Berisha dhe Granoff
Nga TemA
Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Presidenti Klinton e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.
Granoff vjen nga një histori suksesi për lidhjet e tij me politikën në Uashington. Ai ka punuar me presidentin Klinton, drejton një fond të madh investimesh privat në SHBA, është i lidhur me kompani lobiste dhe natyrisht vazhdon të ruajë ndikimin e tij jo vetëm mbi Fondin Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, por dhe qeverinë shqiptare. Është i matur, i qartë dhe di si të punojë në Uashington për një qeveri që i krijon vetes probleme përditë më papërgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve dhe skandalet në korrupsion dhe drejtësi. Di si t’i relativizojë gjërat dhe t’i ç’dramatizojë ato.
Disa muaj më parë ai ishte në një emision televiziv në Tiranë, me gazetaren Ilva Tare. Aftësia e tij për të relativizuar situatën në Tiranë ishte mbresëlënëse. Fjala vjen, nëse gazetarja i thoshte se Shqipëria është në krizë, ai e qetësonte duke i thënë se po ta shikosh në total, në 15 vitet e fundit ajo ka bërë progres. Kur gazetarja i thoshte se janë vrarë katër qytetarë më 21 janar, ai shprehte pikëllimin që politikanët nuk ruajnë jetën e njerëzve, pa iu adresuar atyre që i vranë. Kur e pyet për zgjedhjet, ai të flet për probleme të ngjashme kudo, kur i thua se s’ka liri shtypi, ai të tregon se dhe në SHBA diskutohet gjatë kjo çështje.
Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për t’i mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lobimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për t’i organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.
Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht “me bukë me vete” siç thotë një shprehje popullore shqiptare.
Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan t’i çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën t’i shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.
Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi t’i lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet ç’të mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet t’i shpëtojë i talentuari Granoff.
E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do t’i qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë ç’të mundet nga “gjëma” e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do t’i duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Pas kësaj është e vështirë të thuhet nuk e dija dhe akoma më e vështirë për t’i rrumbullakosur përgjigjet.
DICITURA E FOTOS ME POSHTE:
Lulëzim Basha mes Granoff dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese për Berishën Podesta Group
Nga dokumentet qe u kapen ne rezidencen e Gadafit dolen ne drite pagesa qe ishin bere deri disa dite pas bombardimeve ndaj lobisteve amerikan pro-Gadaf ne Washington. Kjo nuk e shpetoi gjithsesi.
Edhe nese Granoff nuk eshte i fundmi i dr.dhjeramanit ne Uashington,
e ardhmja e tij dhe e lul-domates eshte ne duart e shqiptareve sikurse e Gedafit ne duart e popullit libian apo Mubarakut ne duart e egjiptianeve.Jam e sigurt.Po afron pranvera jone.
Sa me i ashper dimri aq me e mire do jete pranvera! Si ne boren e madhe gjate Janarit 1985, qe hapi rrugen per celjen e luleve ne 11 Prill!
Lora
Kujdes se u miratua neni per axhitacion e propagande dhe do e hash.
Pershendetje
Axhitacion,,,,,,i thoshin 800-lekshat.
ju pergezoj me se fundi zoti mero per guximin qe po merr me kete shkrim.keto me shume te japin pershtypjen se jane grupi”na bashkoi gerdeci 1 miljard” se sa biznesmene dhe bla bla.keto xhentelmene jane “de fakto” kryeministri i shqiperise dhe kryetari i bashkise tiranes .BERISHA DHE BASHA JANE THJESHT SI BAXHANAKU I NDJERE I BERISHES QE RA HEROIKISHT
NE GERDEC PRA BERISHA E BASHA JANE VETEM PUNTORE NGARKIM SHKARKIMI
TE KETIJ GRUPI QE I ZENCIN HAKAT E SKLLEVERVE TE VRARE NE GERDEC DHE TE 4 DESHMORVE TE 21 JANARIT..KY GRUP KA FUQI TE EMEROJE DHE AMBASADORE
GJYNAFQARE SI PUNA E ARVIZUSE.KUSH NUK BESON LE TE SHOHE VEPRIMTARINE
E Ambasadori Frank G. Wisner NE EGJYPT,LIDHJET E TIJ ME PASURITE MARRAMENDESE TE MUABARAKUT SI DHE DISKRETITIMIN E POLITIKES AMERIKANE
PARA NJE VITI NE EGJYPT..KETO TIPA “PRODHOJNE” ARMIQ KUNDER AMERIKES DHE ATY KU NUK KA….. THANKS !
Michael D. Granof është nr 1 toka mafia në Shqipëri. Si një shkollë për Mafia, filloi AAEF, në afërsi të autostradës Durrës – Tiranë, me shitjen e tokës pa leje http://img198.imageshack.us/img198/7631/aaef.jpg në vitin 2000 / Ilir Meta Mafia
Michael D. Granof është nr 1 toka mafia në Shqipëri. Si një shkollë për Mafia, filloi AAEF, në afërsi të autostradës Durrës – Tiranë, me shitjen e tokës pa leje http://img198.imageshack.us/img198/7631/aaef.jpg në vitin 2000
lul basha ka te keqe me te madhe se berisha ..
ka mbi shpine aq shume te keqija sa sja vlen te merresh me krimineli si lul basha ..
POSHTE DIKTATURA berishiane
Gjera qe ne menyre te pergjithshme diheshin,por z.Mero ka meriten se na jep emra konkret, ku qarteson se keta amerikanet ne vend qe te na ndihmojne po na rjepin si ne rastin e rruges Rreshen- Kalimash.Ketu nuk behet fjale per dashurin e amerikaneve per Saliun,por per parat e shqiptareve qe u jep Saliu per te mbajtur pushtetin.
Zoti Baze analize perfekte!Prandaj e quajten” Burr Shteti” shiko shiko ku fleka lepuri, po ne more shokeni mendoni se Amerikonet luftojne per” Demokraci” ato paskan halle lekesh(dollar)!
Poshte Plerat e politikes Shqiptare dhe gjithe agjenturat qe e kane ven kete vend nen Hyqem.
贝里沙熄灭或代理恩维尔UDB和儿童。
,向下的里雅斯特协议
有更多的权利!代理人知道所有的动作,但不是一个,我们再次看到每一天!
你好
He mo ju lumte se na e bete zemren mal.Do i bej nje tel. Doktorit qe ta marr vesh se te TEMA komentohet ne gjuhen mandarino.
Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington!
Nuk eshte i fundmi.Politikanet amerikane jane te gjithe ne shitje. Ne gjithe vendet e botes quhet korrupsion ne Amerike e quajne lobim. Dhe jane te shumte ata qe presin ne radhe te zevendesojne Grannoff. E keqja nuk na vjen nga ai por nga vetja qe lejojme Berishen te vazhdoje te jete ne pushtet. Problemi dhe zgjidhja nuk qendron tek amerikanet por tek shqiptaret.
Ne foton ilustruese te artikullit duket edhe nje burre me mjekerr. Ai eshte diplomati koplikar Ferit Hoxha. Ky diplomat me grua franceze perfaqeson Shqiperine ne OKB. Ky njeri eshte nje nga negociatoret per cedimin e 300 km det shqiptar Greqise. Ketij njeriu FBI-ja i ka dokumentuar dorezimin e lap topit te kriptuar te ambasades sone zv/atasheut ushtarak(oficer marine)te ambasades ruse ne Washington. Ai eshte i famshmi lap top qe humbi ne misionin shqiptar ne OKB. Foto me antishqiptare, me antiamerikane dhe me demaskuese se kjo nuk ka.Granofi nuk duhet te zgjedhe midis xhepit te vet dhe demtimit te sigurise se Amerikes. Po preferoi xhepin do kete pune me specialistet e Homeland Security!!!!
SKANDALET E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE MINISTRAVE te tij
by Adrian Hajdinaj on Saturday, January 8, 2011 at 1:58am
SKANDALET e KRYEMINISTRIT BERISHA dhe MINISTRAVE te tij
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEWS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
32. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
33. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
34. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
35. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
36. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
37. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
38. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, – tha kreu i Financave.
39. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
40. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta
41. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
42. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
43. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
44. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
45) SPEKULLIMET e KABINETIT te kryeministrit BERISHA ,,,ku perfshihen POTHUAJSE te gjithe MINISTRAT e tij duke filluar nga skandali me i perfolur i Ministres MAJLINDA BREGU ME MAFJEN,,,, dhe PASURIA e saj e patundeshme ceshtja PRODENTINO ,,, CESHTJA E ministrit GENCI RULI ,,,,ALBANA VOKSHIT,,,EDI PALOKES,,,,e plot te tjereve ,,, ,EMERIMEI e vellait te KRYEPARLAMENTARES JOZEFINA TOPALLIT ne konsullaten shqiptare ne ITALY,,,KU SHKODRA ketej ish permbytur dhe JOZEFINES akoma si ish thare BALTA nga CIZMET ishte koha dhe vendi me i PERSHTACEM ,,,,dhe po ashtu dhendri i VAJZES se JOZEFINA TOPALLIT emerohet sekretar ne ambasaden shqiptare ne FRANCE,,akoma pa mbaruar shkollen ky STUDENT sepse duke u PUNSUAR ne ambasade ky STUDENT nuk paguan QERA ,ashtu sic beri me te bijen MARGARITA TOPALLIN qe ketej vazhdonte studimet dhe qeran e banimit ja paguante AMBASADA shqiptare,,,,, ??? KA DHE ME ??????,,,SIGURISHT QE PO …………………….skemi then akoma as GJYSMAT ,KEMI SKANDALET E VITEVE 2010 ,,2011 ME VRASJEN E 21 JANARIT .. KEMI VRAJEN E GJYQTARIT TE VLORES ..keto jan skandale qe kan tronditur rende imazhin e nji DIKTATORI TE MPLAKUR kemi dhe cunin e KRISTAQIT ED RAMEN xhaket e vjeter un jam nga ata qe gjithmon ne cdo shkrim kam ven emrin tim dhe emri im esht :opininisti adrian hajdinaj
Dakort jam me ju zoti Thana per sa shkruane te gjitha jane faktuar po me le nje dyshim pse opozita , njerzit apo grupe shoqerore qe jane prekur direkt nga keto zullume makabre te kesaj qeverije sbejne nje padi ne gjykaten Europjane se tek ne dihet se sdel gje po rine presin se mos vije nga lart nje proverb thote qe zoti te ka dhene ment e fiqir fatin e ke vete ne dore po sdite mbaje tere jeten mbi kuriz e mos u anko.
Nderkombetaret jane kriminela qe mbeshtesin Berishen dhe Bashen, kurse ne Shqiperi ka shum pak njerez qe e kuptojne kete shkrim, prandaj Berisha qendron ne pushtet. Shumica e shqiptareve jane te varfer dhe genjehen me disa ndihma qe PD jua dhuron kur ka fushate elekturale, kjo eshte Shqiperia e injorances dhe diktatura e Berishes!
Si e kupton ti qe paska shume pak njerez qe e kuptojne?????Nga komentet e tua me je dukur me intelekt dhe kulture mesatare.
Propaganda zyrtare eshte ajo qe i meshon me shume pallavrave te genjimit te njerzve me nje thes miell.E ka merak te madh te legjitimoje,keshtu,veten ne karriget e pushtetit te saj ilegjitim te votave te djegura ne breg te Erzenit.Nese nuk je pjese e kesaj letyre,
mbetet te jesh i limituar nga llogjika.
O OPINIONIST LESHI !
NUK KA SHQIPTAR QE NUK I DI KRIMET E SALI BERISHES,NUK ASHT NEVOJA
ME BO 3 FAQE KOMENT COPY-PASTE 2 HERE ME TE GJATE SE EDITORIALI KRYESOR.
UNE SI KOMENTUES I RREGULLT I TEMES NDJEHEM I FYER QE JU SHKRUANI
NE KETE GAZETE DUKE PATUR PROBLEME ME DREJTESINE AMERIKANE:
Adrian Hajdinaj was arrested in Clearwater, FL on 11/26/2007 for Child Neglect.Pinellas County Arrest-Florida
Vari teneqen! Ky “opinionisti” nisi te shfaqet ne Tema online me shantazhe per mua e ty z/zj m.osmani,se sistemi kriminal i dr.dhjeramanit paska teknologji te tilla qe na identifikoka,e sipas
“opinionistit” ne duhej te dinim rrezikun qe na kanosej.A me kuptove???? Pasi nuk ja dhjeu njeri,nisi te aplikoje parimin”dallendyshe ktheje ndryshe”.Vetem kush eshte trap,mund te harxhoje kohen me kete misionar adekuat te dr.brekedhjerit.
Mbas gerdecit dhe sidomos mbas 21 janarit miqesia e “pathyeshme” shqiptaro-amerikane pesoi nje carje te madhe per shkak te ketyre fytyrave qe shohim me siper.Kam mendimin se populli shqiptar nga proamerikani qe konsiderohej eshte kthyer ne popullin me te zhgenjyer ne bote nga veprimet e dipllomacise amerikane qe eshte lene ne dore te ca politikaneve-biznesmene qe mund t’i quajme “Ilir Metat e Washingtonit”
Kjo tragjedi qe po ndodh sot ka lidhje me kryqzaten “kunder komunizmit shqiptar” te udhehequr nga william rajerson 91′-92′ qe aktivizoi ne ate kohe agjente te udb,pinjolleve te fashizmit,dhe segmente te kufizuara te cia-s.Pararoja e kesaj raprezalje ishin komunistet fanatike qe kishin detyra nga kqppsh dhe sigurimi i shtetit shqiptar (pardesybardhet e dhjetorit) te cilet brenda 24 oreve nderruan padron nga dikatatori tek ambasadori.Ne ate kohe ne vend qe te cmontohej vetem diktatura fatkeqesisht u shemben dhe institucjonet e shtetit shqiptar qe perben periudhen me te erret te historise shqipatre qe nga lindja e krishtit.
Ne ditet e sotme eshte instaluar nje regjim me i poshter se fashizmi dhe komunizmi bashke.Amerika po pret ne bese nje popull qe ka nje
siguri natyrale te ajo.Tolerimi qe po i behet sot berishes po con vendin drejt nje 97′ te dyte ku amerika e la ne balte aleatin e saj te vogel deri ne shkaterrim te plote.Ky artikull i patriotit gazetar
mero bazes le te jete nje apel per mafjoze te tipit f.wisler qe shqiperia nuk eshte vend bananesh qe ta konsiderojne ambasadorin
e amerikes si jezu krishtin dhe lulzim bashen si nje shenjtor i pagezuar prej tij.Nuk eshte me viti 1991 ku ca shqiptare i puthen
prapanicen xhejms bejkerit ..Eshte viti 2012 ku gjysma e shqiptarve
kane 20 vjet qe jetojne dhe punojne ne perendim dhe na vjen turp
qe nje ambasador si arvizu jo vetem qe po ofendon nje popull te tere ne shqiperi por po perdhos dhe vete demokracine amerikane .thanks.
Tung DashW. , te zgjodha ty qe te pershendes mik, per mesazhin essencë: ‘aMerika krijon armiq edhe aty ku S’ka
A mund te me thote ndonjoni pse kaq hundleshe qo Amerika?! Ose me mire qo copë-Amerike (armike e Amerikes)?! Kaq e fuqishme EKeqja ?!
Kaq e pafuqishme E MIRA?!
A me thoni dot pse miq?!
i nderuar replikues DWT
Me behet qejfi qe po i ben oponence komentit tim.Ne rradhe te pare do ju sugjeroja te mesoni me mire shqipen qe per mendimin tim duhet te jeni ndonje dipllomat qe keni mesuar keto gjuhe te detyruar.Fjale per fjale
komenti im eshte ky:
***KETO TIPA “PRODHOJNE” ARMIQ KUNDER AMERIKES DHE ATY KU NUK KA”****.
dmth qe jane disa persona jo gjithe amerika..por ty nqs te intereson ta perkthesh ndryshe eshte biznesi juaj.
Nqs do me ta thene “amerikance” komentin e pare po ta them me qarte:
ESHTE TURP SHUME I MADH PER DIPLLOMACINE AMERIKANE QE KA PERKRAHUR ME PARE
DHE QE MBYLL SYTE PARA NJE NJERIU SI SALI BERISHA QE KA PAAFTESI
KRIMINALE NE DREJTIMIN E NJE SHTETI DEMOKRATIK.MUND TA MBROJ KETE ARGUMENT KUDO DHE NE CDO KOHE.DISA HERE JAM DREJTUAR PRESIDENTIT OBAMA
DHE KONGRESIT AMERIKAN PER GJENDJEN PERVERSE KU NJE K/M ARRIN DERI SA TI
THOTE FIGURAVE ME TE LARTA TE SHTETIT HORR BULEVARDI DHE LAVIRE BULEVARDI.
DHE DEL TJETRI PA PIKE TURPI DHE I THOTE “BURRE SHTETI”
PERFUNDIMISHT IDEJA ESHTE KJO:E DUA AMERIKEN SI SHQIPERINE PO ME SHUME
RESPEKTOJ TE VERTETEN ..THANKS !
Ky Granofi ka marre dhe pasaporten shqiptare disa kohe me pare dhe thone qe ka perfituar me emrat e biznesmeneve te familjes berisha toka ne jug te shqiperise. Ky mafioz qendron pas donacioneve te spitalit ultramodern te liri berishes ne farke te tiranes (shoqata e femijve me probleme autizmi u krijua nga domenico scalione qe eshte anetar i bordit te fondit amerikan dhe iu dha me pas liri berishes), me te cilin liri berisha po vret perdite te gjithe familjet me femije me probleme autizmi, ky eshte ai qe e sheh ne stadium me berishen duke pare ndeshje sa here vjen ne shqiperi, ky troket ne dyert e departamentit te shtetit per te nxire kedo qe eshte kunder berishes ne shqiperi,ky eshte njeriu qe i ben shoqeri lul bashes sa here vjen ne shqiperi, ky do ja bej gropen qindra milion dollareve te fondit amerikan duke i vene ne dispozicion te krimineleve berisha dhe basha. KY ESHTE AMERIKANI ME I PESHTIRE DHE ME MAFIOZ QE KA SHKELUR NE TOKEN SHQIPTARE PAS ’90.
pyta pak neper tirane sot per kete Granofin dhe po me thonin qe keto qe ka thene mero Baze nuk qenkan gje hic fare. Ky granofi paska investu me dollaret e ketij fondit te MEGATEK ku eshte pronar kunati lul bashes, ka investu te TEG, kjo qendra tregtare e samir berishes, miliona dollare, ky me ca tipa qe i ka punesuar tek fondi qe qekan tek klani berishes, beka letrat gati per ata amerikanet qe i aprovojne investimet duke i hudh hi syve. e mbani mend kur lul basha tha tek nje interviste tek klani qe kam nje fondacion qe me ka dhene mbeshtetje per te bere pune ne tirane? ky qeka tipi i fondacionit granoofi. Te njejten gje krimineli dhe hajduti basha e tha te bulevardi kur dha interviste me rastin e ardhjes se granofit ne shqiperi, ky tipi i rrinte ne krah. Me cfar paresh shkoi ne katar ky dhe po pati shku me paret e veta, pse i harxhoka qe ti rrije lules nga mbrapa? E plot te tjera me thane sot per kete mafioz amerikan. po cfare turpi, o zot cfare kam nigju. i ngaterrum me me tgjithe maskarenjte e tiranes ky grandofi.
Lexoni te nderuar komentues qe ky dipllomati f.wisner jr. eshte ne anen e mubarakut kur gjithe populli donte ta largonte..biles duke qene i lidhur
me “finacat” e mubarakut sabotonte dhe direktivat e State Department..
—Wisner was involved in a diplomatic gaffe during the pro-democracy uprising in Egypt in early 2011. The Obama administration asked Wisner to carry views to Egyptian dictator Hosni Mubarak, including advice that Mubarak should resign to defuse the crisis. Wisner was not successful in convincing the dictator of the wisdom of the administration’s suggestions. Just 4 days later, after a day in which Mubarak allies took violent reprisal against democracy activists, Wisner spoke to a security conference in Europe and called it “crucial” that Mubarak stay on in the interest of “stability”, in direct contradiction of the American policy he had been asked to convey. The State Department immediately disavowed his comments and disparaged his previous role, saying he had not served as envoy, but merely as an available conduit for certain administration views .Adding fuel to the furor over Wisner’s comments was the fact that after retirement from the diplomatic corps, he had been a highly placed official of a firm that has lobbied on behalf of the dictator, as well as serving on the board of the largest Egyptian bank.
Peshku qelbet nga koka!
Po pse more njerez nuk kane ambasadorin e tyre ne Shqiperi Z. Arvizu qe eshte me se i nformuar per situaten dhe qeverine per te mire informuar qeverine Amerikane, po do presin lobistet e nje agjensie private t’ju tregoje te “verteten” se kush eshte Hale Berisha?
Leviz miu me thell…
Berisha ju ka garantuar kompanive fantazme siguri dhe perfitime per investimet e tyre( prodhim dhe shitje armesh ne shtetet e tjera ku ligjerisht shteti amerikan nuk lejohet ta beje… e te tjera) dhe prandaj ai DUHET mbajtur ne pushtet me cfaredo lloj kosto!
Ca Grandofi mi tkeqen mafia thuj kok e kry. Grandofi ka vu drejtor tfondit ate tgerdecit ku u vran 26 vet dhe tgjith shtiren se se din. Vet shkrujn vet vulosin vet i marrin paret. Thes i madh ky. Ja lidh gryken Sala me Lulken qe kan vra njerez. Ti mthu bordi. Ca bordi ere. Skakaris njeri para Grandofit. Se ka politik ktu jo llafe. Mafja te zhduk.