Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjær Jensen, tha se integrimi është i mundshëm. I pranishëm në Elbasan në festimet e Ditës së Verës, ambasadori danez komentoi zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar se do të ishte e mrekullueshme nëse Shqipëria do të mund të marrë statusin kandidat për në BE, në vjeshtën e këtij viti, pikërisht në përvjetorin e 100 të pavarësisë së vendit. Por ai ritheksoi se kjo varet nga vullneti politik dhe se politika duhet të punojë intensivisht për të plotësuar 12 kushtet. “Unë besoj se vera dhe dielli do të vijnë për Shqipërinë dhe besoj se do të vijnë edhe më shpejt nga sesa presin shqiptarët. Sot të gjithë janë të fokusuar në kohën e keqe, por dielli do të vijë dhe arsyeja është sepse shqiptarët kanë gjithçka që të përparojnë. Është një shenjë e mirë që kryeministri dhe kreu i opozitës kanë zgjedhur për të festuar në Elbasan për ardhjen e verës dhe shpresojmë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. Janë 12 gjërat që duhen bërë dhe kjo nuk është e ngjashme me ngjitjen e malit të Everestit. Do të ishte e mrekullueshme që Shqipëria me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë të mund të merrte statusin e vendit kandidat. Dhe është vetëm në dorë të politikanëve për të treguar se e kanë vullnetin e duhur për këtë gjë. Është në dorën tuaj nëse do të bëheshit vend kandidat për në BE dhe padyshim kjo është diçka e arritshme”, tha dje ambasadori danez në Tiranë Jensen.
Thirrjet e ndërkombëtarëve për politikën shqiptare sa i përket plotësimit të 12 kushteve sa vijnë e intensifikohen. Ndërsa politika shqiptare pretendon që në vjeshtën e këtij viti të mund të marrë statusin kandidat, ndërkombëtarët vazhdojnë të kërkojnë prej palës shqiptare lënien e retorikës dhe plotësimin konkretisht të 12 kushteve. Pak ditë më parë, zëdhënësi i komisionerit Fyle, Peter Stano, tha se me gjithë përparimet që u bënë pas marrëveshjes politike të vjeshtës, kërkohen rezultate konkrete në përmbushjen e kritereve. Ai theksoi se Bashkimi Europian kërkon që politika shqiptare të heqë dorë nga retorika dhe t’i kthehet punës për përmbushjen e kritereve integruese. Në vitin 2010, kur Shqipërisë iu refuzua për herë të parë statusi, Komisioni Europian, organi ekzekutiv i Bashkimit Europian, përcaktoi 12 përparësi që Shqipëria duhet të përmbushte.
Duhet pune zoti ambasador, por sipas teje shqiptaret punojne shume njesoj si danezet ne Danimarke. Por kjo zoti ambasador nuk eshte e vertete, se shqiptaret nuk punojne dhe ata e dine mire kete (ka edhe rezultate zyrtare nga INSTAT). Ti ambasador po u thua shqiptareve qe punojne shume, e keshtu i ben ata te mos punojne me teper se u lodhkekan shume duke fjetur gjume e duke shkuar ne kefane. Pastaj na thua se shqiptaret punojne shume por e bejne secili per vehte dhe prandaj nuk arrijne rezultate. Kur flejne gjume e bejne gjumin secili per vehte dhe jo per tjeterin, ashtu si ti zoti ambasador nuk fle gjume edhe per stafin qe ke ne ambasade apo per danezet qe jane ne Danimarke.
Shume ke nderhyre ne punet e brendshme te shqiperise. Nje keshille zoti ambasador: Puno se nuk punon sa duhet dhe je me keq se shqiptaret qe nuk punojne, por merren me fjale pazari dhe pallavra kunder njeri apo tjetrit individ sidmos kur ky individ eshte i ndershem e punon. Kjo eshte e theksuar ne shqiperi, dhe kete e bejne zakonisht te korruptuarit dhe hajdutet. Ke shume vite ne shqiperi por akoma nuk e njeh Shqiperine. Nje ambasador tjeter ne vendin tend dhe qe punon do te ishte nje zgjidhje ideale per Danimarken qe te perfaqesohej ne Shqiperi.
Arti,
menjehere po e heqim kete Ambasadorin, dhe po sjellim nje tjeter (do mundohemi qe te jete nje, qe ha kernacka, ose me mire akoma, nje qe perdor fjalen “burre shteti”, dhe mundesisht te jete kryqezim kinezo-groendlandez).
Po s´te pelqeu, dil te ndonjera nga kioskat e kunatit, dhe nxirr nje flamur te zi, dhe menjehere e nderrojme.
Hej Arti,
desh harrova, ke gjetur ndonje pune per sot apo je bosh?
Zoti te dhente tru o Arti, se gomarin e paske lidhur me kohe ti.
Mund te shash sa te duash njerezit por nuk i ben pershtypje njeriu. Puna eshte a kthen dot pergjigje per ato qe flet ambasadori danez per punen e shqiptareve apo jo?! Por ti nuk prononcohesh per ate qe kundeshtohet ky ambasador. Si duket te pelqen kur te thote se ke bere shume pune si shqiptar qe je, prandaj vellai fli gjume e shko ne kafe pas gjumit e perseri kthehu ne shtepi e fli gjume e keshtu vazhdo se ta ka thene ambasadori danez qe je lodh shume duke punuar.
Asnje nuk po shprehet eshte pro PS apo pro PD apo pro ndonje partie tjeter. Ky ambasador e do Shqiperine me keq se sa eshte bere se na thote punoni shume. Me ke tallet ky ne nje vend ku papunesia kap shifra alaramante?!
Hej Tani,
se mos harron dhe ve ndonje pike apo presje eeeeee.
Jo per gje, po se fillojme te te kuptojme pastaj, dhe na merr me qafe me keto mendime te bukura qe ke, por qe per fatin tone te mire, nuk di qe ti shprehesh ne fjali.
Abetarja Tani, abetarja dhe pastaj leximi.
Farvel og opfør dig pænt.
Sa hajvan qenke mor Arti! E ke nga lindja apo keshtu te ka marre jeta???
Ta paskan vene emrin te bukur prandaj sipas emrit ke edhe mendjen.
Arti duhet te jete i Arte dhe nga mendja se flet me baze, kurse ti s’ke asnje argument per ato qe thua.
ARTI e lezovo 3 here kte qe thua , dhe me vune ne siklet se nuk kuptoj cfar don me thon. ka pune dhe shqiptaret nuk punojne !, shqiptaret punojne po ska qeveri qe ti punsoj !,apo ambasodori kujton se eshte ne danimak ku atje njersit punojne dhe si rrjedhim edhe qeveria eshte e mire.na thuaj ca dreqin ke ne koke se na bone lesh, meqe njifke edhe kulturen e punes ne evrop.
Mikel,
Ndoshta nuk e ke lexuar.
Njehere ambasadori danez na doli dhe tha pak a shume: Habitem se si Shqiperia nuk ia ka kaluar Danimarkes. Shqiptaret punojne shume njesoj si Danezet, por kur punojne secili punon per vehten e vet dhe keshtu Shqiperia ka kete nivel ekonomik te ulet”
Ne nuk e kemi kulturen e punes dhe nuk punojme dhe kete e dime mire. Ata qe punojne jashte Shqiperise mund te bejne krahasim me te mire akoma sepse njohin Shqiperine dhe vendin ku jane ne emigracion. Psh emigrantet thone se nje shqiptar pothuaj nuk punon fare ne Shqiperi. Shihi te gjithe si jane njerezit ne Shqiperi: njeri me i bukur se tjetri se nuk lodhen duke punuar. Me pas thone: Nje emigrant ne Greqi punon shume dhe lodhet qe t’i marre ato para. Me pas thone: Nje emigrant qe iken nga Greqia ne Itali punon shume dhe lodhet shume me teper se ne Greqi (megjithese merr me teper). Po te krahasosh Italine me Danimarken, degjon italianet qe thone qe ne Danimarke duhen shume pune krahasuar me Italine qe te marresh pagen.
i dashur gazment kam 21 vjet qe punoj ne itali dhe me ka rene bretku, keto 5 vjetet e fundit punoj akoma me shume se kam nje aktivitet timin , une nuk besoj qe shqiptaret nuk punojne se ktu ku jam une punojne te gjithe shume, por e gjitha qendron se perkundrejte shume parash punojme!persa i perket krahasimit te ambasadorit , mendoj se duhet shume pak per ta kuptuar, si ka mundesi qe nje vend i ftohte si danimarka dhe nje shqiperi me nje klime te pa krahasueshme , jemi kaq larg? pse shqiptari ne shqiperi nuk punon ,dhe ne emigrazion punon me shume se vendasit? kjo me shtyn te mendoj se faji nuk eshte i shqiptareve te thjeshte , por diku tjeter , ndoshta per kete ambasadori habitet, kurse une nuk habitem se e di , shpresoj qe ta dish edhe ti. ciao
Ti rrofsh po sa te jete Sala ketu ne krye vetem regres do kemi:
Internet ne cdo klase!
Dixhitalizim i plote i bujqesise, fermeri ti shohi te gjitha on line!
Kinezcja gjuhe e dyte ne shkollat tona!
Hiqni boren nga catite!
Modeli me i mire ekonomik ne bote modeli SaliBode!
….. etj …
Ky eshte “One stop shop” Albania 2012!!!
http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/
Qofte e bekuar cdo fjale e ambasadorit me dashamires te shqiptareve,ne 22 vjetet e fundit.Faleminderit zoti Jensen!
Ham-Hami e Ciu-Ciu të dy, në Elbasan! T’ia kaloni sa më mirë ditën e verës, pas betejave të forta me ”Konferenca, libra, Twitter e Show TV, keni nevojë për pak pushim.
zoti jensen, po me habisni kur kerkoni qe politika shqiptare te zbutet.
shqiptaret po vuajne sot sepse opozita nuk ka qene kurre opozite.
ME SHUME SE KURRE NE NA DUHET JO NJE OPOZITE E BUTE POR NJE OPOZITE E FLAKTE QE TE SHKELMOJE KRIMINELET SI BERISHA ME SHOKE NGA PUSHTETI.
nuk ju kuptoj se cfare keni parasysh me zbutje te politikes. MOS EDHE JUVE ZOTERI JU KA LEZETUAR POLITIKA E BERISHES DHE INDIREKT PO I THONI POPULLIT QE TE MOS LUFTOJE TE HEQE KRIMINELIN NGA PUSHTETI?!
edhe nje here ju kujtoj zoti jensen se po te ndodhnin krimet, vrasjet nga qeveria vjedhjet dhe korrupsioni qe ndodhin ne shqiperi, sikur te ndodhnin ne danimarekn tuaj te dashur, ju zoteri do i kerkonit popullit dhe opozites te zbutej?
kur ka qene lufta politike e ashper kur edi rama ben ciu,ciu cerrrr?
brravo.
ky eshte mesuar me klimen e danimarkes !!!
I nderuari zoti Ambasador, ju mire e keni shprehur per zbutje klime.Shqiperise i ka qelluar nje kafshe qe nuk ka usta qe ta zbusi.
Eshte nje specie qe nuk zbutet.Besoj qe dhe ju jeni i ndergjegjshem per kete.Ju falenderoj per ndihmen qe i jepni atdheut tim.
Ambasadori ka shprehur nje deshire te mire per kete vend te vuajtur dhe te tjetersuar nga injoranca dhe asimilimi Aziatik!
Do zoti ato qe thote Ambasadori, te realizohen per kete popull injorant, te ngushte, te vuajtur dhe te rraskapitur per 100-vite radhazi. Do zoti qe keta njerez, te kuptojne se ku jetojne, te bejne me shume per njeri tjetrin, dhe te jene me te mire per veten e tyre dhe familjet e tyre!
AAAmin, dhe ne vesh te Jezu Krishtit!
ambasadori me serioz ne shqiperi, miq si ky i duhen shqiperise.
Edhe ju se keni mare vesh se Saliu me Ramen jane ne vere dhe ne diell te ngrohte?Populli eshte ne dimerin e madh me 3 metra debore dhe ajo nuk do shkrije as nga dielli i Sales as nga vera e Edi Rames.Ate vere e diel qe do populli nuk e duan keta te dy.Ate vere qe thoni ju e sjell vetem “Pranvera Arabe” ne Shqiperi Zoti Ambasador.