Lamborghini i Ronaldos përfundon në karroatrec (FOTO)

8 Mars 2012, 20:51Sport TEMA
Lamborghini i Ronaldos përfundon në karroatrec (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka “humbur” një nga të preferuarit e tij, veturën e dashur Lamborghini. Mediat spanjolle komentojnë se vetura e Ronaldos, një model luksoz i markës italiane Lambroghini është dëmtuar në një rrugë të qendrës në kryeqytetin iberik.

Mjeti super i shpejtë “Lamborghini Aventador” është dëmtuar në qytetin e Madridit dhe është kapur me vinç për tu larguar nga parkingu që ndodhej. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti rrugor por dëmtimet e tij janë të pashmangshme.

Lamborghini i Ronaldos i blerë për 350 mijë euro për disa ditë do ta lërë Ronaldon të “vetmuar” pasi thuhet se i nevojiten disa rregullime që mund të kalojnë shifrën 50 mijë Euro.

2 komente në “Lamborghini i Ronaldos përfundon në karroatrec (FOTO)”

  1. leon68 says:

    Kaloj 2 here ne dite tek dyqani i Lamborginit ne Gjeneve dhe i shikoj dhe diskutoj me shitesat se i kam miq…po ju bej me dije se vetem nje gervishtje e vogel e bojes kushton me shume se sa mendon sepse ajo behet vetem ne fabriken e prodhimit.keshtu qe nuk po pagon shume.

    1. beso says:

      vetem opsioni i bojes opake(kjo e Ronaldo eshte e zeze opake)per Lamborghini Gallardo(modeli me i lire)kushton 30 mije euro.8 pinza per frenat kushton rreth 8 mije euro,ndersa benzina eshte gjeja me e fundit.Aventador ka 700 kuaj ne versionin normal,dhe nje xhiro ne unazen e vogel te Tiranes kushton nja 30 litra benzine.Keto lloj makinash,po te jesh punetor krahu,edhe ti fitosh ne llotari duhet ti shesesh menjehere se te lene te pabuke!Po natyrisht kush ka para me thase s’e ka problem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje