Më 2013, Kosova me ushtri | Gazeta Tema
 

Më 2013, Kosova me ushtri

Postuar në: Rajoni |

Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në ushtri të shtetit, deklarojnë përfaqësuesit e Ministrisë së FSK-së dhe drejtuesit e kësaj force.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri Agmi Çeku, thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë vitit 2013.

“Ne jemi duke u dëshmuar vazhdimisht si një forcë profesionale, forcë e disiplinuar, kredibile, e besuar nga qytetarët e Kosovës, e besueshme nga partnerët tanë nga vendet e rajonit. Dhe, të gjitha rrethanat janë në favor të kësaj. Ne jemi në pritje të kësaj qe disa vjet që nga çlirimi i Kosovës që Kosova më në fund ta ketë ushtrinë e vet ashtu si çdo vend normal që e ka. FSK-ja do të ngrihet apo do të evoluojë në forcë ushtarake konvencionale”, deklaron ministri Çeku.

Nevojën që Kosova ta ketë ushtrinë e saj e thekson edhe gjeneralmajor Kadri Kastrati. Ai bën të ditur se struktura e ushtrisë së ardhshme të vendit do të bëhet bazuar në studimet e kryera.

 

“Sigurisht që Kosova duhet ka ketë forcën e vet ushtarake, por misioni dhe numri do të bëhen sipas studimeve që do t’i bëjmë në muajit në vijim. Pra, FSK-ja do të shndërrohet në forcë ushtarake, sigurisht që po”, thotë Kastrati.

Plani i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, parasheh që kufizimet, të cilat i ka FSK-ja, dikur TMK-ja, nuk mund të rishikohen para pesë vjetësh. Kosova shpalli pavarësinë e saj bazuar në këtë plan në vitin 2008. Rrjedhimit, thotë ministri Çeku, rishikimi mund të bëhet në vitin 2013.

“Ne qysh tash kemi filluar procedurën e rishikimit të FSK-së. Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim që të fillojë rishikimin strategjik të FSK-së dhe tërë sektorit të sigurisë, e ky do të jetë një studim i gjatë pothuajse një vit, apo më shumë, ku në në detaje do ta rishikojmë FSK-në dhe do të dalim me rekomandime të qarta se çfarë kapacitete duhet të ketë forca ushtarake e Kosovës, çka i nevojitet vendit. Qëllimi është që FSK-ja e sotme të ngritët dhe të zhvillohet në një ushtri konvencionale të mirëfilltë ashtu siç e kanë dhe vendet e rajonit”, shpjegon Çeku.

Ndër sfidat më të mëdha në drejtim të shndërrimit të FSK-së në ushtri, sipas Kastratit, do të jetë adoptimi i ligjeve dhe pajisja me materiale të cilësisë ndërkombëtare.

“Sfidë do të jetë adoptimi i legjislacionit në standardet dhe kushtet e ushtrive perëndimore apo të NATO-s, pastaj draftimi i një strukture, e cila do të jetë strukturë ushtarake, që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e shtetit të Kosovës. Sfidë tjetër e radhës do të jenë gjithashtu edhe pajisjet materialo-teknike që duhet t’i ketë forca apo ushtria, nuk është me rëndësi se si do të quhet, sa është e rëndësishme, se çfarë strukture dhe misioni do të ketë”, thekson Kastrati.

Nënkryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, shpreh bindjen se faktori ndërkombëtar do të japë kontributin e tij deri në kompletimin e ushtrisë së Kosovës.

 

“Unë pres shumë ndihma prej faktorit ndërkombëtar, në këtë rast prej NATO-s dhe shteteve anëtare të NATO-s që do ta ndihmojnë ushtrinë e Kosovës të bëhet ushtri. Nuk pres pengesa, pres angazhime, sepse edhe angazhimi i mëhershëm i disa qeverive të caktuara në veçanti dhe të NATO-s në përgjithësi nuk ka munguar në mbështetje të FSK-së. Pra, presim që edhe FSK-ja, në partneritet të ngushtë, të domosdoshëm me shtetet e NATO-s dhe me NATO-n drejtëpërdrejt dhe me KFOR-in, do të arrijë që të jetë forca, e cila do t’i përmbushë kriteret për të qenë ushtri e Kosovës”, deklaron Selimi.

Drejtuesit e FSK-së vlerësojnë se rruga e Kosovës për në NATO do të jetë më e lehtë se sa për vendet e tjera të rajonit, pasi që FSK-ja, siç thonë ata, është formuar nga vetë Aleanca Veri-Atlantike.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas ligjit, është një forcë e armatosur lehtë, e dizajnuar dhe e përgatitur për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë apo organizatave tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2,500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. /rel/

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

4 Pergjigje per Më 2013, Kosova me ushtri

  1. korabi  --  7 Mars, 2012 në 7:05 pm

    Kosova me ushtri! Shqiperia pa ushtri; pa shtet; pa kufi.
    Kjy eshte rrezultati i te “madhit” sali

    Përgjigjjuni

  2. vlora  --  7 Mars, 2012 në 8:11 pm

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vendet-e-be-shiten-ne-greqi-arme-1-mld-euro-ne-mes-te-krizes-83470.html

    Kjo eshte armatim per ushtri per te pas NJI ushtri, shtet, dhe dinjitet, e vetmja zgjedhje per nji popull eshte FUQIA dhe me kete do te ket pushtet, fuqi, autoritet, aftësi, dhe SHTET ne tokat e veta. Me ushtar cullak nuk ka ushtri!

    Edhe pse kan sllavo-greket probleme me vite, ne demostrata te perditshme, ka cofin unit, e kan nji plan strategjik-politik per ti mbrojt kufit qe kan, kufit qe i formoj Evropa dhe poashtu krijoj nji shtet te ri ” Greqia e Re”. jan ka armatosen deri ne dhomb me ndihmen e Evropes, kurse BE nuk po lejon arme ne Kosove dhe Shqipni. Sllavo-Greku do te vdes unit per kufit e veta, kurse ne do te mirem me korupcion dhe me idet katunarije, do te falim tokat dhe kufit tona sa per te mbush barkun me ushqim dhe per ta shpraz zorren e trash, sic eshte puna e k.lise debille Jahjaga dhe tradhetarit Thaci, kur Kosova ka ballafaqihet me probleme politike ajo shetit e tall bythen neper restorante dhe instutucione fetare te Bostoni, kurse tradhetari miret me urime te kota.

    Germania e Britanija na informuan qe SHBA (me kerkesen e Thaci, dhe premtimin e Thacit, me nji takim te mshefet ne Washington para 2 vitesh, dhe befasua Washingtonin dhe Tadiqin, per nji zgjedhje te veriut te Kosoves) kan dhan ultimatum BE per ta pranua Serbin ne BE dhe ne fund te ketij viti te zgjedhet problemi i veriut te Kosoves ne fafor te Serbise.

    Me ket u kuptua qe disa shtete te BE me gjith SHBAn, dojn te armatosin Greqine dhe te izolojn shtetet fqinj te Greqise dhe Serbise, mbase nuk lejojn qe as Shqipnia e as Kosova te armatoseh, deri sa BE shet arme me miliarda euro, arme ma moderne qe ekzoston.

    Poashtu per te pas Kosova ushtri duhet ti kete 1,000,000 ushtar me armatim ajror dhe tokesor e jo 1,000 ushtar cullak pa arme.

    Përgjigjjuni

  3. Luani  --  7 Mars, 2012 në 9:55 pm

    Kosova duhet të armatoset me dituri dhe jo me armë, sepse:

    - Dituria fiton gjithmonë, pa marrë parasysh sa madhësi ka.
    - Dituria është forcë e cila e mposht armikun pa e prekur atë as me gisht të vogël të dorës.
    - Dituria nuk ka frikë nga askush, sepse ajo nuk beson se frika ekziston në këtë botë.
    - Dituria nuk sulmon kurrë, për këtë arsye ka ajo gjithmonë mbrojtje të sigurt.

    Të gjitha synimet tjera të shqiptarëve nga Ballkani janë tentim i gjetjes së një padroni më të përshtatshëm se i mëparshmi nga historia e tyre si komb, dhe shpërblen vetëm një grup të vogël parazit.

    Përgjigjjuni

  4. raimondi  --  8 Mars, 2012 në 2:44 am

    Patjeter Kosova duhet te kete ushtrine e saj , dhe te armatosur me armatim modern–Kjo esahte detyra me urgjente dhe me kryesore e Kosoves –gjerat e tjera regullohen me vone ….

    –Vetem kur te kete ushtrine e saj atehere Kosova eshte tamam shtet , dhe athere Serbia do behet si pule

    –Ushtria e Kosoves duhet te krijohet sa me shpejte dhe te beje manovra te perbashketa me ushtrine e Shqiperise , ne menyre qe te kemi hramoni , se jemi nje komb dhe duhet qe edhe ushtrite ti kemi te njesuara

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>