Si u shkatërruan zgjedhjet në Dajç të Lezhës

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Para pak ditësh prokuroria dërgoi në gjykatë tetë komisionerë të zgjedhjeve lokale në komunën Dajt. Ata akuzoheshin se kishin manipuluar rezultatin zgjedhor duke lejuar të votohej në emër të emigrantëve që nuk ishin në Shqipëri. Kandidati i opozitës, Rrok Rroku e denoncoi këtë skandal edhe në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor, por u shpërfill. Për fat veproi prokuroria. Më poshtë është një shkrim i kandidatit Rrok Rroku që tregon se si janë manipuluar zgjedhjet dhe një apel i tij që gjykata të vendosë drejtës për institucionin e zgjedhjeve

 

Nga Rrok Rroku

 

Ditët e fundit shtypi i shkruar dhe televiziv – ai i pavaruri dhe  opozitari sigurisht- ka publikuar lajmin për hetimin nga Prokuroria e  Lezhës të kutisë së votimit numër 0699, që i përket fshatit Dragushë të Komunës së Dajçit, Lezhë. Hetimi penal ka konstatuar e provuar  krimin e hedhjes së votave në emër të zgjedhësve emigrantë, që nuk kanë qenë të pranishëm  në Shqipëri ditën e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 apo nuk kanë marrë pjesë në votime për arsye të ndryshme.  Në emër të tyre kanë votuar të afërm apo komisionerë të paditur tashmë  në gjykatë nga Prokuroria.

Rezultatet e hetimit në fjalë, që u bënë publike nga disa media, kanë befasuar e revoltuar me të drejtë mijëra e mijëra banorë të Zadrimës, të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë, që nuk mund të pajtohen me një manipulim kaq të shëmtuar e kaq flagrant të vullnetit të zgjedhësve, vullnet të cilin demokracia perëndimore e konsideron një gjë të shenjtë. Pa dyshim janë befasuar e revoltuar edhe mijëra e mijëra emigrantë shqiptarë, të shpërndarë anembanë botës, që shohin se si ka provuar ta zgjidhë mazhoranca e sotme problemin e madhe të votimit të emigrantëve: Sipas eksperimentit në Dajç e në kushedi sa qendra të tjera votimi për të cilat ka denoncime, por nuk ka ende hetime nga prokuroria, emigrantëve nuk do tu krijohet mundësia të votojnë në shtetet ku punojnë! Nuk do tu krijohet mundësia të votojnë me postë të zakonshme apo me postë elektronike! Nuk kanë nevojë të vinë fare as në Shqipëri. Ka një “zgjidhje” më të thjeshtë: votojnë komisonerët e shitur në vend të tyre në emrin e tyre!

Votimi në emër të emigrantëve, falsifikimi i firmave të tyre sikur gjoja janë në Shqipëri kur në fakt nuk janë në Shqipëri është  abuzimi më i madh me këtë komunitet që mban prej dy dekadash familjet  shqiptare dhe vendin. Unë besoj se mjaft prej emigrantëve të Dajçit, që janë bërë votues pa qenë aty në zgjedhjet e 8 majit do të reagojnë për “vjedhjen” që u është bërë identitetit dhe vullnetit të tyre. Ata që nuk reagojnë duhen të ndihen keq para bashkëfshatarëve të tyre emigrantë ose jo emigrantë.

Por le të kthehemi te kutia e Dragushës, që disa gazeta e kanë krahasuar me kutinë e Ruzhdijes së Fierit në zgjedhjet  politike të vitit 2009. Krahasimi qëndron përsa i përket faktit se në të dyja kutitë janë hedhur vota në emër të emigrantëve. Por ka edhe dallime.

Dallimi i parë është se KQZ-ja nuk e kishte llogaritur rezultatin e  kutisë së Ruzhdijes në tabelën përmbledhëse të rezultatit  përfundimtar të qarkut të Fierit, ndërkohë që rezultati i Dragushës  është llogaritur në rezultatin përfundimtar të komunës  Dajç, edhe  pse në ankimimin e  bërë prej meje brenda afateve ligjore në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor janë paraqitur fakte dhe  prova të pakundërshtueshme  të manipulimit në këtë kuti dhe kuti të tjera, fakte të cilat janë injoruar me një arrogancë të pashembullt  nga zotërinjtë  e shumicës  në KQZ dhe pastaj edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Dallimi i dytë është se në Ruzhdije është denoncuar një kuti, kurse në  Dajç unë kam paraqitur ankimim dhe denoncim për pesë kuti, manipulimi i të cilave ka sjellë falsifikimin e rezultatit përfundimtar të votimit. Në kutinë e hetuar prokuroria e ka gjetur plotësisht të mbështetur denoncimin tim. E siguroj opinionin publik të interesuar dhe popullin e komunës së Dajçit në radhë të parë se saktësia e provave të mia do të vërtetohet edhe në kutitë e tjera, të cilat prokuroria duhet t’i hetojë dhe gjykata duhet t’i gjykojë sipas ligjeve në fuqi.

E pashë me sy, e jetova vetë si kandidat i koalicionit opozitar “Aleanca për të ardhmen” përvojën e hidhur të presioneve, shantazheve, dhunës psikologjike dhe biles dhe fizike ndaj zgjedhësve opozitarë. Kjo fushatë e egër kulmoi me hedhje votash e manipulim të rezultatit  nga forca kundërshtare. Shembulli i Dajçit është shembulli tipik që tregon një nga mënyrat më të përhapura të manipulimit të zgjedhjeve, aktorët dhe faktorët që mundësojnë këtë manipulim, pengesat që has procesi i transparencës dhe drejtësisë në instancat e ankimimit që janë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Në këto instanca unë paraqita  deklaratën noteriale të zëvendëskryetarit të qendrës së votimit të fshatit Dragushë, Ndoc Zef Marku, i cili deklaron se janë futur rreth dyzet fletë votimi në emër të njerëzve që nuk ishin paraqitur për votim. Arrita të krijoj listën e emigrantëve  në emër të të cilëve është hedhur vota, me shumë përpjekje kam siguruar datat e daljes së tyre për herë të fundit nga pikat e ndryshme të kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë. Dalja e fundit e secilit është regjistruar para tetë majit 2011. Po kështu kam paraqitur kundërshtimin  e numëruesve të opozitës të qendrës së numërimit numër 3 të qarkut Lezhë, të cilët kanë konstatuar falsifikimin e firmave të votuesve emigrantë dhe e kanë shprehur këtë me shkrim në tabelën e rezultateve. Nuk po flas për deklarata të tjera noteriale të zgjedhësve  të ndryshëm në lidhje me presionet që u janë bërë dhe veprimet  hakmarrëse që kanë pësuar nga forca politike kundërshtare. Është e pakonceptueshme për këdo që ka një minimum njohurish për Kodin Zgjedhor e drejtësinë që KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk i kanë marrë parasysh këto prova. Arbitrariteti i tyre ka qenë një motiv më shumë për mua për të vazhduar betejën ligjore nëpërmjet prokurorisë dhe gjykatës. Nuk mund të pajtohemi me shkeljen kaq flagrante te ligjit. Nuk ka kuptim të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka kuptim të tërhiqemi përballë manipulatorëve dhe garantëve të tyre. Nuk mund të jenë shkelësit e ligjit me të fortë se mbrojtësit e ligjit.

Unë falenderoj Prokurorinë e Lezhës për hapin që ka hedhur në hetimin e një kutie dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu me kutitë e tjera. Pres drejtësi nga gjykata. Kam informuar ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-se në Tiranë dhe shpresoj në ndjekjen me vëmendje të procesit prej tyre. Sot bëj apel për një mbështetje më të madhe nga opozita për këtë betejë timen, që nuk është thjesht imja e s’mund të jetë vetëm imja. Unë nuk di betejë më të madhe për opozitën shqiptare se kjo për  zgjedhjet e lira e të ndershme, duke filluar me rregullimin e celulës bazë të zgjedhjeve që janë komisionerët e duke përfunduar te KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor. I kam falenderuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit socialistë në përgjithësi  për profesionalizmin dhe integritetin që kanë treguar, por për fat të keq kemi patur edhe rastin ku përfaqësuesja e PS-së në komision ka firmosur në të bardhë çfarë kanë dashur  ata të partisë kundërshtare. Nuk është fjala për  të shpërndarë fajin. Fajin për manipulimet në Dajç të Zadrimës e kanë komisionerët e shumicës qeveritare. Drejtësia po e  provon këtë. Por  këta komisionerë nuk do të guxonin po të mos frymëzoheshin nga lart, po të mos u shkelte syrin ndokush nga policia e shtetit dhe po të mos mbyllnin një sy ca nga tanët.

E kam nisur këtë betejë për të vërtetën e zgjedhjeve  në komunën e Dajçit si një detyrim politik dhe qytetar ndaj zgjedhësve të mi dhe  ndaj vetë institucionit të dëmtuar të zgjedhjeve. Jam i vendosur ta çoj deri në fund, duke shpresuar e besuar në forcën e ligjit, në  solidaritetin e publikut, të Partisë Socialiste, të mbarë forcave opozitare, të ambasadës së SHBA, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë. Sot kam bindjen se vetëm çlirimi i zgjedhjeve do ta çlirojë progresin në vendin tonë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

8 Pergjigje per Si u shkatërruan zgjedhjet në Dajç të Lezhës

  1. geri  --  3 Prill, 2012 në 12:46 pm

    ky rast mjafton qe ristani te jape dorheqje.

    Përgjigjjuni

    • fule  --  3 Prill, 2012 në 8:42 pm

      Z. Rroku ju per kurojon tuaj qytetare meritokeni me larte se kryetar komune (me gjithe respektin). Nga kjo beteje juaja per Drejtesi do perfitoje edhe Opozita apatike. Por ama do na merzitet pede-Volfarthi dhe adhuruesit e tij ne PD :)
      Ju gjithsesi vazhdoni kete mision te pakten per hir te atyre qe ju votuan shumice.

      Përgjigjjuni

  2. Stef Staku  --  3 Prill, 2012 në 12:54 pm

    ANALIZE : Me pelqen jashte mase qendrimi prej trimi i z. Rrok Rroku.
    Duke lene menjane punen e ketij zotnie e te prokurorise ne kete rast eshte po laq i rendesishem edhe qendrimi i OSBE ( O$B€ ).
    Per mua Prokuroria e Tiranes duhet te hetoje dhe perfaqsuesit e OSBE pamvarsisht nese do dalin te fajshem apo te pafajshem. Eshte e padiskutueshme qe OSBE ka lidhje me vjedhjen e votes ne Shqiperi. Ka prova te pakundershtueshme per kete ceshtje.
    Megjithate edhe per te qetsuar opinionin publik Prokuroria duhet te beje hetimet e saj per te vertetuar nese ka fshehje dhe mbulim te vjedhjes se votes nga OSBE.
    Nje njeri qe fsheh nje krim apo kriminiel quhet i pandehur pamvarsisht nese gjykata e denon apo jo. Edhe OSBE duhet te trajtohet per fshehje krimi si e pandehur sebashlu me ato 8 komisjonere pamvarsisht nese gjykata do e shpalle fajtore apo jo OSBE.
    Domostrimi me prova e ne menyre institucionale te e OSBE ne krimin e vjedhjes se votet eshte dicka esenciale. Kjo shenon kthesen me te rendesishme ne procesin e reformave zgjedhore ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni

  3. adi  --  3 Prill, 2012 në 1:08 pm

    kujt osbe, atij baba mondit hahahaha

    Përgjigjjuni

  4. brazil  --  3 Prill, 2012 në 1:35 pm

    Keni lajmeruar ambasadat ne Tirane?Ja paske fut kot o Rrok,paske gjete kishe me u fal.Ato,pra ja dhane Lules fitoren,d.m.th. e njohen vjedhjen si te ligjshme.

    Përgjigjjuni

  5. niazi nga Skrapari  --  3 Prill, 2012 në 3:13 pm

    VETEM KETO FAKTE DHE PARTIA SOCIALISTE TE MOS PRANOJE QE ZGJEDHET E ARDHESHME TE MOS I BESOHEN SALI DHE ILIR BERISHES,TE GJITHA TE TJERAT PASTAJ RREGULLOHEN VETE . TE PADITEN: RISTANI,ZGURI,KAR-STO-VRACKI,NUK E DI CILIT NACIONALITETI ESHTE KY MONSTER DHE AJO LOKJA E SHKODRES A E PUKES NUK EDI NGA VJEN DHE AI RROTA E PANXHARI TJETER.TE KERKOHET QE KOMISIONERT TE VIHEN PERPARA LIGJIT NE RASTN ME TE PARE TE MANIPULIMI,
    PASTAJ TE HYET NE ZGJEDHJE OSE NE TE KUNDERT NUK JANE TE NEVOJSHME ZGJEDHJET,ATO LEKET QE DO TE MERTE RISTANI ME VJEN PESHTIRE KUR DEGJOJ EMRIN E TIJ PA LE PASTAJ KUR SHIKOJ FOTGRAFINE E TIJ DHE KETO LEK TE JEPEN PER PENSIONET PER ATA QE PUNUAN NJE JETE DHE SOT SHIKOJNE DUART E TE TJERVE.

    Përgjigjjuni

  6. kondi uk  --  3 Prill, 2012 në 3:56 pm

    Eshte humbje kohe dhe nervash te diskutosh e te komentosh per keto gjera qe i ngjan nje xhungle te verte.

    Përgjigjjuni

  7. LORA  --  3 Prill, 2012 në 5:27 pm

    Zoti Rroku,jam solidare me gjithe angazhimin tuaj te deritanishem(ne hetimin ligjor te deformimit te zgjedhjeve vendore ne komunen tuaj) dhe me ate qe me vendosmeri do te vijosh.Jam me ju,sepse nuk me leviz asgje nga bindja,se nje ceshtje qe ndiqet deri ne zgjidhjen finale u pret udhen dhjetra paudhesive,duke e shkulur me rrenje te keqen.Dua te besoj fort se vota qe te kane besuar qytetaret e tu,perben burim fuqie dhe vendosmerie per Ju.Sa per adresimin tek lesh-ambasadoret me duket(pa dashur tu gjykoj) se e keni cuar per lesh kohen e mundimin tuaj.Keta kurvare transparente e bekuan dhunimin e tjetersimin votes(se 8 mjit) se popullit te Tiranes ne menyren me te perbindeshme,aq sa mendoj se ndeshkimi me modest per ta,do te ishte injorimi total e jo mengenosja qe ju u keni bere.Pune te mbara,zoti Rrok Rroku.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>