Kisha vënë re kohët e fundit në fjalorin politik të Berishës zëvendësimin e objektivit tonë kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian me një objektiv të paqartë dhe pa adresë, që quhej “Shqipëri e zhvilluar”. Me pak drojë e kam theksuar në disa shkrime, sidomos pas vizitës në Hungari se ky njeri ka hequr dorë nga objektivi për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe sidomos nga përpjekjet për të plotësuar standardet e një vendi demokratik me orientim perëndimor. Të enjten në mbrëmje në emisionin ‘Opinion’, Sali Berisha m’i hoqi të gjitha mëdyshjet. Ai shpalli si objektiv politik të mandatit të tij të tretë atë që ai e quan “Shqipëri e zhvilluar”. “Në mandatin e parë futa Shqipërinë në NATO, në mandatin e dytë hoqa vizat, mandati i tretë është Shqipëria e zhvilluar”, tha Berisha.
Kjo tezë e tij nuk është rastësore. Fillimisht ajo e ka zanafillën nga vjeshta e kaluar kur Bashkimi Evropian reagoi i zhgënjyer pas zgjedhjeve në Tiranë dhe refuzoi për herë të dytë ftesën për vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. Për herë të parë atëherë Sali Berisha argumentoi se objektivi i tij ka qenë lëvizja e lirë, ndërsa integrimi ishte një proces i gjatë, i cili priste. Më pas e forcoi këtë qëndrim duke filluar të flasë për një ekonomi të fortë, që nuk i ngjan ekonomive të dobëta të Bashkimit Evropian dhe së fundmi ka filluar të flasë për një Shqipëri të zhvilluar, e cila nuk ka më asnjë lidhje me rrugëtimin tonë drejt Perëndimit.
Së pari teza “Shqipëri e zhvilluar”, e thënë nga Sali Berisha është një tezë spekulative, pasi nuk presupozon një vend të zhvilluar ekonomikisht, por një vend që tenton tu ikë rregullave të ndërtimit të një ekonomie konkurruese. Përfytyrimi i Sali Berishës për një vend të zhvilluar është krejt i ndryshëm nga një vend realisht i zhvilluar, qoftë dhe nga pikëpamja ekonomike. Berisha ngatërron investimet me zhvillimin dhe në mendjen e tij harxhimi i shumë parave për vepra publike, godina apo fasada është zhvillim. Në fakt Shqipëria e tij ka provuar të kundërtën. Segmenti Rrëshen- Kalimash ka ngrënë mbi një miliard euro për 60 km, por nuk ka sjellë asnjë zhvillim, përkundrazi në këto momente ka provokuar krizën e buxhetit dhe mungesën e pagesave dhe për pensionistët. Mijëra apartamente të ndërtuar buzë detit në Golem, Vlorë dhe Sarandë, shkojnë në shifrën 2 miliard euro, por nuk kanë sjellë asnjë zhvillim, përkundrazi kanë shkatërruar tri nga plazhet më të bukur të Mesdheut dhe kjo falë politikave kaotike të qeverisë për të mos orientuar zhvillimin e vendit. Mijëra banesa të ndërtuara me mundin dhe djersën e emigrantëve dhe shqiptarëve të ndershëm përreth Tiranës në Bathore, Paskuqan, Kashar, Farkë dhe Dajt, mund të kenë shkuar mbi 3 miliard euro, por ato nuk kanë sjellë kurrfarë zhvillimi përveçse kanë futur në kolaps perspektivën e Tiranës dhe Durrësit dhe e kanë bërë të paqartë fatin e atyre qindra- mijëra familjeve që kanë investuar pa u zhvilluar.
Këto dhe dhjetëra shembuj të tjerë, të cilat Berisha i përmend si suksese (i përmendi dhe tek Opinioni) nuk flasin për një Shqipëri të zhvilluar, por për një Shqipëri të çrregulluar nga kaosi dhe mungesa e vizionit qeverisës perëndimor për një shtet ligjor me rregulla dhe efecient.
Së dyti, teza “Shqipëri e zhvilluar”, e fokusuar si objektiv i ardhëm i Berishës, nënkupton që qytetarët e këtij vendi tani e tutje kanë të drejtë të interesohen vetëm për ndonjë lek, pasi problemet e tjera të vendit siç është demokracia, ligji, institucionet, zgjedhjet e lira, liria e shtypit etj, janë çështje të cilat nuk janë më prioritet. Republika e re që vendoset në qershor i bën të panevojshme tiparet e një shteti perëndimor, pasi ato eliminohen nga fakti që gjithë pushtetet kalojnë në dorë të Sali Berishës.
Së treti me tezën “Shqipëri e zhvilluar” Berisha po përpiqet të justifikojë afrimin e tij të frikshëm me shtete që po ecin kundër kursit të Perëndimit ose që nuk kanë qenë kurrë pro-perëndimore. Afrimi i tij me hungarezin antiperëndimor Orban, vizitat me çantë në dorë tek një diktator batakçi siç është Alievi i Azerbajxhanit, si dhe promovimi i politikave etatiste të tipit “toka i takon atij që e punon”, për të cilat në vend të citojë Enver Hoxhën në Krutje, citon gjoja Xhefersonin.
Shqipëria realisht po shkon drejt monopoleve të frikshme ekonomike të përqendruara në tre- katër duar biznesmenësh të Familjes Berisha, të cilët sot kontrollojnë punët publike, investimet strategjike në naftë, energji, telefoni dhe ndërtim si dhe një sistem të mirëkontrolluar korruptiv për transferimin e pronës nga pronarët realë në duart e Familjes në pushtet. Kjo sidomos për tokat në bregdet dhe ato në zonat e projektuara si industriale. Me këtë përqendrim të frikshëm të kapitalit në duart e Familjes, me rënien e Republikës në qershor dhe kalimin në një shtet privat të Sali Berishës, dhe me përjashtimin e Perëndimit si opsion dhe objektiv i ardhshëm i Shqipërisë, Berisha po tenton të na bëjë një republikë ku vizitorët mund të shikojë fasada xhami pas së cilës nuk ka qytetarë, ndonjë rrugë të gjerë ku nuk kalojnë makina, ndonjë plazh të stërndërtuar ku nuk pushon njeri dhe një qeveri, që kontrollon varfërinë dhe mungesën e lirisë në vend përmes pushtetit jolegjitim. Ky model që ai po promovon shihet qartë dhe në konceptet që ia po shfaq për lirinë politike në vend, për rotacionin, raportet me Perëndimin, etj. Asnjë kryeministër i një vendi të lirë nuk flet për emërimin e opozitës dhe për rotacionin siç flet ai. Askush nuk e zgjedh opozitën siç kërkon ta zgjedhë Sali Berisha. Askush nuk guxon të flasë se kur duhet bërë rotacioni dhe kur nuk duhet bërë pasi asnjë kryeministër në botën e lirë dhe demokratike nuk i ka në dorë zgjedhjet dhe votat e qytetarëve siç i ka kryeministri ynë. Vetëm ky guxon të thotë që rotacioni është i nevojshëm, por jo kur është përballë Edi Rama. Ky njeri dëshmon tashmë fare hapur se ka në dorë procesin zgjedhor, rezultatet dhe mbi të gjitha kërkon të na emërojë përveç një qeverie kukull dhe idiote, siç na ka emëruar, dhe një opozitë kukull. Ky është kryeministri që shfaq hapur bezdinë për këshillat e ndërkombëtarëve rreth zgjedhjes së presidentit dhe flet me urrejtje për gjithë ish- bashkëpunëtorët e tij që kërkojnë ta ndalin në revanshin e tij antiperëndimor dhe antishqiptar. Mjaftojnë këto koncepte që ai shfaq publikisht për të kuptuar se ai tashmë është i vetëdijshëm për luftën në të cilën ka hyrë me Perëndimin dhe pamundësinë që të jetë edhe kryeministër, edhe të ketë zgjedhje të lira në vend. Ai po e thotë qartë dita- ditës se nuk e ka më objektiv ta bëjë këtë vend një vend perëndimor, por principatë lindore, ku ai të diktoj gjithçka si një sulltan që atdheun e ka për stoli. Objektivi i tij për një “Shqipëri të zhvilluar” në atë që ai e quan mandat të tretë, është në të vërtetë objektivi për një Shqipëri të izoluar, për një shoqëri të përdhunuar dhe për një regjim të huazuar nga republikat autokrate të Lindjes, të cilave nuk u ngjit realisht Perëndimi.
Na kem shkue me koh ne Evrop. A asht Holanda Evrop. Lulzim Basha ka zhvillue nji bisede te shkelqyr ne gjuhen flamande me hollandezet dhe ne e vume krytar bashkie.
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
eshte per ta pasur frike…………..
Asnje frike vlora trime, une po ju a bej pallatin ne pronat tuaja, brenda detit e nuk kam frike. Ju perse keni?!!!!
Ne Evrope ju kam cuar une!
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
o lulzimo:
seshte puna te vlora se ai e di mire qe kufirin e ka te ura e mifolit se e ka te provuar,,,,,,,,,,,,,,,,puna eshte se ka pushtetin ne dore dhe e coptoi te mjeren shiperi….
e shkateroi gjith industrine ne 92 qe erdhi ne pushtet………..
e dogji gjith shqiperine ne 97 para se ta linte ate pushtet…..
dhe e coptoi dhe e shiti perfundimisht gjith shqiperine para se ta lere pergjithmone kete pushtet….
per kete eshte per te pasur frike se sla me gje per shqiptaret ne shqiperi.
Si thua vlora?
http://imageshack.us/photo/my-images/33/pridegayalbania28nentor.jpg/
Je gabim ti me ironine tende –Ate pallat ai po e ben ne bashkepunim me pronarin e tokes atje buze detit –Ndaj mos ja fut pordhes kot
Nejse ky moderatori i fshin keto komentet e mija , dhe do e fshije edhe kete
Por nje gje eshte cudi _Kur ju ne opozite keni nje censure kaq te felliqur si keni sy e surrat ankoheni per Salen
–Ju po te jeni ne pushtet te beni hatane …..Ndaj fiton Sala se kemi nje opozite qe perfaqsohet nga shtypi juaj qe censuron cdo mendim alternativ me mentalitetin tuaj qe eshte si nje jatagan i ndryshkur , pavaresisht s eky mendim alternativ mund te jete kunder Be3rishes , ju nuk e pranoni ate
Atehere ca na cani koken e flisni per mungese lirie te shtypit –Ju keni mungese lirie ne opozite e jo me te jeni ne pushtet…
Jeni tamam ju qe e perjetesoni Salen ne pushtet….
Ti raimonde qenke ne pozite. Aty qendro dhe mos leviz edhe kur saliu te mos egzistoje me. Ke gjetur rehat, parà, mish te gjalle e te dekur, shqelmos ke te duash dhe perdhunon si te duash. Aty qendro se nje dite do takohemi te rrapi.
Mero,une te falenderoj qe me shkrimet e tua e ke dhene alarmin me kohe,tamam si nje atdhetar i vertete.
Mirepo populli do nje udheheqes qe t`i prije ne sheshe proteste,por prijesat jane “zhdukur” pa na thene perse…
Mua me trembin keto “kungimet” qe u ben Amerika politikaneve tane…
Pse me trembin: Sepse DASH mbase kujton se Sali Berisha eshte vertet “burre shteti”dhe do sillet si i tille …
Ku e dine ata se Saliu eshte nga ata qe thote “Pas meje u befte kijameti!!!”?
Ku u shkon atyre ne mendje se ky eshte “m… burre” dhe kurre “burre shteti”?
Prandaj zgjidhje te vetme une shikoj ZGJEDHJET E PARAKOHESHME,por…kush do t`i kerkoje???
Eshte koha qe te marrim masat dhe t`ja heqim “shkrepsen” nga duart kriminelit Sali Berisha!!!
Cdo qendrim indiferent do te na kushtoje shtrenjte,ndofta me shtrenjte se ne vitin e zi 1997!!!!!!
Po cuditem qe Mero Baze nuk e ka kuptuar kete me perpara, une nuk dua te mburrem ketu, por kam kohe qe e kam kuptuar kete, kjo behet per te genjyer Shqiptaret per tu thene QIQRA NE HELL, kjo ehte nje strategji BANALE PO SHUME SHUME BANALE, por mos u cudisni fare se ne Bathore p.sh do ta besojne kete, Shqiperia eshte vend i varfer me te ardhura rreth 7800$ per 2011, e marre kjo nga CIA Factbook, vendet e zhvilluara kane te ardhura rreth 30.000$, e me shume, dhe shumica e kane filluar revolucionin industrial rreth 300 vjete perpara, pra kjo eshte nje hipoteze DONKISHOTESKE,qe Shqiperise mund ti duhen nja 200 vjete te arrije keto vende, kjo behet per arsye te MOS INTEGRIMIT NE BE, per te nxjerr brockulla te tilla, KUR DIHET SE OBJEKTIVI YNE KRYESOR ESHTE INTEGRIMI NE BE, ky eshte projekti yne me i madh, por nuk kemi cfare te bejme, jemi te detyruat te degjojme kete KAFSHE TE NDYRE, une i uroj atij VDEKJE, VDEKJE, VDEKJE, RROFTE SHQIPERIA.
Flm Mero
kot nuk shko zhozi-zhelja cdo 2 jave ne vendet arabe, keta nuk e duan BE-ne se nuk tallin lesht dot me pastaj.
Analiza e Mero Bazes eshte shume e sakte por pak flitet ne Shqiperi se si individi dhe opozita mund ta parandalojne kete katastrofe pervec atyre tradicionale qe jane diskutuar dhe analizuar edhe me pare sic jane zgjedhjet dhe protestat. Ka nje forme tjeter qe publiku mund ta perdore ne menyre shume efikase sic eshte bojkoti qytetar, nje forme jo e dhunshme por qe ka treguar shume me efikasitet ne shume vende. Ne mynyre me specifike bojkoti ndaj makines qe mban nje qeveri te korruptuar ne kembe, financieret dhe kompanite e tyre. P.sh. neqoftese dihet qe nje biznes, media apo grup financiar mbeshtet nje qeveri te korruptuar atehere nje fushate bojkotuese te prodhimeve dhe sherbimeve te tyre do te ishte lufte me e forte qe mund tu behet atyre dhe qeverise se korruptuar sipas parimit godide aty ku dhemb me shume. Nese korrupsioni behet per leke atehere duhen dogitur aty ku dhemb me shume tek leket. Dhe kjo behet pa pasur nevoje te vriten njerez neper sheshe. Mjafton te mos blesh produktet apo sherbimet e tyre. Se shpejti do ti dhuroj gazetes Tema manualin se si mund te behet kjo gje ne detaje. Se shpejti……
A na ka dhon leje Doktori me bo lek n’qytet a? E kena bo si kena dash, e me keto pune ligjesh, liri shtypi e zgjedhje, nuk hjyn ne pun hiq.
Duhet me mor modelet ma te thjeshta qeverisje si psh. Azerbaxhoni
O Lym tkom thon, ske ci do leket se bohesh i korruptum masnej, nburg nuk hy se burgu so per tkorruptumit o per ata qe vjedhin ka nji celeular, por ti e di or Lym se leket si ha as qeni, pranej hiq dor prej lekve, merr mall se ai ka vler sot, lekun sot e ke neser ta morrin se kta jan hajna me shkoll sot, shife liken, ekonomist o robi dhe di me vjedh me shkoll, jo si ne mvaktit, qe futshim durt neper xhepat e katunarve dhe meazallah se i gjejshim ndonji lek, biles per njonin me aq gjynof sa ja futa nji dhjet leksh ke xhepi me pi nji kafe mtiron, se kontrollo e kontrollo dhe si gjeta koker leku, e kish qit cuni me shit fiq mtiron pa nji lek nxhep, ne ato qe fitojte nga fiqt ja merrshin harapcit rruges pa hyp lala nsat akoma e lejshin batall.
Pranej nigjoje lalen tina, mos u mso me lek se o vesi keq, tbo me cene.
Haram mer Horr me u tall me Lymin qy i ka nxjerr gjoksin denmokracise qy ditet e para sipas udhezimeve t Doktorit
Hallaile stallem Lymo, se ne un atje kom qen mrradh tpar, ene un e nigjova doktorin, cudi si stpaskom pa, apo mos ke pas lon mjeker se atre u mushen Tirona me mjekrosh, biles tu shit ne me karroca qofte, ca thojshin se ishin me mish qeni, po un per vete jom zhdep. Nejse, stallem se jom bo me vesvese me u tall me tjetrin se ngaqe e hongra ne vet duke mtall doktorri qe mtha, hajde me mu se do tjap demokraci, ne un e besova dhe shkova, tani qe e shaj, mka von mrapa nji far ramizje, qe ma ka sjell nmaj te hunit, vec po pres sa tmdali iher knej ka lagja se kom me e dhi mdru, skom per tpyt fare se i kujt o, se mu kan bo kta kamunistat e karrjeres si ato trrugve, qe tvin tkapin me zorr.
Nuk ka zgjidhje tjeter pervec gijotines ,mos prisni o popull qe nje dite te zgjoheni e te shihni ne lajme se ai nuk eshte me kryeminister ,jo nuk vjen vete kjo !JO VETEM AI ,POR TE GJITHE QE KANE PERFITUAR NGA KJO QEVERI DUHET TE KALOJNE NE GIJOTINE,pastaj do te fillojme te krijojme nje demokraci ku njerezit te kene te drejta te barabarta e detyra te barabarta perballe ligjit.cdo dite duhet te jete nje dite mosbindjeje ndaj ketij pushteti totalitar .
mire ja ben atit perendimit sali berisha,,,un jam me te njejtin mendim me sali berishen,,qe thote nuk pyes nderkombetaret per ceshtjet e breshme te shqiperise,,dhe mire e thote,,sepse keshtu flet edhe kushtetuta,,sa per perendimin mir beri saliu qe ja la kastravecin ne dore atyre legenave evropian dhe americane,,sepse keta e sollen ne 2005 dhe po keta i firmosen votat e salkes ne 2009,,po keta ishin qe folen me gjysem zeri per votat e bashkise ne 8 maje,,dhe po keta mostra evropianet bashke me americanet kurva,,nuk i lane socialistet kur ishin ne pushtet per arrestimin e sali berishes per piramidat dhe per 1997 ku shqiperia kaloj ne disfate kaosi,,,,,dhe pasi e toleruan kaq kohe,tani po mundohen tja mbledhin,,,nje pyetje per te gjithe edhe per ju z Mero,,ne 2013 saliu eshte e sigurt qe do humbi votat,,por ai nuk e leshon qeverine duke mos hapur kutite e votimit,,dhe duke u shpallur vete fitimtar me ato gjykatat kurve qe ka ne dore,,cfare do te ndodhi???populli do ngrihet kunder votes se vjedhur,,dhe saliu jep urdher per te vrare popullin me ane te policise mercenare,,Nato’ja cfare roli luan ne kete mes,,nuk eshte per paqen,,nuk duhet te nderhyje qe mos kete gjakderdhje,,ashtu sic i futi hundet edhe ne libi gjasme me alibine per te ndaluar gjakderdhjen,,,,apo shqiperia nuk ka aq nafte sa libija???????
Hajde loni tani, leri numrat. Ti e ke inatin me perendimin si taliban qe je, jo se perkrahen berishen ne 2005n!!
Tani: Demokraci vjen nga greqishtja; dêmos – populli dhe krátos – mbifuqi domethene populli te jete i gjithfuqishem si autoriteti me ilarte….. E kuptoni qe nuk ka lidhje fare me prrallat qe vijne nga shkruesa lart e poshte… Ne shkretetire kur nuk ke uje; pirdhi ne te sandaleve prej floriri…Pra: ne shqiptaret, nuk prodhojme 1 gozhdë, një lugë, një këpucë, nje molle,….nuk kemi uje, nuk kemi drita, nuk kemi shokë, kemi ligje anakronike qe stimulojne ngujimin, kemi ligje qe nuk zbatohen, kemi te korruptuar; mjeket, policine, sistemin gjyqesor, aresimin…jemi te mbytur ne borxhe, nuk kemi struktura te rimekembjes morale apo ekonomike te kombit… Populli duhet te shperndahet neper bote te mbaje frymen gjalle.. Saliu shkrete qe nuk flet por çirret ne menyre antipatike, nuk buzeqesh por zgerdhihet me nje mimike majmunore karakteristike te nje njeriu qe i ka zene rrota bishtin… e ne? Ne, le te bejme sehir deri ku do shkoje inati i fuqive qe kane harxhuar miljona per te prishur ndertimin e shoqerive me aspirata per jete ndermjet te barabarteve dhe tani po akumulojne miljonat qe i harhuan, por me te kenaqur jane kur shohin pergjunjjen e atyre aspiratave….
As Salih Berisha as Fatos Nano nuk duan afrimin me Perendimin. Shqiptaret i duan te varfer, te cmendur e te shtypur qe ti trajtojne si argate. PATRIOTI ME I MADH ESHTE AI QE NDIHMON SHTETASIT DHE JO NDERTON SI HITLERI E MUSSOLINI SPEKTAKLE SPORTIVE. Pale japin pare per te brendshmet e lojtareve te milanit e Realit duke i ftuar ne Shqiperi lur njerezit skan buke goje.
Ai lluks spektaklesh a pritjesh mbreterore bazohet ne shfrytezimin dhe shperfyturimin e Shqiptarit te thjeshte qe po e rrjepin nga nje ane dhe i perplasin fasaden e suksesit ekonomi Shqiptar ne fytyre nga krahu tjeter. Ankohu po deshe se kudo ka spiuna, edhe ketu. Ka spiunu administrata urrejtjen qe vlon ne media e ne rruge dhe u eshte futur frika.
REapect!
ekzakt, mero
Analize shume e sakte e Meros.
Duhet zhdukur me rrenje berishizmi si fenomen antieuropian!
Politika Antishqiptare ka qene dhe do te jete gjithmone,nga te gjithe AGJENTET Shqiptare,ne Qeverisje 100 vjercare.
Askush sot,asnje SHQIPTAR nuk eshte ne gjendje te pranoje REALITETIN,dhe Askush nuk eshte me ne gjendje te THOTE realitetin,ose te beje investigim te gjerave ASKUSH,PSE ?
Sepse Berisha dhe Nano e me vone Rama,jane te bekuar te FAMILJES TRASHEGIMTARE politiko-ekonomiko Shqiptare asaj Hoxha-Alia.
-askush nuk e thote,dhe ta pranoje qe Pd dhe Ps,trasheguan rreth 600 milione dollare dhe 8 vila ne vendet ekzotike dhe europe.
-askush nuk e thote qe,Berisha u mor kelysh u stervit,per te bere kete LUFTE,dhe ne fund pasi mesoi dobiclleqet do tua fusi PADRONEVE,dhe per kete gje DEL PADRONJA HOXHA neper interviste dhe ben ose nenkupton terheqje veshi SALI kujdes se po tenton si shume te dalesh nga rruga,ke 2 posibility,1 te vazhdosh lojen,2 si Gadafi,sepse im bir ILIR HOXHA mbas vdekes se tim shoqi,vazhdon te kete paktin Anglo-Amerikan per te ardhmen e shqiperise,jo TI i cili eshte neshkruar ne TETOR-NENTOR te 1984!
Nuk mund te besh i dashur SALI pakt, SALI-THACI me kosovaret,per t’ju kundervene FUQISE sone,sepse ne KOSOVARET i kemi mbajtur gjithmone nen HYQEM,politikishte dhe ekonomikisht,sepse ti nuk mund ta kthesh historine 60 Vjecare mbrapa sa do i zgjuar e i forte te jesh.
Je ti qe do te vashdosh bisneset tona me OMNIX GROUP(grupin e 50 miliadereve arabe,www.omnix-group.com)ne investimet miliarda dollareshe ne shqiperi,sepse ligji 7501,eshte ligji YNE(Katovica),te cilin jo ti,po as RAMA,as Aleanca Kuq e Blu,nuk mund ta prishe,sepse te dashur ju keni qene dhe do te jeni gjithmone nen HYQMIN tone,Shqiperia eshte e JONA,sepse RAMIZI mbas ardhjes nga Wshingtoni mesazhi ishte shume i qarte:«Për ata që respektojnë marrëveshjet me amerikanët nuk perëndon dielli. I ndizet drita jeshile ―Aktit të Triestes‖ ».Pra sado qe te mundoheni ne do ndrojme vetem KUAJT,se do te jemi NE dhe femijet tane,jo ju,qe juve u a kemi bere familjet copash si zogjte e korbit,sa ne varre e sa neper bote,qe kurre mos te kerkoni te drejte e jo me EUROPE.
Shqiperia eshte e JONA,FAMILJES TONE,e ARDHMJA e FEMIJEVE dhe NIPERVE tane,do ta shesim,kur te duam e kujt te duam,kurse JU SALI dhe te Gjithe ju te tjeret,do te beni VETEM LOJEN TONE sepse jeni USHTARET tane.
Te nderuar LEXUES ne lojen e bukur te SHAHUT,askush nuk pyet per ushtare apo oficere,kuaj,apo torre,bile iken dhe MBRETERESHA,por thuhet vetem nje fjale ne fund “SHAH-MAT”,dhe shahu eshte FAMILJA HOXHA !
TUNG te gjitheve,por REALITETI eshte……..mbase KY ?
Po mos ki merak o Mero se nuk do kete mandat te trete per berishen…ja, ka ardhe Rama me nje “optimizem” te vecante nga amerika dhe fjala e pare qe tha ishte se do kerkoje largimin e qeverise…apo jo, e ngaterrova me duket – foli dicka per taksat progresiste!!
Po ci dhjet temen ky trap e ka percar dhe popullin duke bere armiq puciste pederaste.si i ka dashur bytha tashi po ja fut dhe evropianve.mire te na behet
Artikull shume i mire. Por cuditem me ca komentues qe kerkojne nje opozite te dhunshme si ne 1997.Eu dhe Amerika dhe zoti Rama , jane te kujdesshem qe Shqiperia mos te kthehet 20 vjet mbrapa akoma per hir te Sales, dhe i thone popullit tone, ” ne ju tregojme, por ju hapni syte dhe mos votoni gabim” . Ne pergjithesi ne EU dhe USa qeverite zgjidhen 2 mandate qe te kene kohe te mbarojne ato reforma qe nisin. pra te njejten gje bene me Shqiperine, te ciles i ka ardhur vertet koha per rotacion, qe te shpetoj.
E duam Shqiperine si gjithe Europa…E duam Shqiperine si gjithe Europa…Oshetinte nje here e nje kohe sheshi nga keta “Demokratetet” dhe sa here e thonin, Gadafi levizte 2 gishtat sipas ritmit te frazes…Mbas 20 vitesh, gjithe kjo gje ka qene nje enderr pa realitet ne te…Populli Shqiptar ka 20 vjet ne genjeshtrat e ketij komunisti te felliqur qe e vetmja menyre qe ka mbijetuar eshte sundimi dhe dhunimi i fjales Demokraci..Ne shekullin e 21, ky kujton se demokracia eshte levizja, sikur njerezit nuk leviznin ketu e 20 mije vjet me pare ku te donin…Demokraci per kete eshte qe njeriu flet i lire ne kete vend, por ne kemi folur si kemi dashur qe para kohes se themelimit si shtet…Do ta “Zhvilloje Shqiperine” ky, por me c’fare perkrahje ?? Ku i ka ata Europjanet qe nuk linte pa i permendur ne c’do rresht qe citonte para militanteve barbar strategjine e tij ?? A ka degjuar ndonjehere ky person sikur nje keshille nga opozita ?? Qofte ajo e Nanos, Metes ose e Majkos ?? A ka pranuar ndonjehere faj ky person ?? A ka dale ndonjehere ky person ne televizor pa dhene agjenden e tij para popullit dhe te flasi per ekonomine dhe politiken qe ndjek ky vend ?? A e ka pyetur ndonjehere publikun ose shoqerine civile ose grupet e interesit kur ka miratuar SIKUR NJE LIGJ ?? E pra vellezer e motra te dashur, kjo nuk eshte nje udheheqje e paster per te miren e popullit…Kjo eshte nje qeverrisje pa llogaritur kerkush..E shof Edi Ramen si i vetmi person te kthej barazine popull-udheheqje ne dinjitet..E shof si nje person qe ti japi vendit nje drejtim kunder korrupsionit, ligjit qe nuk ndeshkon dhe tregut te lire per te gjithe…Kjo qeveri ka marre fund..
Mos u trembni se Berishen e ka marre djalli per dore dhe po e shetit edhe ca dite me kete pushtet dhe pastaj do bjere atje poshte ne gremine ku nuk ka per tu ngritur kurre me.
Berisha eshte kaq i lodhur sa habitet edhe me mbeshtetesit e vet qe nuk po e lene te pushoj njehere e mire nga pushteti.
Per nje gje te jeni te bindur dhe nuk duhet dyshuar kurre se ai erdhi ne pushtet me bekimin e amerikaneve se ashtu u interesonte dhe po me bekimin e tyre ai do hiqet si nje langaraq.
Amerikanet po ta kene vene vizen e kuqe njehere as qe duhet shpresuar se mund te ndodhe ndryshe.
Edi Rama e ka marre bekimin e tyre per te ardhe ne pushtet dhe kjo do realizohet si buka qe hame.
Une jetoj ne Amerike dhe shume gjera i di se si funksionojne.
Ata edhe ne vendin e tyre nuk mund te durojne funksionar te perjetshem.
Ata perdorin nje shprehje per njerezit qe rrine gjate ne pushtet’I ka ardhe koha te largohet se sikur po ndjehet shume rehat ne kete funksion’.
o realisti
po bej nje analize qe te kete brenda pak realitet lo fjale ne ere.shqipetaret jane sot me te percare se 100 vjet me pare.po te jap vetem nje shembull.
Te perndjekurit a jane perdorur keto njezet vjet nga S.Berisha? pa dyshim qe jane perdorur.po amund tju fjasesh atyre per PS? pa dyshim qe jo. atehere a jane ata ne gjendje per nje organizim politik pa dyshim qe jo.e keshtu me radhemin te flasim per shume kategori te ndryshme te shoqerise shqipetare.edhe nje pyetje kam.A e konsiderojne veriu i shqiperise S.Berishen mbret? te siguroj qe po.Prandaj mos e shiko historine e shqiperise sikur fillon ne vitin 1944.
O Mero e tha troc putana ne emision qe une do te sillem absolutisht si ne 8 Maj persa i perket zgjedhjeve.
Ky letyre do mbytur me peshtyma njehere pastaj me vone edhe hurin ne b..the.
Eshte e papranueshme per mua qe nje plak i marre 70 vjeq te kete ne dore fatin tim.Per cfare dreqin luftuam ne 91 duke u ngritur kunder edhe prinderve tane(isha student i vitit te fundit ne radhet e para qe te shtunen)…per cfare luftuam? Per te pare nje plak te degraduar se si tallet me cdo gje njerezore dhe perdor njerezit per ahengun e marrezive te tij?Ai eshte nje diktator dhe do trajtuar si i tille.
Shqipetaret cuditerisht nuk dine te reagojne por kane nje aftesi akumuluese te papare dhe po shpertheu zemerimi te terheqin zvarre te gjalle apo te vdekur.
I uroj te rrjedhurit t`i vine mende sa me shpejt dhe te nderprese eksperimentet me kete popull se dalin kunder idealeve te Dhjetorit,dalin kunder gjeopolitikes se demokracive te forta te cilet nuk e lejojne…nuk do e lejojme edhe NE
Vete berisha e di me ndergjegje qe i ka ikur situata nga dora.Te gjitha sjelljet e tij te pakten pas ngjarjes se gerdecit e deri me sot tregojne se ai ndjehet fajtor per krimet e tij dhe perpiqet me cdo me kusht te mbetet ne pushtet deri ne vdekjen e tij natyrore .Cdo largim i tij nga pushteti do ta coje ate pas hekurave dhe pse jo dhe egzekutim nga familje qe ka hyre ne gjak direkt me to.Po pse nuk po rrezohet berisha me gjithe kete veprimtari kriminale dhe anti kombetare ??????????????????
Me gjithese jetoj ne Amerike prej 18 vjetesh dhe e dua shume kete si Shqiperia me shume keqardhje mund te them se dipllomacia amerikane ndonese ne fasade duket qe i ka sjelle te mira kombit shqiptar gjate ketyre 21 vjeteve ne fakt ka bere gabime te renda me nje komb qe konsiderohet me proamerikani ne bote.Dihet qe berisha “nen masken” e demokracise u vu ne pushtet me nje puc shteti 31 mars 1991-22 mars 1992
nga ambasadori w.rajerson qe kishte dhe aksese me udb jugosllave.
Gjithe trajektorja e 21 viteve te berishes le te kuptoje se ai perfundimisht ka asgjesuar ekonomine kombetare,dhe ka carmatosur
cdo lloj pushteti ne shqiperi.Amerika po i ben demin me te madh ne histori kombit shqiptar duke mbajtur akoma ne pushtet nje njeri pervers
qe duhet varur para monumentit te gjergj kastriotit dhe te terhiqet zvarre i gjalle.
Por berisha si krijese pafundesisht i djallezuar me keto levizje qe po ben per te dale nga orbita e amerikes ka dy shtylla te forta ku mbeshtetet:
1-Ka nje lob te tij teper te fuqishem ne washington qe ka marre
honoraret perrallore te berishes qe ndoshta dhe po perdoren
ne ndonje forme dhe ne fushaten e tanishme ne SHBA
2-Ne vitet e ardhjes se berishes ne pushtet sidomos ne inskenimet
e 2 prillit 1991 dhe me pas berisha mund te hape “letrat” e nje
bashkpunimi jo te kendshem te binomit CIA-UDB qe ne ate kohe
ishin partnere te ngushte dhe gjithkush ne shqiperi e merr me mend
se nje gje e tille eshte e besueshme.
Pefundimisht nqs Amerika nuk e hedh berishen deri ne qershor-korrik te ketij viti por e le ta largoje qete-qete me votime “pordhokratike” ne
2013 atehere me ngelet te deklaroj:
CFARE I KA BERE AMERIKA SHQIPERISE ME SALI BERISHEN PER 21 VJET
NUK JA KA BERE TURQIA PER 500 VJET DHE AS KOMUNIZMI PER 50 VJET.
o SINDIKALIST,
nuk e di po ne Shqiptaret e kemi gjithmone me ate qe SHKRUAN dhe fajin duhet ta gjejme patjeter te tjetri,dhe nuk kemi asnjeher faj per ate cka shkruajme VET.
Tani byrazer,ne raste kur dicka nuk te pelqen ajo qe tregohet,per te arritur ne nje konluzion vihet ne pune ajo qe i themi LOGJIKE.
Vertet Historia nuk fillon ne 1944 SIPAS TEJE,kurse SIPAS MEJE,fillon ne 1944 dhe me pare,perforcohet ne 1984 dhe vazhdon akoma,une jam ne gjendje te te jap fakte TY dhe kujdo tjeter,po ti cfare ofron,vetem debat me MUA?Epo nuk mendoj se duhet bere chit-chat kot.
Nqs do lexosh dhe thellohesh mbi ate cfare kam shkruajtur te siguroj qe ke shume pergjigje brenda.
Shendet.
ZOTI SALI LIVADHIS NGA QE NE SHQIPTARET I KEMI KRIJUAR LIVADHIN E VJEDHJES TE VOTAVE.FSHATARI I VICITOLIT PATJETER QE DO TE NA QEVERISE ME ATE MENTALITET QE
ESHTE NE GENIN E KESAJ SHTRESE TE SHOQERISE.ME SE DJETRA HERE sulltan Saliu e ka treguar intelektin miniumal qe ka ne fushen politike.TE HABIT ME SJELLJEN E TIJ NE PER METINGJE KU NUK CFAQ ASNJE MENDIM SERIOZ PER ZHVILLIMIN E ARDHESHEM TE VENDIT TONE.I KA MBETUR NE GOJE FJALA “ciu ciu “.PALE ATA GUAKE ANETARE TE QEVERISE QE NUK I KEMI NDIGJUAR NJE HERE TE NA THONE DICKA QOFTE DHE E KRIPUR.
ME TE LUMTE MERO ME ATO MENDIME QE SHKRUAN.
Ambasadori ARVIZU e theksoi pa 2 muajsh qe shqiperise
i duhet rrotacion politik, tashi pyetja qe shtroj une eshte
ky me te vertete medon se do ta mbaje nje mandat te trete,
apo e ben per presion politik?????
Z.Baze ju lutem shkruani dicka lidhur me skandalin e mosdaljes sot ne treg te gazetes me te vjeter sportive ne vend SPORTI SHQIPTAR.
Gazetaret kishin muaj te tere pa u paguar dhe vendosen te hidheshin ne greve. Kur sot kane marre urdher pushimi te gjithe bashke nga z.Koco Kokedhima
Gazeta nuk ka dale sot.
Ky eshte skandal dhe askush nuk ndihet, ne komunitetin e medias. Nuk mund te egzekutohet keshtu nje gazete e cila del panderperje qe nga viti 1937!
E njejta situate eshte edhe te Shekulli, ku pas doreheqjes se kryeredaktorit para disa ditesh, tani z.Kokedhima ben vete kryeredaktorin, dhe ku para disa ditesh u be nje greve e tille per mospagesat e rrogave.
Ju lutemi juve, ju lutemi organizatave te medias, te mbrojne profesionin, te mbrojne vlerat, te mbrojne VETEN!
Amerika tallet me shqiperin dhe popullin shqiptare
–Shqiperi e zhvilluar me ATDHE PRIVAT – nuk e kisha degjuar Atdhe privat -ateher del se ne jemi ROM shetites ne kete atdhe . SALI BERISHA ka nje urrejtje patologjike kunder jugut – Duke privatizuar zona te tera ne gaz dhe nafte mbajtese kerkon te krijoje nje kaos te vertet te banoreve te ketyre zonave deri ne shpernguljen e ture . Rotacioni politik do behet medoemos dhe kryeminister do jete EDI RAMA por problemi eshte se ne menyren ligjore a do te kerkoi qeveria e re qe gjerat e pa ligjeshme nga kjo qeveri te anulohen dhe pergjegjesit te denohen
In a message dated 8/11/2010 12:11:02 P.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
PROAMERIKANE ME PALLAVRA
ANTIAMERIKANE ME VEPRIME
– Jo vetem antimerikane por edhe raciste
– Asnje qeveritar i Shqiperise nuk eshte pritur nga adminstrata e Obames
Mesazhet e Administrates amerikane per andidemokratet e vjedhesit e votave ne Shqiperi jane teper te qarta.
Letra e ndihmesekretarit amerikan te shtetit, ne amer te sekretares se Shtetit Hillari Klinton, dhe te administrates se Presidentit Barak Obama, per qeverine e diplomacine shqiptare ne perkrahje te ambasadorit Withers dhe deklarateve te tij kunder politikes te qeverise se Berishes eshte nje shuplake e forte per politiken e mbrapasht dhe anti-amerikane te kesaj qeverie turpi.
Jo vetem i qeverise por edhe i telalleve te saj te kurrptuar e korruptues te tipit Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Fahri Balliu…. dhe pacavureve te tyre. “ Gazeta 55”, “Bota Sot”( “lexo “Borba sot”), “Koha Jone”, “Klan” qe jane bere simbole te antigazetarise jo vetem shqiptare por edhe me gjere. Pervec emrave te tyre dhe botuesve asgje nuk i dallon nga njera-tjetra. Ata i bashkon jo vetem emri i kryeredaktorit te tyre te njejte Sali Berisha por edhe i njejti grazhd, grazhdi i tenderave dhe korrupsionit mediatiko- politik tye qeverise me te korrptuar ne historine e Shqiperise.
Sulmet kunder ambasadorit te SHBA-se Withers jane jo vetem antimerikane por edhe raciste. Ato drejtohen jo kunder nje personi apo personaliteti te shquar sic eshte ambasadori amerikan, por kunder vete politikes demokratike amerikane. Si te tilla ato jane thellesisht antimerikane dhe tipike enveriste staliniste, cka perben thelbin e politikes se sotme te qeverise shqiptare, e cila ne cdo aspekt te saj eshte sa antimerikane edhe antishqiptare.
Harxhet e kesaj politike i paguajne sot shqiptaret ne teresi perderisa vazhdojne te mbajne nje qeverisje te tille. “Cdo popull ka qeverine qe meriton” ka deklaruar babai i demokracise amerikane, Abraham Linkoln. Eshte fakt qe kjo qeveri ka vjedhur votat e popullit, por kjo nuk i shfajson shqiptaret, qe pranpojne te qeverisen nga nje qeveri qe nuk e kane votuar dhe qe aq me pak e meritojne. Te pakten te mesonin nga fqinjet e tyre jugore, greket qe po trondisin nje qeveri qe e gjeti vendin ne buze te gremines, ku e lane aleatet politike dhe te korruptuar te Berishes.
Letra e administrates amerikane per qeverine shqiptare nuk eshte mesazhi i pare i Uashingtonit per Tiranen zyrtare. Ka kohe qe Uashingtoni jep mesazhe krejt te qarta dhe shume domethenese.
Asnje anetar i saj nuk ka pritur qofte edhe per kortezi diplomatike asnje anetar te qeverise se Berishes pas betimit te saj.
Shembulli me i qarte eshte ai i zevendekryeministrit dhe Minister i Jashtem i Shqiperise, Z. Ilir Meta, qe megjithese ishte per vizite dyditore ne Uashington nuk u prit as nuk a takua me asnje pjestar te administrates Obama, qofte edhe per nje fotografi apo shterngim duarsh. E njejta gje ndodhi para nje muaji me ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami, te cilin vete kryeministri shqiptar Berisha e ka cilesuar me dhjetra here si “Koloneli i Asfalise greke”
Mesazhet e demokracise dhe administrates amerikane per Tiranen zyrtare jane teper te qarta, krejt te kuptueshme, shume domethenese….
Ashtu sikurse nuk ka komuniste me te keqinje se kommunistet antikomuniste nuk ka antimerikan me te medhenj se proamerikanet me fjale, me pallavra dhe anti-amerikane me vepra!
Kamabanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Degjoni me kujdes kambanat e ambasadorit amerikan ne Tirane Zotit Withers!
Ato jane kambanat e Uashingtonit dhe Obames
nuk ka faj sala por ne ,sepse na vodhi, na dogji ,na vrau dhe nashiti dhe prap e votojme
na shkatrroi ate qyqe qe na la enveri.na vodhi,na dogji na vrau .po na shet dhe ne prap e mbajme ne pushtet ah sikur te ishin tri vlora medet