Xherdan Shaqiri telefonon trajnerin e Bayern: Mërzitesh nëse shënoj të mërkuren?

21 Shkurt 2012, 18:47Sport TEMA

Mesfushori i skuadrës së Baselit Xherdan Shaqiri duket se po e përjeton në mënyrë krejt të veçantë ndeshjen që do të luhet të mërkuren me Bayern Munich. Shqiptari që luan me kombëtaren e Zvicrës do të largohet nga Baseli drejt bavarezëve në fund të sezonit dhe i shikon gjigandët gjermanë si favoritë duke thënë se janë ekipi më i mirë në Bundesligë. “Bayern është favorit, ata do të vijnë në Basel për të fituar. Ata do të luajnë shumë më ndryshe se sa kanë luajtur në Freiburg. Bayern është dhe për mua mbetet skuadra më e mirë në Gjermani”, tha Shaqiri për Bild. Shaqiri thotë se ka folur në telefon me trajnerin Jupp Heynckes dhe e ka pyetur nëse do të mërzitej nëse ai do të shënonte ndaj Bayernit. “Ai qeshi dhe më pas vazhduam të bënim shaka. Ishte një bisedë shumë interesante”, tha Shaqiri.

3 komente në “Xherdan Shaqiri telefonon trajnerin e Bayern: Mërzitesh nëse shënoj të mërkuren?”

  1. leonardi antwerpen says:

    Bravo Xherdan do shenosh pa tjetere
    Ne Kosovaret mburremi me ty

  2. labivl says:

    O IDIOT LOJTARE?
    Nuk flitet para loje,se dukesh egoiste ,dhe servil trainieri.lojtaret e medhenj shenojn e nuk kakarisin kote,po ku je ti lojtare me shume te shikoj i brek-shites burash kete qe e ke hobi sic e ke deklaruar.
    upssss harrova un qe ti ke deklaruar qe je Kosovare jo Shqipetare .

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Ah palle o palle! Ti emrin e ke shkruar gabim, duhet t’a kesh DEBIL jo labil. Edhe nje shqiptar qe del e behet i njohur ne te gjithe boten, nuk mjafton qe te n’a kenaqi te gjitheve ne shqiptaret, por e shikojme me cmire. Po kot nuk ka thene Rexhep Qosja:

      MORA PUSHKEN DOLA MALIT
      TE LUFTOJA PER ATDHE
      NUK E DIJA UNE I MJERI
      SE ARMIKU ISHIM NE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje