Tare: Dua Xhakën e Nikçin te Lacio

31 Mars 2012, 17:36Sport TEMA

Igli Tare dëshiron të afrojë në radhët e Lacios dy atlete të afirmuar shqiptarë të cilët po shkëlqejnë me skuadrat e tyre respektive në Zvicër.

Emri i parë është ai i Granit Xhakës, që luan te Bazeli, i kërkuar edhe nga shumë klube të tjera të njohura të kontinentit evropian. Ndërsa emri tjetër është ai i Adrian Nikçit, edhe ky një futbollist me shumë perspektivë që po shkëlqen në radhë e Zyrihut.

“Jam në kontakte me këto dy talente, mendoj se ia vlen që të bëhet një investim për Xhakën. Ka të dhëna të mira dhe do të mundohemi që ta bëjmë të veshi fanellën e Lacios. Por ai nuk kërkohet vetëm nga ne, ai kërkohet edhe nga klube të tjera evropiane”, ishin fjalët e drejtorit sportiv të Lacios.

Klubi italian duhet të mendohet mirë para se të bëjë një ofertë për Xhakën, vlera e të cilit kalon 6 milionë euro. Futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2015 me skuadrën e Bazel.

Më e lehtë mund të jetë rruga që çon drejt blerjes së Adrian Nikçit. Mesfushori i krahut të majtë të Zyrihut ka një kontratë që përfundon në vitin 2013 dhe vlera e tij e merkatos është rreth 1 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje