Funerali i Voglit dhe “ringjallja” e Berishës

Postuar në: Editorial |

Nga Mero Baze

Shqipëria humbi ushtarin e saj të parë në Misionet Paqeruajtëse qyshkurse është bërë vend anëtar i NATO-s dhe qeveria po përpiqet ta përdorë këtë humbje të dhimbshme për të ringjallur në opinion publik atë çfarë ka vdekur tashmë mes saj dhe politikës së SHBA, dhe papërgjegjësinë dhe nivelin e ulët profesional me të cilin rekrutojnë dhe përgatisin komandot që çojnë në këto misione.

E para gjë që më bëri përshtypje dje, ndërsa mësuam lajmin e humbjes fillimisht të dy ushtarëve, ishte se familja e të ndjerit Feti Vogli e mori vesh lajmin nga ekrani i televizorit, ndërsa familja e Aleksandër Pecit, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrit të Mbrojtjes, u fut katër orë në zi për humbjen e djalit. Kjo tregon anën groteske të një qeverie dhe administrate që krenohet se është partnerja e NATO-së. Paaftësia, konfuzioni, dallkaukllëku shqiptar, mungesa e një kulture vdekjeje në radhët e ushtrisë dhe sidomos mungesa e kulturës së komunikimit të ushtrisë shqiptare me familjarët e ushtarëve, është një problem shumë serioz. Në çdo kohë, në çdo regjim dhe në çdo vend të botës, ushtria ka një kod të vetin për komunikim me familjarët e ushtarëve, qofshin këta të gjallë apo të vdekur. Ajo i mban ata në kontakt me ushtarët, u siguron mundësi korrespondence, komunikimi dhe është vetë përgjegjëse për gjithë këtë infrastrukturë. Tek ne as në momentin e fundit të jetës familjarëve shqiptarë nuk iu gjend dot pranë.

Pas konfuzionit të turpshëm gjëja e dytë që ra në sy ishte deklarata e Sali Berishës. Ai më shumë se sa vajtonte për Feti Voglin, përpiqej t’i mbushte mendjen vetes se ishte ende në krah të amerikanëve. Në tre fjali- 5 herë përmendte faktin që Vogli u vra në krah të amerikanëve, a thua jeta e të ndjerit ushtarak shqiptar kishte shkuar bedel për të ndrequr imazhin dhe raportet e prishura të Berishës me SHBA. Pas tij dhe Arben Imami duket sikur fluturonte nga gëzimi që Panneta e kishte marrë ne telefon dhe e kishte ngushëlluar për të ndjerin Vogli. Telefonata e Panneta-s duhet të bëjë me turp qeverinë shqiptare, pasi ajo tregon seriozitetin me të cilin shteti më i fortë i botës merr jetën e një ushtari të thjeshtë nga Baldushku i Tiranës pa e pasur qytetar të tyre, ndërsa qeveria shqiptare që e ka detyrim sjelljen e fisme ndaj tij dhe përkujdesin deri në pikë të fundit për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve, ia besoi spikerëve të televizioneve lajmin, ndoshta dhe nga fakti banal se nuk e kanë fare adresën të ndjerit që u vra në Afganistan.

Prononcimet e vetme të Berishës dhe Imamit nga dje deri më sot, nuk kanë të bëjnë me të ndjerin që iku, por me SHBA, me faktin që viktima ishte në krah të tyre, me faktin që Panneta i ka marrë në telefon, etj. Kriza reale e raporteve të Berishës me SHBA, duket se ka nevojë për gjakun e Feti Voglit që të zbutet. Në fakt kjo vetëm sa thellon dhe në sytë e shqiptarëve diferencën me të cilën qeveria jonë dhe qeveria amerikane kujdesen për ushtarët e dërguar në luftë.

E treta që ka po aq rëndësi është e vërteta e vrasjes së Feti Voglit. Ne duhet dhe po e respektojmë atë si të një dëshmor tonin vrarë për një kauzë paqeje ndërkombëtare, por vdekja e tij ngre pikëpyetje për aftësitë dhe profesionalizmin e ushtarakëve tanë në ato misione. Media perëndimore që raporton nga Afganistani siç është CNN, apo media të tjera, tregojnë se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje mes një polici afgan dhe ushtarëve shqiptarë. Kjo vrasje rrit numrin e vrasjeve që vijnë nga përplasjet mes forcave të sigurisë afgane dhe atyre të NATO-s, të cilat siç po dëshmojnë hetuesit amerikanë vijnë nga përplasje kulturash, nervozizëm çasti dhe jo nga keqpërdorim i talibanëve siç mund të mendohet. Kjo na detyron ne si shtet, dhe sidomos forcat ushtarake, të bëjnë një trajnim thelbësor të ushtarëve nga pikëpamja kulturore për vendin ku i çojnë. Ata përveç disiplinës ushtarake duhet të mësojnë mirë para se të nisen për kulturën e vendit ku shkojnë, për atë çfarë s’duhet të bëjnë si shqiptarë atje, për mënyrën si duhet të sillen dhe shmangin incidentet. Ajo që për një ushtarak shqiptar mund të jetë normale, për një polic të pagdhendur afgan mund të jetë skandal dhe përfundon kështu si ka përfunduar tragjedia me ushtarin tonë, i cili nuk është vrarë duke luftuar siç përpiqet ta heroizojë pa lidhje qeveria jonë, por e ka vrarë një polic afgan pas grindjes me të. Kjo na bën dyfish përgjegjës për jetën e humbur të Feti Voglit dhe na lë zbuluar dyfish para familjarëve të tij dhe njerëzve të dashur, pasi mund të kemi të bëjmë me keqkuptime kulturore apo gjeste nervozizmi, të cilat kanë çuar në një tragjedi.

Përpjekja e qeverisë shqiptare, dhe sidomos Ministrisë së Mbrojtjes, për të heriozuar vrasjen tragjike pa na sqaruar rrethanat, bën pjesë pikërisht tek kultura e gënjeshtrës dhe heroizimi si kapak për gropat e zeza. Ajo çfarë kujdesen ushtarakët tanë para rekrutimit janë si tu marrin ndonjë lek ushtarëve të gjorë, si të zgjedhin ata me halle më shumë që të rrisin çmimin, dhe pas kësaj askush nuk merret me fatin e tyre. Fati tragjik na ndëshkoi me jetën e një të riu që priste të krijonte një familje stabël dhe arsyeja e parë që dhanë familjarët pse ka shkuar aty ishte pikërisht të ardhurat për një jetë më të mirë.

Deri më sot kemi gënjyer veten se kemi ushtri dhe ushtarakë dhe sa herë që ushtria është vënë në provë në fakt është shkërmoqur si guaskë veze. Por është mirë të mos bëjmë shaka me jetën e ushtarakëve tanë dhe duke gënjyer veten t’i nisim ata në luftë reale përballë qindra rreziqeve të panjohura për ta dhe t’i kthejmë në arkivole duke nxituar pastaj t’i mbulojmë me flamur kombëtar dhe medalje dëshmorësh pazaret e ulëta të qeveritarëve me jetën e tyre. Ne do ta respektojmë Feti Voglin dhe sikur të vdiste nga i ftohti apo në një aksident automobilistik në Afganistan, pasi ai ka shkuar aty për një mision që është detyrim i shtetit tonë ndaj anëtarësimit në NATO, por ne nuk duhet të përdorim vdekjen për të mbuluar fajet dhe krimet e atyre që ua bëjnë më të afërt vdekjen se sa mbijetesën ushtarëve tanë. Funerali i Voglit nuk mund të ringjallë atë që tashmë ka vdekur mes Berishës dhe Uashingtonit dhe as të mbulojë atë që ndodh me ushtarakët e korruptuar shqiptarë që dërgojnë ushtarët në luftë jo pasi i përgatisin, por thjesht pasi u marrin paret.

 

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

51 Pergjigje per Funerali i Voglit dhe “ringjallja” e Berishës

  1. Dean  --  21 Shkurt, 2012 në 10:43 pm

    Funeralet i ka qejf maloku i pabese.

    Përgjigjjuni

    • artan kume  --  21 Shkurt, 2012 në 11:53 pm

      o dean prape dole,e paske mare rogen?

      Përgjigjjuni

      • Dean  --  22 Shkurt, 2012 në 12:27 am

        Fol per shkrimin dhe lene Deanin,ti pallosh skipetar.
        PSIKOPATI j’u pallo si komb aty ku jeni,dhe ti lufto me Ed Ramen dhe Deanin.
        Normale qe ke me mbet injorant gjith jeten,se e harxho kohen me gjona te krejt anesore.

        Përgjigjjuni

    • guri  --  22 Shkurt, 2012 në 6:22 pm

      RROFTE SALI BERISHA ME PARTIN DEMOKRATIKE…POSHTE KOMUNISTAT ME BAZEN, RAMEN E RUCIN,….

      Përgjigjjuni

  2. k mema  --  21 Shkurt, 2012 në 10:47 pm

    berisha erdhi ne pushtet me kufomat e 2 prillit 1991,tenton deri dhe marrje pushteti duke hapur deren e k/m ne 14 shtator me arkivoli e hajdarit.Ne 21 janar u tregua taleban duke vrare “pabesisht”
    4 shqiptare te pafajshem.Jam i sigurte qe vera e kuqe qe do pine sot me
    arbenin e mamit per te festuar normalizimin me leonet e washingtonit do do te jete e shijshme.me kufoma erdhi ne pushtet dhe me ato po mbahet qofte kur ja vrasin qofte kur i vret vete..

    Përgjigjjuni

    • Spartak Ngjela  --  22 Shkurt, 2012 në 1:18 am

      Per Sali Berishen dhe 21 Janarin:

      Përgjigjjuni

  3. Rezart  --  21 Shkurt, 2012 në 10:52 pm

    Shume e vertete dhe e dhimbshme Mero!

    Përgjigjjuni

  4. tomori i beratit  --  21 Shkurt, 2012 në 11:09 pm

    Nuk ka me turp per shqipetaret qe nje k,minister idjot i çmendur dhe nje minister mbrojtjeje i tredhur te tallen edhe me gjakun e te vdekurve.Kjo eshte per te vene kujen.

    Përgjigjjuni

  5. Saimir  --  21 Shkurt, 2012 në 11:10 pm

    Mero per mendimin tim ke shume te drejte, pavaresisht se kjo qe shkruan eshte e turpshme per Shqiperine, pasi nxjerr edhe njehere sesi tallen me vdeljne thjesht per interesa personale kafshet qe e drejtojne kete vend. Do te ishte shume e drejte te sqaroheshin rrethanat e vrasjes dhe te mbanin pergjegjesi morale pikerisht ashtu sic shprehesh ti ne shkrimin tend.
    I shpreh ngushellimet e mia familjes se te ndjerit.

    Përgjigjjuni

  6. komando  --  21 Shkurt, 2012 në 11:16 pm

    forcat speciale shqiptare jane shume te pregatitura , per kete ska asnje lloj pikepyetje ,per kete ju siguroj se kam qene vete pjestar i asaj njesie, trajtimi qe ju behet atyre nga shteti eshte skandaloz, kursi special eshte 6 mujor dhe jo te gjithe ushtaraket e perballojne ate , me gjithe respektin qe kam per gazeten tema ky shkrim i sotem nuk e nderon ate , ato qe fliten per salen dhe imamin jane te verteta se atyre pak ju intereson jeta e oficerit te rene ne detyre , por pjesa tjeter eshte e tepert

    Përgjigjjuni

    • realtv  --  22 Shkurt, 2012 në 1:16 am

      Pergatitja nuk eshte vetem fizike dhe perdorimi i armeve. Ketu Mero foli per dicka tjeter, si te sillesh me popullsine lokale ne menyre qe te fitosh besimin e tyre, pra te te mesojne dicka nga kultura dhe zakonet e tyre. Kur USA e zbatoi kete ne Irak situata u permisua mjaft.

      Përgjigjjuni

    • 21 janari  --  22 Shkurt, 2012 në 3:31 am

      O komando, shkrimin lexoje edhe nje here se te ka zene truri myk. Nuk shkohet ne Afganistan te zihesh me policet e qeverise vendase por per lufte kunder talebaneve. Ju veni ne Afganistan dhe tregoni kulturen e shpellareve dhe e hani plumbin kokes. Vrasja e Feti Voglit eshte incident, aksident per fajin e tij dhe jo per shkak te detyres qe e ka çuar populli shqiptar.Vrasja e Fetiut eshte per Salen nje rast per t’u mburrur se eshte besnik i SHBA-ve per te ruajtur pushtetin e tij prej xhelati te popullit shqiptar…

      Përgjigjjuni

      • komando  --  22 Shkurt, 2012 në 4:14 pm

        21 janar , ushtaraket shqiptare nuk jane te berishes , rames , nanos apo atyre qe do vijne pas tyre , ata i perkasin te gjithe Shqiperise , ne i sherbejme vetem republikes se Shqiperise , politiken bejeni ju qe jeni civila . PO SHKEPUS NJE SHKRIM TE DERGUAR NGA AFGANISTANI NE NJE FORUM USHTARAK
        Po shkruaj pas lajmit te publikuar nga CNN dhe gazetat ne Shqiperi se sulmi ndaj trupave tona ka ndodhur pas nje debati . Ju njoftoj miq te forumit se cunat tane jane sulmuar pa asnje shkak ne pabesi te plote , nga marrja ne pyetje e personit qe ka hapur zjarr ka dale qe ka pas marre urdher nga eproret e tij afgane . Ngjarja ka qene pak a shume kjo;
        2 makina tonat dhe 2 amerikane nisen ne drejtim te nje fshati per te shoqeruar persona te inteligjence te cilet do te bisedonin me banoret e fshatit per hapjen e shkolles , rruges i bashkangjiten makinave edhe 1 makine e policise afgane , por perseri pa arritur ne destinacion afrohet edhe nje makine e dyte e policise afgane me tre veta , te derguara nga koordinatori afgan prane trupave amerikane (demek per siguri me te madhe ) , kur arrijne ne destinacion 2 makinat tona dhe amerikane hapen ne forme rrethi per te siguruar perimetrin dhe makinat afgane te cilat ishin te pa blinduara qendrojne ne mes , njerezit dalin nga makinat per sigurimin e perimetrit , nderkohe mitralieri e makines se dyte afgane hap zjarr mbi djemte tane dhe amerikane , njeri prej afganeve ja heq mitralozin nga dora , nderkohe nderhyjne cunat tane dhe amerikane , nderhyrja amerikane kam qene decizive per jetet e afganeve .
        Kur jane marre ne pyetje ka dale qe ky kishte marre urdher nga larte , jane te pakten tre veta te zinxhirit komandues afgan qe jane te implikuar , hapja e zjarrit ka qene e paramenduar qe me pare , por ky rrace shkerdhyer i ka qelluar cunat tane pikerisht kur kane dale nga makinat dhe nga mbrapa . Ngjarja eshte akoma ne hetim
        Pas lajmit te publikuar tek CNN qe demek djemte tane kane debatuar me policine afgane para se te qelloheshin , kane reaguar edhe kontigjenti i eagle 4 , pritet qe CNN te pergenjeshtroje lajmin e publikuar prej saj .
        E ndjejme qe ngjarja po perdoret politikisht nga eproret tane ne shtab te pergjithshem dhe ne qeveri , uroj qe populli shqiptar ti beje nderimet shokut tone ashtu sic i ka hije te nderohet nje ushtarak

        Përgjigjjuni

        • LORA  --  22 Shkurt, 2012 në 4:33 pm

          Qe nga kataklizma e Gerdecit,nuk dua te nderoj asnje ushtarak.
          Nuk e meritojne.

          Përgjigjjuni

          • komando  --  22 Shkurt, 2012 në 6:29 pm

            gerdecin e bene politika me gjeneralet , oficeret e trupess nuk kane lidhje me keto afera , ata jane bij nenash qe thjeshte bejne punen e tyre

            Përgjigjjuni

            • analist  --  22 Shkurt, 2012 në 10:47 pm

              Cilen pune te tyre bejne keta bij nenash or gomar? I kane nenat afgane apo irakene keta sherr-budallenj qe bejne “punen e tyre” per interesa te huaja ne Afganistan apo Irak?

              Përgjigjjuni

          • komando  --  22 Shkurt, 2012 në 6:45 pm

            majlinda , une jam kunder berishes , gjunkshit , imamit,dhe cd monstre qe flet mire per ta , por historia e cnn nuk eshte e vertete ,per kete me beso , ajo historia qe shkruajta me perpara eshte ngjarja e vertete , me vjen keq qe kjo ngjarje po perdoret nga qeveria per show, djemte e ushtrise jane kunder politikave te qeverise , mos harroni se ishn komandot te vetmit qe su thyen nga barbaret e bathores te drejtuar nga shab memia ne vitin e mbrapshte 1997

            Përgjigjjuni

    • Andreas  --  22 Shkurt, 2012 në 9:15 am

      Ju ushtaraket e kini per zakon dhe ndoshta edhe per detyre, pasi keshtu ju edukon ushtria, qe te mos flisni kurre keq per ushtrine. Qendrimi juaj ne raste te tilla mund te quhet fisnik, po kursesi real. Nje njeri qe shkon ne lufte per te bere parate e dasmes, vetem i pregatitur nuk mund te quhet.

      Përgjigjjuni

    • çimi  --  22 Shkurt, 2012 në 9:47 am

      Respekte komando.
      Kam nje pyetje te sinqerte. Sa i pergatisin ushtaret shqiptare per negociata kur i cojne jashte? Sa i pergatisin per lufte propagande me armikun?
      Kam degjuar se komandot shqiptare ne Çad te Afrikes edhe batanijet e armet i kishin ndihma te francezeve. A di gje? Po kjo puna e 7000 eurove per nji rruge afganistan eshte e vertete?
      Respekte ushtareve shqiptare e oficereve te ndershem, po gjeneralet ne pushtet i kemi lepuj e hiena (me disa perjashtime).

      Përgjigjjuni

      • komando  --  22 Shkurt, 2012 në 4:27 pm

        efektivat qe u sulmuan ne afganistan jane te batalionit special , pjese e regjimentit komando , trajnimi i cunave te forcave speciale behet nga amerikanet , u bene disa vite qe ata trajnohen prej tyre pikerisht per te operuar ne afganistan
        http://youtu.be/kZKlk5qjaI0

        Përgjigjjuni

        • Edi Detroit  --  22 Shkurt, 2012 në 5:40 pm

          Komando,respekte per ju dhe ngushellime per shokun e vrare.Komenti juaj eshte shume i sakte,por pjesa me e madhe ketu jane militante partie,te cilet per cdo gje duan ti fiusin ngjyra politike.Ju uroj te gjitheve ju komandove shqiptare fat,dhe zoti ju ndihmofte be misionin tuaj fisnik.Respekte.

          Përgjigjjuni

    • majlinda  --  22 Shkurt, 2012 në 4:39 pm

      Ju komando, nuk e trajtoni mire problemin. E pranon qe ushtaret qe shkojne ne Afganistan trajtohen keq nga shteti i tyre Shqiptar, dhe i jep te drejte Z.Mero per sa shkruan per Berishen dhe Imamin, dhe nuk i jep te drejte llogjikes qe ndjek kete histori. Veprimet e pa moralsheme te Shtetit toone, dhe te papergjegjeshme sjellin ate pjes te dhimbshme qe vazhdon ne lloogjiken e kesa ngjarje. Duhet te jemi te sinqerte; ne nuk na duhen genjeshtrat e Berishes, apo zagareve te tij, CNN eshte agjensi lajmesh prestigjoze, dhe jep fakte te sakta. Nese nuk do ta thoshte Mero, ti zoteri do ta degjoje nga CNN si ndodhi e verteta, apo nga ndonje agjensi tjeter. Kjo qe ben Berisha dhe pushteti i tij eshte maskarallek, eshte sharlatanizem. Keta jane mesuar gjithmone te genjejne njerezit, ti mashtrojne dhe ti vrasin, dhe prape i mashtrojne, nuk kane moral dhe norma njerezore, Berisha del duke qeshur dhe kur flet per te vdekur. Kjo eshte nje cmenduri, qe ndodh vetem ne Shqiperi. Dhe Ti Komando mesohu te pelqesh te te thone te verteten, jo genjeshtren.

      Përgjigjjuni

  7. Realist  --  21 Shkurt, 2012 në 11:45 pm

    Rendesi ka Gjukunushuhsushshi GJENERALI dhjerak i FA se reckosur Albaneze te marre 7.000 euro per person qe con ne Afganistan,pa kujt po i plas trapi sa vdiqen e ku vdiqen,u be deshmor apo jo,tha Sali pederi 4 here per amerikanet,apo jo,shkoi Bamiri i Topajve ne shtepine e te ndjerit apo jo,Foli PALOSHI nga ciu ciu cerr apo jo.
    Duhen leke leke leke leke,asgje tjeter as moral,as gje prej gjeje.
    Dhe populli do filloje te harroje pas pak kohesh si nje POPULL PA MEMORIE tashme e vertetuar KATERCIPERISHT.

    Përgjigjjuni

  8. Aleks  --  21 Shkurt, 2012 në 11:53 pm

    shume sakte z.Baze,kritikat qe beni jane te gjitha te verteta por solucionin si mund ta gjejme per te ndaluar kete bishe te terbuar qe nuk thote te zbresi nga kali qe ka hipur?e dime qe problemi eshte diktatori berisha por si mund ta ndalojme kur ai ka zaptuar c’do institucion dhe ka blere c’do gjykate…

    Përgjigjjuni

  9. leonardi england  --  22 Shkurt, 2012 në 12:01 am

    Urime per shkrimin z. Baze dhe per komentin tuaj z. K. Mema/ Nuk mund ti heq asgje ketyre shkrimeve tuaja dhe per ti shtuar do duheshin faqe malesh per ted shkruar rreth krimeve pafund te kryepucas Sal me gjithe djemte e benit qe ecen vete dhe mami i shkon nga pas ne fshatin e gjyshit, me gjithe oborrtaret e te zotit te shtepise qe po blejne e shesin cdo gje ne ate vend/ Ushofte fara juaj ne rrenje e mos mbifte me ne ate vend.

    Përgjigjjuni

  10. jani  --  22 Shkurt, 2012 në 12:08 am

    e drejte sa nuk ka ku te shkoje me. bravo

    Përgjigjjuni

  11. Lezhjani  --  22 Shkurt, 2012 në 12:33 am

    Mero pjesa politike e komentit qendron por te lutem ne lidhje me profesionalizmin e cunave te BOS ne Afganistan je gabim.
    Jane cuna shume te pergatitur,jane cuna qe e duan detyren dhe asnjeri nuk iken ne mision se paguan leke.Kane kurset e certifikuara nga Forcat Speciale turke qe njihen si nje nga kurset me te egra ne bote.
    Ajo cka duhet ti beni buje eshte fakti qe jane reparti special i ushtrise dhe paguhen 350mije lek ne muaj ne atdhe,ndersa kur kthehen nga misioni leket i kane marre 6 muaj me vone edhe me keste.
    Gjithashtu duhet ti beni buje edhe faktit qe jane perdorur si kavie me arme jashte profilit te punes se tyre.flm

    Përgjigjjuni

  12. artiles  --  22 Shkurt, 2012 në 12:53 am

    O Mero po ja fut pak si kot ne ca pika, sidomos duke theksuar si te paafte qeverine se familjaret u njohen me lajmin e vdekjes nepermjet televizorit”.

    Natyrisht qe media ka avantazh te madh ne drejtim te informacionit, sepse mjafton te verifikoje lajmin dhe i fut ca titra. Kurse ushtria e ka pasur si tradite qe dergon nje grup nga reparti i te ndjerit ne familje dhe pastaj publikohet lajmi.

    Përgjigjjuni

  13. Partia e Pirateve Shqipetareve  --  22 Shkurt, 2012 në 1:17 am

    Produkti jon i kalbur, tani ka filluar te injeksionohet sir Mero.
    Kreu i radhes me Glyceryl Trinitrate Spray ne xhep ka filluar tu hyje fizikisht ne shtepi Shqipetarve!!

    Dinjiteti dhe imazhi i atdheut rritet me trimat paqeruajtes Shqipetar.
    Absolutisht drejt mr kryeminister, qe te luiemi shume jep dorheqien o rat. Ndersa gjyqetaret do te paguajne nje dite te gjitha parate qe i kane vjedhur popullit fukara.

    Une si lobist, me influencen qe kame, kame detyrimin ndaj Atdheut, te bertas, se me dy dollar ora, qe eshte paga e nje gjyqetari, kame frke se shteti i se drejtes do mbetet nje enderr…

    Jame per rikapitalizim, injeksioni do kete rruge te gjate per te bere dhe perseri nuk eshte i sigurt, o Lubonja, o bir kurve.

    Përgjigjjuni

  14. briken tase  --  22 Shkurt, 2012 në 1:33 am

    shum dhimbje per familjen dhe per ne bashkobesit e te ndierit,po kur lexoj shkrimet e z.baze gjej haptas nje mos koherens per cfar ndodh ne shqiperi.PSE? z.baze ka plot nje vit qe shkruan per rastin e 21 janarit ku humben jeten 4 shqiptar ,ti besoj se i dhimbsen kaq shum sa shkruan nuk e besoj,dhe baze me opoziten po perpiqet ne gjitha menyrat qe nga situata e 21 janarit te krijoj kapital politik, dhe e prisja qe me te rastin te voglit do dilte z.baze se pse sala po perfiton kapital politik ,noralisht perpiqet meroja jo ushtri jo regullat jo lart posht po kuptohet qart se ku qendron problemi i baze ,ik o mero ruaj lopet se je shum i pa besushem .FALIMINDERIT

    Përgjigjjuni

  15. Simbad Marinari  --  22 Shkurt, 2012 në 1:44 am

    Ushtaret tane shkojne per te vendosur ” paqen” ne Afganistan ? Bukur !!! Zgjidhje e bukur!! Ne na vendosin ” paqen” ushtaret italiane nderkohe qe ne vitin 1997-te ,nuk denjuam te çojme asnje toge me ushtare per çlirimin e Kosoves.Apo Kosova donte lufte dhe nuk ish per paqe ??? Mjere djemte tane qe shkojne mish per top per Ameriken !!! ( Mblidhni mendjen or te mjere se shkohet ne lufte per zonjen Amerike si dhe per xhepat e Ilir Metes ….Dritan Priftit…Sali Berishes Edi Rames , Gramoz Rucit dhe lakenjeve te tjere gjakepiresa te popullit .

    Përgjigjjuni

  16. Lleshi  --  22 Shkurt, 2012 në 3:44 am

    O Mere !
    Ke plotesisht te drejte per ate qe Ministria e Mbrojtjes nuk njoftoi se pari dhe menjehere familjaret.Per sa i perket Berishes mund te them se ai ndjen dhimbje dhe krenari njekohesisht dhe kjo eshte e natyrshme se ushtaraku i ketij vendi nuk u vra per pune te uleta por ne fushen e nderit.Ndersa persa i perket shefave amerikan te ushtrise ,besoj se ti e din qe ata, letrat e ngushellimit nuk i firmosnin vete por ua drejtonin familjarve me firme te fotokopjuar(siç i kane denoncuar vete media atje),ndersa per nje ushtarak shqipetar,natyrisht do te adresojne keqardhje sepse eshte aleat dhe kemi te bejme me ndjenjat e nje populli mik.
    Mere!
    Je i pabesueshem sepse je ekstremist;sa ishe mik me Berishen flisje vetem mire dhe nuk shihje asnje gje te keqe tek ai(ku te gjithe bota i kishte pare), kur ti u prishe me të per pune fondesh(sigurime shendetesore etj) fillove të shohesh çdo gje negative ne të. Das Kind mit dem Bade…
    ausschütten…
    By the way
    nga LLeshi

    Përgjigjjuni

    • ARBEN HAMAMI  --  22 Shkurt, 2012 në 7:09 pm

      PER NJE “L” QE TI SE VEN
      FJALA LLESH BEHET LESH
      ..<<<
      OR ZOTNI E PASKE VON MIKROKOSKOPIN SE CFARE KA BO GABIM MERO BAZE..PO AI I KE PA O TE PLACIN SYTE
      arben imamin qe berisha i theu nofullat ne 1996 dhe ai i lepin bythen berishes…berisha nga ana tjeter quan gjeneral te asfalise greke arben
      imamin ..jo vetem ata jane perverse dhe drakula por je dhe ti o llesh leshi
      ne mos qofsh ndonje nikoll leshi ose frrok cup leshi..zgjyra !!!

      Përgjigjjuni

  17. kadriu usa  --  22 Shkurt, 2012 në 5:52 am

    Gjithmone mero ju kam kritikuar qe keni iluzione se midis berishes dhe washingtonit ka vdekur gjithcka apo dicka.Para dy -tre vitesh kam vrare mendjen pse amerika zyrtare nuk e hedh poshte ose mbyll syte para berishes dhe kur ky kryen vepra te pastra fashiste si ne 1996-1997-1988.2008-2011…Sinqerisht ndjehem i qete shpirterisht se tani e di une dhe te gjithe te tjeret si funksionon skema.Nuk eshte sekret qe berisha qofte zyrtarisht dhe ca me teper privatisht paguan sa “frengu pulen” ato qe quhen grupe lobimi me njerez shume te fuqishem nga ana financiare dhe politike ne washington.Pra me fjale te tjera dhe pse kupola e shtepise bardhe ne aparence eshte “prishur” me berishen , ne realitet eshte firmosur e drejta e ftohjes por dhe e mos sulmimit te berishes nga administrata amerikane.Biles dhe postulatet burre shteti,yll ne ngjitje dhe farsa me lodrat e FBI tregojne qe amerika eshte me berishen edhe pse ky i fundit ka marre te ftohur nga te dy anet.Plani i arvizues “terhiq e mos keput” duke bere dhe rolin diktatorit ndaj opozites duke e detyruar prapa kuintave te mos protestoje por te sillet si nje qengj i edukuar me mesimet demokratike
    per te konkuruar vetem me vota me ujkun fashist berishe po e cojne shqiperine ne Neverland.

    Përgjigjjuni

  18. Sinani  --  22 Shkurt, 2012 në 8:26 am

    Vertete historia eshte keshtu? Une mendoj se nga mllefi nuk duhet te sajojme! Sigurisht Berisha dhe te tijet nuk mund te shfajsohen per pergjegjesine ne ngjarje te tilla, por jo per cdo gje duhet te bejme fjtor ata!

    Përgjigjjuni

    • ekonomisti  --  22 Shkurt, 2012 në 10:27 am

      te gjithe komentuesit kane te drejte . Por secili nga komentuesit tregon karakterin e tij.

      Përgjigjjuni

  19. Horri i bulevardit  --  22 Shkurt, 2012 në 8:32 am

    Jam shume i gezuar qe ndodhem prane jush, do te deklaronte Berisha president, ne nje mort, ne familjen e nje polici te vrare, nga krimi, qe Saliu vete instaloi ne Shqiperine postkomuniste.
    Per te qeshur nuk eshte por ndoshta per te qare.
    Vime ne rastin e dyte te dhimbshem:
    Duke patur dhe mbeshtetjen e emisionit Fiks-Fare, qe ste le te dyshosh dhe te qet bojen, Berisha festonte me Ciljeten dhe ciljetat e PD-se, ne festen e hedhjes se bustit, natyrisht ai smori pjese fare ne hedhjen e bustit, por e ka zakon te marri persiper ate qe se ka bere dhe qe ska dashur te beje.
    Dmth. festonte, kur stacionet me prestigjize, si Al xhazira e te tjera amerikane dhe britanike, kishin disa ore qe e kishin dhene si lajm.
    Por jo Berisha duhej te festonte, se hodhi bustin, se vdekja e atij ushtari-mercenar, skishte rendesi, se ne fakt mercenaret, sjane ushtare, por vetem mish per top.
    Dhe sic e thekson dhe zoti Baze, Berisha me vdekjen e ushtarakut Vogli, sikur i kerkonte amerikaneve, se jemi me ju se ky ushtar u vra ne krah te ushtrise amerikane.
    Dhe te shpallesh deshmor nje qofte dhe ushtarak deshmor, kur ky vritet jashte kufijve te atdheut, gje per te cilen eshte betuar, kjo eshte skandaloze.
    Eshte skandaloze, se emri i nderuar i deshmorit, ne kete rast shperfytyrohet, se deshmori mbron familjen e tij, atdheun e tij dhe mercenari, ose ushtaraku qe vritet jashte kufijve te atdheut te tij, prodhon jetime dhe te shpallesh deshmor nje mercenar qe prodhon jetime, ne vende qe skane te bejne me kufijte e vendit qe perfaqeson, do te thote, te masakrosh dhe te lesh jetim dhe emrin e deshmorit.
    Zoterinj te nderuar, ti lejme fjalet e bukura, mos te tregohemi hipokrite, se keshtu duam ti tregojme fuqive dhe kryetareve te shteteve te medha, se ne jemi me ju dhe ju mbeshtesim.
    Ne sot ne kete kohe, kemi perdhosur cdo norme morali, kemi hedhur poshte cdo sakrifice, te atyre qe skishin lidhje fare me komunizmin, por u vrane ne lufte, per te mbrojtur atdheun e tyre.
    Te degjosh sot Sali Berishen, kete te paftyre, qe familjen e tij e kane perzene nga katundet e Gjakoves, para jo me shume se 100-vjetesh, per paburreri dhe pabesi, eshte nje injorance, ashtu sic eshte edhe injorance ne ate qe na servirin mediat e Saliut, per ti rregulluar imazhin e familjes se tij, duke na treguar kulla, kur ne ate kulle, kjo familje nuk ka me shume se 100 vjet.
    Natyrisht ngushelloj familjen e te vrarit, qe shkoi mish per top, per te lartesuar politiken, si dhe deshiroj sherim te shpejte ushtarakut, qe mori kete rruge, per te bere nje dasme, qe dhe ai panvaresisht varferise, te ishte dinjitoz.
    Te shpallesh nje deshmor, eshte pergjegjesi e madhe, se jane deshmoret qe frymezojne brezat e ardhshme, me heroizmin e tyre, prandaj para se te beni puthadorin e pushtetit, coni ata pese deshmore ne vendin qe u takon, atje ne Shkoder, se ishin heronj, jo komuniste, rregulloni lapidaret e heronjve, qe i keni shkaterruar, se ata deshmore nuk ishin mercenare, as nuk kerkuan pasuri, por vetem liri dhe per kete ne te gjallet e perkohshem, sduhet ti zhgenjejme.

    Përgjigjjuni

  20. Ramy  --  22 Shkurt, 2012 në 10:08 am

    lajmi eshte ditur nga saluku qe ne mesdite por nuk u njoftua se kishte miting me çilin dhe greta koçin ne pallat te kongreseve.
    lajmi u dha nga ministria e mbrojtjes pasi mbaroi fjalimi i salukut ne koncert ne pallat te kongreseve.

    Përgjigjjuni

  21. nora  --  22 Shkurt, 2012 në 11:07 am

    Jam shume i gezur qe marr pjese ne hidherimin tuj.

    Përgjigjjuni

  22. zhozi dhe mesila, leshterik plazhi dhe berisha cmendur  --  22 Shkurt, 2012 në 11:30 am

    Mjere ky vend kur drejtohet nga nje alabak,legen kryeminister.Ketu vlen per tu permendur edhe diplomacia e A,ARVIZU per BERISHA burre shteti,apo horr shteti.Edhe mbas 20 viteve opoziten te ne e ben G;TEMA dhe emisjoni FIKS FARE.Histerizmi dhe injoranca e kryeministrit shqiptar ka dale jashte kontrollit.Fatkeqesia me e madhe eshte se opozita ben sehir,duke pritur qe ky vrases le lodhet duke qeverisur,e vjedhur shqiperine.QEVERI E QELBUR,dhe OPOZIT LEGENE.

    Përgjigjjuni

  23. Horri i bulevardit  --  22 Shkurt, 2012 në 11:43 am

    Dua te jap nje sqarim, kjo sipas emisionit Fiks-Fare, ku me dokumenta nxorri se per komandot shqiptare qe sherbenin neper zona te nxehta te bote, jane akorduar me vendim qeverie, 15-miljone euro ne vit.
    Atehere shto ketu dhe 7000 dollare per person, qe jep shteti ku ata sherbejne, do te thote se eshte nje shume teper e madhe, ku vetem nje perqidje, jepet si pagesa per keta komando, dhe kjo perqidje si kalon 05%.
    Ku shkojne parat e tjera, qe zyrtarisht jane per keto misione.
    Ndoshta vete TEMA, mund te beje nje investigim, se ketu une shoh nje vjedhe te madhe, se gjithmone kam menduar se jane vetem ato 15-miljone euro, per te gjithe misionet qe sherbejne jashte Shqiperise, tani me lajmin e dhene, marr vesh se jane dhe 7000 dollare ne muaj per nje komando ose person.

    Përgjigjjuni

  24. artibr  --  22 Shkurt, 2012 në 12:28 pm

    ju lumt mero je i vetmi qe i thot gjerat sic jan dhe vazhdo keshtu sa e frikshme esht e verteta per ne shqipetaret ne jetojm me genjeshtren se kjo qeveri esht me keq se ppsh ky njeri i zi me emrin sali di vetem te genjej cdo gje e ka mbushur shtetin me analfabet qe marin rrogen kot vetem duke genjyer e ka ber shqiperin si kamboxha KY POLPOT kenaqet me skamjen e me fatkeqesit edhe me vdekjet e shqipetareve ky vallzun mbi skamjen e dini pse nuk heq dor na sindroma dhe thot sa me keq ti trajtoj shqipetaret aq me shum do me duan dhe po e zbaton parimin e tij duke shtrir autoritetin ne cdo skaj e cdo istitucion dhe smundet njeri ta ndaloj kete njeri qe mund te bej cte doj me shqiperin ka ekranet te gjitha ne dizpozicion dhe ata qe u thon vetes gazetar qe behen pjes e krimit duke ber prapagand po si nuk u vjen turp qe mbajn ne eresir gjith shqiperin me lajme te rreme cfar do u thon neser shqiperis se ishin te detyruar apo ashtu ishte sistemi duke ndotur cdo fakt po atehere do jet von se po nuk u denua berisha me klanet e tia atehere turpi do bjeri mbi ne qe nuk ishim te zot te vendosim ligjin .

    Përgjigjjuni

  25. sul korriku  --  22 Shkurt, 2012 në 1:52 pm

    (per pjesen e pare te shkrimit)
    Lutem ndikoni ne Top Channel te transmetoje nje film te viteve te fundit te Holiwood-it ku trajtohet menyra se si ushtaraket amerikane informojne familjet perkatese per viktimat e luftes dhe si i nderojne ata deri ne banesen e fundit

    Përgjigjjuni

  26. beso  --  22 Shkurt, 2012 në 2:09 pm

    E pashe ne TVSH berishen,perpara shtepise te te ndjerit,duke folur perpara kamerave dhe 4-5 mikrofonave.Por ky foli gjate,nja 10 minuta.Nuk e kuptoj,kaq i pandriçuar eshte nga mendja?Aty e gjeti te beje parade politike,ne oborrin e shtepise se te ndjerit?Pastaj erdhen te tjere,jozefina dukej sikur kishte humbur te gjithe familjen e saj;aq e pikelluar ishte.Kam idene se po beri jozefina keshtu do jete ne hall te madh OKB-ja ose do kete marre ndonje ilaç me doze kali,se asaj i zgerdhijne dhembet qosh e me qosh.Pashe jozefinen qe ta shoqeronte Tan Demiraj(gje qe ky s’e beri kur erdhi presidenti Topi-interesante kjo qe tan demiraj nuk di akoma kush eshte komandanti i pergjithshem);qenka bere tullac Tan Demiraj?Te tjere speciale rrinin aty si rojet private-me nje fjale shume propagande e shpifur.Ta themi hapur;ushtaret tane jane çuar ne Afganistan sa per te shplare gojen,per publicitet televizori.Per te thene qe jemi dhe ne aty,por realiteti eshte ndryshe.Keta jane te tradhetuar nga qeverisja,sepse jane te zhvatur perpara se te nisen.Paguajne 7000 euro dhe me shume,sepse jane te varfer.Shkojne atje dhe grinden me policine afgane,sepse nuk jane te qarte dhe te sjellshem.Tan Demiraj ben apo jo per komandant nuk e di,por ai ka qene gjithmone teper sportiv ne shpirt;duhet edhe intelekt per te dominuar situata te tilla,qe nuk jane spartakiada per 1 majin.Kam frike se te jesh me mend nuk eshte e pelqyeshme kudo per mentalitetin qeverises.Me vjen keq per ushtarakun qe humbi jeten(dha jeten eshte koncept tjeter),per familjen dhe vajzen e vogel qe la,por gjithmone prozhektoret e TV-ve ndriçuan saliun,jozefinen,arvizun,topin,Ramen dhe tan demirajn;tamam ata star-et qe nuk i mungojne zallamahise politike shqiptare.Ju mjafton kjo per te shfryre mllefin ndaj kesaj parodie qe luhet mbi nje arkivol ne mes te shtepise?

    Përgjigjjuni

    • plaku  --  22 Shkurt, 2012 në 6:29 pm

      beso,
      “.Kam idene se po beri jozefina keshtu do jete ne hall te madh OKB-ja ose do kete marre ndonje ilaç me doze kali,se asaj i zgerdhijne dhembet qosh e me qosh”
      Kompliment more mik.
      Pershendetje.

      Përgjigjjuni

  27. Aleksandri i madh  --  22 Shkurt, 2012 në 3:40 pm

    Shtet legen dhe njerez te varfer ne lek dhe ne shpirt. Po te isha une si familja e te ndjerit nuk do lejoja asnje politikan te me vinte ne shtepi per ngushellim. As titullin deshmor nuk do e pranoja. Vetem pasi te jepte doreheqjen ministri, shefi shtabit dhe qeveria kuislinge e Vucidol Vucidolovicit do te qetesohesha menderisht.

    Përgjigjjuni

  28. IMAMI SH.P.K  --  22 Shkurt, 2012 në 3:51 pm

    KOMPANIA “IMAMI SHPK” JU OFRON SHQIPTAREVE SHANSIN PER TU PASURUR PER NJE KOHE TE SHKURTER.NQS DONI PARA PER TU MARTUAR,PER TE NGRITUR DY KATE SHTEPI
    OSE PER TE MBAJTUR ME BUKE DERI 10 VETA E LART PARAQITUNI NE ZYRAT TONA
    PRANE RRUGES “SHENJTORI IBRAHIM RUGOVA”.KARSHI SHUMAVE KOLOSALE QE DO TE MERRNI PARAPAGIMI I VOCKEL ESHTE 7000 DOLLARE PER COPE USHTARI.GOJET E LIGA
    THOJNE QE 300 COPE x 7000 = 1.7 MILJON DOLLARE ESHTE FITIMI JONE POR MOS I BESONI..ATA SHKOJNE PER BAMIRESI TE FEMIJET AUTIKE TE SLLOBODANKES.MIRE SE TE VINI.

    Përgjigjjuni

  29. I.Troplini  --  22 Shkurt, 2012 në 4:15 pm

    Mosorganizimi corodites dhe dallkauklleku shqiptar nuk kane qene kurre me te dukshem se sot. Paaftesia profesionale e bashkuar me formatin e degjeneruar njerezor, na kane sjelle ne nje situate alarmante qe do duhet dhjetra vite per ta rikoperuar. Nuk eshte ushtria shqiptare fajtore per kete situate. Ajo ushtri nuk egziston ne te vertete fare. Kjo qe kemi sot eshte nje kompani spedicioni qe transporton predhat nga ish bazat ushtarake per ne Gerdec. “Ministri i mbrojtjes” i kesaj kompanie ka vetem nje aftesi,,,,,,ate te paraqitjes se turpshme para ushtarakeve te huaj.
    Shteti shqiptar eshte nje karikature e neveritshme qe u merr jeten qytetareve te vet.Degjenerimi i frikshem i ketij shteti gjen shembellturen e vet ne paraqitjet e ketij kryeministri qe per cdo shqiptar me mend ne koke, sjell vetem nje ndjenje,,,,,ate te turpit.

    Përgjigjjuni

  30. Tipi  --  22 Shkurt, 2012 në 4:18 pm

    Nuk eshte mire zoti Mero qe te flisni per nivelin e pregatitjes profesionale te Forcave tona Speciale sepse me besoni i kemi nga me te pregatiturat ne Europe. Por bete mire qe permendet corientimin total te mekanizmave te Min te Mbrojtes per ta bere sa me dinjitoze humbjen e te ndjerit, duke mos respektuar protokollin (qe eshte i shkruar e miratuar) per humbjet e jeteve te personelit si ne misione ashtu dhe brenda vendit.
    Dhe do ju lutesha lexuesve te respektonin te Renin dhe te plagosurin duke mos i futur ne “mekanizma politike” sic ben SHOKU SALI per perfitime te veta

    Përgjigjjuni

  31. SHQIP  --  22 Shkurt, 2012 në 4:46 pm

    ME POSHTE ESHTE NJE ARTIKULL BRILANT TE GAZETA SHQIP QE BEN RADIOSKOPINE
    E KESAJ NGJARJE.KUR DO TE MBAROJE QEVERIA BERISHA FESTEN PER NGJARJE E 2 VIKTIMAVE FATKEQE NJE I VDEKUR DHE TJETRI I I PLAGOSUR????
    Dhimbja në familjen e kapiten Feti Voglit duhet të jetë gërryese. Unë nuk do të mundohem ta përshkruaj, pasi nuk arrij ta ndiej dhimbjen e tyre aq të përbindshme sa është vërtet. Pikëllimi i tyre duhet të jetë tepër i fortë, aq sa, as ngushëllimet e mia e as të tuat, i dashur lexues, sado të sinqerta, nuk e zbusin dot.

    Dhimbjen nuk e zbusin dot as ngushëllimet mediatike të krerëve të shtetit, as shpallja e tij Dëshmor i Atdheut dhe as nderimet e tjera të këtij lloji, që bëhen zakonisht kur dikush humb jetën në rrethana si kjo. Ajo që është e rëndësishme të ndodhë në një rast të tillë, është që vdekja të trajtohet me respekt dhe jeta e prerë shkurt e Feti Voglit të marrë kuptimin që meriton. Që ta nderojmë këtë djalë të ri, këtë bir e burrë, e baba të ndjerë, duhet që t’ia kuptojmë sakrificën. Duhet të kuptojmë pse vdiq Feti Vogli në të vërtetë.

    Kam frikë se ata që hidhen përpjetë të shpërblejnë me para familjen, e ta nderojnë me dekorata, apo me një hapësirë për prehje në varrezat e dëshmorëve nuk na ndihmojnë të kuptojmë të vërtetën e thjeshtë të sakrificës së kapitenit Feti Vogli. Druaj se Fetiu nuk luftonte “për Atdheun”, as “për të mposhtur talebanët”, por për të siguruar të ardhurat e nevojshme për familjen e tij. Fetiu luftonte për vajzën e tij të vogël, për gruan dhe familjarët e tjerë. Luftonte, sepse i duheshin paratë për të mbijetuar. Vdekja e Feti Voglit na bën të kuptojmë se çdo thotë të vritesh në një luftë, në të cilën lufton për të fituar bukën e gojës.

    Për bukën e gojës, ca lypin, ca shesin paketa, ca vjedhin. Kurse ca, si i ndjeri Feti, vdesin. Se është një gjë, të luftosh për Atdheun, dhe një gjë tjetër të luftosh për bukën e fëmijës. Fetiu bënte këtë të dytën, por këta shtetarët tanë do t’i mëshojnë kësaj të parës, patriotizmit, në mënyrë që mjerimi i kësaj historie të mos shfaqet në të gjithë përmasën e vet.

    Nuk jam as kundër pjesëmarrjes në misionet e NATO-s dhe as pro talebanëve në Afganistan, desha ta shpreh këtë përpara se pyetje të tilla të ngrihen në mendjen e lexuesit skeptik. Dëshiroj vetëm që të mos harrojmë se edhe këto misione sublime, luftohen nga njerëz që varfëria i detyron të luftojnë. Ushtarakë si kapiten Vogli nuk luftojnë vetëm talebanët, por më së pari luftojnë mjerimin në familjet e tyre, luftojnë papunësinë dhe mungesën e perspektivës.

    Ndaj, ndërsa e përcjellim të gjithë me nderime këtë djalë trim, le ta kuptojmë kauzën e tij humane, luftën e tij njerëzore. Le të mos e mbulojmë të vërtetën e tij të thjeshtë me buqeta patetizmi dhe demagogji. I riu Feti Vogli nuk ishte në Afganistan, as për të vrarë, as për të prerë, kishte shkuar për Punë.

    Përgjigjjuni

  32. n.koka usa  --  22 Shkurt, 2012 në 5:39 pm

    Ti i nderuar elzir me teper shkruan si armik i betuar i mero bazes se sa nje qytetar “qe e rruan fort” per viktimat ne fjale.Ti ben pjese ne ato
    njerzit kanibale te berishes qe ngazelleheni nga fitorja qe u vra me ne fund nje ushtar shqiptar i natos.Jam dakort me ty qe mero baze nuk eshte
    i perkryer si jezu krishti ka bere dhe do beje gabime por kurre nuk do te arrije deri atje si ne rastin monstruoz kur coje nje thes me para per te blere gjakun e HEKURAN DEDES.Nje kryeminster monster ..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>