Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë | Gazeta Tema
 

Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Nga Elvis Rroshi

Kryetar i Bashkisë Kavajë

 

I nderuar z. Kryeministër!

Kam vendosur t’Ju shkruaj këtë letër të hapur, për të ndarë me Ju një shqetësim të madh që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët e Kavajës, të cilët për 21 vjet me radhë ju kanë votuar Ju si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por që në 8 Maj më votuan mua si Kryetarin e tyre të Bashkisë.

Me shpresën se vazhdoni të jeni i informuar rreth problematikës që shqetëson qytetarët e zonës Tuaj zgjedhore, dua t’Ju sjell në vëmendje një fakt tronditës për qytetin dhe qytetarët e Kavajës. Prej disa ditësh, zyrat lokale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit. Një vendim ky absurd dhe i pajustifikueshëm, që pikësëpari shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë dhe për më tepër bie në kundërshti me vetë frymën dhe prioritetet që Ju si Kryeministër keni përcjellë përgjatë këtyre viteve.

Besoj se i mbani ende mend disa statistika që kanë të bëjnë me Kavajën. Në qytetin tonë jetojnë plot 49 mijë banorë, si edhe zhvillojnë aktivitetin e tyre rreth katër mijë biznese. Urdhri Juaj për të zhvendosur zyrën lokale të QKR-së ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek këta qytetarë dhe tek këto biznese, të cilat tashmë detyrohen të zhvendosen plot tre kilometra jashtë qytetit për të përfituar disa shërbime, që sipas fjalëve Tuaja zoti Kryeministër, duhet të ishin të shpejta, të thjeshta dhe miqësore ndaj biznesit.

Teksa Ju flisni për epokën dixhitale dhe krijimin e sistemit One-Stop-Shop që do të lehtësonte burokracinë me të cilën është përballur deri më sot sipërmarrja vendase, pikërisht në qytetin që për 21 vjet me radhë Ju ka zgjedhur si përfaqësuesin e tij në Parlament, Qeveria Juaj përmes një vendimi absurd sapo ka komplikuar edhe më tej raportin e vështirë mes përfaqësuesve të biznesit dhe përfaqësuesve të shtetit. Sipërmarrja në Kavajë vuan jo vetëm arrogancën e pushtetit, korrupsionin e rrënjosur në çdo shërbim publik, procedurat e ngadalta dhe të tejzgjatura të rregjistrimit dhe të taksimit, por tashmë vuan edhe largësinë fizike me zyrën e QKR-së.

I nderuar Zoti Kryeministër:

Qëllimi i kësaj letre publike është jo vetëm sjellja në vëmendjen Tuaj e këtij fakti tronditës, por mbi të gjitha shpresa se ballafaqimi me votuesit Tuaj që për 21 vjet Ju besuan do Ju detyrojë të mos qëndroni duarkryq përballë padrejtësisë, por të veproni në mënyrë të drejtë, duke e vendosur zyrën e QKR-së në një ambient të përshtatshëm në qendër të qytetit të Kavajës. Vetëm kështu kjo zyrë kaq e rëndësishme për sipërmarrjen do të mund t’i shërbejë më së miri qytetarëve dhe biznesit të qytetit tonë.

Shumëkush e ka lexuar votën e 8 Majit në Kavajë si një votë proteste kundër Jush zoti Kryeministër. Unë uroj që veprimet e ndërmarra muajt e fundit, përfshirë edhe shqetësimin për të cilin Ju shkruaj, të cilat shkojnë plotësisht kundër interesave të qytetarëve të Kavajës, të mos jenë shprehje e protestës dhe pakënaqësisë Tuaj nga vota që Kavaja dha në 8 Maj. Në të kundërt, do të kishim të bënim me një precedent tejet të rrezikshëm, që në mendimin tim vetëm sa do e thellonte hendekun e krijuar mes Jush dhe Kavajës. Precedent i cili jam i sigurt do Ju dënojë edhe më rreptë në zgjedhjet e ardhshme.

Me shpresën se Ju do të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura për të zgjidhur problemin për të cilin Ju shkruaj brenda 7 ditëve të ardhshme, Ju siguroj se pas datës 15 Mars qytetarët dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes në Kavajë do të dinë të reagojnë ndryshe.

Në pritje,

Elvis Roshi

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

18 Pergjigje per Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë

  1. beni  --  8 Mars, 2012 në 9:05 pm

    o visi! kam respekt shume si person por ke gjetur momentin e gabuar dhe njeriun e gabuar.po deshe ate fjaline e fundit rregulloje pak se ka mundesi t’ja fuse vrapit berisha dhe nuk bashkim fino apo vranick qe ta kapi..

    Përgjigjjuni

  2. komunist i djathte si saliu  --  8 Mars, 2012 në 9:13 pm

    me duket se kavaja e solli salen kavaja do ta heqi.ata qe mbeshtesin saliun mbas 2 vjeteve do tu vi turp qe kane qene me saliun.po se e njofin turpin,se saliu e ilir meta nuk e njofin turpin.e justifikojne se jane politikane dhe te jesh politikane je kurv.e kane deklaruar.

    Përgjigjjuni

  3. BERISHA LARGOHU. VOTA E IME ESHTE KUNDER RAMES ALSO!  --  8 Mars, 2012 në 9:13 pm

    Cfare opozite eshte kjo qe mi thot Brishes I nderuar kryeminister? Berisha nuk duhet te ishte kryeminister mbas vrasjeve qe beri me 21 janar, eshte opozita qe po denon shqiptaret.

    Përgjigjjuni

  4. tim  --  8 Mars, 2012 në 9:14 pm

    Keti i paska ikur qoku 3 kilometra sjan 300kimetra shkohet edhe ne kam jo tani mushur me makin po kerko ndonje gje serjose!!!

    Përgjigjjuni

    • shpati  --  8 Mars, 2012 në 9:36 pm

      Po cfare do ti,more injorant,qe nuk di te shkruash dy fjale dhe do te komentosh!!!Duhet te jeshe nga ata kelyshet e Gardes,qe vrane protestuesit!!Kaq di ti,more dallkauk!!!

      Përgjigjjuni

  5. elinor  --  8 Mars, 2012 në 9:14 pm

    Humbje kohe! Po ja e solli zyren atje ku ishte, cfare pastaj – do ta votojne kavajasit ate??
    Ti thuj shyqyr qe nuk e coi ne vicidol se 3 km s’jane gje hic!

    Përgjigjjuni

    • Arsen  --  8 Mars, 2012 në 9:38 pm

      …bile duhet te shtoje qe te gjithe kavajsit kete distance duhet ta bejne ne kembe… vajtje ardhje.

      Përgjigjjuni

  6. Besa e Kavajes  --  8 Mars, 2012 në 9:15 pm

    Nuk jane as Vlora e as Shkodra ato qe rrezojne regjimet por Kavaja e Lushnja. Kur ndizen keto 2 qytete te vogla, s’ka pushtet ti mbaje. Ne 1990 Kavaja u be inisiatorja e protestave kunder regjimit te Ramiz Alise qe paraprine gjithe levizjet e mevoneshme ne Tirane e Shkoder. Ne 1997 Lushnja u be inisiatorja e rrezimit te pushtetit te korruptuar te Sali Berishes qe paraprine gjithe protestat ne Vlore e kudo. Duket se sot e ka perseri radhen Kavaja ti jape nje grusht turinjve Berishes e te jape shkendine e levizjes per rrezimin e pushtetit te Berishes.

    Përgjigjjuni

  7. injorant  --  8 Mars, 2012 në 9:28 pm

    jashte teme,ME E BUKURA KUR PI EDHE KAFE 500 LEKSHE NE SHQIPERI ,DUHET TE LESH BAKSHISH.

    Përgjigjjuni

    • Zigur Qarri  --  9 Mars, 2012 në 12:22 am

      O Ximo po nuk pat t´le per zemer mos jep bakshish,t´shajtmen mrapa e ke,per dhomesh them jo persdrejti m´surrat.
      O Lale puna kamarjerit esht si e sherbetorit edhe bakshishin me ja heq pastaj edhe jevgjit nuk punojn mo kamarjera.
      Nryshe mere xhezven me vete ke liqeni e futi i turke me shkum,mos harro faqoren e rakis e i cik gjath saksie.

      Përgjigjjuni

  8. bitri  --  8 Mars, 2012 në 10:40 pm

    nuk esht mir me perça popullin o lal,,,jemi vllezer e si te tille bashke e kemi shporr te keqen ,,por pas te keqes duhet me shpervjel manget e me mbjell grur or lal e jo me mblell hashash ne fushat pjellore te jugut.

    Përgjigjjuni

    • ILIR  --  8 Mars, 2012 në 10:46 pm

      …hashashin ta ruj qeveria mor lal,por po ju them se p[o te ra ra kavaja me laper nuk e kap mo veten mor lale…

      Përgjigjjuni

  9. rroku  --  9 Mars, 2012 në 12:00 am

    C’eshte ky debil Kavaje.
    Keshtu i flitet Kryeministrit me leter te hapur dhe bile ulitmatum per 7 dite !!!
    E bukura, na qenka 3 km larg zyra, e cfare pastaj? Nuk paskan bizneset makina apo autobuze per te levizur? Apo nuk kane fakse, internete depozitime automatike ne llogari e tjera? Pastaj, sa biznese paska Kavaja? Te duket sikur Kavaja na qenka qendra e madhe e zhvillimit te vendit dhe qe duhet te kete trajtim special.
    Pa mendoni sikur dikush apo te gjithe qytetaret t’ju drejtohet me leter te hapur juve Z.Kryetar bashkie?
    Shkoni more koqe kavaje dhe ndiqni rruget zyrtare.
    Po na sillni metodat e harruara te sistemit komunist me letra te hapura drejtuar KQ dhe Shokut E.H.
    Ben mire te ulesh koken e te punosh sepse per ate paguhesh nga parate e taksave te kavajsve.
    Nuk eshte problemi nese eshte Berisha kryemister apo Rama.
    Por keto debile te zgjedhur pa asnje edukim apo aftesira drejtuese, te zgjedhur nga makinacione dhe manipulime elektorale apo para te pista te investuara te njeres apo tjetres pale, na hiqen sikur jane shume te preokupuar.

    Përgjigjjuni

    • shqipetari  --  9 Mars, 2012 në 1:39 am

      Rrok ke folur si sekretar i pare i PPSH !

      Përgjigjjuni

    • Cuni_tr  --  9 Mars, 2012 në 5:01 am

      O Rika(tingellon me bukur per ty se sa rroku), andej nga je ti, jo QKR qe nuk ka ne rreze 50 km por dhe per biznese keni ato me draper dhe me kose… Si u heqka QKR nga Kavaja qe ka mbi 40 mije banore dhe te regjistruara dicka me shume se 5.000 biznese(1 edhe i imi) dhe u dergoka ne nje komune me nja 1.500 banore qe dhe emrin po te ta them pas 5 minutash do ta harrosh(Sunej quhet)…Ik mor ti e be ndonje krahe bar per lopen e leri komentet per ata qe kuptojne perse behet fjale…se desh harrova, kur te ta heqin baxhon nga fshati yt beji dhe ti nje leter te hapur saliut tend te dashur…

      Përgjigjjuni

  10. sherifi  --  9 Mars, 2012 në 2:14 pm

    Ky Rroku po jep direktiva si ne ate kohe qe te deleguarit nga qendra vinin dhe jepnin direktivat e partise ne baze.
    jame plotesisht dakort me komentin e “Besa e Kavajes”

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>