Meta kërkon të përmirësojë imazhin, niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Postuar në: Aktualitet,Kryesore |

Vetëm pak ditë pas kthimit të Edi Ramës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përtej Atlantikut është nisur për një vizitë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Mësohet se vizita e Metës do të zgjasë dy ditë dhe parashikohen takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Kongres dhe Senatin Amerikan. Vizita e Metës bëhet me ftesë të Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të universitetit “John Hopkins”. Meta do ta nisë vizitën duke mbajtur një fjalë në panelin prestigjioz të Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë investimet e huaja në Shqipëri”.

Meta do të ketë mundësi të zhvillojë takime të tjera në DASH, por edhe në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, Edi Rama. Që prej vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë që e nxori të pafajshëm për skandalin e cilësuar Meta-Prifti, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është investuar në përmirësimin e reputacionit publik duke realizuar vizita në Gjermani dhe në Slloveni. /lajmifundit

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

33 Pergjigje per Meta kërkon të përmirësojë imazhin, niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

  1. arsen  --  25 Mars, 2012 në 3:02 pm

    Politika amerika foli!
    Po kur te therresin edhe Sali Berishen, cfare do flasin politologet shqipetare???!
    Me nje fjale….SUS !!!

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  25 Mars, 2012 në 4:24 pm

      edhe po e folen berishen do ti thone rri SUS ,,,,BOLL TE DURUAM.

      Përgjigjjuni

      • Gjethi i thate  --  25 Mars, 2012 në 4:56 pm

        Se ka thënë kot Noli:

        Hall I madh per skrapalline
        Ka rrezik te hedhe dhe dru
        Dy ministra le te rine
        Se na duhen dhe pa tru.
        E dinte i ndjeri që,në qeverinë e salibanit do të ishin dy:
        1-Meta
        2-Naço
        Sa për salibanin,mos e vrisni mëndjen,ja ka vënë me kohë ai kapelen mbi kokë atyre:
        A te duhen sharlatane
        Qe te lepien ne cdo ane
        Qe te percajne vatane
        Ke sa te duash tropojane….

        Përgjigjjuni

        • Lym Demokrati  --  25 Mars, 2012 në 5:35 pm

          Eu bre, vetem Doktorin nuk jane tu thir kta puqistet e USA, tan i thirren

          Përgjigjjuni

    • Gusmari  --  25 Mars, 2012 në 5:36 pm

      arsen,hidhi nje sy kesaj, per kulture. Kjo ceshtje zien prej kohesh.

      http://www.ama-news.al/2012/03/ekskluzive-shba-therret-meten-raport-ne-kongres-e-dash-per-lidhjet-me-rrapon/

      Përgjigjjuni

    • Enough is Enough  --  25 Mars, 2012 në 9:49 pm

      E hongri dhe ky, nuk kthehet me badolia se ka kaq kohe qe e kerkon FBI qe kur nenpunesi i tij eshte arrestuar nga SHBA dhe ka terguar te gjitha ca ka bere me ILIRIN .Kot e ka pre biletn vajtje hardhej ,vetem vajtje i duhet.

      Përgjigjjuni

    • Albana Mustafaraj  --  25 Mars, 2012 në 11:58 pm

      me mire te kishin vene kete koklopen se sa keto luledelet.
      http://imageshack.us/photo/my-images/713/zbukurimettiranekunatil.jpg/

      Përgjigjjuni

  2. Treviso  --  25 Mars, 2012 në 3:14 pm

    Mundohuni sa te doni per me içuar reputacion ne vend kok-lopes.
    Ne Shqiperi ai nuk e fiton mo reputacionin. Amerika po pat nevoje dhe mund
    ta mbaje atje si specialist i korrupsionit se ndoshta populli don te dije si behet.

    Përgjigjjuni

  3. Martin Ph  --  25 Mars, 2012 në 3:30 pm

    Po bllokun do ta mari me vehte?Se pa ate nuk e ble dot viziten ne USA.

    Përgjigjjuni

  4. Drejtesi  --  25 Mars, 2012 në 3:31 pm

    Kij kjdes, mos te vjdhesh ndonje gje ne kongres…

    Përgjigjjuni

  5. Gjethi i thate  --  25 Mars, 2012 në 3:45 pm

    Kjo do të jetë nga ato lëvizje që më në fund Salibanin e nxjerr KO nga ringu politik.Mesa duket,kokëfortësia e tij për të nxjerrë vetë presidentin,bën që Amerika të ndërhyjë edhe njëherë si në ’97,por kësaj here jo me trazira turbulluese dhe vëllavrasëse,por me mosdhënje të votës nga LSI për presidentin demokrat,që në fund të fundit do të thotë krizë politike dhe zgjedhje të parakohëshme.

    Përgjigjjuni

  6. usa men  --  25 Mars, 2012 në 3:46 pm

    Me kete vizite te metes me usa po bastardohet perfundimisht dhe vete politika amerikane ne lidhje me Shqiperine.Me keto veprime dipllomacia amerikane po behet bashkfajtore me gjendjen absurde qe ndodhet vendi i yne sot.Megjithse jam qytetar amerikan nuk kam me besim se gjendja ne shqiperi do te rregUllohet me monstra te tilla si:
    SALI BERISHA
    EDI RAMA
    ILIR META
    LULZIM BASHA
    JOZEF TOPALLI.
    Nga viti 2009 deri tani me aq sa ndodhur ne Shqiperi mund te thuhet
    qe shteti shqiptar nuk egziton por ka vetem nje fasade te shemtuar
    derrasat e te cilave po mbahen nga tre ambasadore te shkrete
    ARVIZU-VOLFARTH-SEQUI.Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe dhe finacat shqiptare kane falimentuar derisa sa po shitet objeket qe mbajne shtetin ne kembe hidrocentralet,pyjet,albetroli,deti dhe me zor po paguhen dhe pensionistat e shqieprise
    Eshte e pafaleshme per Ameriken qe nuk shikon qe shqiperia pothuajse ka falimetuar politikisht dhe finacjarisht dhe me e keqja qe po humbin dinjitetin dhe integritetin si komb.Nuk eshte cudi qe te vizitojne washingtonin ne muajt e ardhshem :
    FATOS NANO
    ZEF TOPALLI
    dhe ne fund i ben nje permbyllje dhe burri i shtetit SALI BERISHOVIC.
    Ka ardhur koha qe ne shqiperi te deklarohet gjendja e emrgjences
    dhe te menaxhohet nga amerika doreheqja e menjehereshme e berishes dhe qeveri teknike per te nxjerre shqiperine nga gjendja e reaminacjonit..
    Me vizita te tilla si ne ritualet e MEKES ku sheiket e shqiperise
    po marrin titullin HAXHI ne koridoret e panumerta te Washingtonit
    nuk i sherbehet as shqiperise as amerikes.Viti i mbrapshte 1997
    nuk eshte rekord pozitiv per SHBA ne lidhje me Shqiperine….

    Përgjigjjuni

  7. armand  --  25 Mars, 2012 në 3:53 pm

    Dy jane arsyet e fteses:

    1) Do i japin urdher mos te mbeshtese Berishen ne zgjedhjen e presidentit.
    2) Do i vene prangat.

    Përgjigjjuni

  8. Va..Ka.  --  25 Mars, 2012 në 4:14 pm

    po nuk ka diskutim qe amerikes as i intereson fare cilesia e njerezve ne shqiperi le te jene hajdute kriminel apo vrases,mjafton ti sherbejne amerikes,ja i thiri te gjithe me rradhe ata te cilet mendohet se do jene udheheqesit e shqiperise qe ti testoje dhe tu japi keshilla si te veprojne qe te mos preken interesat amerikane ne shqiperi,demokraci me thoni ju pastaj,njesoj si me pare kur amerika mbeshteste shtete diktatoriale ne gjithe globin vetem per interesat e saj,vari leshin popullit turme pa tru.

    Përgjigjjuni

  9. Leka  --  25 Mars, 2012 në 4:16 pm

    Eshte Amerika e ambasadorit amerikan ajo,qe i di te gjitha per Meten, apo e ndraghetes(mafia fshatare).Fle ky fare ambasadori apo ka vdekur?

    Përgjigjjuni

  10. niku  --  25 Mars, 2012 në 4:23 pm

    ky jo ne amerik t eshkoje po ne hene me shku se nuk e rregullon imazhin

    Përgjigjjuni

  11. niku  --  25 Mars, 2012 në 4:24 pm

    njolla eshte njolle edhe po u hoc ngelet shenje

    Përgjigjjuni

  12. D_malesia  --  25 Mars, 2012 në 4:24 pm

    eshte nisur te takoje RAD BLLAGOJEVIC ne burg per korrupsion ,

    Përgjigjjuni

  13. hajdut i ndershem  --  25 Mars, 2012 në 4:37 pm

    o le te shkoje nga te doje.po kerkoje votat tona ky iliri duhet te paguaj.kesaj rradhe nuk do i dalin leket ose do ti shkojne dem.do veje ne amerike qe ti integroje edhe amerikanet si integroje gjykatat shqiptare,

    Përgjigjjuni

  14. hajdut si iliri  --  25 Mars, 2012 në 4:42 pm

    pu ci punon integrimit ky iliri.s,po integrohemi dot edhe ne si ty o ilir meta.punoni qe te integroheni thu ti.po ti per vete integrohesh ndryshe mo burr.

    Përgjigjjuni

  15. Dulla  --  25 Mars, 2012 në 4:55 pm

    Si mund te terhiqen investimet e huaja ne Shqiperi?Njeriu i duhur per te dhene pergjigjen eshte Meta por kete radhe pa kameren e Dritan Priftit.Dikur ishte taksa 700 mije euro tani vetem ai e di shumen.

    Përgjigjjuni

  16. bushi  --  25 Mars, 2012 në 5:02 pm

    Edhe katundari Meta kerkon te laje mu… me shu…, por nuk mundet. Memorja e Daj Samit eshte shume e forte dhe…

    Përgjigjjuni

  17. Olti  --  25 Mars, 2012 në 5:18 pm

    Mos na e arrestojne moj te keqen e ku do mbytemi Ne Pastaj? Se kesaj Amerikes nuk i zihet bese ..

    Përgjigjjuni

  18. PAK I KORUPTUAR  --  25 Mars, 2012 në 5:22 pm

    AMERIKANET do ta porosisin qe te mos INTEGROHET ashtu si u integrua me dritan priftin, se atehere u integrua shume 700.000 evro.me nje dore.

    Përgjigjjuni

  19. Sara  --  25 Mars, 2012 në 5:33 pm

    Vizita e Metes ja hoqi komplet pompozitetin qe ju dha vizites se Rames.U be komplet nje hyrje dalje e vazhdueshme ne Usa.Rames qe ju duk se i dhane krahet per te fluturuar,ju prene kembet fare edhe per te ecur.Duke patur parasysh listen e te ftuarve,lum kush mbeti pa u nisur…me duket se do dale i fituar.

    Përgjigjjuni

  20. Erin  --  25 Mars, 2012 në 5:43 pm

    uaaaaa mami – si mi na e ben kshtu kta amerikanet ? po nuk e mbajtkan fjalen fare. Po sikur ata u merziten qe se futen Meten ne burg? Ata dhe i arrestuan njerin nga keshilltaret e Metes per trafik droge nderkombetare ?

    Kjo do te thote qe zt. Countryman, qe e kishte grune Serbe, e paska bo punen tamom. Te pakten sa kohe e kishte ai Departamentin qe mbulonte Shqiperine – duket qe çdo politike qe kishte nji fare sensi mbi shqiperine – MORRI FUND !

    Kot nuk ju bo dhe nji leksion se si vidhen zgjedhje ky Meta – apo s’osht i perkryer per ate pune !

    Eh si rrotullohet kjo bote – portokalle eshte !

    Përgjigjjuni

  21. Genti35  --  25 Mars, 2012 në 6:45 pm

    Mos ardhsh i gjalle o kokelope. Vdis pa merak, se Moniken e kemi ne ne kujdes.

    Përgjigjjuni

  22. Albann  --  25 Mars, 2012 në 7:48 pm

    E cuditshme? Sipas Balles Beogradi mund te nxjere dosjen e Berishes si spiun i UDB.Pra nje kercenim real per Kryeministrin dhe Shqiperine.Nje prove qe e ben kryeministrin kukull ne dore te Beogradit..Ne kete kohe kemi takime misterioze te DASH( CIA -s sic mund ta nenkuptojne shume vete ku ka dicka misterioze) me kryetarin e opozites,”nacionalistin ” Spahiu, Bashen(pse jo Berishen?) bile dhe me nje hajdut (qe Arvizu e ka te qarte qe ka vjedh popullin por me shume ndikim ne politike.Eshte korruptuar Arvizu?).C po ndodh?Kaq keq eshte Amerika qe “i lyp”ndihme nje hajduti milioner? Ka te beje me Shqiperine apo Kosoven?Mbase duhet pritur takimi Thaci -Tadic.

    Përgjigjjuni

  23. USA  --  25 Mars, 2012 në 8:38 pm

    po vjen si breshka tek nallbani..mos u beni merak eshte pjese e strategjise per te izoluar Malokun e Vucidolit…

    Përgjigjjuni

  24. apollon  --  25 Mars, 2012 në 10:04 pm

    Ke bere vlersimin me te duhur per politiken amerikane dhe larot e politikes shqiptare te cilet po e shesin Shqiperine per te vene pasurine.

    Përgjigjjuni

  25. shkodrani  --  26 Mars, 2012 në 12:57 am

    E cfare se po i del dosja e UDB saliut?????????E cfare se po e filmojne meten duke vjedhur????????????????OOOre po kaq popull koti jemi ne sa atij vucidolit nuk po i ngele gje pa dale ,me dosje me vjedhje me vrasje e tjer e tjr e ne vetem bejme gam gam kot dhe ai nuk pjerdh fare,ky derri nga skrapari nuk po le gje pa vjedh,te gjithe ministratr drejtoret e pushtetaret e partise se tij vjedhi per ate dhe ja dorezojne te gjitha ,dhe ne prape bejme gam gam kot,,po rrini o te shkrete rehat,,,ne mendojme se do ta heqi amerika njerin e tjetrin???????????harrojeniiiiiii,po nuk i shkulem ne me rrenje aty do ti keni me bir e me bije.

    Përgjigjjuni

  26. Myzeqari  --  26 Mars, 2012 në 8:31 am

    Ore po Meten ce duan apo kane nevoje per leksione korrupsioni. Meta merre me vete dhe bllokun ore. Hajde o koke lopa e Skraparit hajde. Apo po e pati koken robi sa nje karroqe çfare pret nga ai, more sahan lepiresi i LSI me Monen dhe ate koke lopen tjeter qe pretendon per prokuror te pergjithshem si e ka ai Spartak Braho. Hajde koke karroqe hajde.

    Përgjigjjuni

  27. artibr  --  26 Mars, 2012 në 10:07 am

    po do ti japi leksione atyre se si vidhet e si del i pafajshem ky esht ilir meta ta din amerikanet e te marin shembull kete politikan te po shoq.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>