Provat e Natasha Kandicit, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, me të cilat ka dëshmuar përgjegjësinë e shefit të ri të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikovic, për krime në Kosovë, vijnë duke u zgjeruar edhe me dëshmi të tjera, të atyre që kanë qenë viktima të dhunës së ushtarëve serbë, në vitin 1999, në Qirez të Skënderajt dhe në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
Një prej dëshmitarëve, Xhafer Veliqi, nga Polaci i Skënderajt, i cili, siç thotë, ka parë me sytë e tij, kur ushtarët e gjeneralit Dikoviq kishin mbledhur burra dhe gra, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, dhe i kishin dërguar në xhaminë e Qirezit. Sipas tij, pas një kohe, ushtarët serbë kishin selektuar vetëm të rinjtë, 35 prej të cilëve nën moshën 18-vjeçare, i kishin hipur në kamionë dhe i kishin nisur në drejtim të Drenasit.
“Në mesin e tyre ka qenë edhe djali im 15-vjeçar. Një komandant serb, i cili hiqej si i mëshirshëm, tha se po ta marrim djalin edhe kemi me ta dërgu në shkollë, ka m’u aftësu. Ai thoshte se këta djem të rinj duhet m’u shkollu. Në këtë mënyrë, edhe mua më tha që mos të mërzitem se kanë me ma kthy djalin. Unë e dija saktësisht se çfarë do të bëhej me ta. Më thjesht, morën shumë burra aty, më shumë të rinj, 35 prej tyre kanë qenë nën moshën 18-vjeçare. I dërguan andej kah Drenasi, dhe ne menduam se po i dërgojnë për në Prishtinë. Ka qenë prilli i 1999-tës. Më nuk kemi ditur gjë për ta, ua humbën gjurmët. Pas lufte, ne i kërkonim të zhdukurit dhe kur u zbulua varreza masive ‘Te Shavarinat’ në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, aty është gjetur edhe djalim im, edhe disa të tjerë, të cilët i kishin pas pushkatu”, kujton Xhaferi.
Sipas tij, ushtarët serbë, kanë përdhunuar disa femra shqiptare dhe ato pastaj i kanë hedhur në bunar…/Zeri
Kristianizmi?! Si thone o greke? Apo normale?
Shqiptari! Te gjithe e dime qe serbet dhe gerket e ndyre nuk kane asgje te perbashket me kristianizmin, bile eshte turp t’i quash te krishtere. Keta hordhi aziatike vrasin e presin ne emer te Krishtit dhe n.q.s ben nje muhabet te thjeshte me keta ne lidhje me fene e Krishtere, NUK DINE ASNJE GJE. Mua me ka ndodhur disa here te kem debatuar ne Amerike me disa serb qe ngulnin kembe duke thene qe Krishti nuk ka ekzistuar fare. Gerket ne ndryshim nga serbet jane hipokrit ne maksimum. Mjafton te lexosh komentet e felliqesirave turkoFAGGOT anastas, eleftepidhes, ose apokalyfi janis. Krishti erdhi ne kete bote te n’a mesonte vetem nje gje DASHURI DHE VETEM DASHURI. Te pyes une ty, a mund te jete vermja turkoFAGGOT anastas nje njenie e mbushur me dashuri apo kompleks inferioriteti??
C’hyn kristianizmi ketu mer daku? C’propozon per zgjidhjen e te gjitha problemeve? Republiken Islamike Kosovare?