Ja kush janë klubet më të pasura në Europë

Postuar në: Sport |

Reali i Madridit vazhdon të mbetet klubi që fiton më shumë para në sezon, sipas raporteve vjetore të përpiluara nga Deloitte për klubet më në zë të Evropës. Për madrilenët, ky është viti i 7-të radhazi që kryesojnë këtë listë, ndonëse tani ndjejnë më afër rivalët e Barcelonës të cilët janë në vendin e dytë por kanë shkurtuar diferencën.

Lista përpilohet duke mbledhur të ardhurat nga biletat e ndeshjeve, të drejtat e transmetimit televiziv kombëtar dhe ndërkombëtar, reklamat, sponsorizimet, marketing dhe përfitimet nga pjesëmarrja / fitimi i aktiviteteve. 20 klubet e para në këtë listë kanë përfituar së bashku 4.4 miliard euro, një shumë e cila përfaqëson ¼ e totalit të të ardhurave të gjithë futbollit evropian.

Ja edhe renditja e plotë e 20 klubeve të para, me pozicionet në krahasim me një vit më parë si dhe rënien apo ngritjen në përqindje të fitimeve.

1. Real Madrid (1)               €479.5 mln, +9.3%

2. Barcelona (2)                   €450.7 mln, +13%

3. Mançester Junajtid (3)  €367 mln, -4.9%

4. Bajern Mynih (4)            €321.4 mln, -0.5%

5. Arsenal (5)                       €251.1 mln, -8.4%

6. Çelsi (6)                            €249.8 mln -2.4%

7. Milan (7)                           €235.1 mln, -3.6%

8. Inter (9)                           €211.4 mln, -6%

9. Liverpul (8)                     €203.3 mln, -9%

10. Shalke (16)                    €202.4 mln, +45%

11. Totenhem (12)              €181 mln, +24%

12. Mançester Siti (11)       €169.6 mln, +11%

13. Juventus (10)                €153.9 mln, -24%

14. O. Marsejë (15)             €150.4 mln, +6.6%

15. Roma (17)                      €143.5 mln, +17%

16. B. Dortmund                  €138.5 mln, +32%

17. O. Lion (14)                    €132.8 mln, -9.1%

18. Hamburg (13)                €128.8 mln, -12%

19. Valencia                          €116.8 mln, +18%

20. Napoli                             €114.9 mln, +25%

4 Pergjigje per Ja kush janë klubet më të pasura në Europë

  1. Kalorsi i zi  --  9 Shkurt, 2012 në 3:03 pm

    Keni harruar PSG ,,,,,?

    Përgjigjjuni

    • Gazi  --  9 Shkurt, 2012 në 3:24 pm

      Kane harruar dinamon:)

      Përgjigjjuni

  2. gentian  --  9 Shkurt, 2012 në 3:30 pm

    kane harruar kamzen..ajo i can ballin futbollit shqiptar, eshte ne topliste.
    nje nga 10 bashkite me te medha ne shqiperi..sipas regjistrimit te fundit te INSTAT

    Përgjigjjuni

  3. tomori i beratit  --  9 Shkurt, 2012 në 4:00 pm

    PO PD ku e late.Jemi ne ekipi i pare ne Europ tha i pari i pd dhe po tha ai i ka vdek nena

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>