Përsëri ish-të përndjekurit | Gazeta Tema
 

Përsëri ish-të përndjekurit

Postuar në: Opinion |

Nga Ilirian Blloshmi

Dëshmi rrëqethëse! Vuajtje që përcillet jo aq nëpërmjet fjalëve sa prej mimikës dhe lëvizjes së pareshtur te duarve. Ish-të përndjekur politike që e pësuan nga sistemi që shkoi, po ama edhe ky i riu, në të cilin jetojmë, nuk u ka sjelle ndonjë të mirë të madhe. Ata janë po atje, në ato humbëtira ku i dëboi diktatura për “fajet’ e tyre. Në imazhin tim, por edhe të shumë prej bashkëmoshatarëve të mi apo ndoshta edhe të një tërësie më të gjerë shqiptarësh, emri të përndjekur politikë të sjell menjëherë në përfytyrim portretin e një e grupi njerëzish të vuajtur të rrudhur në fytyre që të shfaqen me kyçet e duarve të rrethuar nga hekurat që pengojnë lirinë. Ky imazh i këtyre njerëzve është kaq shumë i rrënjosur në përfytyrimin tim sa që gjithçka e bukur, rrëzëllitëse dhe misterioze nuk mund të përfytyrohet ndryshe.

Në Shqipëri janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Sa te “dashur” janë bërë për mediat ish të përndjekurit politikë…? Fatkeqesisht ne “teatrin” mediatik ata nuk po shfaqen si aktore të dorës së parë, por si komediane të dorës së fundit! Çdo ditë dëgjojme, lexojmë për këtë shtrese. Jo pak herë, në faqet e këtyre mediave dalin figura të diskredituara “të përndjekurish” që predikojnë moral. Para disa ditësh te Tonight e drejtuar nga Ilva Tare ishin te ftuar disa të përndjekur që folen për problemet qe kanë me klasen politike. Ajo qe më bëri pershtypje ishin reagimet here- herë nervoze të Simon Mirakes kundrejt Keti Bazhdari (kyetare e grupit te punes per ish-te perndjekurit në PS). Më vinte për të vjelle kur Simon Miraka mbronte një ish- sekretar partie siç është Sali Berisha. Janë pikërisht keta tipa si puna e Simon Mirakes qe per nje kockë janë në gjendje të shesin dhe lëkurën, janë këta tipa qe të përndjekurit e vërtetë, të neveritur nga këto veprime, të mos e quajnë veten të tillë. Para disa ditësh drejtuesi qe merret me regjistrimet e ish-te perndjekurve doli ne një intervistë. Në momentin që i shikova fytyrën, shtanga sepse ai që fliste ishte Sokol Petrit Azemaj, pra dikasterin e regjistrimit e drejton djali i një xhelati siç është Petrit Azemaj. Sa për dijenine tuaj Z.Miraka dhe te lexuesve po ndalem pak tek ky Petrit Azemaj. Në vitin 1976 ka filluar punë si hetues në Degën e Brendshme në Librazhd. Shef i tij në atë kohe ishte një ish-oficer i Shkollës së Bashkuar, i përjashtuar për vjedhje nga shkolla, por meqenëse ishte familje komunistësh dhe kishte prirje për xhelat, e bënë komunist dhe shef hetuesie në Librazhd.

Ky njeri është emëruar nga Ridvan Baci (është fjala për Rivan Boden sepse para demokracisë Ridvani e ka pasur mbiemrin Baci). E pra si mund të mbroni ju një komunist si Sali Berisha që pikërisht emëron pinjollët e komunisteve pikërisht në institucionet qe merren me të përndjekurit?

Dihen iniciativat absurde që merrte pushtetit komunist herë pas here. Një nga këto ishte edhe ajo e dërgimit të kuadrove në fshat me motivin për ta bërë atë “më të bukur se qytetin”. Pikërisht në këtë valë u erdhi radha edhe shumë profesionistëve të ndryshëm si mjek, agronomë, veterinerë, arsimtarë (madje këta kishin disa vjet që e bënin atë rrugë). Por kjo valë përfshiu edhe shkrimtarët, poetët, artistët, e të tjerë me pretekstin se atje do të gjenin frymëzimin e vërtetë për të krijuar vepra dinjitoze. Sot, këtë iniciativë të sistemit, një pjesë e mirë e gazetave e paraqesin si dënim për motive politike dhe si rrjedhojë këta individë na i paraqesin si “të përndjekur politik”. A thua se fshati ishte parajsa e këtij vendi! Megjithatë, në të vërtetë, disa edhe shkuan atje, por shkuan me detyra te zgjedhura si kryetar kooperativash, shefash apo kuadrosh drejtues dhe sot këtë kohë ata e quajnë si periudhë dënimi për motive politike të tyre. Mos harroni, shumica shkoi vullnetarisht duke iu përgjigjur thirrjes që i kishte bërë partia.

Së bashku me ta në fshat ishin edhe të tjerë, ata që ishin internuar si armiq të popullit dhe që punonin në punët më të rënda që mund të ekzistonin. Për këta sot nuk kujtohet askush, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë (dua të përmend iniciativën e PS këto kohet e fundit)

Kjo është Shqipëria jonë sot. Një vend ku nuk merret vesh se kush ishte paditësi dhe kush i padituri, kush ishte krimineli dhe kush viktima. Pothuajse të gjithë hiqen “të paditur” dhe “viktima”. Në këto çaste më kujtohet shprehja e zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: – Unë nuk kam frikë nga komunizmi, por nga lakejtë e tij që i kanë ndihmuar regjimet ish komuniste të qëndrojnë në këmbë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

8 Pergjigje per Përsëri ish-të përndjekurit

  1. halle halle kjo dynja  --  26 Mars, 2012 në 10:06 pm

    Vetem kur te zhvleftesohet autothenia e Sali diktatorit: “Bashkevuajtes e bashkefajtore” qe na perzjeu te gjitheve ne kazanin e tij te politikes, atehere do te mund te filloje te kete drejtesi ne Shqiperi.
    Kryefajtori Sali Berisha (te tjeret kane vdekur) vazhdon dhe ngre akoma gishtat perpjete!!!
    http://imageshack.us/photo/my-images/28/saliberishadhehysenshos.jpg/

    Përgjigjjuni

  2. feniks  --  26 Mars, 2012 në 11:08 pm

    Te pershendes,ILIR BLLOSHMI,si i persekutuar,si shqiptar dhe njeri me integritet qytetar europian!!Me njerez si ty,mund te integrohen te pereskutuarit ne Shqiperi e jo me MATRAPAZE SI SIMION MIRAKA!!!Nje keshille po ju jap si shqiptari-shqiptarit,si vellai-vellait:JU KENI MBESHTETUR PER 22 VJET PD-ne DHE SALI BERISHEN SE KENI KUJTUAR SE KANE QENE PARAROJA E LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT!!!KENI GABUAR RENDE:NE PD SALI BERISHA KA MBLEDHUR TERE LLUMIN E ISH KOMUNISTEVE TE DJESHEM,LLUMIN E NJEREZVE TE PA AFTE,QE NUK BENE DOT KARIERE ATEHERE DHE ZAGARET E ISH NOMENKLATURES KOMUNISTE,ATA ME TE POSHTERIT!!!ULURIN DJALI I CAJUP RUSMAJLIT,ISH SEKRETAR I PARE I PPSH-se NE ELBASAN DHE DREJTOR I PERGJITHSHEN I RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR,SIKUR ESHTE ME DEMOKRAT SE EDI RAMA,DJALE I NJEPIKTORI TE NDERSHEM!!!Po keshtu me Genc Pollon etj!!!Keni deshtuar ne shtimin artificial te numurit tuaj,duke bere te PERSEKUTUAR EDHE ISH SEKRETARIN E KOMITETIT TE PPSH-se TE LUSHNJES,HALIT ELEZIN,QE MERREJ ME DEMASKIMIN E ATYRE QE SHKELNIN VIJEN E PARTISE DHE SOT AI ESHTE NE SHBA ME TRISKEN E TE PERSEKUTUARIT!!!
    Ne se doni t’i beni nje kthese jetes tuaj dhe Shqiperise mendoj se duhet te merrni nje vendim historik:T’I JEPNI FUND LUFTES FANTAZEM KUNDER KOMUNIZMIT,TE JENI TE SIGURTE SE NE PARTINE SOCIALISTE JU DO GJENI PERKRAHESEN TUAJ ME TE SIGURTE NE REALIZIMIN E TE DREJTAVE TUAJA,DUKE E SHPALLUR PD-ne SI ARMIKEN TUAJ,E PROVUAR KJO PER 22 VJET ME RADHE!!!T’I JEPNI FUND URREJTJES QE KA PERCARE POPULLIN KERTO 22 VJERT NE ISH KOMUNISTE E ISH TE PERSEKUTUAR,SE JEMI VETEM SHQIPTARE!!!SALI BERISHEN E KA MBAJTUR NE PUSHTET KETO 22 VJET VETEM KARBURANTI QE I KENI DHENE JU DUKE NXITUR URREJTJEN MIDIS SHQIPTAREVE!!!TE JENI TE BINDUR SE VETEM ME KETE RRUGE DO TE NDRYSHONI JETEN TUAJ DHE SHQIPERINE!!!SHQIPERINE DO TA BEJE DASHURIA E BESIMI I SHQIPTAREVE NDAJ NJERI TJETRIT E JO PERCARJA!!!VETEM KESHTU SHPORRET NGA GJIRI YNE NJE CIBAN I ZI SI SALI BERISHA!!!

    Përgjigjjuni

  3. Vani  --  26 Mars, 2012 në 11:13 pm

    Po nga ky i prisni parate ju?!!!
    http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

    Përgjigjjuni

  4. Lirim  --  27 Mars, 2012 në 2:49 am

    Vete e keni fajin, perse i keni dhene voten dhe vazhdoni t’ia jepni Berishes?! Berisha 21 vite tallet, mashtron te perndjekurit dhe pronaret dhe perseri kjo klase i jep voten Berishes. Nuk them t’ia jape PS-se, po me mire askujt, ose te formoje Partine vet dhe pastaj te bejne koalicion per pasur mundesine te detyrojne ndryshime ne qeveri dhe ndryshimi qwe duhet kerkuar eshte: Te ike Berisha dhe ne krye te PD dhe te Qeverise te vije nje demkrat i vertete, me origjine dhe bindje demokrate. Kete duhet te beje populi shqiptar, ta beje te pakten tani qe mundesia i jepet me dy partite e reja, Partia e Topit dhe Partia e Spahiut. Shqiptaret qe te shpetojne duhet tu japin voten ketyre partive te reja.kene

    Përgjigjjuni

  5. opinionisti  --  27 Mars, 2012 në 2:53 am

    S’ka tallje me makabre se c’eshte bere me te perndjekurit politike qe nga ditet e para te tranzicionit dhe deri tani ne mars 2012.
    Edhe armiqte e shqiptareve kaq keq nuk do ti trajtonin shqiptaret duke i vrare me pambuk,per mos e ndjere kete lloj vrasje.
    Per te semuret shqiptare,per femijet pa ndihme prinderore dhe per te perndjekurit politike,fondet qeveritare per luksozitetet duhen kaluar per keto tre shtresa.

    Përgjigjjuni

  6. Dike Mullai thote-  --  27 Mars, 2012 në 2:55 am

    Perhsendetje FENIKS! Me pelqeu esenca e komentit Tuaj:-”Keni gabuar rende: Ne PD-Sali Berisha ka mbledhur tere LLUMIN e ish komunisteve te djeshem,LLUMIN e njerezve te pa afte, qe nuk bene dot kariere atehere dhe ZAGARET e ish nomenklatures komuniste, ata me te poshterit!!!” Ky LLUM pleherash nuk duhet ngaterruar me shumicen e komunisteve, te cilet ishin dhe mbeten ne balle te punes ndertimtare ne te kater anet e Atdheut. Eshte FAKT qe ne kete LLUM kryesuan mjafte KAMELEON me Grada Shkencore, te perfituara ne ato 45 vjet e i perdorin edhe sot. Ishte ky LLUM, me ne krye Berishen, qe pas viteve ’90 shkaterruan nga themelet gjitheshka! Sot Shqiperia po perfundon me KONCENSION!!!

    Përgjigjjuni

  7. shkodrani  --  27 Mars, 2012 në 4:13 pm

    SI e mendon z Miraka se ka aq shume merita.E njohim mire dhe historikishte veprimtarine e [Mirakajve].Tivije turp qe behet nje puthadoras ordiner.Ta kuptoje me mire demokratizimin, lirine e mendimit e te fjales. E keshilloj, mos u prish me Birishen se atehere ka me te ndie bira e veshit se cfare do te thote sekretari per ty e farefisin.

    Përgjigjjuni

  8. Ramy  --  27 Mars, 2012 në 6:14 pm

    degjonja te emisioni i bashkim hoxhes qe ne durres kishte me shume se nje parti te te burgosurve politike
    ata ta gjejne ne fillim gjuhen midis tyre

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>