Inter, fitore të çmendur ndaj Genoa-s 5-4 | Gazeta Tema
 

Inter, fitore të çmendur ndaj Genoa-s 5-4

Postuar në: Sport |

E pabesueshme në San Siro. 9 gola, 4 penallti, 2 kartona të kuq. Në fund fiton Interi 5-4 ndaj Genoas.

Pas një pjese të parë të dominuar nga zikaltrit skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 për Interin me dy gola të Militos dhe një të Samuel.

Në pjesën e dytë, Moretti dhe Palacio (pen) do të ngushtonin rezultatin në 3-2, para se Zarate të shënonte golin e 4.

Por Julio Cesar do të ndëshkohej me kartonin e kuq dhe Gilardino do të shënonte golin e tretë me 11 metërsh për Genoas. Pas vetëm 5 minutash penallti për Interin dhe karton i kuq për Genoan. Nga pika e bardhë Milito shënoi golin e tij të tretë.

Në minutën e 88 penalltia e 3 për Genoas që do të kthehej në gol nga Gilardino.

Pas tri minutave shtesë ndeshja e çmendur përfundoi 5-4 dhe Andrea Stramaccionit e nisi rrugën e tij tek Interi me fitore.

6 Pergjigje per Inter, fitore të çmendur ndaj Genoa-s 5-4

  1. idealisti  --  1 Prill, 2012 në 6:49 pm

    per korrektese pjesa e pare perfundoi 3 me 1 dhe jo 3 me 0. Urime trajnerit te ri por sidomos Guarinit.

    Përgjigjjuni

  2. katunari  --  1 Prill, 2012 në 10:46 pm

    Nuk pashe ndonje cmenduri tek kjo ndeshje,ekipe te dobta te dyja,Interi qe humb raste me tonelata,penalltite ishin me se te rregugullta,ndoshta sasia e golave eshte jo normale per nje ndeshje,por me mbrojtjet qe kishin te dyja ekipet mund te dilte edhe 14-13.

    Përgjigjjuni

  3. Shtegtari  --  1 Prill, 2012 në 11:08 pm

    Na në shqipen tone te bukur i thomi “Gjenova” e jo Genoa, or tëj.
    Ashtu sikunder per ne Skopja eshte “Shkup”, pershembull.
    Kujdes gjuhen tone te bukur.
    Respekt gjithesesi per gazetaret e nderuar te “Temes”

    Përgjigjjuni

    • filan fisteku  --  2 Prill, 2012 në 12:09 am

      Me vjen mire qe te ruhet shqipja, por ne kete rat gazetari ka te drejte. “Genoa” eshte emri i skuadres…dhe jo i qytetit qe eshte me “v”… GenoVa

      Përgjigjjuni

    • Rilind  --  2 Prill, 2012 në 10:14 am

      Ne shqip i themi Xhenova e jo Gjenova.

      Përgjigjjuni

    • sabin  --  2 Prill, 2012 në 11:09 am

      Mesoni GJUHEN SHQIPE dhe shpetoni jete njerezish!

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>