe qëndrimet që kam për bashkimin e shqiptarëve pra politizimi i shqiptarëve. Kjo është në programin e VETVENDOSJE-s.

 

Politizimi i kombit brenda kufijve të shteteve respektive?

 

Jo, jo ne jemi për ta hequr këtë kufi. Ky është një kufi i dhunshëm, na e kanë venë të tjerët.

 

Ta heqim pra?

 

Ta heqim patjetër, ne jemi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe jo të Shqipërisë me Kosovën siç thonë disa se s’duam ta fusim Shqipërinë në Eulex dhe kjo si fazë e parë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve që janë autoktonë dhe që është e drejtë e tyre që të bashkohen dhe vullnet si i ekonomisë ashtu dhe i sigurisë.

 

Po bëni populizëm thonë mesazhet tani. Po kerkoni vota pasi e dini që është e pamundur. Partnerët që e kanë mbështetur  pavarësinë e Kosovës janë kundër.

 

Pse qenka e mundur të fitohen votat keshtu? Ateherë populli e doka këtë. Unë mendoj që nese populli e do ketë, duhet ta duan dhe politikanët. Mendoj që te çeshtja e bashkimit kombëtar pikërisht udhëheqësit nuk duhet të udheheqin, udheheqësit duhet të ndjekin popullin. Nese kemi 2 referendume në Kosovë e në Shqipëri menjeherë njerezit do ta benin bashkimin kombetar. Sipas sondazheve mbi 80% në Kosovë janë për bashkim kombetar. Në Shqipëri janë 60% ende pa e ditur që është lejuar referendum. Në momentin që lejohet referendum kjo përqindje është dhe me e lartë. Pra në vend se të flisni për atë që e kam për vota,se nuk e kam për vota,flisni për atë që si qenka e mundur që  me ketë tezë po fitohen vota. Pra ketë gjë e doka dikush ketu.

 

A keni aleate në këtë kauzë? Jashtë Kosovës.

 

Privatisht ka zyrtarë ndërkombëtarë që thonë që kjo është çështje e natyrshme dhe e kuptueshme. Është një gjë tjetër që nuk e thonë publikisht. Mirëpo po them edhe njeherë ne duhet ta bëjmë aleatë veten tonë. Bashkimi kombëtar do të thotë një rikthim te vetja. Ne disi kemi dalë nga vetja dhe bazohemi te shikimi i tjetrit a thua si dukemi. Kjo na ka zbrazur nga vullneti ynë. Ne duhet për një moment ta spostojmë në prapavijë shikimin e tjetrit dhe të përqendrohemi te vullneti ynë dhe aleatët asnjeherë nuk mungojnë kur e ke seriozisht dhe sinqerisht.

 

A e shihni si konkurrente Aleancën Kuq e Zi? A keni bashkëpunim me zotin Spahiu dhe a e shihni si rivale meqenëse dhe ata në programin e tyre kanë bashkimin kombëtar?

 

Ne kemi kontakte me shumë subjekte të ndryshme politike, shoqata dhe organizata të cilat në programin e tyre kanë bashkimin kombëtar. Kemi bashkëpunim edhe me AKZ edhe me PDIU dhe numri i organizatave, subjekteve dhe shoqatave për bashkim kombëtar është duke u rritur. Është reflektim i një fryme kombëtare që po ngrihet.

 

Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë kush mund të jetë kryeqyteti?

 

Besoj duhet të jetë Tirana por s’është kjo çështja më e rëndësishme.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

23 Pergjigje per INTERVISTA/ Albin Kurti: Thaçi kërkonte të vriste protestuesit siç bëri Berisha më 21 janar në Tiranë

  1. Arbeni  --  26 Janar, 2012 në 1:52 pm

    Zoti Kurti,
    Do te luteshim te flasesh per kosoven, mos jep komente duke krahasuar ngjarjet tone ne tirane me ato te tuajat atje. Keni problemet tuaja dhe mundohuni ti zgjidhni atje. Problemet tona di i zgjidhim vete.
    Pastaj Berisha nuk eshte edhe aq i mire ndoshta por nuk karahasohet me k/ministrin tuaj. jane shume larg.
    Thank you mr Kurti

    Përgjigjjuni

    • Ermal  --  26 Janar, 2012 në 2:36 pm

      Berisha eshte 1000 fish me i keq se Thaci, eshte pergjegjes i mbi 30 vrasjeve dhe mbi 400 plagosjeve, eshte hajdut ordiner dhe bashkepunetor i faktuar ne vjedhje me disa dosje te mbyllura ne menyre te turpshme nga gjykatat, eshte pjelle e rregjimit komunist dhe qeveris ne menyre fashiste, eshte nje rrugac me fjalor teper te ulet kur i drejtohet opozites, eshte nje tradhetar qe shet troje shqiptare, “atribute” qe Thaci deri me sot nuk i ka.

      Përgjigjjuni

    • Hysa  --  26 Janar, 2012 në 5:00 pm

      E vertet nuk eshte njelloj.thaci po mundohet te behet si shoku I tij I ri,krimineli sali,por nuk ka arritur deri aty akoma,pasi saliu ka 20 vjet qe vret dhe vjedh ndersa thaci eshte akoma amator ne kete fushe.

      Përgjigjjuni

    • vlora  --  26 Janar, 2012 në 5:17 pm

      Ky titull eshte gabim trashanik. “Albin Kurti: Thaçi kërkonte të vriste protestuesit siç bëri Berisha më 21 janar në Tiranë”, SEPSE FAKTI qe AlBINI as nji here nuk ka than qe Berisha vriste, as se ka pemend emnin e Berishes per pyetjen “Si i keni përcjellë deklaratën e Thaçit për ngjashmërinë e protestave të 21 janarit dhe të VV? A ka vërtetë një simetri?” K’shtu qe lexoni tekstin se pari e jo vetem Titullin, se shume shpesh titulli i disa gazetarve eshe i pa drejt dhe pa vene, vetem per nji qellim te atij gazetari te anon nga nji ane te tij te preferuar. Albin Kurti eshte nji trim shqiptar e atdhetar qe pak jan ne Kosove.

      Përgjigjjuni

    • xhoni  --  26 Janar, 2012 në 5:31 pm

      Kush je ti,more arben serbi,qe u jepke mend te tjereve se per cfare te flasin???Albin Kurti eshte nje kosovar 24 karat ashtu sic eshte edhe i nderuari Rexhep Qosja e te tjere,ndersa Thaci dhe Berisha jane te KRIMINALIZUAR deri ne palce,prandaj nuk kane guximin te perballen me Serbine!!!Berisha jo e jo,se eshte AGJENT POTENCIAL I TYRE ,qe ne 1976-ten,prandaj e ka bere Shqiperine per TURP TE ZOTIT!!!Nen SUNDIMIN TERRORIST E FASHIST TE SALI BERISHES,shqiptaret nuk e ndjejne se jetojne ne ATDHEUN e tyre,sepse ndjehen si SKLLEVER ose te PUSHTUAR NGA NJE FUQI MONGOLESH TE STEPAVE!!!Veprimet dhe te folurat e te dy ketyre sundimtareve(vecanerisht banditi Berisha) jane te njejta:POSHTERUESE PER NJE POPULL TE TERE!!!Ne keto momente te veshtira,mendoj se te NGRESH CESHTJEN E BASHKIMIT TE SHQIPERISE ME KOSOVEN,eshte nje KERKESE SA E PA PRANUESHME ,.AQ E DHE E PARAKOHESHME!!!VENDIMI PER BASHKIM ESHTE I FUNDIT NE TERE KOMPLEKSIN E MASAVE,QE DUHEN RRJESHTUAR SI STRATEGJI KOMBETARE!!!Se pari duhet,qe ne krye te shteteve tona te kete nje klase politike IDEALISTE,qe nuk kane baze FJALORIN PERCARES,POR ATE BASHKUES!!!Sali Berisha ka percare popullin ne Shqiperi aq shume,sa jemi gati TA HAME NJERI TJETRIN ME DHEMBE!!!NDIQNI SEANCAT PARLAMENTARE dhe degjoni se me cfare gjuhe NEPERKE FLET KY BARBAR!!!U drejtohet opozitareve sikur jkane kriminele,aq sa edhe ne GJYQE nuk ju drejtohen VRASESVE TE VERTETE!!!Ku eshte ketu FRYMA E BASHKIMIT??Me keto ritme,qe ecen DIALOGU POLITIK NE SHQIPERI(pa folur per Kosoven)jo vetem bashkimi,qe nuk do arrihet kurre,por do te shkaterrohemi si shtet!!!Regjimit kriminal te Berishes i kane dhene ndihme anti shqiptare edhe vete kosovaret kur e PRITEN SI HERO,pavaresisht se ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE E UCK0se!!!Pse duhet te vinin ne Tirane CETNIKET E UDB-se kosovare me pasaporte shqiptare,qe te votonin per Berishen ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar???Kjo i sherben percarjes se kombit!!KA PLOT GJERA PER T’U BERE PARA SE TE THERRASIM PER BASHKIM!!!DUHET TE PASTROJME HALETE E POLITIKES PASTAJ TE FLASIM PER TE ARDHMEN!!!SHKALLET NGJITEN NJE E NGA NJE,NDRYSHE THYEN QAFEN!!!

      Përgjigjjuni

  2. Eri  --  26 Janar, 2012 në 2:02 pm

    Na pelqen bashkimi kombetar apo jo, ju quajne radikal, populist, axhami, nacionalist ekstremist etj, perpos te gjitha ketyre ju z. Kurti mbeteni nje shqiptar i madh qe meritoni respekt, te pakten timin personal.

    Përgjigjjuni

    • nga deti kuq e zi  --  26 Janar, 2012 në 5:05 pm

      shume e vertet. bashkohem me ty . njerez si z.Albin Kurti hapin rruge te reja per kombin !

      Përgjigjjuni

  3. stalinsali  --  26 Janar, 2012 në 2:21 pm

    Degjojeni Kurtin o shqiptare matane kufirit se eshte njeri me mend.
    Rrespekte z. Kurti.

    Përgjigjjuni

  4. Antitalebani  --  26 Janar, 2012 në 2:30 pm

    Albin Kurti eshte nje politkan i cili meriton te provohet si lider shteteror.

    Idete i ka te qarta pa ekuivoke. Nuk i ka bere bisht parimeve politike qe ka paraqitur.

    Hashim Thaci ka meritat e veta si lider, por fakti qe je komandant ushtarak ne lufte, fakti qe ka mbeshtetje nga nderkombetaret (kjo se ka filluar ta leshoje doren si shume mbi kerkesat qe i paraqesin USA & EU, pasi ka filluar te shikoje perfitimet personale, politike dhe ekonomike), sdo te thote te hapesh menderen te Serbi, e te te vere kushte Serbia. Kosova ka mare njohjen nga 86 Shtete deri tani. Dhe ska pse te ulet ne Tavoline per ceshtje te cilat prekin kriteret e pavarsise se Shtetit te Kosoves. Kososva eshte Shtet i pavarur dhe te filloje te heci me kohen. Edhe pak dhe marveshja mbaron, pra Kosova sdo jete me ne mbrojtje te Nderkobetareve, po kjo sdo te thote se Serbi do hyje ne Kosove. Nuk hyn dot, se Europa te ka njohur, Ameriak gjithashtu.

    Serbi duhet ta masi bythen mire me veprimet qe do beje ne te ardhmen.

    Kosova gabon kur pranon te beje bisedime qe prekin standartet nderkombetare te sovranitetit dhe pavarsise. Dhe Albin Kurti ka shume te drejte ne kete aspekt.

    Mund te akuzohet, radikal, anarshist, revolucionar, populist, komunist e ku di une cfare. Ai seshte i tille. Ai nuk eshte nacionalist. Ai nuk pretendon teritore jashte Kosoves (edhe pse per mua duhet ta beje), ai pretendon ecjen perpara te nje shteti te ri qe te eci me standarte demokratike, ligjore qe Kosova te kapi hapat e shteteve qindra e mijra vjecare. Seshte lehte te ngrish nje shtet, te ri si Kosova. Duhen sakrifica, pune, ndershemri, ligj, barazi. Sduhet te lihen kompani te ndryshme (kushdo qofshin ato)te blejne shtetin e kosoves me menyra koruptive. Shteti i Kosoves duhet te mbaje raporte te mira, por jo te degjeneroje politika duke dal ne shesh dallavere te ambasadorit amerikan qe komandon tere shtetin. Sduhet te lihen kompanite globale qe levizin neper administraten amerikane e europiane me zarfa ne dore, per mbeshtetje te Hashim Thacit, sepse ai u jep koncesione apo privatizime te sektorit shteteror ne Kosove.

    Interesat duhet ti mbrojme, per shume faktore. Sjam kunder futjes se korporatave te huaja ne Kososve. Edhe sikur te vije nje Kompani Serbe, hallall e ka, nese fiton me standarte vendosura me pare per marrjen e nje koncesioni apo privatizim sektoresh.

    Por Serbi kur te futet ne gjera te tilla, duhet te pranoj faktin qe kosova eshte shtet i pavarur. Duhet te pranoj faktin qe keto dy shtete jane te barabarte dhe qe te dyja kane komunitete minoriteti ne vendet perkatese dhe te punojen e te bashkepunojne me kushte te barabarta per plotesimin e te drejtave. Serbia duhet te pranoje faktin qe Kosova vendosi dhe e tha fjalen e vete. Serbia duhet te zgjasi doren dhe te pranoje Kosoven si nje shtet i pavarur. Te ngreje flamurin e Kosoves, kur i vine per vizite zyrtare. Po beri kete dhe tani pa strese te tjera, do kuptoje qe ne kufi do ket nje aleat dhe jo nje armik. Shqiptaret skane pas as edhe nje here intersa nacionaliste. Skan patur deshiren te pushtojne.

    Shqiptaret duan te jetojne aty ku e kane te drejten te jetojne. Eshte e thjeshte.

    Albin Kurti nuk eshte nje nacionalist ekstrem sic e kane percaktuar.
    Albin Kurti eshte nje atdhetar i cili kerkon qe Kosova te zhvillohet me deshiren e mire te te gjithe njerezve qe e bejne ate. Dhe deshirat e shoqerise te percaktohen dhe kufizohen me ligje. Nese ti nuk e zbaton ligjin te qeveritaret dhe e zbaton te populli, atehere atdhedashuria ka marr fund. Ka filluar makutria te drejtoje shtetin. Makuteria eshte shume e keqe. Te shendosh, te plogeshton, te ul forcen e veprimit ndaj faktoreve negativ, te shkurton jeten, deri sa te mbyt. Sduhet te leme popullin te mbytet.

    Albin Kurti eshte ilaci me i mire per Kosoven. Duhet te plotesoje veten me bashkepuntore te tjere per fushat e drejtimit te Shtetit. Smund ta bej i vetem dhe ti japim mundesine te tregoje veten se cdi te beje.

    Hashim Thaci duhet te kuptoje qe kontributi i tij ka filluar te bjere. Smund tja heqim vlerat, por ama sduhet vetem talartesojme per ate cka bere por edhe ta vleresojme per ate qe spo ben.

    Une sjam nje ekstremit i bashkimit te Shqiperise dhe Kosoves me nje hap te shpejte. Duhet nje pune e gjate qe te bejme nje bashkim te kontrolluar ku keto vitet ne vashdim te punojme per unifikimin Kombit ne te gjitha aspektet dhe ku diferencimet kulturore, politike, ekonomike , sociale te fshihen. Shqiperia dhe Kosova do bashkohen se eshte nevoje e nje populli per prosperitetin e tij ne te ardhmen por kjo sdo te thote te hecim ne fusha qe si njohim.

    Përgjigjjuni

  5. demokrati  --  26 Janar, 2012 në 4:47 pm

    Pss disa turbullimeve qe iu shkaktuan Z.Kurti nga prania Ferraj&Co, mendoj se me perjashtim te Arben Xhaferrit asnje politikan shqiptar nuk eshte kaq qarte i artikukuar per origjinen e problemeve qe kane popullsite shqiptare ne te kater shtetet. Analiza e Z.Kurti tregon qarte pse politikanet shqiptare ne Tirane dhe Prishtine nuk duan nje Shqiperi, por duan pashalleqe, vetem aty ndihen te plotesuar ne egon e tyre dhe mentalitetin lokalist. Ironia e Z.Kurti per te lejuar te gjthe poitikanet shqiptare te qeverisin per nje periudhe tre mujorshme eshte thelbi i katrahures. Qartazi Z.Kurti shjegon se problemi i tij nuk ehste Thaci, por qeverisja, duke i dhene nje mesim te mire Demacit, qe ashtu su vellai siamez i tij ne Tirane Agolli ne prag te pleqerise u be pale me pushtetin shqiptar qe vret dhe masakron shqiptar.
    Z.Kurti duhet ti shkoje problemit te bashkimit me thjesht,partia e tij ka mundesine qe te paraqes nje amendament per nje Referendum me pyetjen”Ajeni per bashkim me Republiken e Shqiperise”, Te njetin amendamnet ta paraqes ne parlamentin shqiptar ne Tirane edhe ajo parti qe une mendoj se mund ta marre kete rrisk dhe pasojat, per PD nuk behet fjale BErisha e beri te qarte nje dite me pare ne “Cetinje”, dhe te shohim si do te pozicionohen politka she populli. Shembulli gjerman i unifikimit mund te jete karta rezerve.

    Përgjigjjuni

  6. Flm V.V & A.Kurti  --  26 Janar, 2012 në 5:26 pm

    Tung VV & A.Kurti, bëte dicka ATo dite, suksese mëtutje & me teper, me lejoni sugjerimin modest: e dobishme eshte te pergatisni & shperndani materjale informative, meqe keshtu mund 1. te mbuloni gjithe popullsine dhe 2. Jepni info qe e ka cdo dite ne shtepi (fletepalosje e broshura qe te perfshijne material historik, pol. Etj, vizione, foto etj. mbreselenese, perfshi padyshim harten e Shqiperise Natyrale ne krye. Interesant & mbreselenes do ishte nje broshure me material informativ mbi shqyerjen permanente te Shqiperise qe nga 1870, ne berlin, londer, paris etj
    ; mund te merrni nje materjal te shkelqyer (edhe elektronik) ne MuzeunKombetar TR.(person kontakti: E.Kushi)
    Me pelqyen disa gjera te mira ne ‘vizionin VV’ Albin, do e pijme nje kafe ne TR a Prishtine se shpejti e flasim, ketu po prel njonen MHz keto qe thu: -Rruga e Kosoves per Bruxel kalon ne TR….kur e mendojme GjermanineLindore, Nuk e shohim te ndare me Perendimoren, kur e mendojme Francen, nuk e shohim pa Alzas-Lorenen, kur e mendojne ….,
    ashtuqë, kur e Mendojne ShQIPERINE (=vendi I Shqiptareve), Nuk e shohim pa gjithe shqiptaret brenda!!,
    ( Ky eshte vizioni dhe aksioni VV (= VEHTJA na shpeton!!))
    Prshnd. , shume te mira e ‘vetevendosje’, Zana.

    Përgjigjjuni

  7. deni  --  26 Janar, 2012 në 5:32 pm

    Kam mendimin se do te ishte mjaft shpresedhenese nese edhe ne vendin tone do te kishim nje levizje si VV,me nje lider si Kurti, por desha te theksoj se edhe pse nuk kam simpati per Thacin, desha te kujtoj vetem nje fakt te vogel kur udhetova deri ne Prishtine. Nga Morina deri ne Prishtine pashe vetem nje patrulle te sherbimit rrugor,ndersa ne Prishtine as edhe nje polic te trafikut. Punen e tyre e kryenin me perpikmeri semaforet si dhe drejruesit e automjeteve qe i respektonin keto semafore. Pra ky ishte nje detaj qe po ta krahasosh me sherbimin tone rrugor , komentuesit qe jetojne ne SHqipeeri e dine me mire se si funksionon ky lloj sherbimi.Kosova mund te kete shume probleme, por une te pakten si qytetar u ndjeva me mire se ne Shqiperi nga ky lloj ndryshimi:

    Përgjigjjuni

  8. veronika  --  26 Janar, 2012 në 5:32 pm

    berisha nuk krahesohet me asnje diktator jo me me thaqin
    te pakten sadami,kadafi ,hitleri etj kane tentuar te perfitojne teritore te shteteve te tjera kurse diktatori sali i fali detin grekerve
    esat toptani ahmet zogolli dhe saliu ngjajne midis tyre
    per pushtet te tre tradhetaret falin pjese te shqiperise

    Përgjigjjuni

  9. Shkupi  --  26 Janar, 2012 në 6:03 pm

    Jeni ne rrugen e fitores.

    Përgjigjjuni

  10. leon  --  26 Janar, 2012 në 7:15 pm

    Cfare jane keto MARRINA,qe thoni:DUAM BASHKIMIN E SHQIPERISE ME KOSOVEN!!!Po toka shqiptare jane edhe MEDVEGJA E BUJANOVCI,CAMERIA , GJYSMA E MAQEDONISE DHE GJYSMA E MALIT TE ZI!!!PUNET E MEDHA DHE TE MENCURA NUK BEHEN ME “URRA”,por behen nga njerez te mencur,me REFERENDUM,ME STRATEGJI KOMBETARE,DUKE STUDIUAR SITUATEN E BRENDESHME E TE JASHTEME,MBESHTETJEN E FAKTORIT NDERKOMBETAR,KONVENTAT NDERKOMBETARE DHE PERCAKTIMIN E PERPARESIVE NE ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE HAP PAS HAPI!!!SE PARI,ME SALI BERISHEN DHE KLIKEN E TIJ ANTI SHQIPTARE E PRO SERBE,QE KERKON PRAP TE SHESE DETIN E JUGUT,GREQISE,AS QE MUND TE MENDOHET TE BEHET NDONJE GJE PER MIREQERNIEN E POPULLIT NE SHQIPERI!!!AI ESHTE NJE ANTI SHQIPTAR I EGER,ME I EGER SE TE GJITHE PUSHTUESIT NDER SHEKUJ!!!NE NA KA “VDEKUR” BABAI,JU KERONI TE BENI “DASEM”!!!DUHET URTESI DHE LARGPAMESI PER KETO PUNE E JO KACAKSHE!!!

    Përgjigjjuni

  11. DON_USA  --  26 Janar, 2012 në 8:25 pm

    KURTI & SPAHIU

    Nje sy i mencur dhe pak dinak i shef ngjarjet pak si ndryshe. C’ne vitet e fundit ne shqiperi dhe kosove po lindin forca nacionaliste si VV dhe AK? C’ne qe po flasin hapur me shqipetaret per rendesine e bashkimit, dhe c’ne qe po marrin popullaritet. Mendimi im eshte sepse Shqiperia dhe Kosova do te bashkohen pa asnje lloj dyshimi. Dhe jam shume i sigurte qe mbrapa ketyre levizjeve jane te huajte dhe pse nuk e pranojne. Nuk do me vinte cudi qe ne zgjedjet e ardhshme te shihja nje koalicione PS-AK. Mendohuni pak, si mund te lejoje Europa dy shtete shqipetare ne BE? Si mund te jene 2 ekipe perfaqesues shqiptare nderkohe qe te gjitha vendet Europiane kane nga 1. Eshte shume e thjeshte te pakten ne mendjen time qe keto levizje do marrin gjithnje e me shume force si ne Shqiperi dhe ne Kosove, por edhe ne Maqedoni sepse shume shpejt ai shtet do shperbehet.

    Përgjigjjuni

  12. Mashtrim  --  26 Janar, 2012 në 9:20 pm

    Thjesht nje shpifje e kesaj gazete, se ka thene kete.

    Përgjigjjuni

  13. Artan  --  27 Janar, 2012 në 1:59 am

    Kryeministter i shqiptarvve duhet te jet MENDUH THACI lider i krejt shqiptarvee..po m.thaci a.kurti l.basha dhe aleanca kuq e zi duhet t bashkpunojn per bashkim te shqiptarve edhe ju kosovaret edhe tshqiprish neve shqiptaret e maqedonis nuk na ndihmojni sali berisha shkon i thot ali ahmetit bravo mir ke punu a ne shqiptaret cka hekim n mk krejt pi ali ahmetit e kemi aj esht bashkpuntor i serbis dhe qeveris maqedonis anti shqiptare..nese o shqiptar doni qe shqiptaret te bashkohen duhet menduh thaci tjet n qeverin e maqedonis anti shqiptare..albin kurti ne qeverin e kosoves-shqiptare..ndersa aleanca kuqezi dhe lulzim basha tje kryeminister inshallah vjen kyy vakett dhe do bohet mir..per momentin esht katastrof hashimi punon per serbin ali ameti nisoj spiun serb berisha i perkrah kta 2dy spiunn serb..

    Përgjigjjuni

  14. pisha flamur  --  27 Janar, 2012 në 7:22 am

    Z-Arben! Ju në komentin tuaj thoni se Saliu paska vlera më shumë se Thaçi. Është e drejta të thoni, po a kini mëndje të kuptoni, veshë të dëgjoni dhe sy të shikoni, para se të flisni ose të shkruani?
    Po prekim shkaras faktet kryesore të bëmave vrasëtare të Berishës së Rashës dhe shërbëtor të gjarpërit.
    -Deri tashmë ka realizuar 60 akte antikombtare dhe po thua ka çuar Shqipërin në shbërje të plotë në rast se Amerika nuk i mba dorën, sepse ne Shqipëtarët kemi vdekur dhe jemi kthzer llafazanë të plakur që po realizojmë aktin e trimënis virtualisht mbas tastierave të kompiutrave.
    Ja disa vepra të tradhëtis kombtare:
    1- Shet 350 km. katror nga deti jon. Kjo përbën tradhëti të lartë, e mjaftueshme për tu varur në litar, qoftë edhe sikur veprat ti kishte të shkëlqzera.
    2- Shkatërron autoqefalin e kishës Shqiptare, të cilën me aq vuajtje dhe mënçuri e realizoi mëndja e ndritur e kombit, i pa arritshmi “im zot Noli”. Objektivi i i tij është të ngrejë lart feudalët dhe të shkatërrojë meritat e figurave të ndritura të historis të Bajram Currit, Fan Nolit etj.
    3- Dogji Shqipërin pasuri, kulturë vlerat natyrore, nëpërmjet bandës së veriut,duke i rrëmbyer inisiativën nga duart dhjetoristëve me ndihmën e tradhëtarit Ramiz Alia.
    4- I vuri tre herë zjarrin Shqipëris në vitin 1990, 1997. dhe 2011. të tre herët për të shkatërruarr çështjen e Kosovës, së cilës i vuri thikën e madhe në shpinë qysh kur furnizoi ushtrin e Jugosllavisë me naftë për të shuar popullin Shqipëtar të Kosovës.
    5- Doli kundër firmosjes së Rambujes, gjë çonte Kosovën në skllavëri të përjetëshme.
    6- Shiti Shqipërin për një euro Fazlliçëve, tradhëti që vazhdon pa ndërprerje.
    7- Së fundi ndërmjet regjistrimit të popullsis pro grek i vuri vulën shbërjes së Shqipëris duke e kthyer artificialisht në popull multi etnik.
    8- Tradhëtia ka arritur majat e frikëshme kur një pjese të madhe të popullit Kosovës jë është mbushur mëndje se kz mongol qënka Skënder Beu i Shqipëri. Kz e realizoi çarjen e madhe kombtare.
    -Ja pra z- Arben një pjes e tradhëtive të hapta të mikut tënt dhe fatkeqësisht një pjesë kosovarësh, të cilin e krasove si më të mirë se Thaçi. Jo! Arben në rast se je Shqiptar i gënjyer ose i sëmurë, Thaçi para se të martohej me Sërbo-Rusin ishte Shqiptar me shpres, por kur ai u martua dhe prishi virgjërinë me “Burrin e Shtetit” dhe aprovoi masakrën historike të kriminelit Berisha me gjakun që derdhi mbi popullin më 21 janar 2011, Thaçi afirmoi tradhëtin dhe bashkimin me Sërbin. ” Z- Arben! don ose nuk do ti ose pesdhjet milionë si ti kush përkrahë masakrën Berishiano- BASHISTE, DHE jOZEFIN -MEtISTE MBI POPULLIN MË 21 JANAR, REGJIDTROHET NË KRIMINELËT HISTORIK ANTI POPULLIT. Ja pra se Albin Kurtin e quaj gjeni, sepse vetëm një gjeni bie ide të reja dhe do na çliroi nga gëlbaza e tradhëtisë së lartë kombtare Berishiane dhe, për fat të keq Thaçiste.

    Përgjigjjuni

  15. Kosovari  --  27 Janar, 2012 në 10:45 am

    Zoti Kurti ka vite qe shikon vetem bardh e zi. Ai duhet te mundohet qe te shikoje me ngjyra. Sigurisht une i vleresoje shume nga mendimet e tij, por deri tani zoti Kurti eshte shfaqur si nje lider nacionalist, anarkist, popullist dhe jo lider paqesor,demokrat, perparimtar. Ai duhet ta kuptoje se do apo nuk do, shqiptaret duhet te bashkepunojne me serbet. Te dy palet, kush me shume e kush me pak, kane per ti thene “me fal” njera tjetres. Me force as nuk mbahesh dhe as nuk ndahesh! Eshte koha e arsyes!

    Përgjigjjuni

  16. mister x  --  27 Janar, 2012 në 10:57 am

    duam vetevendosjen ne shqiperi, kreshnik spahiu nuk ben dot bashkim. albin kurti po. nje burre qe ka bere edhe burg me vatanin, nuk trembet, kurse ky tjetri vjen nga rradha vicidolsave.

    Përgjigjjuni

  17. Behar  --  27 Janar, 2012 në 12:21 pm

    Veprimtaria politike e levizjes qe derjeton z.Albin Kurti ka si produkt rritjen e vetedijes shqiptare ne kushtet ne te cilat gjendemi sot.Eshte nje proces up-date-imi,nese do shpreheshim me nje term nga teknologjia e informacionit.Me fjale te tjera nje proces shpluhurosje,recovey total,ndryshe nga diskursi bajat dhe banal i deritashem qe ndjek moton”fol shume per te mos thene asgje”. Kurti procedon ne aryetimin e tij ne menyre deduktive,d.m.th permes shembujsh,statistikash, krahasimesh,shkon te nje logjike e kuptueshme dhe e pranueshme te cilido individ,pavaresisht nivelit dhe angazhimit.Ketu qendron edhe forca e ideve qe percillen prej levizjes qe drejton.Eshte i hapur, i,drejtperdrejte dhe sidomos me kurajo te larte civile per t’u perballur ne cdo debat me cilendo pale. Eshte ne kohen e duhur dhe me vokacionin e duhur qe con ne kohezionin e duhur kombetar. Une si qytetar e perkrah dhe me kete rast i uroj sukses!

    Përgjigjjuni

  18. Albert  --  27 Janar, 2012 në 12:28 pm

    I duhet thene “kosovarit” se bashkepunimi me serbet,ne kushtet kur Serbia nuk ka kurrfare vullneti per bashkepunim,tingellon retorike konformiste. Pastaj eshte ceshtje axhende dhe prioritetesh politika.
    Nuk mund te kthehet ne alibi retorika e gjoja-bashkepunimit per te mbuluar,anashkaluar dhe injoruar sfidat kryesore per te cilat je betuar dhe angazhuar para qytetareve te tu.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>