Fëmijët e verbër rrihen nga mësuesit, nuk reagon askush, i drejtohen ambasadorit amerikan

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Emisioni ‘Fiks Fare’ ka transmetuar fakte rrënqethëse se si abuzohet me fëmijët që nuk shohin në shkollën e tyre të posaçme ‘Ramazan Kabashi’. Por edhe pse një nga emisionet më të ndjekura në vend ka ngritur këtë shqetësim, sërish askush nuk e vuri ujin në zjarr. Atëherë fëmijët menduan, (siç ndodh rëndom në këtë vend), t’i drejtohen ambasadorit amerikan me një letër. Më poshtë pjesë nga letra:

“Kemi ngarkesë mësimore të madhe. Bëjmë çdo ditë nga 6, madje7 apo 8 orë në ditë. Kur vjen shtatori, ne nuk gëzojmë si gjithë nxënësit e tjerë, sepse na mungojnë librat dhe pajisjet e tjera speciale për ne, që nuk shikojmë. Në shkollë, nga disa mësues abuzohet edhe me disiplinën në orën e mësimit. Jemi nën dhunën fizike dhe psikologjike të disa prej mësuesve e punonjësve të tjerë të institutit. Sa herë që ne guxojmë të ngremë zërin për të drejtat tona, kërcënohemi duke na thënë se kush ju mëson dhe nuk merren me zgjidhjen e problemeve e shqetësimeve tona. Drejtori i shkollës kërcënon: “Ju këpus zverkun, ju pres gjuhën e ju thyej kaptinën. Se ju jeni kriminela e derra”. Kujdestari vazhdon: “Ju heq kokën, ju hedh nga kati i tretë, ju përjashtoj nga shkolla”. Disa mësues na dhunojnë si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht. Në këtë botë të madhe ne shohim se gjërat vijnë e përmirësohen, kurse te ne ato vijnë e përkeqësohen. Në vitet e shkuara ka pasur nxënës që e kanë braktisur shkollën duke thënë se këtu është si burg. Meqenëse thirrjet tona po bien në vesh të shurdhër, ne fëmijët e verbër ju drejtohemi ju, pasi ju përfaqësoni vendin kampion të mbrojtjes së të drejtave në botë. Ju lutemi të paktën të na dëgjoni ju e na ndihmoni”.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

23 Pergjigje per Fëmijët e verbër rrihen nga mësuesit, nuk reagon askush, i drejtohen ambasadorit amerikan

  1. Elvis Durres  --  7 Mars, 2012 në 12:01 pm

    Te ushtronte mesuesja dhune femijes sime do ta varja per gjuhe pa piken e meshires.Kur nuk e prek vete me dore nuk njeri ta preke kushdoqofte.Por ketu nuk ka shtet qe te merret me kete se kryministri jone e ka mendjen tek 16 polaket qe vdiqen.Fundja fundit kujt i plasi per polaket sepse ne kemi hallet tona.

    Përgjigjjuni

    • elio  --  7 Mars, 2012 në 4:56 pm

      Plotesish dakord!

      Përgjigjjuni

    • armand  --  7 Mars, 2012 në 5:07 pm

      I takon prokurorise qe te hetoje.Keta monstra, produkt i kesaj palo demokracie berishiane, duhen vene mbas hekurave.Zonja Rama eshte detyra juaj qe te veproni dhe sa me shpejt ta zbardhni kete çeshtje.

      Përgjigjjuni

  2. Kalciani.  --  7 Mars, 2012 në 12:02 pm

    S”na mbane me zemra,tmerre,vrasje,vjedhje,perdhunime,papunesi,shkolla hauri,plehra,semundje,ushqime te skaduara,spitale germadhe,qeverisje kriminelesh,percarje…..Bolle me, se qenkemi kokegdhe!

    Përgjigjjuni

  3. gjimi  --  7 Mars, 2012 në 12:16 pm

    e kane gjete kujt ti drejtohen kete femije qe nuk kane ate me kryesoren per njeriun driten e syrit,une e kam pare emisionin fiks fare dhe me te vertete jam ndjere shume keq se si keta femije ne vend qe te perkedhelen qe te mos u mungoje as edhe nje gje ndodh e kunderta nga disa individa duke filluar nga drejtori e deri tek disa mesues qe ne vend te perkedheljes perdorin dhunen ndaj tyre,a thua po punojne falas[sikurse edhe falas te pununin nuk duhet te perdorin dhune ndaj asnje femije e sidomos ketyre femijeve me nevoje]por e kunderta eshte qe paguhen edhe ndoshta edhe duke vjedhur naj fond te vogel qe u takon ketyre femijeve me shume nevoje.TURP TURP TURP

    Përgjigjjuni

  4. Toni .I.  --  7 Mars, 2012 në 12:32 pm

    SHtet talebanèsh,per vrasjet 21 ja Amerikont,vidjo e lir hajduti
    USA,votimet USA e shumè raste tjera,KRIMI i radhès tek fèmijèt e verbèr, hapu oo TOKè e merri kèta zagarè se ligjet,drejtsia nuk
    funksjonojnè sa tè jetè gjallè s r bisha.

    Përgjigjjuni

  5. Qytetari  --  7 Mars, 2012 në 12:57 pm

    Po z.Ambasador ARVIZU!keta te mjere ju jane drejtuar JU sepse ketu ne ATDHEUN e tyre,KY!sali berisha buri i shtetit sic e quajte TI,(nuk eshte i shtetit tone se nuk i ka mare aq vota po i ka vjedhur dhe ca ja fali LSI qe vazhdoi ne pushtet),vetem se di te meret cdo dite duke share e duke bere lufte me komunizmin,ky Don Kishot i kohes moderne.Esht e pafaleshme qe kjo shtrese e shoqerise te mos kete vemendjen e shtetit,kush ja u jep te drejten atyre mesuesve te vene dore e te dhunojne keto krijesa te brishta te shoqerise? ata ju jane drejtuar ju sepse nuk kane mare aspak mbeshtetje me pare nga ata qe duhet ti ndihmojnee si zgjidhje te fundit ju jane drejtuar JU zAmbasador,prandaj dhe ne si QYTETARE do duam te shikojme reagimin tuaj,ku shpresojme te mos vonohet.Shpresojme zAmbasador qe ne zgjedhjet e ardheshme te kandidoni per Kryeminister te Shqiperise e te jeni i sigurte qe do te merni 99perqind te votave te Popullit se ndryshe ky vend nuk ka shprese te ndryshoje.

    Përgjigjjuni

  6. APOKALYPSIS  --  7 Mars, 2012 në 1:01 pm

    Sa kohe allvanite te jene indiferente ndaj cdo makabriteti qe ndodh ne shoqerine e tyre, ajo shoqeri do ngelet makabre per te gjitha shtresat e dobeta, pleqte, femijet jetime, invalidet etc.etc.

    Besoj se te gjithe kemi nga nje pervoje e kemi pare se si i trajtojne kete shtrese … eshte komplet e tmerrshme..me shume se e tmerrshme!!

    Nuk te besojne syte qe jane nena jane prinder dhe sillen si xhelater e as u ben pershtypje fare fare fare!!!

    Allvanite as qe e kane idene e zerit qytetar, ai ze qe do te ngrihej para fenomeneve shume me te lehta se kto … allvanite e kane mendjen vetem te shplajne truret e tyre me shiringe se si na qenkan fqinjet ata qe ua kane fajin per cdo te keqe qe iu ndodh …

    Nje vend he nje popull qe nese para 20-vjetesh ishin per te ardhur keq, tani pas 20-vjetesh e bene veten per t’i neveritur e uruar me mire nje shperberje e nisje nga e para se sa keqardhje .. e jo … nuk ka me vend per keqardhje per ate shoqeri makabre!!!

    Përgjigjjuni

    • Asgaard  --  7 Mars, 2012 në 1:21 pm

      Qytetaret e shtreses aristokratike kane nja 550+ vjet qe kane ikur ose jane vrare, ndersa ato pak qe arriten te formoheshin iken para Komunizmit, dhe pjesa tjeter qe mbeti e rezistoi ose nuk mundi dot ta shikonte te keqen qe e priste, i beri mutin pas 1990.
      Sot nuk ka me qytetar ne Shqiperi, por shpellare. Zevendesimi praktikisht u krye.

      Përgjigjjuni

    • Elvis Durres  --  7 Mars, 2012 në 1:30 pm

      APOKALYPSIS ne radhe te pare quhemi shqiptare jo allvanite.Ju “grekerit” mos folni se aq te drejta sa keni ne Shqiperi ju nuk ka as ne nje vend tjeter te botes.Ketu behet fjala per femije jo per debate etnie.Jam gjysem himariot por nuk e mohoj kurre jam shqiptar.Kot nuk thone qe nuk bie rrufeja ne hale mor hale e grekut

      Përgjigjjuni

    • qirje greki  --  7 Mars, 2012 në 2:23 pm

      Ne kete makabritet qe i ndodh ketij vendi jeni aksionere edhe juve qirje Fotaqi ! Ki makabri Sali Berisha , administrator i juaj eshte ! Nuk po fusni me andartet (po na i sillni prej betoni) , por po perdorni keta andartet e gjalle me kostum dhe me kravate si ky Sali Ram Berisha !

      Per cfare na merrni neve per budallenj dhe kujton se po na maskohesh ? Prandaj qirje Apokalypsi , fajtori kryesor je ti dhe shpirti yt kafsheror dhe antihuman , pa ky qehajai yt ben keshtu …

      Përgjigjjuni

      • APOKALYPSIS  --  7 Mars, 2012 në 4:08 pm

        Shqiptare ishin dikur, tani dhe me kaq sa i quaj jane shume …
        E kam sqaruar pak me pare, dhe komentuesi pak me siper, se c’lloj qeniesh kane ngelur ne ate vend perderisa lejojne te mbijetoje ajo shoqeri sociale kaq makabre dhe e eger…

        Nuk e di ku e shikon shpirtin tim kafsheror se ngre zerin dhe srkazmen ndaj makabritetit qe ushtrohet ndaj te gjitha shtresave te dobeta te shoqerise

        Dhe per nje komentues truthare pak me siper, i keshilloj te lexoje dhe njehere, dhe te gjeje se ku paska ngjyra etnie revolta ime, ndaj keqtrajtimit te ketyre femijeve qe ne cdo vend tjeter perendimor do te ishin te lumtur si te gjithe te tjeret?!?!!??

        Përgjigjjuni

        • Elvis Durres  --  7 Mars, 2012 në 5:33 pm

          Ofendim e quaj kur ti i quan shqiptaret allvanite.Ka “shqiptare” dhe shqiptare.Une kam qene ne shtab te PD dhe kundershtova hapur menyren sesi ndiqeshin burokracite ne kete vend.Ne jemi ketu per te kundershtuar nje problem qe ndyen shoqerine tone.Une kam nje femije, gjithashtu kam dhe nje te verber ne shtepi dhe ngre zerin per kete qe po ndodh,por qe ti me quash mua allvanit s’e pranoj.Perderisa shkruan shqip na quaj Shqiptar nqse e ndjen veten sadopak shqiptar sepse une keshtu e ndjej veten time.Kam lindur dhe jetoj ne Shqiperi kurse persa te perket ty nuk e di.Megjithate do vije koha kur te gjithe do buzeqeshin nje dite.

          Përgjigjjuni

  7. tiransja  --  7 Mars, 2012 në 1:13 pm

    MJAFT ME! Nuk mundem te kuptoj, sesi akoma ky popull rri kaq indiferent. Me keputi shpirtin kur e pashe tek Fiksi, ate djale te vogel dhe te verber qe kishte ikur nga shkolla, nga qe kishte frike nga mesuesit… Kriminele ne qeveri, kriminele ne administrata, kriminele kudo ku gjendet fara barbare e Berishes.. Cohu o popull, lufto per veten tende dhe brezat qe do te vijne. Pasardhesit tane do te turperohen nje dite me ne. TURP, TURP, TURP

    Përgjigjjuni

    • barbari  --  7 Mars, 2012 në 2:10 pm

      Ku do cohet populli ? Kunder neve barbareve te Sali Berishes ? Po me ne barbaret eshte edhe presidenti i vendit Arvizuja ! Harruat se si presidenti Arvizu i tha kryebarbarit tone “burre shteti” kur vrame dhe qeruam nga dheu ata kater komunistat ? Do i kishim vra te gjithe , por kishin Zotin me vehte ….!

      Keta qorrat i vrasim dhe i vrasim dhe prape presidenti Arvizu do na thote “burra shteti” ! Pse cfare keni juve ? Plasni , qe te gjithe dhe keshtu kursejme edhe plumbat …dhe leket qe do ti blenim i vjedhim vete….. komunista kokepalare….

      Përgjigjjuni

  8. dendy  --  7 Mars, 2012 në 2:00 pm

    Rralle here komentoj ,por ky esht nje nder ato lajme qe te nxjerrin nga vetja sa do urte dhe me qetesi ti perballosh te gjitha problemet e jetes ,,,,ketu nuk ka vend me per urtesi dhe dialog ketu ne kete rast un per femijen tim e var ne mes te qytetit nje mesuese apo drejtor qe prek nje cm te moralit apo trupit te femijes tim ,dhe ju betohem se te jem drejtues i larte publik me kete lajm do ndjehesha shume i prekur dhe jo 4 min e shkarkimit te atij perversit pango por nje 1 min dhe i gjithe zinxhiri do shkonin ne hale te gomereve te punonin ….
    Z,Ambasador para se te largoheni nga detyra juaj bejeni nje sherbin util ketij vendi …

    Përgjigjjuni

  9. i pashpresi  --  7 Mars, 2012 në 3:47 pm

    te verberit i rrahen para kryeministrise dhe ne bashke me ambasaden amerikane shikonim ne media lajmin

    Përgjigjjuni

  10. bashkim kreka  --  7 Mars, 2012 në 7:46 pm

    duhen zhdukur nga arsimi , ti hiqet e drejta e profesionit per tere jeten.te kalben ne burg.

    Përgjigjjuni

  11. bashkim kreka  --  7 Mars, 2012 në 7:47 pm

    duhen zhdukur nga arsimi , ti hiqet e drejta e profesionit per tere jeten.te kalben ne burg. ju lutemi mos e lidhni gjithcka me politiken.

    Përgjigjjuni

  12. bobi  --  7 Mars, 2012 në 8:06 pm

    Para disa vitesh,ne Itali,u dha nje emision per edukaten e femijeve.Nder te tjera,drejtuesi i emisionit,tha:”Cfare do te presesh neser nga keta femije ,qe ,luajne me lodra-kallashnikove, dhe,nuk dine te thone FALEMINDERIT”?Ne rastin konkret,cfare do te presin keta mesues-prinder-plehra?Vetem URRERJTJE,por,kujdes se,eshte urrejtje dhe mallkim i te pafuqishmit,dhe,ishallah ta provojne keta mesues-plehra,aty ku i dhemb shpirti.Pastaj,ndoshta do ta kuptojne se c’eshte vuajta qe i shton te vuajturit.Kane humbur edukatoret.Shoqeria shqiptare po kalbet.NJEREZ,THERRITINI MENDJES!

    Përgjigjjuni

  13. Treviso  --  7 Mars, 2012 në 8:53 pm

    E ka pare disa here ne emisjonin Fiks-Fare kete shqetesim.Duhet te nderhyje prokuroria urgjent me kallzimet e fiksit.
    Drejtuesi shkolles duhet te gjobitet ne maksimum.Mesueset te gjobiten me tre rroga mujore.Keto leke te perdoren per nevojat e shkolles.

    Përgjigjjuni

  14. Treviso  --  7 Mars, 2012 në 9:17 pm

    E kam pare disa here ne emisjonin Fiks-Fare kete shqetesim.Duhet te nderhyje prokuroria urgjent me kallzimet e fiksit.
    Drejtuesi shkolles duhet te gjobitet ne maksimum.Mesueset te gjobiten me tre rroga mujore.Keto leke te perdoren per nevojat e shkolles.
    Ky eshte mendimi im.

    Përgjigjjuni

  15. beth  --  7 Mars, 2012 në 9:34 pm

    Kam punuar per nje kohe te gjate mesuese ne shqiperi dhe kurre nuk kisha degjuar te vihej dore mbi njerzit me disabiliti.Ska gje me te shemtuar se nje njeri te rrah nje femije e aq me shume kur ky njeri eshte mesues.te kishte ndodhur ne Amerike nje gje e tille tere media do kishte bucitur,dhe keta mesues gjene me te paket qe do kishin humbur do ishte licensa per te punuar mesues.Une punoj ne arsim edhe ketu ne Amerike .Na nxite me boje o njeres qe i thoni vetes mesues dhe rrihni femijet qe u shikojne si prinder te dyte.Do doja te shkruaja dicka qe ka ndodhur me njerin nga djemte e mij ne shqiperi Me moshen 3 vjec e dergova ne kopesht Deri atehere ai u rrit nga gjyshja e tij.Punova shume qe ta bindja qe ne kopesht ishte bukur.Por cnodhi?pas disa ditesh qe ai filloj kopeshtin dhe dukej se gjerat po shkonin mire ,ate e qellon njera nga edukatoret e tij se nuk kishte bere mire nje lloj vizatimi.Djali nuk me tregonte ,por thoshte une nuk vete sot ne kopesht,diten tjeter me thoshte do vete .Ai llogariste ditet me mendjen e tij te vogel se kur punonte edukatorja qe e rrahu dhe kundershtonte te vente ne kopesht.(nje dite po nje dite jo)Me ne fund djali me tregoj se cfare i kishte ndodhur,ma tregoj duke qare.U tmerova .Ajo u fsheh dhe nuk doli asnjehere te bisedonte por askush nuk e hoqi nga puna se ne shqiperi eshte pranuar ne heshte “rrahja mjet edukimi”Djali im sot eshte 22 vjec dhe studjon ne amerike per biznes dhe disa here e permend cfare i ka ndodhur.A e dini si thote?-” Si mund te jete nje grua aq e pa turpshme sa te rrahe nje femi 3 vjec?”Une do thoshja per ngjarjen qe lexova ne gazete-ne se ajo eshte e vertete,keta njeres nuk meritojne te jene me te lire se kane cenuar nje kategori njerzish qe meritojne suport nga te gjithe.Le te fillojme te behemi edhe ne si perendimi dhe Europa

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>