Hashim Thaçi hesht pas kritikave të Jasharëve

20 Shkurt 2012, 11:44Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i komunës së Skenderajt kanë heshtur 24 orë pas kritikave të nipit të familjes Jashari dhe deklaratave se ata nuk hyjnë në Kullën e Jasharëve për shkak të kritikave të fundit të familjes.

KTV-ja ka raportuar se ka qenë e pamundur vënia e kontaktit me kryeministrin Thaçi apo kryetarin Lushtaku për t’i marrë qëndrimet e tyre përkitazi me kritikat e Murat Jasharit.

Një ditë më herët, Murat Jashari ka kritikuar qeverisjen e vendit duke thënë se situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve të 90-ta, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda. Ai ka shtuar se është koha e fundit për t’u ndërruar kjo klasë e politikanëve.

8 komente në “Hashim Thaçi hesht pas kritikave të Jasharëve”

  1. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Nenvizoj shprehjen e Murat Jasharit:situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve të 90-ta, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda.
    Eshte e njejta situate edhe ne Shqiperi dhe te duket sikur punohet qellimishte per te krijuar ate klime pasigurie qe i detyron shqiptaret te braktisin vendin.Pas 20 vjetesh , ne Shqiperi, jo vetem qe situata nuk u permiresua por pasiguria eshte bere kercenuese per vete jeten e qytetarit.Ne se dikush kerkon te kthehet ne vend, te afermit e tij alarmohen dhe insistojne te kunderten duke u shprehur: Ku do kthehesh ne fer?
    Jane gati 1 miljon shqiptar te Shqiperise qe kane braktisur vendin dhe asnje shenje shprese nuk duket ne horizont per krijimin e kushteve te sigurise elementare qe ata te joshen te kthehen ne Atdhe. Eshte nje energji e jashtezakoneshme nga e cila perfitojne vende te tjera nderkohe qe investimi eshte i popullit tone. Sa te tille kane braktisur Kosoven qysh 30-40 vjet me pare.E stshmja te kujton ate kohe kur shteti jugosllave u jepte pasaporta kosovareve qe te realizonte boshatisjen e Kosoves ne favor te dyndjeve serbe.Mos vall politikanet e sotshen , ketu ne Shqiperi e ne Kosove punojne per interesat e Serbise me kete klime pasigurije qe kane krijuar ne vend?????

    1. zhaku i pamposhtur says:

      shume drejt e ke thene ss…eshte per tu habitur politika qe ndiqet ne kosove dhe ne shqiperi,duket si e miredirigjuar fatkeqesisht….megjithate dua te uroj te gjithe shqiptaret:qofte i paharruar dhe i respektuar heroizmi dhe qendresa e jasharajve legjendare kundra okupatorit serb,qofte i paharruar dhe i nderuar nder breza kujtimi per atdhetarin legjendar adem jashari!!

  2. bora says:

    Nese e ka kush te drejten qe te flase per kosoven a e ka familja jashari a nuk duhet ta kete kush, por nuk e kuptoj se cfara te pafetyre jane drejtuesit e qeverise sot si kendej ashtu dhe adej nga kosova ku qdhe ne diten e pavarsise se kosoves bejne lojra politike ne korriz te atyre qe kane derdhur gjak per ate pavarsi qe kryministri i kosoves dhe i shqiperise e injorojne.dhe kjo nuk eshte e paqellimshme por dyshoj se keta ecin nepermjet te njejtit mocal.

    1. tourkofagos says:

      pune korrakesh…..

      1. leonardi antwerpen says:

        pune gojori…

  3. ilir says:

    po si more vellezer mund te flase ky serbi per famljen Jashari pasi ky morr eshte informatori qe i ka kaluar informacionin sherbimit sekret serb per Ademin dhe te vellain qe ndodheshin ne shtepi.dhe ju i dini si shkuan ngjarjet!!!!!!!!! had tung gjithe kosovareve

  4. ivani i madh says:

    nderime e respekt per gjakun qe derdhi familja Jashari.Familja Jashari per lirine e kosoves gjakun dhane qe Thaci me hajdutet te ndajne parane ai pergjigje si kethen se ska sy e faqe se do jete hajn e polaco.

    1. Hasan Veizi says:

      Hallet e shqiptareve nuk kane te sosur. Nje budalla matan kufirit e nje i marre ketej. Kur do e thyejne qafen keto plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje