Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i ka quajtur antiamerikanë dhe antieuropianë të gjithë ata që kanë dilema për përdorimin e fusnotës së Rezolutës 1244, raporton KTV-ja.Në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, kryeministri ka thënë se kjo qasje negative ,që e dëshiron Kosovën e izoluar, nuk do të lejohet dhe se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Sipas tij, përfaqësimi rajonal dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës janë dy çështje të ndryshme dhe se Kosova tani e tutje do të përfaqësohet në nismat rajonale me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së dhe Rezolutën 1244, e cila njeh integritetin territorial të Kosovës.
Megjithatë, kryeministri nuk ka folur për përmbajtjen tjetër të Rezolutës 1244, të cilën ai dhe qeveria e tij e kanë quajtur të tejkaluar dhe të vdekur që nga shpallja e pavarësisë. Ndryshimi i pozicionit të Kosovës erdhi pas vizitës së zëvendëssekretarit amerikan, William Burns.
Ndërkaq, kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme çdo zgjidhje lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosovës, në të cilën përmendet Deklarata e Pavarësisë së saj. /KD
1. Nëse Kosova nuk mund të përfaqësohet si shtet plotësisht i pavarur dhe plotësisht e barabartë me shtetet tjera në rajon, nuk ka nevojë të marrë pjesë në bisedime me shtetet tjera?
2. Nëse Serbia nuk e pranon Deklaratën e Pavarësisë ajo nuk e pranon qeverinë e Kosovës si partner të barabartë për bisedë.
Thaçi ka të drejtë t’i quaj trathëtarë të Amerikës dhe BE-së vetëm ata të cilët e ofendojnë Amerikën dhe BE-në, e jo ata të cilët janë kundër rezolutës 1244 dhe barazisë legjitime të Kosovës si shtet në rajon.
PERFACSIMI I KOSOVES SI JO I PAMVARUR DO TE THOTE SE PERSE U LUFTUA ME TE MADHE NGA TE HUAJT PER LARGIMIN E FATMIR SEJDIUT ATA KANE DESHIRE QE KOSOVA TE TE PERFAQSOHET ME ANALFABETE SI THAQI
Shyqyr moj tutkune, eshte e para here qe ke shkruajtur ashtu sic duhet, te them tutkune, se me ato qe shkruan ti duke mbeshtetur Saliun, eshte skandaloze, por ishalla sic po shkruan tani, te fillosh te shkruahs dhe per Berishen.