Gafa e Vijas-Boas, harron skemën në sallë

21 Shkurt 2012, 17:59Sport TEMA

Andre Vijas-Boas duket se nuk është i përqendruar siç duhet dhe ka komplikuar më shumë pozitat e tij në stolin e skuadrës së Çelsit.

Këtë radhë, gafa e trajnerit portugez të bluve është e rëndë, pasi pas mbledhjes së zakonshme me ekipin, ai ka harruar letrën me formacionin që kishte ideuar në sallë.

Një person brenda hotelit ku qëndron ekipi anglez në Napoli, nuk ka vonuar dhe ua ka shpërndarë skemën e lojës mediave italiane, të cilat i kanë bërë nder napoletanëve duke e publikuar atë ashtu siç e ka vizatuar vetë trajneri portugez.

Sipas kësaj skeme, në formacionin titullar nuk do të jenë as Drogba e as Torres, ndërsa Ramires e Mata në krahë do të mbështetin Starrixh që do të luajë në këtë rast rolin e pykës.

Pas dekonspirimit, pritet vetëm fillimi i ndeshjes për të mësuar nëse AVB do t’i qëndrojë besnik kësaj skeme të studiuar, apo do të improvizojë ndonjë rreshtim tjetër tani që kundërshtari e di mirë se si do të luhet.

1 komente në “Gafa e Vijas-Boas, harron skemën në sallë”

  1. Gjethi i thate says:

    Puna është që kjo skemë ka qënë me aspi,tjetra është ajo që do funksionojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje