Zhbogar: Serbisë statusin, Kosovës marrëdhëniet kontraktuale me BE-në

22 Shkurt 2012, 11:25Rajoni TEMA

Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE. Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale.

Përpjekjet i ka bërë të ditura në një intervistë për “Kohën Ditore” përfaqësuesi special i BE-së, njëherësh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në intervistën e parë për “Kohën Ditore”, prej kur ka ardhur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm slloven ka thënë se Kosova po e ndërton rrugën e vet të integrimit nëpërmjet dialogut në Bruksel dhe reformave të brendshme. Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal nuk e dëmton as sovranitetin e as pavarësinë e Kosovës.

“E rëndësishme është të kuptohet se pavarësia dhe sovraniteti vijnë nga brenda, vijnë nga vetë Kosova. Asgjë nga jashtë nuk mund ta dëmtojë pavarësinë dhe sovranitetin, derisa ju ndiheni dhe veproni si të tillë. Nuk mendoj se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të ketë ndonjë efekt në sovranitetin e Kosovës. Kosova duhet të jetë prezent kudo, ku është e mundshme”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij, mundësimi që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale, pastaj marrja e udhërrëfyesit për viza gjatë pranverës, do të bëjë që Kosova ta kuptojë se “Brukseli e sheh në BE”.

Sipas Zhbogar, BE-ja do të ndryshojë qasjen e EULEX-it. Misioni i BE-së, sipas tij, nuk do të merret me këshillim dhe mbikëqyrje të institucioneve të Kosovës, por do të fokusohet aty ku ka vërtet nevojë e që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është pjesa më e vështirë e mandatit të EULEX-it, sipas Zhbogar, por Kosova ka nevojë të ndërtojë rrugën e një shoqërie ku sundon ligji. Ai merr shembull Malin e Zi, si model që duhet ndjekur./KD

4 komente në “Zhbogar: Serbisë statusin, Kosovës marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”

  1. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Vini re se si po degradon pavaresia e Kosoves. Rezoluta pranonte heqjen e termit republike vetem ne aktivitetet rajonale , tani ky propozon qe te jete edhe Europe dhe, lë te kuptohet se nese Serbia do pronohet si kandidate per ne Eyrope, beshke me te le ta shoh vehten ne Europe edhe Kosova. Ju siguroj qe perfundimisht Kosova ju rikthye Sebise. Urija e Europes per zgjerim e pranon edhe kete “sakrifice” te interesave te popullit te martirizuar dhe mashtruar te Kosoves.
    Nuk mund te pritej tjeter gje nga kurva Europe
    A kemi ne fuqi dhe gjak sa ti detyrojme ata ta kuptojne se Pavaresia e Republikes se Kosoves eshte vendosur njehere e pergjithmone.? Ky eshte nje debat qe ja vlen te hidhet per diskutim.Por mbi te gjitha duhet vepruar shpejte, pa humbur kohe.Koha na theret te rembejme rishtaz armet dhe ti dalim zot vendit dhe gjakut te derdhur deri me sot per Pavaresisne e Kosoves.Ketu do te duken aleatet dhe armiqte e popullit te Kosoves.

    1. tourkofagos says:

      Me Haitin,Mali,Kamboxhian,Tyrkie,etj aleate nuk fitohen evropianet,por mos ja fut kote file,,,,,,!!
      Me 96% myslimanizem e gjuhen e dyte zyrtare turqishten, nuk i afrohesh evropes as ne distance e jo te behesh anetar i familjes evropiane……

  2. brace says:

    serbise te kriminelve jepni statosin,brave BE,a Kosoves jepni fjalet boshe,se ashtu ka edhe qeverine boshe,ku jane kosovaret e vertete.

  3. Luani says:

    Është e vërtetë se: “pavarësia dhe sovraniteti vijnë nga brenda, vijnë nga vetë Kosova” dhe se “asgjë nga jashtë nuk mund ta dëmtojë pavarësinë dhe sovranitetin”, por ja që BE është duke i paguar disa njerëz analfabetë në Kosovë për të vendosur për fatin e disa milionë njerëzve tjerë, pa i pyetur ata se çka dëshirojnë.

    Kjo është marrëzi politike dhe krim njerëzor. Mendimi i kombit shqiptar në Kosovë (me përkatësi 99%) nuk guxon të shpërfillet nga askush. Nuk jetojmë më në shekullin e dymbëdhjetë. Turp për BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje