DPA: Fusnota e deklaron Kosovën pjesë të Serbisë

21 Shkurt 2012, 12:41Rajoni TEMA

Pas disa muajsh ndërprerjeje këtë të martë do të fillojnë negociatat mes Beogradit dhe Kosovës, e cila para 4 vjetësh shpalli pavarësinë. Në një analizë të zhvillimeve të fundit agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se delegacionet e të dyja palëve pritet të gjejnë një zgjidhje për përfaqësimin e Kosovës në konferencat ndërkombëtare. Kompromisi për këtë çështje është kërkesë qendrore e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit, i cili deri më tani ka bojkotuar të gjitha takimet multinacionale, nëse në to kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Prishtinës. Sipas DPA-së, propozimi që ka bërë Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës paraqet një kundërthënie në vetvete. Në tabelën me emrin e Kosovës do të ketë dy fusnota, njëra e deklaron Kosovën si pjesë të Serbisë, tjetra nënvizon pavarësinë e saj. DPA-ja nënvizon se ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, deri më tani ka njoftuar për disa kompromise, por menaxhimi i përbashkët i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është aq i komplikuar, saqë nuk do të mund të zbatohet edhe për një kohë të gjatë. Edhe qarkullimi i lirë i mallrave do të mbetet një ëndërr.

DPA-ja shkruan më tutje se Serbia nuk ka plotësuar asnjë kërkesë të BE-së që nga samiti i dhjetorit, kur asaj iu refuzua statusi i kandidatit. “Praktikisht nuk është përmbushur asnjë kërkesë, por janë ndërtuar disa fshatra të Potemkinit”. Qëllim i kësaj politike të Brukselit dhe të shumë vendeve të BE-së, sipas DPA-së, është që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat. DPA-ja përkujton se ditëve të fundit misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe trupat e NATO-s (KFOR) njoftuan se barrikadat e ngritura nga serbët në verë në veri të Kosovës tashmë janë hequr. Po ashtu, sipas këtyre organizatave, pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të hapura. Lajmi erdhi tamam me kohë, sepse Brukseli kërkon nga Beogradi të mundësojë qarkullimin e lirë të KFOR-it dhe EULEX-it. Por, sipas DPA-së, ata që kanë ngritur barrikadat dhe autoritetet e komunave serbe në veri të Kosovës menjëherë i kanë përgënjeshtruar këto njoftime. Bllokimi i rrugëve vazhdon, shkruan DPA-ja.

Kjo agjenci po ashtu rikujton se Bashkimi Evropian kishte deklaruar se Serbia ka bërë “hapa shumë të mëdhenj” në reformimin e sistemit të korruptuar gjyqësor. Por, sipas DPA-së, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila në fund të dhjetorit citonte një raport konfidencial të ekspertëve juridikë të Komisionit Evropian, ku pjesë të reformës së kryer në Serbi quheshin “shembull shkollor për përqeshjen e drejtësisë”. Në këtë raport po ashtu kritikohej ndikimi i politikës në drejtësinë serbe. Me gjithë këto fakte, duket se BE-ja është e gatshme t’ia hapë portat Serbisë.

6 komente në “DPA: Fusnota e deklaron Kosovën pjesë të Serbisë”

  1. (Pa)Varësia nga RFJ - Rezoluta 1244 says:

    02. Mirëpret pranimin nga ana e RFJ-së të parimeve dhe të elementeve të tjera të cekura në paragrafin 1 më sipër, dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të RFJ-së për zbatimin e tyre të shpejtë;

    04. Vërteton se pas tërheqjes do t’i lejohet kthimi një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb në Kosovë për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

    Vendos që përgjegjësitë kryesore të pranisë civile ndërkombëtare të përfshijnë: a) Përkrahjen për krijimin e një autonomie dhe vetëqeverisjeje përmbajtësore në Kosovë deri në zgjidhjen përfundimtare, duke marrë tërësisht parasysh aneksin 2 dhe marrëveshjet e Rambujesë.

    Kërkon një proces politik drejt krijimit të një marrëveshjeje të përkohshme politike që mundëson për një vetëqeverisje përmbajtësore për Kosovën, duke marrë në tërësi parasysh marrëveshjet e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të RFJ-së dhe të vendeve të tjera në rajon.

    Krijmi i një administrate të përkohshme për Kosovën si pjesë e një pranie civile ndërkombëtare, nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi përmbajtësore në kuadër të RFJ-së.

    Një marrëveshje ushtarake-teknike, e cila do t’i përcaktojë, ndër të tjera, modalitetet plotësuese, duke përfshirë rolet dhe funksionet e personelit jugosllav/serb në Kosovë.

    1. armand says:

      Ta “gezosh” pavaresine Kosov.

  2. Descartes says:

    Kosova patjeter te prezentohet me REPUBLIK;qka pastaj dote qendroj ne fusnot eshte e parandsishme.

    1. maloku says:

      S’ka problem e kan kosovaret republiken per vete. Puna ishte me e njoft dhe te tjeret. Thacit aq ju dashka me pas nje republik te vogel per te e per shoqnine.

  3. Bekimi says:

    Edhe me emrin republikë, Kosova s’ka pse të nënkuptohet pjesë e RFJ-së sepse ajo federatë as nuk egziston më.
    Kjo që kërkon Hashimi, ndoshta edhe më shumë se vetë shkijet, është ringjallja e një federate të vdekur.
    Nuk është çudi hiç, që atë kërkon edhe Saliu në Tiranë.
    Tirana e Saliut është shumë e lumtur që Kosova ka ambasadë në Tiranë, a thua jemi dy popuj të ndryshëm.

  4. zingjiri says:

    turp qoft per ket qeveri n ket qe patem rwpoblik e ptum perkosish sipas hashim thaqit ekem dit poplli edhe vetvendosija se keshtu doti vije fundi per eventualisht 4 vite mase shumti 5 vite shtet me repoblik edhe keshtu i erdh fundi qe jav moren repobliken turpi zotit aj qe ja kish dit vleren shtetit edhe repoblikes edhe qe jav kish qelen sy serbis edhe bashkimit evropijan aj so ketu oshet ne gjygj hage qe kijo qeveri e dergoji atije deri ta shesin shtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje