Ujqërit reagojnë me dashuri ndaj mikeshës së tyre (VIDEO)

29 Mars 2012, 20:04Lifestyle TEMA

Ata janë në një familje me qentë, me të cilët ne jetojmë çdo ditë. Por pavarësisht kësaj, ujqit nuk shkojnë aq mirë me njerëzit. Jetojnë në pyje dhe janë grabitqarë të frikshëm që mund të vrasin një kafshë sa dyfishi i trupit të tyre.

Por siç tregojnë këto pamje, ata kanë anën e tyre të butë.

Kur një grua, e quajtur Anita, rikthehet pranë tyre pas disa kohësh, ata e presin me një dashuri befasuese.

Gjithçka ndodh në Norvegji. Anita ka kaluar dy vite duke i takuar rregullisht ujqërit. Por më pas ajo u largua për një muaj. Kur u rikthye, pati një shpërthim dashurie.

4 komente në “Ujqërit reagojnë me dashuri ndaj mikeshës së tyre (VIDEO)”

  1. selmani says:

    zoti e rruajt keto njerz
    si e paska nise kjo nuke e paska te gjate

    1. flamurtari says:

      mua me duket se ata e shikojne me teper si nje ulkonje dhe jo si njeri

  2. Albert says:

    Zoti na ruajt nga ujqerit me dy kembe,qe i kemi ulur ne karriget me te larta te shtetit! Ato te bejne gjemen! Ujqerit me kater kembe ruajne ekosistemin! Asgje e keqe nuk i ndodh pyllit,habitatit ku jetojne, prej miliona vjetesh!…

  3. edi says:

    Ti kete marre ndonje dite uria ata pastaj shikoje ta bejne copa copa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje