Qeveria shqiptare po shkëlqen në përpjekjet e saj për të bërë të padobishëm çdo faktor tjetër që tenton të ndihmojë në lehtësimin e fatkeqësisë natyrore që ka pllakosur vendin. Ajo jo vetëm që nuk është e angazhuar në kanalizimin e gjithë energjive të shoqërisë dhe institucioneve në një qendër të vetme për ta bërë më të lehtë menaxhimin e krizës, por po harxhon energjitë e saj për t’i “treguar vendin” gjithkujt që do të ndihmojë në këtë situatë. Ajo i ka shpallur luftë presidentit, opozitës, medies dhe kujtdo që tenton të bëjë diçka.
Ka një sërë aktesh irrituese të saj, të cilat e bëjnë më të rëndë këtë fatkeqësi. Qeveria sillet me të humburit, të izoluarit, të vdekurit, të uriturit dhe të pashpresët, sikur të mos jenë viktima të motit, por viktima të saj dhe ajo duhet t’i mbajë fshehur. Berisha po tenton të fshehë pleqtë e vdekur në Tropojë si baxhanakun në tragjedinë e Gërdecit, a thua i ka vrarë dhe ata me dorë të vet. Koshiente për përgjegjësinë e saj që ka lënë zona të tëra pa furnizim, rrugët pa kripë, dhe kompanitë e rrugëve pa lek, ajo po sillet me situatën si e zënë në faj dhe përpiqet ta fshehë pa pikë kuptimi.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, një i paaftë mediokër, informacionin e vetëm që i ka dhënë publikut deri tani është se telefonatat alarmuese për situatën janë bërë nga kafenetë e Tiranës dhe ky i paska zbuluar. Në çdo vend të botës, në situata të tilla, ata që informojnë publikun dhe ngrenë alarme për një situatë të keqe janë për tu shpërblyer, pasi rrisin angazhimin e shoqërisë dhe qeverisë për situatën. Ministri jonë i Brendshëm, jo vetëm që i urren ata që thonë po vdesim nën dëborë, por dhe paska kohë të hetojë dhe të përgjojë telefona redaksish këto ditë, për të zbuluar nga cili telefon rruge janë bërë telefonatat. Dhe këtë e thotë kur situata në Veri po bëhet ora- orës më e keqe, dhe kur zërat për ndihmë po shterojnë nga fikja e celularëve, nga ikja e energjisë dhe ndoshta larg qoftë dhe shuarja e jetëve. Më gjeni një ministër tjetër të tillë në botë që në një situatë të tillë ka shqetësim kush raporton për situatën e keqe dhe shantazhon redaksitë se u përgjon telefonat! Më gjeni në botë një rast të dytë kur raportet informative të qeverisë janë qesharake dhe fyese për intelektin e qytetarëve, ku thuhet se rruga është plotësisht e hapur, por ka disa vende të pakalueshme, apo rruga është 80 për qind e hapur, por kujdes kur të ecni!!! Në një situatë të tillë krize, detyra e atij ministri është që të informojë shqiptarët çdo sekondë për gjendjen, biles duke na dhënë lajmin më të keq të parin, për ta ditur si po shkon situata, detyra e tij është t’i shkojë çdo banori në rrezik me helikopter apo makinë tek shtëpia, të falenderojë medien që sensibilizon situatën për krizën dhe kur e gjithë kjo të mbarojë, të kërkojë ndjesë që u shkaktoi aq mundime njerëzve nga paaftësia e tij. Ai përpara se të verifikojë telefonatat e bëra në redaksi televizionesh apo gazetash, duhet të verifikojë situatën për të cilën ata flasin. Ka telefonata që nuk bëhen nën ortek, ka telefonata që nuk bëhen dot nga vendet ku tashmë s’ka më as energji elektrike. Një i afërm i të zhdukurve në Nikaj- Mërtur merr nga SHBA, por kjo s’do të thotë se ai kërkon të ngrejë alarm fallco. E vetmja gjë fallco që të irriton në këtë histori, është qetësia fallco që përpiqet të transmetojë Bujar Nishani, maskuar me një palë mustaqe primitive dhe nga viskoziteti i gjymtyrëve të tij.
Shqiptarët janë në luftë me fatkeqësinë natyrore, ndërsa Berisha është në lufte me shqiptarët që duan të ndihmojnë shqiptarët të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi natyrore. Në gjithë këtë krizë, ende nuk kemi një emër, një figurë të shtetit apo pushtetit, një ministër, një prefekt apo komandant ushtarak të jetë bërë simbol i shpëtimit. Është ndoshta e vetmja krizë humanitare në botë që ka prodhuar dordolecë dhe barsoleta. Gjithë energjitë e qeverisë deri më sot po harxhohen kundër opozitës dhe medies që merret me krizën. Ministri i Brendshëm me shantazhe, Sali Berisha me nekrofili dhe Jozefina Topalli me papërgjegjësi, po sillen me krizën si me xhelati me viktimën. Nishani pa shumë sforcim i bën njerëzit të kenë neveri, Berisha pa shumë mundim, herë me lajthitjen e tij, e herë me diabolizmin e tij, e gjezdis krizën sa nga varrezat shqiptare tek Muri Kinez, kurse Jozefina Topalli vetëm këtë javë ka marrë 10 mijë euro dieta për të shëtitur në botë arabe dhe 10 euro dieta për të shkuar në Shkodër e për të këputur broçkulla për situatën.
Duke qenë një krizë, ku Berisha po tenton t’i orientojë energjitë e njerëzve larg saj, ne sot gjendemi para një situate paradoksale, ku Presidentit i duhet të marrë ekipin e tij dhe të shkojë në disa komuna dhe një hidrocentral për të ngritur alarmin për gjendjen. Është qesharake për një shtet që Presidenti të shkojë në vendngjarje të krizës dhe të informohet nga rrethana spontane se një familje ka nevojë të evakuohet dhe ajo pastaj të evakuohet. Ç’do të ndodhte nëse ajo familja nuk njihte njeri afër Presidentit? Kjo zbulon pikërisht faktin që shteti nuk funksionon, shteti nuk ka hartë emergjencash, nuk ka statistika, nuk ka informacion të update-ar për situatën dhe gjithkush përpiqet të bëjë diçka spontanisht. Presidenti e ka vendin në zyrën e vet dhe duhet të bëjë presionin e duhur mbi Kryeministrin dhe qeverinë të përballojnë krizën duke koordinuar gjithë strukturat, përfshi dhe pushtetin lokal të opozitës. Por ai e ka të pamundur. Pyetja e parë e Jozefina Topallit në Shkodër ishte “kush e ka pritë Bamirin” dhe jo kush ka vdekur e kush është gjallë.
E njëjta situatë ka çuar në pozicion të padobishëm dhe gjithë përpjekjen e opozitës. Është e pazakontë që një opozitë të marrë thasë me miell dhe çanta me ndihma dhe të shkojë t’ua ndaj banorëve. Jo se bën gabim, por nuk është ai roli i saj. Gjeste bamirësie mund të bëjmë të gjithë, por jo në rolin tënd institucional. Unë jam gazetar dhe në këtë krizë duhet të raportoj. Po qe se kam 100 dollarë dhe mund t’i dhuroj. Opozita është opozitë dhe në këtë krizë duhet të korrigjojë pushtetin dhe të mobilizojë strukturat e saj të bashkëpunojnë me qeverinë për të përballuar gjendjen. Nëse dikush prej opozitarëve ka mundësi, mund të bëjë dhe bamirësi. Presidenti është president dhe në kohë krize duhet të japë garanci se shteti funksionon. Kështu si po sillet qeveria ndaj krizës, ka nxjerrë jashtë loje jo vetëm veten e saj, por gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë, ku secili përpiqet të bëjë diçka që të mos duket sikur rri duarkryq, por në fakt në tërësi nuk bëjnë dot asgjë. Krizat përballohen nga pushteti dhe janë përgjegjësi e tij. Pushteti duhet të bëjë efektive jo vetëm fuqitë e veta, por energjitë e të gjithëve që duan të ndihmojnë në këtë krizë, edhe atë që telefonon për rreziqet që shikon, edhe gazetarin që raporton nga dëbora, edhe opozitarin që do të ngrejë shqetësimin për fatkeqësinë natyrore dhe të japë një dorë të kalohet, dhe Presidentin që duhet të drejtojë strukturat e shtetit për të përballuar situatën. Por kjo qeveri jo vetëm që s’po bën vetë asgjë, por po ndihmon që të gjithë të vijnë vërdallë dhe askush të mos jetë efektiv në dëshirën për të ndihmuar. Të qartë se vetë janë të paaftë ta përballojnë këtë krizë, janë gati të rrisin çmimin e saj, me jetën e qytetarëve, mjafton që askush tjetër të mos krahasohet me ta si më i aftë. Është kjo arsyeja që Nishani ka fuqi vetëm të shantazhojë median duke u kujtuar se i përgjon, Berisha ka fuqi vetëm të shantazhojë opozitën dhe na heq mendjen nga kriza me gallate kineze, dhe Jozefina ka fuqi vetëm të ruajë kush takon Bamir Topin. Askush prej tyre nuk e ka mendjen tek ata shqiptarë fatzinj që po vdesin nën terrorin e bardhë të borës. Ata s’kanë fuqi të prekin dhe ndryshojnë pushtetin e tyre. Prej tyre u duhen vetëm emrat në listat e votimit. Votat i hedhin vetë, qofshin dhe të vdekur.
Ja edhe nje dite tjeter iku o Mero.Ja edhe nje artikull tjeter. C’fare ndryshimi ka sot nga dje?
Isha ne Shqiperi, Gushte 2011, u habita kur pashe vellezerit e motrat shqiptare, qe nuk reagonin fare, ndaj kesaj qeverie. Te gjithe thoshnin, ” E c’me duhet mua! Jemi katandisur si mos me keq, saqe nuk duket drite! Asnje ndryshim nuk ka, diktatura e kesaj qeverie, eshte me keq se ne 97, per te gjithe ata, qe thone; – E c’me duhet mua! Nje dite, kur tu bien ne koke, te perballen me keto mostra, do te jete teper vone! Maloket para vitit 97, kane bere masakra te papara, ndaj njerrezve te thjeshte, por shqiptaret harrojne shpejte, e ja sot, prape ata, vraven 4 ne mes te dites, e sa u be nate, ke te gjenin rrugeve te Tiranes, i masakruan, te njejtat metoda, si ato para 97.
Ahhhhh zoti Fatmir nuk E shikon se gazetaret dje te Sali serbit sot kunder….si thua ti lahet muti me (shurre) te gjithe keta spiunet e djshem dhe kuqalashet duhet cuarre ne fabrika e SAPUNIT te Enverit ne Rrokozhin….Edi se nuk do te boton se une Luani njofe mirre (legenet e Sali Sllobodankes
sa te kete ne shqiperi akoma si puna jote luan k… kjo gjendje do te jete………..
Me keqardhje mik i dashur me keqardhje e vura re edhe une ,biles ne nje koment (dhjetor )kam shkruar se mu kujtua shprehja e vjeter revolucionare “grusht bashkuar rreth partise” por ne nuk ben i dashur mik te gjykojme ,te pakten ne planin personal mosbesimi per demokratizimin e shoqerise shqipetare ishte nje nxitje e madhe per tu larguar.Sistemi demokratik ,DEMOKRACIA pra nuk eshte thjesht nje sistem qe arrihet vetem sepse kemi nje parlament,demokracia eshte nje sistem qe kerkon shpirt demokratik gje qe nuk mund ta presim nga masat ne se nuk kemi nje klase superiore qe te shkelqeje ne dije ,art,kulture ,histori kombetare,gjuhe e letersi kombetare,ligjesi,ekonomi etj,etj nje ARISTO-KRATIA pra(nje shtrese te shkelqyer) kontributi i te cileve ne rradhe te pare do te ishte ne edukimin me fryme demokratike te kombit ne baze te se ciles eshte toleranca,degjimi i mendimit ndryshe ,konsultimi me kundershtarin politik persa i perket interesave kombetare,njohja e meritave e pranimi i kritikes sado e ashper nga pakica sepse shumica e respekton pakicen ose me mire ,sic ka thene nje politikan i shquar francez :ne demokraci vendos pakica(thelbi i tolerances)
Le te shpresojme pra se kjo klase politike do te krijohet nje dite…
Ja,ky eshte mentaliteti i dorezimit.Me nje ushtri te dorezuar askush ka kuraje te ngreje nje kauze te drejte!
@z.Mero!Me ke eshte ne lufte banda qeverisese?Natyrisht me te perhershmin;Popullin!Per te mbajtur gjalle luften me popullin qeverisja stimulon sherre politike.Per te trullosur popullin ndersen kaposhet e detit dhe palmaxheshat,qe s’kane as minimalisht elokuencen demogogjike te Gebelsit por leshojne mallkime shtrigash dhe te varin palmash po tu afrohesh nderteses se kryeministrise,qe as ne kohera diktaturash nuk u be me mur rrethues.Nuk flas dot per kryetharèn e Parlamentit sepse ndihem i fyer nga ajo bythe qe ulet mbi ate karrike.Nuk permend as kryeministrin sepse ndihem i fyer nga ky skizofren qe pretendon te sheroje varferine shqiptare,me shume shpirterore sesa materiale.Nuk permend as ministrat,qofte dhe kete minister rendi ish-ushtarak,sepse ndihem i fyer nga papergjegjesia,meskiniteti,narcizmi dhe te perdorurit nga berisha si”pushke jevgu”.Opozita nuk ka ç’te beje;jam i bindur!Opozita nuk mbledh dot njerez qe s’duan te mblidhen!Njerezit qe s’duan te mblidhen kane nje eksperience jo te vogel,as edhe koheshkurter,Kane 20 vjet njerezit qe jane perdorur,qe nga studentet e’90,(a thua se universitarizmi masiv i koheve te fundit ishte endrra e tyre?),qe nga minatoret qe sollen ne fuqi berishen mitoman(a thua se minierave ky ua zgjidhi hallet?),qe nga ata qe kundershtuan kushtetuten e berishes ne referendum(a thua se kushtetuta e sotme eshte me pak”berishe”se atehere?),qe nga ata qe u rrahen ne 28 maj me hunj vellezerish kosovare pse kerkuan ndershmeri elektorale(a thua se zgjedhjet e mevonshme jane bere te ndershme),e deri tek ata qe”de facto”rrezuan berishen nga monarkia berishiste e’97(a thua se berisha nuk do vinte prape dhe do ua punonte me zi se me pare),e deri tek protesta e fundit ne janarin e vitit te shkuar.Komplimente miqve amerikane per kete ndihme te madhe demokratike qe na dhane;na ngulen si hu gardhi nje skizofren qe te na mbaje nen fre!Komplimente emisareve evropiane;demokracia”e pordheve”qe ata keshillojne u del BregHaxhinjve nga veshet!Nese veriu(dhe Jugu)nuk paten emergjence keto kohe emergjencash ne Lindje dhe Perendim,atehere duhet nje rifreskim.Nga lajmet kemi mesuar se ne Ukraine ka pasur mbi 100 te vdekur nga i ftohti.Ne Rumani po ashtu.Ne Gjermani,Londer etj,lajmet kane dhene njoftime te tilla.Ne Evrope ka pasur me qindra te vdekur si pasoje e te ftohtit dhe rrymave siberiane.TV italiane perditesonin njoftime per bllokime rrugesh,per situata emergjence nga veriu ne jug.Roma ka patur nje situate emergjence nga me te veshtirat,e kushtuar kjo miliarda euro.TV perditesonin situaten me furnizimet ushqimore,spekulimet e çmimeve,e gjer tek olbligimi i zinxhirave per makinat ne Rome,qe kujtoj,Roma eshte ne Jug dhe feston kur bie ndonjehere debore.Keta qeveriste te papergjegjshem guxojne te deklarojne se nuk ka emergjence.Keta kam idene se as e kane idene qe duhet te merren me kete pune.Nese ne Abruzzo ushtria italiane del dhe pastron rruget,ndihmon popullaten dhe zgjat periudhen e gatishmerise,ne krahun tjeter asqe flitet per emergjence,ne nje vend malor si yni,te varfer si yni,te braktisur nga shteti si yni.Nje i njohuri im ishte bllokuar ne Korçe,sado me goma debore.Besoj se borite e propagandes se fahri balliut kete fakt e marrin si nostalgji debore per week end,apo vdekjen e ndokujt te ngrire ne debore si shetitje ekzoterike,duke dashur djallezisht te mbulojne jo vetem jashteqitjen qeverisese,por edhe kuterbimin e kesaj papergjegjesie.Mire ka bere Presidenti qe ka shkuar;me shume duhej te shkonte.Edhe atje ku s’ka debore,por ben ngrice siberiane.Si ia bejne njerezit me te ftohtin?Si ngrohen?A mundet te ndihmohen ca me shume?Kur qeverisja mungon diten e kijametit,si valle ajo do jete e gatshme ditet me diell?Ne fakt shembujt nuk mungojne qe qerrja qeverisese kishte pune te tjera me te ngutshme..Po lodhej te pudroste fytyren e jozefines ne tour-in e saj arabisht,si sulltani qe kur zhvendosej merrte dhe haremin me vete.
Ndryshimi nuk vjen ne nje dite! Nje pike me shume sot, do ta derdhe goten neser!
Nje pale mustaqe primitive dhe viskoziteti i gjymtyreve te tij.
Je i madh dhe puna jote eshte sa e gjithe opozites bashke.
Me editorialet tua po i ben nje sherbim shume te madh vendit dhe kombit.
Vazhdo, ruaje veten, ke mbeshtetjen e gjithe e pjeses se pergjegjshme te kombit.
Shtet FORMAL o Mero,shtet formal.C’a pret nga 1 shtet i tille.Ne kemi ”Ministri” sepse edhe Perendimi ka Ministri,ne kemi ”Kryeminister” sepse edhe Oksidenti ka Kryeminister,ne kemi ”Intelektual” sepse 1 edhe Oksidenti ka Intelektual…e keshtu me rradhe.
Oooooksidenti i thote Ppppiano,edhe ne keshtu duhet t’i themi.Ppppiano.
Shtet GALLATA,ose sic njihet ndryshe The Land of Eagles.
Ne s’kemi popull,lene mo me pas Shtet.
Sa qesharake qeveri . Nje i marre flet brocukulla dhe ministrat si mumje te ngrira e degjojne dhe kete forme drejtimi te shtetit na e reklamojne si qeverisje . Ne fakt Sali Brisha eshte formuar qe ne sistemin komunist me kete forme drejtimi . Me kujtohet nje here nje ngjarje .- ZBORI ne sistemin komunist Sali Berisha si sekretar partie i spitalit ne zbor kryente detyren e komisarit te batalionit te mjeksise dhe mbas stervitjes aty rreth ores 7 te darkes zhvillohej analiza ditore dhe Saliu e mbante batalionin me gjate nga te tjeret per te menduar se ai po e kryente detyren me mire nga te tjeret -mbas perfundimit degjonim mjeke kolege te tije ti thonin njeri tjetrit -cfar trapi eshte ky SALIU – Pra ai trap ka qene qe i ri jo me tani qe ka pjerdhur fare nga trut
Z.Baze nese shteti nuk do te binte ne breket e dhjera te dr.krimit,Shqiperia nuk do te ishte sot e paralizuar edhe ne rruget
objekt “krenarie” te kesaj duhme kriminale qe i thuhet qeveri.
Une nuk do te guxoja ta kontestoja opoziten per aktet e saj ne ndihme te njerzve qe duan te shohin e ndjejne se nuk i kane harruar.Une guxoj te gjykoj opoziten,qe e la shtetin te na bjere(sic e la te bjere nen peshen e piramidave te cilat vetem i vezhgonte tek ngriheshin) te gjitheve mbi koke,aq sa cfaredo akti qe te ndermarre tani nuk ben dobi per daljen e njerezve nga paraliza.Kam frike se ne luften qe na ka shpallur brekedhjeri i historise edhe nje kundervenie popullore nuk do te jete e perqafueshme prej kesaj opozite.Qofsha gabim.
Si i thuhet kinezce,”robt ku ti keni”???
Te lumte Mero. Jemi ne fund te gremines dhe sot na doli dielli Jozefine dhe na solli ca rreze te ngrohta nga Saharaja. Ik, baxhelle, sa nuk eshte vone. Ik, lavire, pa te njerre me shqelma Shkodra. Ik, ik, ik nga faqja e dheut.
O Mero Baze pa Editorialet e tua ne keto situata njerzit do ishin si” Qora”.Opozita eshte tu fjet gjum se po pret vitin 2O13!!!!!!(Per ta marre ka?)
URIME per shkrimin! Si gjithmone mbetesh nje artlier me Bresheri predhash te Kalibrit te RENDE ! Edhe Presidenti TOPI u mundua sot te shtinte,por me predha te kalibrit te Vogel-Mesimore (?!) Vazhdo te godasesh ne SHENJE!
……….maskuar me nje pale mustaqe primitive dhe nga viskoziteti i gjymetyreve te tij….uaaa i ke shkuar deri ne palce o Mero (te ndjerit) Bujarllek Nishanmar Tyrkishxhi hahaha
O Mero!Saliu nuk e ka mendjen te populli,por te miljonat qe i zhvat ktij vendi Cdo dite.shqiperija nuk ka politikane,por nje tufe batakcijsh e hajdutesh.njerze te pa skrupullt,pA moral e dinjitet.dua tu kujtoj thenjen e nje shkrimtRi te madh se politikanet pjella me bastarde e shoqerise njerzore.jemi popull fatkeq e te denuar te vuajme pafundesisht nga kjo pjelle e ndyre.
MERO BAZE; MERO TRIMI.
ky eshte nga artikujt e meros qe ka “gjuajtur” te 4 zogjte:
-qeverine
-opoziten
-presidenin
-parlamentaren
te kater keto pjese te pushtetit kane shkuar te bejne”qoken e rastit”
duke bere show-n televiziv me te neveritshem.me shume duket se po rivene ne skene filmin “NE PYJET ME BORE KA JETE”.Gojet e liga thone se xhixhileja e parlamentit qe kur ishte ne Arabi kish porosit te bijen
t’i blinte ne Paris nje veshje dimerore per bore qe te luamte rolin me bukur.Me pelqeu ky artikull sepse ne banken e te akuzuarve pervec vrasesit berishe ju keni vene dhe BAMIR TOPIN dhe EDI RAMEN qe me
qendrimet femerore te tyre po mbajne gjalle UJKUN BERISHE..
Kot i bie ne qafe Nishanit o Mero. Pse ata ministrat e tjere jane drite? Po ata po nuk hengren pak mut nuk ulen dot ne ate karrige si tha ajo llapa e doktorit? Po pse o Mero ka vend tjeter qe te kete Kryeminister si ne apo Kryetare Parlamenti si ne?
U bene shume o Mero keshtu qe une po i futem Kinezces, ta keshilloj edhe ty.
Ah se harrova, sa per ata qe akuzojne opoziten, populli Shqiptar e tradhetoji opoziten sic braktisi 1 milion e kusur femije rrugeve te Europes. Eshte kollaj tja vesh fajin opozites kur te gjithe ne pame nga krahu tjeter kur u hodhen ne rruge oficeret, u zhveshen policet rrugor, dolen ne pension Mjeket ushtarake 48 vjec, u mbyllen institucionet shkencore dhe poliklinikat. Ne e shkaterruam shtetin se deshem marredhenie te personalizuara me Sulltanin Berisha.
Per ata qe duan te jene opozitar, opozita eshte ne shpirtin qytetar dhe nuk mund te burgoset si nje individ qe quhet kryetar opozite, dhe fare mire mund ti futesh 1 qillo miell ne makine e ta nxjerresh te pafajshem pas nje viti burg. Ku i kishit syte o Shqiptare qe vute ne krye keta shpellar.
Mero,
para nja 2 vjetesh shkruajti edhe nje miku yt per kete pune.
https://sites.google.com/a/shaska.org/rector/universities/me-ke-po-luftojme-valle
Por atehere nuk e ngriti zerin njeri.
ne fushaten e votimeve te 8 majit ndoqa nje lajm televiziv te pazakonte
ne histori.ne nje nga sallat e muzeut kombetar u be nje organizim i nje mbledhje “patriotike” te shume malesorve nga tropoja ku ne balle te nje salle madheshtore ishte nje parrulle e madhe :NIKAJ MERTURAJ ESHTE ME LULZIM BASHEN.shume jam menduar t’ja jap nje pergjigje kesaj ngjarje
unikale qe me shume ka karakter tribal e folklorik se sa qytetarie.
Por pergjigjen ma dha vete mender lulzim basha me heshtjen e tij
karshi “UNITETIT MONOLIT” TE KOMITETIT TE MALEVE..megjithate luli
bashkise beri nje sakrifice teper sublime ..anulloi festen e shen valentinit dhe malsoret e nikaj merturit duhet te jene krenare
per lulucin e tyre qe ngeli pa shen valentinin dhe ju dha SHEN SALETININ.
Titulli i ketij editoriali me i sakte do ishte:Me kë është në luftë salia??? E them kete se gjithe kabineti qeveritar eshte kthyer ne nje
salle me njerez dylli si tek ekspozita *Madame Tussauds*.
Nje pergjigje lakonike do te jepja se: qeveria do te gjeje me cilin te luftoje por nuk po del njeri qe te kunderveproje .Berisha kercenon
hapur Ramen QE TE MOS SHKELE KODIN E VDEKJES gje qe e benin mafjozet
siciliane te new yorkut ne vitet 60′-70′.Bora ishte e pazakonte dhe e papritur por detyra kryesore e qeverise dyllit ishte ne shtator-tetor.
Papergjeshmeria e qeverise eshte extreme se masat e saj paraprake
JANE ZERO PRA PERBEN VEPER PENALE.POR FATKEQESISHT KETE KRYEMINISTER NUK KA KUSH TA LUFTOJE SE E KA NJE GRADE PESHQESH “BURRE SHTETI”
SHOKO DHE SUNDO.
Shqiptaret jetojne te shokuar,eshte forme e re per ti sunduar,per tu mare lirine,buron nga fakti se koka drejtuse mekaton,vret,dhe perseri sundon.Kjo ndoth ne bote,por jo ne shtete qe quhen demokraci.
Po mire e zejme se bora pushoi dhe del dielli dhe bora shkrin…dhe rruga e kombit u hap dhe catite nuk kane me peshe dhe helikopteri u mbush me nafte…ne mesuam kinisht dhe Hena u merzit dhe na kthen anen tjeter(dark side of the moon)
vijne re te zeza dhe fillon shiu..
do bjeri , e zejme ,nja 3-4 dite, po themi me politese ne menyre te shtruar, ku do iki rrjedha e vijes se ujit, perroit,lumit,
sigurisht qe do te shkoje dhe ne fund te fundit do derdhen ne det…
nderkohe zhozi ja fut per turne Tiron-Rihad-Kuwait-Thailand(ngatrroi kthesen avjoni)-Tiron, kopili i kurban bashkise i fut i xhiro per vllazerim ne Tiron-Bejrut-Liban-Tehran-Bahrein(ngatrroi rrugen piloti)Tiron…
maloku do dali prap ne TV dhe do thote “….duhet me msue azerbanxhianisht qe te kalojme kete situate…”
What the fcuk have we done to deserve this.
Ka kohe qe me vjen turp te pohoje se kam nje kryeminister te tille per shtetin tim. Ka po aq kohe qe mundohem te genjej veten se qeverite kanunore nuk jane aq te demshme per shtetin tim.Po nuk kam kohe te pranoj akoma vdekjen e shtetit tim.
Qeveria me e pa afte ne historine e Shqiperise.
Dikush e quan shtet diktatorial.Une do e quaja shtet kot po na duket ne sikur eshte i forte se jemi ne frikacake.
Berishen nuk e pjerdhin as ministrat e vet pale te tjeret me poshte ne administrate as qe e rruajne fare.
Mund tu duken absurde keto qe them une por jane plotesisht te verteta.
Neqoftese ata te vetet nuk e kundershtojne e dine piken e tij te dobet se duke qendruar ashtu atij i duket vetja koposh por ne fakt ia ngarkojne te gjitha punet ne kurriz dhe ata vjedhin rehat i japin dhe atij dhe ne fund ai nuk eshte i zoti as te ngreje breket e veta.
Ai ka vetem nje aftesi te njohe mentalitetin primitiv te shqiptareve ti percaje ata,ti vjedh,ti vrase ca kokrra dhe pastaj te rrije i qete se kush nuk bezane.
Une jam plotesisht i bindur se sikur te ishin te vendosur jo shume njerez por nje grup kompakt Berishen e ben ti dridhet toka nen kembe por problemi eshte se shqiptaret jane frikacake dhe pike.
O fatmut!ke quan malok ti?malok do te thote gje e trashe nje nga te cilet je dhe ti!ne rast se do te identifikosh salen me”maloket”ai nuk eshte i trashe por shume i zgjuar,vetèm qe zgjuarsine e perdore ne sherbim te serbve,rusve e grekve.Per me shume informacion pyet Meron se ai i njef dhembe e dhemballe sali fazlliçit…
,,Ujqerit,, e Dritero Agollit po sillien verdalle ne debore per te pare se nga kjo sorollatje te mund te perfitojne ndonje cope mish per te shuar sadopak urine e tyre per pushtet dhe para.Kronikat televizive dhe ,,Fiks fare,, na treguan se qeveria eshte treguar ,,Kursimtare,, me ndihmat qe duhet ti jape pupullit qe e ka ,,zgjellur me vote te lire,, pasi ndihmat qe po shperndahen sot ishin qe ne kohen e diktatures legale(pasi kjo e sotmja eshte nje diktature jo legale).Njerezit qe u goditen nga debora po jetojne vitet e ,,Mjerimit Migjenian,, duke mbijetuar me ,,teknologjine e vjeter,, miser te zier dhe uje te shkrire nga debora nese kane dru zjarri pasi fatkeqesia natyrore njerezit e varfer mund ti gjeje edhe te pa pregatitur.Shteti edhe nese qendron ne kembe me nje kembe e ka per detyre te marre helikoptere me qera per te ndihmuar njerezit qe kane nevoje perpara se te vdesin nga vdekje natyrale apo jo natyrale ne kushtet e nje fatkeqesie te parashuikueshme apo te pa parashikueshme.Nuk do te kishte qene ndonje ,,sakrifice,, e madhe sikur kryeministri i vendit ne pushtet me vota te grabitura ne menyra te ndryshme te mund te fliste pak me vone per ,,rendesine e gjuhes kineze,,.Diktatori i vjeter edhe pse kishte ligje anti njerezore dopot e ndihmave per zonat malore i kishte ndertuar afer maleve me qellim qe ndihmat te ishin te shpejta ne sherbim te njerezve.,,Shou,, televiziv i ,,News….Newvs,, nuk mjafton per te na ,,bindur,, se me mesimin e gjuhes kineze ne do te dalim perfundimisht nga halli.,,Korporata mafioze ne pushtet,, do te kujdeset qe te perfitoje para edhe nga ndihmat apo makinerite e saje duke mos patur,, meshire,, per dhogarite e financave publike te dermuara nga investimet e ,,rrugeve dhe tuneleve te kombit…,,
Ka ardhur koha te ndrohet kushtetuta e presidenti te zgjidhet me votim popullor.Shqiperia kurre nuk ka per te gjetur nje kryetar shteti apo qeverrie,me te keq se ky qe kemi aktualisht.Me kete rast shpetojme dhe nga kjo kolere qe na ka zene qe e ka emrin Berisha.
Z. Mero!
Ju, si gjithnje perpiqeni te thoni te verteten, dhe eshte pikerisht kjo qe qeveria e Sali Berishes nuk do. Ne fund te emergjences, do te degjoni kryeministrin e ministrave te tij te thote se nga e gjithe kjo fatkeqesi, p.sh. vdiqen 10 njerez, deshtuan 10 gra, u shkaterruan 10 shtepi, u demtuan 100 bageti, etj., ndersa Saliu do te thote, se mund te vdisnin edhe 1000 njerez, se mund te dshtonin edhe 100 gra shtatezena, se mund te shkaterroheshin edhe 100 shtepi e te demtoheshin me mijera koke bageti, por ne saje te punes se kryeministrit dhe te kabinetitte qeverise, vdekjet dhe demet jane te paperfillshme. Edhe vdekjen kryeministri i Shqiperise por jo i shqiptareve, e kthen ne fitore te qeverise.
Kaq te kapur jane te gjithe deputetet shqiptare sa nuk guxojne te thone njeze fjale kunder para saliut ,kush mashtron ngrihet ne detyre,ky eshte shteti yne sot,ligesia ne ligj.E thua te verteten po kujt tja thuash! nuk te degjon kush se e kane ligesine e saliut ne gjak,po te kete shtet si do vjedhin e pasurohen ne demokraci,pjesa e keqe e shoqerise,mjere njerezit e ndershem qe çbera dhe une qe u ktheva ketu per femijet.
Bamir Topi në rolin e OJQ-së, pas disa ditësh shfaqet në Temal, si njeriu që “ka muhabet” me borën
16-02-2012 / Gazeta 55Bamir Topi në rolin e OJQ-së, pas disa ditësh shfaqet në Temal, si njeriu që “ka muhabet” me borën
Shkon si shpëtimtar, nuk bashkëpunon me pushtetin vendor e qendror, me pak fjalë bën politikë me emergjencën natyrore
Edhe Presidenti Bamir Topi, e “prishi rehatin” dje dhe “Mori mundimin” të vizitonte një zonë, problematike prej borës. Rastësi apo jo, por edhe Bamir Topi, kishte zgjedhur, sikurse edhe Edi Rama, të vizitonte një komunë, sikurse e Temalit, që drejtohet nga një i zgjedhur vendor, që përfaqëson opozitën.
Nejse… Kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse Presidenti nuk do që të prishtë “traditën” në këtë drejtim. Për deri sa edhe ai ende është “politikan”, pse të mos bëjë politikë për politikë…, sipas mënyrës dhe zgjedhjes së tij. Më e çuditshmja e udhëtimit të djeshëm të Bamir Topit në Temal, lidhet me mënyrën e sjelljes dhe të vepruarit të tij. Duke u sjellë e vepruar si OJQ, megjithatë, ai arriti dje, që me udhëtimin e tij të djeshëm si shpëtimtarë, të ndalojë rënien e borës në Temal. Por, ama po kaq sukses ai ka pasur në këto ditë të emergjencës, edhe në mosbashkëpunimin dhe për më tepër në mosnjohjen e kontributit të institucioneve shtetërore, e pushtetit vendor.
Ja si e komentova;
Pse gjith kjo urrejtje ndaj Bamirit nga gazeta 55 dhe Sali Berisha me bandën e tij antipatriotike?
Unë shkruaj dhe ju të redaksis nuk i botoni. Faleminderit! Shum mirë që ka shkuar Bamiri dhe mos kini xhelozi sepse Berisha nuk i prekë ato zona sepse janë katolik. Më mirë seleksionim politik që bën Bamiri sesa seleksionimin fetar që ushtron sistematikisht kudo në qeveri, në gazetën tuaj vetëm musliman të egër të tipit osman. Ju urreni Jozefinën për vdekje sepse ësht katolike. Të ishte si ju me fe do ta bënit heroinë e demokracis. I lumtë Bamirit!
E enjte, më 16.2.2012
NJE GJE NUK ARIJ TE KUPTOJ UNE PER TE GJITHA KETO QE NDODHIN NE SHQIPERI.Pyes gjithmon veten se si ka akoma njerez qe degjojne e besojn broçkullat dhe idjotesirat qe thot saliu,jozefina,luli i bashes e bujari me gjysem mustaqe.Kjo eshte alarmante e per te vene duart ne koke kjo eshte pertej çmenduris eshte e pa besueshme eshte sureale por ja qe tek ne NDODH.
Ti veri duart ne koke, po pa futu ne nje cfaredo lloj artikulli ku ne titull permendet fjala “greqi” dhe shiko atje se sa aktive e te interesuar jane allvanite …
Po kesaj c’i thua!!
Per vendin dhe “shtetin” e tyre e kalojne me nje “e c’me duhet mua” kurse po qe per fqinjin jane gati te mobilizohen te gjithe per t’i vene zjarrin apo per te shpallur lufte …
Jane zgjedhjet absurde te turrmes qe i thote vetes shqiptare, qe disa behen per te vene duart ne koke!
####Ne tërmetin e vitit 1967 në Peshkopi pati 12 të vdekur dhe 174 të plagosur. Gjithashtu, pati edhe mjaft dëme materiale, ku u dëmtuan 6336 godina, nga të cilat 5664 shtëpi banimi dhe 156 objekte të medha.Pengesa me e madhe ishte bora dhe ngricat ekstreme por u kaluan ne kohe rekord nga
masat e qeverise dhe te nje solidariteti te jashtzakonshem nga vermosi ne konispol.#####
Jane keto rrjeshta qe tregojne se dhe nje fatkeqsi te trefishte
TERMETI
BORA
NGRICAT
sistemi i asaj kohe beri nje mrekulli qe do mbahet mend ne jete te jeteve.
ishte diktature atehere por per fukarain,te dobtin,te semuret per njeriun thjeshte nuk i linte ne rruge te madhe si sot..dhe sot mijra shtepi te reja te ngritura atehere jane deshmitare te asaj vepre.
Vetem po te shikosh turnete e SHEIKEVE SI LULQIM BASHA APO QELBESINA TOPALLI qe vazhdonin vizitat egzotike kur shqiperia ishte dorezuar para bores se madhe, flasin me shume se fjalet.Sapo u kthyen nga turizmi
arabik fjala e pare sapo shkelin ne shqiperi ishte kunder opozites..dhe pastaj filluan masterbimet me popullin heroik qe “DO HAJE DHE BORE”
por nuk do te dorzohemi para horrave edi rama dhe bamir topi..
NJE QEVERI BIZARRE…
Bravo Mero shume ,po shume e sakte,te gjitha fatkeqesite fillojne nga vota e vjedhur
I FALENDEROJ SHUME TRE KOMENTUESIT E MEPOSHTEM QE SE BASHKU ME ARTIKULLIN E MEROS PERBEJNE NJE VEPER ARTI PUBLICISTIKE.KUSHDO MUND T’I RILEXOJE
DHE TE BINDET SE KEMI PERBINDESHA DHE DEVILE QE PO NA DREJTOJNE DREJT NJE FERRI TE SIGURTE.BESOJ SE NUK KANE VDEKUR AKOMA ATDHETARET..
beso — 16 Shkurt, 2012 në 4:02 pm
luis — 16 Shkurt, 2012 në 8:20 am
Ndoc Sukaj — 16 Shkurt, 2012 në 9:35 am
Ne jemi nje popull EGOCENTRIK,PERTAC,FRIKACAK,POPULL QE DI GJITHCKA,…..POPULL………………..TRIM………….TRAP…………….E..PARTIDASHES.
E I LUMTE SAL BISHES,DHE GJITHE GLASES POLITIKE QE TALLEN ME KETA EGOCENTRIKE…
RROFTE POPULLI YNE T..T..P.
Cudi si nuk shof salistanen apo plaken apo zigo zgarren te komentojne ketu o Mero …
Siduket iu eshte stakuar truni vetem ne frontin kunder grekerve ha ha ha ha … nuk iu vjen mire per kete realitet qe iu sjell nga allvania shkemb graniti (pe letre) ne ane te driatikut!!
E o allvaninj qe jeni te destinuar te ngordhni me kto mend qe keni …
~0~
Interviste me Robert Elise, Albanologu me i njohur ne boten akademike bashkëkohore në një rrëfim për shqipen dhe Shqipërinë në 100 vite shtet:
Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme?
“Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.”
Kshu qe ti shkruj e lodhu sa te duash o Mero, po shkrimet e tua thjesht do i ngelen historise (po e lane dhe ate te shkruhet) dhe kaq, asgje s’ka qe e prek ate turrme qe vetequhen shqiptare (shpiftare), pervecse nje dhe nje gje: he kur do kemi lajme te keqia nga Gerqia mor amani…!!! Ha ha ha ha ha ha!!
Saliu siç duket mban mend kengen e Maos “Socializmi eshte i mire”:
Shexhui hao, sheu xhiu hao çan kan,
zhen mei tui nga
ja tun phei, pei ta tao.
Ti ngo zhu tai pa,
sin çi le shë hue xhan;
çien shi gao çao
çen shi gao shao!…
Dhe tash do ate kengen e murit blu kinez dhe ndoshta don qe te beje revolucionin kinez prandaj flet kunder te gjitheve qe mendojne ndryshe nga ai.
Mire e ka , o Mero! Ai eshte Dinshumi dhe gjithe te tjeret(vecc familjes se tij natyrisht) jane Dinpakë(sicc!)
Njoftojme gjithe shqiptaret se tele-kryeminstri shqiptar e gjeti me cilin te luftoje.Jane serbet e mitrovicee qe mbajten referndum te paligjshem?
Eshte hera e pare ne jeten e tij qe berisha po flet kunder serbise dhe perseri duket se po ben nje loje te felliqur pasi eshte teper i vonuar
dhe duket se eshte keshilluar nga ata qe i thojne “burre shteti” qe te
shtjere nje here me “cifte” ca sacma “made in arvizu” qe te kaloje vemendja
nga paaftesia kriminale e qeverise per te perballuar deboren.Supozojme
se berisha e ka me tere mend..Lind pyetja? a ka ushtri ky maniak & psikopat
qe u gjunjezua pa kushte nga nje debore “armike” Apo do luftoje me lesht e arben imamit???
Te pakten e gjetem se me ke do luftoje qeveria: ME LESHT E IMAMIT..
Shtet horrash shtet bagabondash shtet hajnash dhe dallaveraxhish shtet Mafie e gjalle shtet pa koke shtet qe drejtohet nga Kaukazi i ZI shtet pa dalje eshte ne tynel ne ZI e ne ferr.
Si ka mundesi qe ky shtet dhe sot po vjedh ndihmat po vjedh paret ka çu ato pak pare dhe ato prap po i fut te xhepi vet.
Ja per shembull Imami gjenerali i Asfalise greke 97-98 sot eshte i lumtur se po ben kerrdine tuj vjedh nga te kater anet .
Po ashtu Nishani i saliut nji debil me te meta mendore nji parazit dhe nji person qe nuk lan dot bythen e vet jo do shpetoje miletin qe po i sjhkerrdhehet plaka nga te kater nahit.
Mire e shpjegon Analisti Mero Baze se mbledh hajdutet e vet ben nji mbledhje mblidhen per te pi kafe dhe pasatj hapin lufte me Opoziten pa asnji sens pa asnji prove dhe akuzojne se ajo po saboton ndihmat .
Ik berisha ik o Kaukaz O Kinez o rrace SERBI o Rrace sllavi o Armiku i betuar o Tradhtare qe shet troje e det o psikopat i rregjur o Haloperidol i spitalit nr 5 je ti o klyshi i Sigurimit o klysh i Bllokut o Komunist i poshterr je ti o birbo.
Ptuuuuuuu mjkeku i shurres po drejton shtet po vjedh bashke me Gru e me bijte e tij Horrat e oborrit te tij ky bandit i qelbur..
Zoti Baze më pelqejn artikujt e tu, janë shumë domethënëse dhe shumë të qartë , por problemin e kanë të gjithë Shqiptarët që jetojnë ne Shqipëri.
Shikoj se Ky breze që jeton sot në Shqipërine tonë është shumë I lodhur apo shumë I përgjumur opo shumë meto për vete që Sështë gjë e mirë për realitetin që Po kalon Shqipëria.
Unë për vete skam më besim se ne Shqiperi do këtë ndryshime tani afër, vetëm Po të ndodhi ndonjë mbrekulli.
Ah more popull ku jeni katandisur Po tallin menderen te gjith me ju …
Gjera te pabesueshme po ndodhin dita-dites.Sot opozita do te paraqiste propozimet e planit te masave te emergjences kurse reptili astrit patozi
i hakerrehej me nje gjuhe rrugaci:ikni pirdhuni se nuk dum te na ngaterroheni neper kembe.Lind pyetja? mire se mazhoranca jane nje tufe
debilesh dhe njerez dylli pa gjak po pse opozita po e pranon nje POSHTRIM
BIBLIK NGA MAZHORANCA ??????eshte tradheti kombetare prania e opozites
akoma ne parlament.Isha shume dakort qe opozita te kthehej ne parlament
pas masakrave te 21 janarit dhe te votimeve te 8-majit per ti dhene nje mundesi te fundit berishes per reflektim por kur ai po e perdor opoziten
akoma si shami hundesh dhe leter higjenike ..ESHTE OPOZITA TANI NJE PALE
E NEVERITESHME QE MBESHTET BERISHEN ME IMPOTENCEN E SAJ KRIMINALE.
rruget qe te cojne ne rimekembjen e shqiperise jane:
-dalja nga parlamenti
-doreheqja e berishes(per paaftesi kriminale)
-qeveri teknike gjithe kombetare ..
Me kete qeveri qe kemi ne populli do vuaj gjithmone,ajo qeveri eshte vetem per te percare popullin dhe armiku kryesor isaj eshte opozita ,ajo eshte e bindur se dhe fatkeqesite natyrero ia sjell opozita shiun, deboren pembytjen deri atje arrin kjo cmenduri e kesaj qeverie
KLARINETA BAJRAKTARI QE ESHTE POP-STARI I GAZETES RD(Zheminzhibao) KA BERE NJE ARTIKULL SOT KU PA DASHJE THOTE SE PD E DINTE QE NE FILLIM TE JANARIT
PER MOTIN EXTREM.KUSH ESHTE QELLIMI I KETIJ POHIMI?…JA KANE MBAJTUR SEKRET BERISHES PER TI BERE NJE PUC “ATMOSFERIK” APO DUAN TE BEJNE GJURULLDI ME CA KUFOMA KAFSHES DHE NJEREZISH DHE PASTAJ KETE ZI KOMBETARE
TA KTHEJNE NE “HEROIZMIN E XHUXHEFINA CORBES NE SHEKUJ.”.
<<<>>>>>
NGA PALMA DE MESILA TE PALMA DE KLARINETA…TWO GHOST FEMALE
po ku ka lesh imami ja shkuli sali serbi me gjithe dhembe ne 96 ja ky eshte min i mbrojtjes. ai i rendit me mender mustaqe dhe mbiemrin e ka borxh. kol mamaqit i tund letrat e gonxhes . e me radhe te gjith pehrat e ketij vendi i sherbejne spiunit te UDB sali.
Te gjithe te paaftet I permende,fatkeqsisht re brenda dhe ti Mero me te njejten propogande qe benin komunistat perpara se te burgosnin apo pushkatonin fatkeket,te gjithe kete injorance qe kemi sot si popull rrjedh nga Idhulli juaj enveri o Mero,sado keq te jete situata ne si popull kemi nevoj per shtet sepse ne 97-en e treguam vetin kush ishim te lire,nuk luftoi kush shtetin por njerezit grabiten dhe vrane njeri-tjetrin,si e spjegon ti kte?ti ben propogande ne keyboard me kostum e kollare taman si nje komunist I vjeter,pra po shfrytezon kete sistem qe ka ardhur jo me pak se ata qe jane ne qeveri,ti je qytetare I lire dhe mund te krijosh nje organizate bamiresie ne te njejten kohe qe perfiton nga gazetaria dhe nese menon se ke influence mund te perfitojne njerezit ne nevoje e jo ti revoltosh.
Shume i sakte ne te gjitha pikat, Meroja. Jam sidomos plotesisht dakord qe opozita duhet te presonte mbi qeverine dhe jo te grabiste rolin e Kryqit te Kuq!! Ndoshta ate kishte Rama si aspirate – te behej kryetari i ndonje organizate bamiresie, jo i opozites – por e vune me zor ne karrigen e kryeopozitwitter-it!
Ma ka dale or ti “mvmret” se po hy n’mysybet.
e vetmja gjo qe ja vlen ta lexojme eshte nickname jot qe me thone te drejten e ke si ato emrat e koduara qe ve nishani me musteqe kur kap ndonje 15 vjecar me nje gram droge(me tonelata droge merret ilias metas).je per tu falenderuar se te pakten doli nje ze kunder meros..ne 50 komente duhet te pakten nje kunder pamvarsisht se dukesh si tip frrok cupi oo7…faleminderit se duhet ndonje ze kunder..hallall
Kryemisri shqiptar Sal Ber Isha(shqiptim kinezce si gjuhe e dyte) fitoi zemrat e kinezeve kur shpalli lajmin se eshte vendi i pare ne bote qe shpall kinezcen gjuhe te dyte.Po keshtu nënpresidenti kinez Shi Gjin Ping qe ndodhet sot ne nje vizite ne amerike fitoi zemrat e amerikanëve të thjeshtë gjatë një vizite dje në një komunitet fermerësh në shtetin Iowa.
Kjo tregon per nje lufte xhelozie midis superfuqise se arroreve me ate boterore kush te afrohet me shume me komunizmin kinez duke injoruar
dhe enver hoxhen qe beri gomarrllek qe u lidh me kinen ne 1962..ja dhjene dhe enverit..
CIU… CIU I RAMES DHE HAM… HAMET I BERISHES !
– Kush i paguan harxhet !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri i cakerdisur Sali Berisha mblodhi sot Komitetin e Emergjencave me teper per te sulmuar nga ekrani kryetarin e opozites, i cili me te drejte kritikoi mekur ciu… ciu deshtimin total te qevezise Berisha perballe gjendjes se jashtezakonshme te krijuar nga moti i veshtire. Ciu… ciu… eshte kithma e trumcakut.
Nuk ka dimer pa dimer !
Nje mot i tille nuk eshte as i papare as i panjohur per shqiptaret. Po ndalemi ne 67 vitet e fundit… Nuk ka dimer pa dimer , thote sovrani
1- Ne vitin 1955, 57 vjet me pare ne Veri ra nje debore e papare prej rreth 4- 6 metra ne Tropoje, Kukes, Puke, Diber, Shkoder… Gati sa dyfishi i debores se sivjetme. Temperaturat shkuan deri ne minus 30 grade. Gati dyfishi i temperaturave te sivjetme…
Nje mobilizim i jashtezakonshem popullor i beri balle dhe pothuajse nuk pati asnje viktime…
2- Ne vitin 1985, pra 27 vjet me pare, ne rrethet veriore te Shqiperise rane rreth 4 metra debore.
…Temperaturat rane aq shume sa cane edhe tullat e kuqe e silikate te pallateve ne Kukes, Diber, Puke dhe Bajram Curri. Kete e mbaj mend si sot edhe vet. Katet e para te pallateve ishin nen debore.
Asnje viktime nga te ftohtit, uria. Pati 2-3 viktima te nje orteku ne rrethinat e Kukesit.
Nuk kishte ne ate kohe as autostrada kombi! As helikoptere ala NATO te teknologjise se sotme. As qeveri demokratike. Kishte pak a shume te njejtin popull si sot!
Izolim i plote… Kapitullim total … !
Prej nje jave Veriu, Verilindja dhe Juglindja e Shqiperise u paralizuan, izoluan dhe dolen krejt jashte kontrollit te qeverise.
Cfare beri keto dite qeveria “demokratike” e Sali Berishes!?
1- Shpalli kapitullimin e plote … Vetem grumbullonte te dhena qe e benin me mire e me sakte mas-media e pavarur, sidomos Top Chanal, Vizion Plus dhe Ora Njuz… Te tjerat thonin cfare donte te degjonte e si donte qevezia dhe Salia.
Pati edhe nje fanatik te Enverit dje e te Sales sot ne Klenje qe nuk nguroi te deklaronte nga ekrani i ABC-se se Salise :
– Faleminderit Sali Berishes! Te na rroje sa malet! …. Shoku Enver marrsh dite nga ditet tona , sa nuk tha ai
50 komuna e 7 qytete shqiptare… sa gjysma e Gracanices serbe!!!
2- Qeveria dhe Salia ofruan 400 milione leke te vjetra per te perballuar kete situate vertete te jashtezakonshme.
Sa e madhe eshte kjo shume qesharake!?
Pak me shume se gjysma e shumes qe Salia dhe Qevezia e tij i dhuruan komunes serbe te Gracanices ne Kosove si ndihme humanitare dhe diplomacie berishiane “vellzerit serbe” dhe “miqte kosovare” te Sali Berishes!
Sa shume e do Sala kombin dhe “vellezerit serbe” !
3- Shefi i Shtabit te Ushtrise shqiptare Gjeneral Gjunkshi apo Gjumshi ” i ofroi ndihmen e ushtrise ( se kapitulluar) shqiptare FSK-se per te perballuar situaten e jashtezakonshme ne Kosove”…
Nderkohe, rruget e Kosoves vetem katervjecare si shtet i pavarur ishin te hapura. Te Kosoves, ku jo vetem te gjithe ministrat, por edhe vete kryeministri Thaci i rane kryq e terthor zonave me te goditura nga moti edhe me i keq se ne Malesine e madhe apo Malesine e Gjakoves ne Rrafshin e Dukagjinit, perfshi edhe Restelicen e Dragashit e goditur nga tre- kater ortiqe.
Po te ishja si bashkebiseduesi i tij Gjeneral Kastrati, do ti kisha thene kolegut te tij nga Tirana: Sheroni vetveten Doktor Berisha! Mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet!
Kolltuki i helikopterit dhe borepastrueset pa nafte te Berishes!
4- Kryeministri Berisha mezi vajti deri ne Kukes, ku sic duket e coi helikopteri komod i tij , nje kolltuk i te cilit vlen sa dy borepastruese normale, qe nuk kishin as nafte per te punuar!
Ku ta merrnin !? … E kishte gelltitur korrupsioni i ministrave dhe kusareve te tij te sterkorruptuar ne qevezi…
Me helikopter sepse “Autostrada e Hajnise se Kombit” mbetet e paralizuar edhe sot kur koha ishte mjaft e permiresuar!
E cau trasene e saj ne disa pjese kusaria e hajnave te Berishes. E paralizoi ne shume pjese korrupsioni i qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise qe kryeson Padrinoja Berisha!
Vetem Kuvendi i Jozefines, “Panteres se Zeze” apo Nexhmijes se Salise ka harxhuar mbi tre milione euro vetem per benzine vitin e fundit, pra mbi dhjetfishin e shumes qe vuri ne dispozicion Qevezia per perballimin e gjendjes se jashtezakonshme…
Mbrojtja me e mire – sulmi i neo- Stalinit shqiptar !
Me e keqja! Pikerisht ky kryeminister- Padrino ose “Il Capo dei Capi” i Mafias shqiptare pati pafytyresine te akuzonte liderin e opozites Edi Rama per ciu-ciun e tij kunder kesaj qevezie faqezeze, totalisht te deshtuar.
” Mbrojtja me emire eshte sulmi” predikonte Stalini, babai shpirteror e ideologjik i Sales. Askush si stalinisti fanatik Sali Berisha nuk e zbaton kete mesim te “Baba Stalinit” sic e quante ai ne sy te studenteve te tij te Mjekesise kur ishte Stalini i vogel i tij.
Ne vend te dermonte kusaret e tij te Komitetit te Emergjenes per paaftesine, per deshtimin, per kapitullimin e tyre total ne krejt Veriun, Verilindjen dhe Juglindjen e Shqiperise, ne vend tu kerkonte falje rreth 500 000 qytetareve te vendit te tij te izoluar per nje jave e me shume, neo- Stalini shqiptar keqperdori shown , shfaqjen mediatike te tij per te lehur e per te kafshuar “armikun e klases” si Enveri dikur.
Kur shqiponja kthehet ne trumcak !
Ka te drejte Sala! Edi Rama duhet te kushtronte ne mbare vendin ne krye e ne balle te opozites per ti dhene fund ketij regjimi kusar e vrastar krejt te kapitulluar perballe nje force natyrore krejt te parashikuar ( Nuk kalon dimri pa dimer!, thote sovrani yne tash njemije vjet )
Ne fakt Edi Rama vetem beri ciu – ciu neper twiter e mbledhja te mekura te deputeteve te PS-se!
Keshtu ndodhe kur shqiponja kthehet ne trumcak! Nuk eshte hera e pare!
A nuk veproi keshtu edhe perballe vjedhjes se votave te 29 qershorit 2009!?
A nuk veproi keshtu kur i vrane 4, i plagosen 27 dhe i torturuan 131 protestues paqesore ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011!?
A nuk veproi ashtu edhe kur i vodhen diten per Diell karriken e fituar paster te kryebashkiakut te Tiranes!?
Ciu… ciu… Tamam nje trumcak.
Jane keto ciu.. ciu te liderit te opozites qe i kane dhene force e fuqi Sharovit te staneve te Vicidolit te lehe pa frike gjithe diten e gjithe naten … ham… ham… ham… ham!
“Disfata behet fitore… Kapitullimi kthehet ne triumf” … Mao Ce Dun
Jo vetem te lehe pro edhe te kafshoje egersisht sic kafshoi ne pranveren e 97-es, ne Otranto, sic kafshoi bashke me llaven e ujqerve te kusarise dhe vrastarise me 15 mars 2008 ne Gerdec… me 21 janar 2011.
Sic lehu per turpin e tij edhe sot ne shown maoist mediatik ” Disfata behet fitore” dhe ” Kapitullimi kthehet ne triumf”!
E keqja me e madhe eshte se harxhet si te ciu … ciut te Rames edhe te ham… hameve e Berishes i paguan populli ne Veri e ne Jug , ne Lindje e ne Perendim te Shqiperise!
E ne fund te fundit te dy kane nje ngushellim jo te vogel!
A nuk ka thene Linkolni i madh “Cdo popull ka qeverine qe meriton”
Cdo popull ka aq liri, aq demokraci, aq begati sa c’lufton per to!
kur do i vije fundi ketije DIKTATORI Berishian ..
kur do e kuptoje piopulli se KADAFI berishe hidhet vetem me revolucion ..
POSHTE DIKTATURA berishiane ..qe po i nxjerr ujet e zi SHQIPERISE SONE