Jahjaga takon Angelina Jolie

22 Shkurt 2012, 19:50Rajoni TEMA

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, aktoren me famë botërore, Angelina Jolie, fituesen e çmimit Nobel Leymah Gbowee, ish-shefen ekzekutive të Facebook, Sheryl Sandberg, aktoren e madhe, Meryl Streep, diplomaten amerikane, Madeleine Albright, shefen e FMN-së, Christine Lagarde e gra tjera të suksesshme në botë, do të mblidhen në qytetin e Nju Jorkut për Samitin e tretë vjetor Botëror të Grave për gazetën “Newsweek” dhe “The Daily Beast”.

Në këtë samit do të diskutojnë ish-diplomatja Allbright me aktoren Jolie rreth tematikës se si femrat ngrihen në këmbët e tyre pas luftërave dhe si ato mbajnë familjen.

“Nga CEO dhe lidere botërore deri tek artiste, aktiviste dhe disidente të zjarrta, ne i tregojmë tregimet e femrave të guximshme dhe inteligjente të cilat përballen me status quon në vendet e tyre, duke i mbledhur pjesët e shpërndara në periudhën pas luftërave”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij samiti.

Ngjarja do të zhvillohet në Qendrën “Lincoln”, dhe do të zgjas tri ditë ku do të diskutohen sfidat urgjente me të cilat përballet femra sot.

Temat që do të diskutohen në këtë samit do të variojnë nga një nuse pakistaneze e cila u largua nga prospekti i një martese të detyruar e të dhunshme deri tek shoqëritë seksiste.

Në fund të këtij samiti do të bëjë një prezantim edhe aktorja, fituese e çmimit Oskar, Meryl Streep. /Zëri/

6 komente në “Jahjaga takon Angelina Jolie”

  1. Poliksenos says:

    MODERATORI!

    Nuk ju pritet të takohen njëherë dhe pastaj të thoni që “Jahjaga takon Angelina Jolie”?
    Jo për gjë,por ju ktheva lajmit për të dytën herë për të parë vendin ku u takuan.

    1. Gjethi i thate says:

      Duket që paskan kaluar mirë bashkë…

  2. arrori says:

    ky takim nuk ka vlere fare.e kush jane keto gra te rendesishme para xhozit tone?bile aty duhet te jete dhe saliu per t’u folur per suksesin ekonomik dhe per rolin e madh te grave ne suksesin e kabinetit te tij magjik.te pakten te kishin thirrur ndonje mesile,ciljete,majlinde,apo ndonje debile cfardo nga albanistani.

  3. Vanova says:

    Nje ngjarje e bukur

  4. FITIM says:

    pse nuk e kan thirr edhe jozefinen more kan harru zaher kur te nin paska mi ardh inat jpzefines edhe majlindes. hahha

    1. Thana says:

      KANE FRIKE SE MUND TE VENE ME “LITAR NE PALME”. NUK I KANE Q3EJF VARJET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje