Votat e PD në trajektore rënëse, ja pse partia e Topit përbën kërcënim për Berishën | Gazeta Tema
 

Votat e PD në trajektore rënëse, ja pse partia e Topit përbën kërcënim për Berishën

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Partia Socialiste rezulton të jetë dukshëm më përpara se sa Partia Demokratike kur flitet për rivalitet siglash politike. Madje në zgjedhjet e fundit administrative, krahasuar me votimet e katër viteve më parë diferenca mes tyre është rritur. Siç raporton “Lajmifundit.com” i njëjti avantazh mes partisë së drejtuar nga Edi Rama dhe partisë së drejtuar nga Sali Berisha vihet re edhe konkretisht në Qarkun e Tiranës. Për lehtësi studimore do të lëmë jashtë vitin 2005 kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i shpërndarë votat në sajë të fenomenit të “dushkut” duke nxjerrë parti të parë Partinë Socialdemokrate dhe Partinë Republikane në sistemin proporcional.

Nga të dhënat e tre proceseve të fundit zgjedhore mund të krijohet një trajektore e mbështetjes politike për secilën prej dy partive kryesore politike. Në zgjedhjet administrative të 18 shkurtit 2007 Partia Socialiste në rang vendi ka marrë 305582 vota ndërsa Partia Demokratike ka marrë 271705. Diferenca mes tyre ka qenë 33877 vota në favor të partisë kryesore të së majtës. Konkretisht në Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e katër viteve më parë, socialistët morën 88909 vota përballë 82421 votave të demokratëve. Diferenca në qark Tirane ishte 6488 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, Partia Socialiste në rang vendi kishte 620586 vota ndërsa Partia Demokratike 610463 vota. Diferenca mes tyre e përkthyer në vota ishte 10123 të tilla në favor të socialistëve. Në Qarkun e Tiranës partia e Edi Ramës mori 162757 vota ndërsa partia e Sali Berishës 161332 vota. Diferenca flet për një avantazh të lehtë të socialistëve me 1426 vota në këtë qark.

Në zgjedhjet administrative të 8 majit 2011, nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Partia Socialiste ka grumbulluar në të gjithë Shqipërinë 432823 vota përballë 330950 votave të grumbulluara nga demokratët. Diferenca flet për një avantazh me 101873 vota në favor të Partisë Socialistë të së majtës. Në Bashkinë e Tiranës, votat e marra nga socialistët në zgjedhjet e fundit ishin 104785 ndërsa demokratët grumbulluan në të njëjtin qark 77412 vota. Diferenca midis dy siglave politike në nivel qarku Tiranë është 27373 vota në favor të socialistëve.

“Lajmifundit.com” konstaton se nëse bëjmë një krahasim të zgjedhjeve lokale të vitit 2007 me zgjedhjet lokale të vitit 2011 mund të kuptojmë tendencën e votave të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në rastin e vëzhgimit tonë do të marrim për bazë diferencën mes PS-së dhe PD-së në dy zgjedhjet e fundit lokale të cilat kanë tregues të njëjtë elektorale. E njëjta logjikë do të funksiononte në tendencën krahasuese mes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe atyre të prishte të vitit 2013. Krahasimi mes zgjedhjeve lokale tregon se votat e Partisë Demokratike janë në një trajektore rënëse ndërsa koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike kompenson humbjet me votat e aleatëve.

Krijimi i partisë së re nga ana e Presidentit Bamir Topi dhe mbështetësve të tij pritet që të gërryejë sadopak votat e shportës së Partisë Demokratike duke e thelluar ndjeshëm diferencën mes dy partive kryesore në vend. Mbetet për tu parë edhe votat që mund të marrë Aleanca Kuq e Zi po tek Partia Demokratike. Përveç faktorit të konsumimit në qeverisje për dy mandate rresht ekziston edhe rrisku i dy valëve “emigruese” nga elektorati i PD-së drejt partisë së re të Presidentit Topi dhe Aleancës Kuq e Zi. Kjo shpjegon edhe arsyen se pse mazhoranca ka nisur një sulm të fortë ndaj Presidentit Bamir Topi dhe kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu./lajmifundit

Përballja e votave PS-PD

Zgjedhjet 2011 në rang vendi
PS    432823 vota
PD    330950 vota

Diferenca: 101873 vota

Në Bashkia Tiranë
PS    104785 vota
PD      77412 vota

Diferenca: 27373 vota

Zgjedhjet 2009 në rang vendi
PS    620586
PD    610463

Diferenca: 10123 vota

Në qarkun Tiranë
PS    162757 vota
PD    161332 vota

Diferenca: 1426 vota

Zgjedhjet 2007 në rang vendi
PS    305582 vota
PD    271705 vota

Diferenca: 33877 vota

Në Qarkun Tiranë
PS    88909 vota
PD    82421 vota

Diferenca: 6488 vota

16 Pergjigje per Votat e PD në trajektore rënëse, ja pse partia e Topit përbën kërcënim për Berishën

  1. fule  --  26 Shkurt, 2012 në 8:19 pm

    Me gjithe rritjen ne popullsi dhe votash te trafikuara nga jashte Tirane, me 2011 PD ka gati 5000 vota me pak krahasim me 2007. Luli nuk na qenka kampion votash sic kujtojne keta.

    Përgjigjjuni

  2. komunist i djathte si saliu  --  26 Shkurt, 2012 në 8:41 pm

    dhe prap na udheheq saliu,hajde mere vesh kete pune.

    Përgjigjjuni

  3. Tironci Lugano  --  26 Shkurt, 2012 në 9:02 pm

    Me siguri do kete qene Zaloshnja qe ka bere kete shkrim qe cuditerisht spaska vene emer kete rradhe.

    Përgjigjjuni

  4. xhaxhi  --  26 Shkurt, 2012 në 9:12 pm

    Shkrimi mban era zaloshnja…
    Sa lexova fillimin fillova te qesh! Rrofsh se dite e veshtire sot!

    Përgjigjjuni

  5. dritani  --  26 Shkurt, 2012 në 9:47 pm

    TemA mos u beni qesharake me keto krahasime dhe shifra.

    3.000.000 zgjedhes per 2.850.000 banore.

    Rezultati vihet ne tavoline.

    Nuk di ne kane mbetur me budallenj te mendojne se demokracia funksionon.

    Përgjigjjuni

    • Landi- Sverige  --  27 Shkurt, 2012 në 11:50 am

      Jam plotesisht dakort me ju. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem ne bote me sistem pluralist ku nuk funksionon asnje element demokratik.

      Përgjigjjuni

  6. Partia e Pirateve Shqipetar  --  26 Shkurt, 2012 në 9:48 pm

    Enti kombetar i banesave, nuk zbaton ligjin numer 310 dt 21-4-11 vendim i KM. – me tha nje qyqar ne Tirane.

    Pyeta nje noter ne Berat, me emerin Luan (ish prokuror ne diktature)- cfar thote ligji 310 per privatizimin e banesave te firmosur nga sali berisha ne 21-4-2011.

    Pergjigjia me shok-oi- Cfar ligji me tha, ku ka ligj ketu zotri,kush e pyet saliun, pago parate dhe ik. Tmerr njerez!!. Keto jane dy, nga mijra biseda te bera ne nje regjim te istailuar mire, ndersa artikull shkruesi merret me numerim votash!

    Tre gjera e dallojne regjimin qe eshte ne kalbje:

    1-Injorantet tregojne besnikeri te hapur dhe te pazakont ndaj kapos se regjimit, sic jane mr hoxha , ms doda , ms topalli, mr marku etj.

    2-Te diturit largohen ne menyre diplomatike, per te formuar nje parti te re politike.(te dyja palet kane shume frike)

    3-Lindja e nje opozite radikale si Aleanca Kuq e Zi, qe jane te detyruar t’ia vene perballe. Kjo aleance do derrmoje regjimin dhe do shpartalloje PD-ne.

    Pra, nuk eshte numeri i votave qe rrezone nje regjim njerez, por zemra e Aleances Kuq e Zi. Dhe kjo zdoment. PS perseri ne opozit.

    Përgjigjjuni

  7. zhozi dhe mesila, leshterik plazhi dhe berisha cmendur  --  26 Shkurt, 2012 në 10:43 pm

    Ky eshte mandati qe i dha RAMA- SALI QENIT,se populli nuk votoi SALI QENIN

    Përgjigjjuni

  8. Bazarxhevap  --  26 Shkurt, 2012 në 11:54 pm

    Faktikisht, partia e Topit nuk perben nje kercenim per Berishen por perkundrazi, eshte nje kamardare emergjence shpetimi per Sali Berishen.

    Kush e kupton kete gje, eshte mire, kush nuk e kupton ka per tu zhgenjyer shume ne zgjedhjet e ardheshme Parlamentare.

    Përgjigjjuni

  9. as fre asi  --  27 Shkurt, 2012 në 12:09 am

    bashke me boren qrohet dhe pd eshpellarit

    Përgjigjjuni

  10. tironci  --  27 Shkurt, 2012 në 1:21 am

    kjo eshte DIKTATURA QE KA ZENE RRENJE NE SHQIPERINE TONE ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

    Përgjigjjuni

  11. arvantites  --  27 Shkurt, 2012 në 1:35 am

    Kto shifra do te thone qe Sala do vjedhi pak me fort se heret e tjere kete rradhe. Kam besim se do ja dale.

    Përgjigjjuni

  12. LEKMIRAKAJ  --  27 Shkurt, 2012 në 4:26 am

    nuk e kuptoj pse zoti zaloshnja nuk perdor emrin e tij ,po fshihet.te jesh me socialistet nuk eshte turp,meroja e verteton.here tjeter zaloshnja bene mire te perder emrin e tij.e di se nuk e botoni,vetem dehta te ju kujtoj se njihen stilet e ste shkruajturit.lek

    Përgjigjjuni

    • Horri i bulevardit  --  27 Shkurt, 2012 në 1:21 pm

      Sipas teje lekmirakaj, po sishe me Salicken, je patjeter socialist, po si do tju thuash ti more lekmirakaj qe ke ardh ntiron dhe do me bo te mecmin, ata tironas qe votun ne 91-92 per PD, sot jan penduar qe i dhan voten atij qenit tuj, qekan socialiste.
      O truthar, po te kishin votu tironsit PS ne vitet 91-92, akoma do kishit komunizmin ne pushtet, qe ne fakt e mei me Saliun dhe e di pse, se ju maloket, po te kujtohet mire ne vitet 91-92, ja dhate voten PPSH dhe PS, veten Tirona, Shkodra, Durrsi edhe Kvaja, ja dhane voten PD, dhe sollen ne parlament 40-deputete ne 91 dhe me vone ne 92 i dhane pushtetit Berishes plehr.
      Zaloshnja ka qene nje nga nismetaret e PD por me Saliun vetem maloket ja dalin se jane i njejti brum.

      Përgjigjjuni

  13. anticensurë  --  27 Shkurt, 2012 në 2:13 pm

    gjithnjë analiza debile të analistëve shqipëtarë!
    ky debil pasi harron se saliu fiton gjithnjë!dhe kur nuk është në pushtet ai ka marrë shumë më tepër se i kanë dhënë.
    fillojnë e bëjnë llogaritë se kaq apo aq deputetë do të dalin nga rradhët e tij,POR jo tashtinë fund të shkurtit por nga mesi i marsit!boooo!???megjithëse do të dalin nga sqetulla e saliut këta depurdhetë do të jenë të pastër kristal,që sapo ti shohë djamanti do të humbë shkëqimin nga drita e tyre!tjetra është se këta depordhetë do të pregatiten për zgjedhejet e ardhëshme!ato të ’13ës!deri atëherë do të votojnë,si deri tashti,ligjet antishqiptare të saliut!p.sh.dhënje deti,varreza gërke,import plehërash hetime puçesh,mocione kundër presidentit dhe prokurorisë e kështu me rradhë!
    debilllëku tjetër është kur mendohet se me daljen e kreshos dhe bomit,do ti paksohen votat berishës!pikërisht vetëm berishë!!!!!mos harroni!ky analist debil bie në të njëjtin kurth të vetngritur si dhe bled qeros fevziu me ina ramën,kur i tha se “informacioni rrjedh vetën nga prokuroria!ina:përse jo nga policia?bledi megjithse qeros!?!?u tregua gati veshgjatë por e mbajti gjuhën pa thënë”policia është e sali berishës!”kështu dhe ky debil anal e merr si të thënë se vetëm berisha mund të humbë,por harron veshgjati që dhe rama mund të humbë!harron pallësi se rama me atë që ka bërë pas majit 2010 dhe sidomos pa zgjedhjeve të majit 2011,do të humbë shumë më shumë se berisha!njerëzit janë demoralizuar në një nivel të tillë sa kanë për ta braktisur për çfardolloj partie surrugato tip bom o kresho!
    veshgjati anal bën dhe llpgaritë e fushatave elektorale,por nuk thot se rritja e PSsë në votimet e fundit ishte thjeshë kundërpërgjigje për berishën!me PS dhe koalicionin e saj u bashkuan si anti berishjanë dhe jo si socialistë!kryetari i kësaj partie nuk i përmbushi dëshirat e mbështetësve të tij,më keq i sabotoi dhe po vazhdon ti sabotojë!kështu që do të ketë një rrënje të tmerrshme të votuesve të saj dhe një shpërndarje nëpër partitë FALLCO të kresh bomit!të cilat ashtui si po prezantohen,e djathë dhe nacional e djathtë,do të jenë nesër në krah të berishës!ato do të zëvëndësojnë thjesht ilir metën!i cili pavarsisht se sot hiqet si gjeli në pleh do të hyjë andej nga ka dalë!tek PSja,koalicion me të!
    si po duken “bathët e priftit” dy thënje do të qëndrojnë të ngulitura në mëndjet e shqiptarëve!
    thënja e namik hotit”nga kali nuk zbresim pa na vra”*
    dhe
    thënja e sali berishës”do jem në pushtet deri sa të vdes”*
    *të dy thënjet nuk janë të cituara tekstualisht,por kuptimi i tyre!

    Përgjigjjuni

  14. gjini prej mirdite  --  27 Shkurt, 2012 në 2:40 pm

    Se si mund te bahet nji studim statistikor per zgjedhjet, ne nji vend ku ne kutite e votimit futen te dyja duert dhe nuk numrohen ndershmenisht votat,kete vetem statisticienet shqiptare te llojit Zaloshnja mund ta dijne!!!????

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>