Mitsubishi nxjerr në shitje fabrikën e saj për ‘1 euro’

Postuar në: Lifestyle |

Boss-i i Mitsubishi Motors ka ofruar për shitje fabrikën e kompanisë në Hollandë për vetëm një euro. Njoftimi u bë pasi kompania japoneze bëri të ditur se do ndalojë prodhimin e makinave aty. 1 mijë punëtorë bllokuan hyrjen e fabrikës në një protestë kundër mbylljes së saj.

BBC thotë se protestuesit deklaronin se mbyllja e saj do ishte një katastrofë për jugun e Hollandës.

Mitsubishi fajëson ambientin e vështirë për operim në Europë si shkak për mbylljen e fabrikës.

Në fabrikën NedCar prodhoheshin modelet Colt dhe Outlander. Presidenti i Mitsubishi Motors, Osamu Masuko tha se fabrika shitet për 1 euro për ata që do vazhdojnë të paguajnë rrogat e 1500 punonjësve.

3 Pergjigje per Mitsubishi nxjerr në shitje fabrikën e saj për ‘1 euro’

  1. Aqifi  --  7 Shkurt, 2012 në 11:07 pm

    Deri tani vetem Europa kishte mesuar nga Saliban Berisha. Me sa duket “bemat” tona paskan shkuar deri ne Japoni qe po zbaton parimin “vendi-1-euro”…

    Përgjigjjuni

  2. net  --  8 Shkurt, 2012 në 10:45 am

    kur popujve te tjere ju vidhen pasurite me mashtrim ose me dhune, Zoti ta kthen reston heret apo vone :)

    Përgjigjjuni

  3. beso  --  8 Shkurt, 2012 në 10:51 am

    Une kam dy euro ne xhep.Kush ka te me thyeje dy euron?

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>