Gjakmarrja ua kishte zënë derën tash e shtatë vjet. Por, Hate Hajrizi nga Kotorri i Skenderajt gjeti forcë ta këpusë zinxhirin e së keqes. Ajo ia fali gjakun e të birit familjes Isufi nga Klina e Mesme. Në luftë, kësaj nëne iu vranë edhe tre djem të tjerë.
Ka tri javë që Hate Hajrizit nuk i janë tharë sytë.
Nga dita që ajo fali gjakun e djalit të vrarë shtatë vjet më parë, lotët nuk i ndalen.
Por nëna e katër djemve të vrarë, prej të cilëve tre në luftë, nuk qan pse nuk deshi ta falë gjakun e të birit. Madje ajo thotë se vetë e kishte marrë këtë vendim.
Mërzia e saj ka të bëjë me keqardhjen që ndjen për fëmijët që i biri ia ka lënë pas.
Hata, e cila gjatë luftës i ka humbur tre djem, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historia e njëjtë iu përsërit edhe në vitin 2005. Madje edhe më tmerrshëm. Asaj në mal iu vra Xhaviti, djali i madh, ndërsa po kryente punën si roje pylli.
Tash pas shtatë vjetësh, kur nëna Hate dhe familja e saj pësoi nga kjo tragjedi, ajo dhe fëmijët e saj vendosën ta falin gjakun e tij.
Në këtë mënyrë, familja Hajrizi ia fali gjakun familjes Isufi nga Klina e Mesme e Skenderajt. Në vitin 2005, ishte Mensuri, djali i madh i familjes Isufi, ai që vrau Xhavitin, rojën e pyllit. Falja e gjakut, sado që është akt i lartë fisnikërie, megjithatë nuk është fare veprim i lehtë të bëhet.
“E fala gjakun e djalit, ndonëse e pata shumë të vështirë”, thotë nënë Hate për Express./express
Popull i vujt dhe fukara por edhe i keq. Pse ore derra ja keni vrare djalin kesaj nene. Pak paska dhene kjo nene per ceshtjen shqiptare. Cfare njerezish.
Kjo Nene eshte per tu bere shembull ne gjithe trojet Shqipetare qe vuajne nga kanuni i keq i gjakmarrjes.Gezeta Tema ta publikoje me te madhe kete akt te larte te kesaj plake,le te jete kjo kushtrimi i perhapjes se faljes se gjaqeve qe ka uzurpuar mijera familje Shqipetare.Por dhe Qeveria e Kosoves dhe organizatat qe meren me faljen e gjaqeve duhet ti vije ne ndihme kesaj familjeje mbasi nuk eshte pak te kesh tre femije te rene ne lufte per clirimin e vendit,na jepet rasti ta falenderojme kete familje per gjestin e larte qe ka bere.