Vitali Kliçko i ka hapur derën një dueli tjetër me anglezin Derek Çisora pasi mendon se “nuk e ka ndëshkuar siç duhet” sfiduesin e tij në ndeshjen e të shtunës. Ngjarjet që ndodhën pas ndeshjes nuk kanë ndryshuar mendimin e 40 vjeçarit, i cili është gati t’i japë një tjetër leksion kundërshtarit të tij duke e mundur këtë radhë me KO, jo me pikë.
“Truri më thotë që nuk kam nevojë për një ndeshje tjetër por egoja brenda meje thotë se ky djalë ka nevojë që të ndëshkohet nga unë. Do të doja ta hidhja në tapet. Kam ende hesape për të larë me të”.
Më pas, Kliçko ka komentuar sherrin që shpërtheu në konferencën për shtyp pas takimit.
“Unë pashë gjithçka nga podiumi dhe mendova se isha në filmin e gabuar. Herët a vonë, Çisora do të gjejë një kundërshtar sepse nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu. Para ndeshjes, mendoja se ishte vetëm aktrim, por më pas e kuptova se nuk është kështu. Ai nuk duhet të jetë në rregull me trutë e kokës”.
“Kur mendoj se çfarë bëri Çisora: me goditi me shpulla para ndeshjes, pështyu Vladimir në ring dhe më pas u zu në konferencën për shtyp duke kërcënuar se do të vrasë dikë, më duket e çuditshme që një njeri të veprojë në këtë mënyrë”.
“Çfarë mendoj për Hej? Të gjitha ata që thashë më parë për Çisora”, ishin fjalët e vëllait të madh Kliçko. /lajmeshqip
me knock out,se besoj se je ne gjendje ta hedhesh,por edhe me pike ta fitosh per her te dyte,ja dhjet racen fare..