Pontus Vernblum nuk do ta harrojë lehtë natën e 21 shkurtit 2012, pasi pikërisht në këtë datë ka shënuar golin e barazimit në minutën e 93-të kundër “skuadrës së zemrës”.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti suedez që firmosi për CSKA-në e Moskës gjatë merkatos së janarit dhe debutoi pikërisht në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, është tifoz që i vogël me Realin e Madridit, ndërsa ka kartën e anëtarësisë të klubit të fansave të Realit në Suedi.
“Kjo ishte një ëndërr që u realizua, edhe pse do të kisha preferuar që të luaja në anën tjetër të fushës”, ishte komenti që bëri vetë futbollisti suedez pas golit që i dha barazimin skuadrës së tij.
Por pikërisht ky gol, që ka komplikuar disi kualifikimin e madrilenëve, mund të bëjë që dëshira e tij të mos realizohet asnjëherë.