Një person u mbyt në Britaninë e Madhe në një liqen, në thellësi rreth 1 metër, por askush nga ekipi i emergjencës që mbërriti në vendngjarje nuk tentoi ta ndihmonte. Simon Burges, 41 vjeç, u la të vdiste ndërkohë që ekipet e emergjencës shikonin. Rregullat e sigurisë për ekipet e emergjencës bënë që ata të mos ndërhynin. Një mjek ligjor tha përpara gjykatës se ai mund të ishte shpëtuar në rast se do ishte ndërhyrë më shpejt. Por menaxheri i ekipit të emergjencës nuk lejoi askënd të hynte në ujë duke thënë se ishte shumë i thellë dhe duhej pritur të vinin ekipet e specializuara. Kur mbërritën ata, personi në fjalë kishte vdekur dhe pluskonte mbi ujë. Të pranishmit në vendngjarje nga ekipi i emergjencës thonë se tani nuk i zë gjumi natën nga kjo ngjarje e rëndë.
byth pambuket, jan ata qe besojn ne rregullat fikse si robotet, njerzit praktike nuk flasin por veprojne
bullshit ashtu eshte..por ka edhe prej atyre qe e lene trurin ne Standby..sidomos ne Shqipetaret keta 20 vjetet e fundit.