Ibra nuk vë mend, tjetër shpullë në fushë

Postuar në: Sport |

Zlatan Ibrahimoviç nuk mëson kurrë! Vetëm 3 ditë pas Milan-Napoli dhe pezullimit që erdhi për shpullën ndaj Aronikas, sulmues suedez përsërit të njëjtën skenë. Këtë radhë, viktima ishte portieri i Juventusit, Storari, ndërsa gjesti ka ndodhur pas përfundimit të takimit mes dy skuadrave, të vlefshëm për Kupën e Italisë.

Ibra këtë radhë ka goditur në mjekër Storarin, duke bërë që të nxehen gjakrat në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve, pasi shpërtheu një zënkë që përfshiu thuajse të dy ekipet. Më i nervozuar nga të tërë ka qenë Xhorxho Kielini, i cili është zënë me Bonerën dhe me zv. trajnerin e Milanit, Mauro Tasoti.

“Nuk ka vrarë asnjeri dhe nuk ka lënë sy të nxirë, por gjesti i Ibrahimoviç është as më shumë e as më pak i njëjtë si ai i të dielës ndaj mendoj se duhet dokumentuar si i tillë. Në tunel nuk ndodhi asgjë, thjesht po protestoja për këtë ngjarje dhe secili mundohet të mbrojë skuadrën e vet”, ishin fjalët e Kielinit para largimit nga stadiumi.

Tani pritet të mësohet nëse Federata Italiane do të marrë përsëri masa ndaj sulmuesit suedez i cili është i pezulluar me tre ndeshje në kampionatin italian dhe pak ditë më parë kishte pranuar se kishte gabuar. /lajmeshqip

2 Pergjigje per Ibra nuk vë mend, tjetër shpullë në fushë

  1. trust_no1  --  9 Shkurt, 2012 në 3:51 pm

    Futbollist shume i madh por njeri shume i vogel. Nje perzierje e keqe sllavo-muslimane.

    Përgjigjjuni

    • gallata  --  10 Shkurt, 2012 në 12:38 am

      Te vegjel jane ata qe provokojne.Keta futbolliste mistrece qe futen ne fushe te udhezuar nga traineret(PISA)vetem per te provokuar.E dijne sh.mire qe me zotesi nuk ja dalin dhe sajojne lloj lloj marifetesh,qe te detyrojne arbitrat te kondicionojne lojen me kartela.Kampion eshte MOURINHO por keto marifete i bejne disa trainere ne Itali.

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>