Propozimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që Kosova në nismat rajonale të përfaqësohet me fusnotën ku shënohet edhe Rezolutë 12 44, sipas deputetit të LDK-së dhe ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni ka befasuar të gjithë, madje edhe vetë presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hyseni thotë se kthimi në Rezolutën 12 44 paraqet kthim në çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës, çka sipas tij, mund të ketë pasoja për Kosovën dhe gjithë rajonin.
“Është absolutisht e papranueshme, absolutisht e dëmshme dhe nuk ka fije dyshimi që në afatgjatë kjo mënyrë e përfaqësimit të Kosovës dërgon mesazhe tepër kundër produktive dhe të dëmshme për Republikën e Kosovës. Unë ju siguroj që një gjenerozitet, një zemërgjerësi të tillë nuk do ta ketë pritur as Tadiqi e edhe më pak miqtë e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.
Per ne shqiptaret e Shiperise kjo tregon se sa te kujdesshem duhet te jemi me Kosovaret.Kur ketyre nuk ua ndjen per vendin e vet mos prisni tu vije keq per Shqiperine.Kur Merkel eshte me Kosovare se kosovaret mos prisni qe keta tribale te shohin se sa nafte Berisha i shet Milloshevicit,apo sa det i jep Greqise.
Mos tju vije cudi po ta kete keshilluar Sali Berisha per kete zgjidhje, djaloshin Thac. Dhe ja rezultati…
Mose e lejoni nji gje te tille,thaci eshte si tropojani edhe ai per pushtet shet Kosoven,kta jane antishqiptare,mose kaloni ne faje,do te gjykoheni rende,prandaj dilni te keqes para,nuke varen te gjitha istitucionet nga pisi hashim pushti,aty ka shqiptare te vertete.
S’besoj qe H.Thaci, S. Berisha dhe A. Ahmeti te jene agjente te infiltruar te UDB-se ne krye te shqiptareve per t’i lene keta te fundit, pra shqiptaret dhe Shqiperine pa koke. Megjithese… kushedi… ndoshta…