Ibra sërish në telashe, dëmton me makinë në dorë një gazetare

22 Shkurt 2012, 18:16Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç e ndjekin telashet. Këtë radhë, futbollisti suedez ka dëmtuar pa dashje një gazetare, duke e goditur me pasqyrën e makinës së tij ndërsa po largohej me shpejtësi nga ambientet e klubit kuqezi.

Në përfundimin e stërvitjes së djeshme, Ibra ka hipur në makinën e tij “Audi A3” dhe është larguar me shpejtësi nga dera rrethuese e qendrës stërvitore të Milanelos. Por në rrugën private jashtë ambienteve të klubit, gjendej gazetarja V.R., e cila ka zgjatur mikrofonin drejt makinës së suedezit për të kërkuar një prononcim.

Por Ibrahimoviç nuk është ndalur duke goditur me pasqyrën e makinës mikrofonin dhe dorën e gazetares, ndërsa kjo e fundit është detyruar të thërrasë ambulancën për të marrë mjekim pasi goditja ka qenë e fortë.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi suedez duhet të bëhet gati për një çështje gjyqësore pasi gazetarja në fjalë ka ndër mend ta denoncojë.

1 komente në “Ibra sërish në telashe, dëmton me makinë në dorë një gazetare”

  1. gallata says:

    A ishte makina e Ibrahimoviç qe levizi drejt gazetares,apo ishte dora me mikrofon e kesaj te fundit qe u zgjat drejt Ibrahimoviç ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje