Dritan Prifti: Humbjet nga nafta dhe gazi më të mëdha se dëmet nga skemat piramidale | Gazeta Tema
 

Dritan Prifti: Humbjet nga nafta dhe gazi më të mëdha se dëmet nga skemat piramidale

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në një intervistë për revistën JAVA, thotë se abuzimet me naftën dhe gazin në Shqipëri janë më të mëdha se dëmet që sollën skemat piramidale.

 

Keni dijeni ju si ish- ministër i Ekonomisë nëse janë audituar ndonjëherë nga shteti kompanitë e naftës që operojnë në Shqipëri?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që kam bërë unë vetë nga pozicioni i Ministrit të Ekonomisë për Agjencinë e Burimeve Natyrore, enti i cili duhej të kryente auditivin për kompanitë e naftës. Përgjigja ishte e thjeshtë: Jo, askush nuk e kishte vënë në lëvizje agjencinë, edhe pse duhej ta kishte bërë, edhe pse asnjëherë, në asnjë rast, kompanitë e naftës nuk kishin paguar tatim fitimi për shtetin. Një situatë që mund të konsiderohet skandaloze. Diku nga maji 2010, urdhërova AKBN-në të niste procesin e auditivit financiar për Bankers Petroleum, një nga kompanitë që shfrytëzon naftën shqiptare prej vitesh. Ndodhi që unë u shkarkova nga detyra përpara se të mbaronte auditivi dhe të tërhiqeshin rezultatet zyrtare. Deri në atë moment nga agjencia isha informuar se ishin verifikuar shkelje të mëdha në ato që quheshin shpenzime të zbritshme të kompanisë. Kompania rriste në mënyrë artificiale shpenzimet e saj që të mos paguante tatim fitimin. Binte në sy që shpenzime të konsiderueshme bëheshin jashtë vendit dhe që ishin të dyshimta. Me largimin tim nga detyra, auditi ‘humbi’.

Nafta dhe gazi janë pasuria më e madhe që ka ky vend. Ato duhet të ishin burimi kryesor i rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit. Por qasja qeveritare me këtë sektor jetik dhe strategjik ka qenë së paku abuzive. Dëmi që i është shkaktuar vendit nga abuzimet me naftën dhe gazin, besoj se është më i madh se dëmi që sollën skemat piramidale në vitin 1997. Mbase një ditë do ta kuptojmë të gjithë të tronditur se çfarë ka ndodhur realisht me naftën dhe gazin. Shpresoj se do të vijë dita që të ndërgjegjësohemi dhe të shohim seriozisht se çfarë ka ndodhur.

 

Çfarë ka përfituar realisht Shqipëria nga nafta dhe gazi, që ju i konsideroni pasuritë më të mëdha të vendit?

Pothuajse asgjë. Nga këto kompani shteti ka marrë vetëm dhjetë përqind rentë minerare dhe asgjë tjetër. Kjo rentë është e pamjaftueshme qoftë dhe për të rehabilituar shkatërrimin ambiental që vjen për shkak të shfrytëzimit të vendburimeve apo edhe prej abuzimit me ambientin prej tyre. Unë si ministër nuk pata kohën e nevojshme për të ndërhyrë në këtë situatë që kërkon megjithatë ndërhyrje të ndershme dhe urgjente. E përsëris, duhet ndërhyrë ndershmërisht. Në çdo vend të botës, operimi në kushte të ngjashme në këtë sektor funksionon ndryshe: fitimi i shtetit dhe kompanisë ndahet në masë të barabartë, 50 përqind me 50 përqind, pavarësisht shumës së investuar nga privati dhe pavarësisht gjithçkaje tjetër. Pse nuk ka ndodhur kështu në Shqipëri? Është një përgjigje që shumëkush e di.

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

21 Pergjigje per Dritan Prifti: Humbjet nga nafta dhe gazi më të mëdha se dëmet nga skemat piramidale

  1. aqifi  --  7 Prill, 2012 në 5:16 pm

    Para disa viteve jam cuditur kur nje ish-politikan nga Kameruni deklaroi se presidenti i vendit grabit gjithe paret qe vijne nga nxjerrja e naftes dhe asnje cent nuk hyn ne buxhet.

    “Afrike hesapi” – mendova atehere.

    Tani po merret vesh se ne qenkemi njelloj si Afrika! Fitimet e naftes i ndakan kompanite e huaja dhe Argita!

    Përgjigjjuni

    • Lex Rex  --  7 Prill, 2012 në 5:33 pm

      Afriken ku ma gjen. Te pakten atje respektohen disa rregulla baze te funksionimit te shtetit. Shqiperia eshte unike jo vetem per kleptokracine e klases politike por edhe per rrokupujen ne punet e shtetit. Shembulli i fundit eshte shkelja e kushtetutes nga ministri Imami ne emerimin e komandantit te flotes detare.

      Përgjigjjuni

      • raimondi  --  7 Prill, 2012 në 9:45 pm

        Bukur Dritani !

        Ja sa mire e po e thote vjedhjen qe ben shteti per naften , Dritani–M e dy fjale dhe e ndan shapin nga sheqeri

        Pra fitimi nga nafta duhet ndare 50 me 50 , pavaresisht invesitmit qe bejne kompanite e naftes

        Atehere opozita te kerkoje qe kjo qe thote Dritani te vihet ne zbatim, nuk ka nevoje per fjale te shumta

        Përgjigjjuni

        • raimondi  --  8 Prill, 2012 në 2:15 am

          Nuk e di nese i lexon Dritani keto qe shkruajme ne ketu apo jo , por doja ti thosha qe te behej pjese e PS-se -

          ———Sepse ne shikojme qe PS-ja ka nje tendence per te vendos ne krye te saj politkane ortodokse –porse te gjithe ata qe ka pasur ne keto 20 vjete pa perjashtim, kane nje nivel te te berit politke
          shume te rendomte, jane shume te ceket ne arsyetim dhe jane me mungese
          te theksuar luajaliteti ndaj popullit qe pretendojne se perfaqsojne

          ____Ndersa Dritani eshte edhe ortodoks , edhe patriot shqiptar, edhe i dhembshur per elektoratin e tij, se te pakten Dritani i ndihmon ata fshataret e varfer qe ka ne zonen e tij , dhe ne te njejten kohe
          di edhe te beje nje opozite shume inteligjente , por edhe konstruktive dhe me fakte konkrete qe e diskretiton ne thelb Qeverine e Sales dhe eshte shume bindese per elektoratin e cdo krahu
          Pasi oponenca e Dritanit eshte ne sherbim te interesit te cdo shqiptari

          Pra do ishte mire qe ti Dritan te beheshe pjese e opozites socialiste
          se sa ben ti Opozite, nuk ben gjithe opozita e marre sebashku ….

          Megjtihse une emdnoj se Dritani mundet edhe te sherbeje si nje ure lidhese midis LSI-se dhe PS-se , ne kete menyre mund ti sherbeje akoma me mire fitores se opozites socialiste

          Përgjigjjuni

    • brazil  --  8 Prill, 2012 në 1:23 am

      Pse eshte shtet Shqiperia?Harrojeni,ne vetem shtet nuk dime te bejme.Se cfare dime te bejme ne,d.m.th. pushteti, dihet,vjedhje, vrasje, plackitje dhe mbjellje mjerimi.E kemi tradite,mos u lodhni kot,s’dalim dot nga kjo vorbull.

      Përgjigjjuni

  2. DHELPRA  --  7 Prill, 2012 në 5:33 pm

    PASUROHU ARGIT, SHKELZEN, SALI, LIRI BERISHA ME TOKEN E SHQIPTARVE, DO VIJ 1 DIT EDHE SIKUR NE FUND TE BOTES TE SHKONI 1 DITE DO VIJ….

    DRITAN E NXORRE KOKEN TI? THASH SE MOS TE KISHTE BER PRESION ARGITA, ME BERE MERAK KISHE 2 MUAJ QE SU DUKJE…

    TO BE…

    Përgjigjjuni

  3. tirona  --  7 Prill, 2012 në 5:42 pm

    z. prifti ti je nje mashtrues evident fol mire per pune te naftes e mos bej sikur nuk di gje.dhe ndegjoje nje fjale ik mor alabakse je morracak iikur

    Përgjigjjuni

  4. *_Realist_*  --  7 Prill, 2012 në 6:39 pm

    I thone nje muhabeti o shoku Dritan Gagaci:Pirdh o muco pirdh……………

    Përgjigjjuni

  5. Luan  --  7 Prill, 2012 në 6:59 pm

    Çfarë rezulltati të presësh tjetër nga banda qeveritzare tradhëtare kriminale berishiane?

    Përgjigjjuni

  6. emigranti  --  7 Prill, 2012 në 8:06 pm

    une jam nga zona e naftes marinez kallm te shkoje fiksi nje here aty dhe te filmoje cfare nafte iken cdo dite qe aty me qindra bote ngarkohen cdo dite ku vene mer shteti ndonje fitim une mendoj se merr topat e sale legenit

    Përgjigjjuni

  7. john Tirana  --  7 Prill, 2012 në 8:53 pm

    Deklarata e Priftit eshte e pavertete. Kompania te ciles i referohet Prifti eshte e listuar ne dy bursa ate te Torontos dhe Londres, te cilat kane rregulla shume te forta dhe sonksione shume te forta per sesi kompanite deklarojne dhe auditojne bilancet e tyre. Kjo behet per te mbrojtur aksioneret ne rradhe te pare dhe per te ruajtur kredibilitetin e burses. Kompania mban pergjegjesi penale perpara ketyre shteteve por edhe aksionereve te saj te cilet do ishin me te demtuarit nese keto qe thote Prifti do ishin te verteteta. Aksioneret me te medhenj te kompanise jane institucione financiare te cilet monitorojne ne detaje dhe ne cdo kohe bilancet dhe ecurine e kompanise dhe kane aftesi qe te zbulojne nese keto qe thote Prifti jane te verteta. Pervec burses, kompania auditohet nga auditi i saj zyrtar qe eshte nje firme prestigjoze nderkombtare e cila gjithashtu mban pergjegjesi ligjore per auditin vjetor qe ben. Gjtihashtu si AKBN ashtu dhe Albpetrol bejne audite vjetore te kompanise sipas marreveshjes dhe keto audite jane bere gjithmon ndryshe nga sa deklaron Prifti. Nese Prifti ka bere ndonje presion kompanive te huaja kjo ka qene per arsye perfitimi dhe kanosje qe ata te paguajne rryshfet. Prifti eshte nje nga ministrat me te korruptuar qe ka pasur Shqiperia pavaresisht denoncimit qe i beri Ilir Metes. Ka shume probleme ne sektorin e naftes dhe koncesionet qe jane dhene por eshte interesante qe te gjithe i jane sulur te vetmes kompani qe ka investuar dhe ka realizuar dhe tejkaluar investimet sipas marreveshjes nderkohe qe te gjitha te tjerat jane te lidhur me pushtetaret perfshire dhe Priftin qe nuk kane bere asgje nuk permenden dhe nuk atakohen. Mesa duket duan te marrin te vetmen kontrate qe nuk kontrollojne dot. Per te miren e Shqiperise nuk e bejne kjo gje eshte e sigurte. Po te sulmohej nje kompani e cila eshte ne burse ne Amerike pa fakte Prifti do shkonte ne gjyq dhe nese gjendej fajtor duhet ti paguante komanise dhe aksionereve te saj demet e shkaktuara nga shpifjet. Investitoret e huaj serioze jane e vetmja shprese e ekonomise shqiptare dhe keta duan te shkatterojne edhe kete qe te katranosin sic bene me shume privatizime dhe koncesione qe i kane marre vete te cilet vetem vjedhin ne kurriz te kontrabandes, mjedisit dhe evazionit fiskal se per investime as qe behet fjale.

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  8 Prill, 2012 në 6:35 am

      Dritani nuk po e shan ate kompani, perkundrazi ai e mnburi dhe thote qe nuk eshte faji i kompanise
      pse nuk i paguan taksa Shtetit por eshte faji shtetit qe nuk vendos taksa te drejjta ne perqindje qe edhe kompania te fitoje por edhe shteti shqiptar te fitoje

      Dhe Dritani hedh idene qe shteti ti taksoje keto kompani 50 me 50

      Pra kuptoje qe Dritnai nuk akuzon kompanite pse nuk paguajne nje fair share ne taksa , por paguajne shume pak , ose aspak

      Dritani akuzon shtetin shqiptar qe nuk i takson aq sa duhet keto kompani –E more vesh apo jo ?

      Sa per koruspionin e Dritanit apo edhe te Metes per ate pune ka prokurori , nuk eshte ne doren tone –Se duket sikur merremi me llafe grash

      Jemi ne demokraci, dhe ka insitiucione qe paguhen per ate pune per te gjetur kush ben dhe kush nuk ben koruptio -

      Ne fakt edhe te bejne nga pak koruspion nuk prish pune, se kur te dalin ne pension minsitrat nuk do shkojne refugjat si puna jone

      Por jo te bejne shume se dhitet fare, sic e ben Sali gomari , qe i bije me top …

      Edhe mos e zer kot ne goje Dritan Priftin se deri tani , opozite te vertete
      ka bere vetem Dritani
      –Pa punen e Dritanit kjo opozite do ishte Inexistente, z

      Përgjigjjuni

    • Olti  --  8 Prill, 2012 në 2:52 pm

      Po ndiqni Nje politike te paster frikesimi ndaj Nje denoncuesi te korrupsionit! Perfitoni nga mungesa e informacionit te komentuesve te Temes dhe glorifikoni Apriori kompani qe Marrin pjese Ne bursat e Londres a New Yorkut! Pavaresisht auditimeve te kompanive serioze keto firma mbeten gropa te erreta per institucionet e medha dhe investoret r vegjel si pasoje e genjeshtrave te vazhdueshme financiare! Ne se doni Nje liste me kompani shume serioze te perfshira Ne afera korruptive mund Ta geni kollaj online! A eshte Kjo kompani e tille ? Le te auditohet per Shqiperine e Pastaj flasim! Ke do me shume Ti kete kompani APo vendin tend!
      REspect!

      Përgjigjjuni

  8. krime kunder njerezimit  --  7 Prill, 2012 në 9:25 pm

    Kompania Bankers eshte vertet e listuar ne bursen e Torontos dhe vertet qe auditohet sipas rregullave nderkombetare, por eshte po aq e vertete se kjo kompani vetem fitojn nga ky vend dhe ska paguar asnjehere asnje qindarke tatim fitimi ne Shqiperi. Kompania eshte serioze per interes te vet, por Shqiperine vetem e shfrytezon. Keta vetem per te marr gjithe puset e naftes nga Albpetrol para privatizimit i kane paguar Ilir Metes 10 milion dollare, kane marr 450 puse qe i mbajne kot, nuk i shfrytezojne dhe askush nuk fiton. KAne ndotur gjithe Patosin, Zharzen, Mbrostarin e gjithe zonen perreth. Me metodat e ndyra mjedisore kane shkaktuar termete qe kane prishur shtepite e zones dhe nafta e gazi qe leshojne ne toke po helmon banoret. Drejtuesi shqiptar i kesaj kompanie eshte shqiptari me i pasur sot, jo nga paga dhe aksionet qe ka ne kompanine Bankers, por nga vjedhja qe i ben kompanise. Ky eshte miliarder me hajduteri. Vjedh nga kontrata e transportit me BOLV OIL ku ne dite fiton rreth 2000 dollare, pastaj vjedh nga punimet qe ben ALBSTAR miliona dollare ne emer te Bankers.

    Nje dite kjo kompani serioze do kontrollohet. Socialistet do vijne nje dite ne pushtet dhe keta do japin llogari. Une di shume, kam dokumenta te pislliqeve te ketyre, por sja vlen sot se kane Shkelzenin qe i ndihmon dhe Meten. Do ta shohim shpejt cdo te ndodh. PEr Priftin sme rruhet fare. AI eshte si gjithe te tjeret ne pushtet, por askush smund te thote qe eshte pa bole. Ai thote te verteten, pavaresisht se keto pslliqe ika bere dhe vet.

    Përgjigjjuni

  9. dritan prifti  --  7 Prill, 2012 në 9:36 pm

    SAPO LEXOVA DISA NGA KETO KOMENTET E PADENJA QE FYEJNE DHE SHAJNE RRUGACERISHT. SI FILLIM DUA TE SQAROJ QE NUK KAM KRITIKA NDAJ KOMPANISE BANKERS PETROLEM, SEPSE VERTET ESHTE E VETMJA KOMPANI SERIOZE QE PUNON NE SHQIPERI NE SEKTORIN E NAFTES DHE TE GAZIT, DHE UNE E KAM MBESHTETUR SA KAM MUNDUR SI MINISTER, DUKE I DHENE DHE NJE LEJE TE RE PER ZONEN F QE SE SHPEJTI DO JAP NJE VENDBURIM TE RI GAZI NE SHQIPERI. KOMPANIA NE FJALE SI CDO BIZNES PERPIQET TE PAGUAJ SA ME PAK PER TAKSA DHE TE FITOJ SA ME SHUME. ESHTE FAJI SHTETIT QE AJO NUK KA PAGUAR ASNJEHERE TATIM FITIMI QE KUR KA FILLUAR TE PUNOJ NE SHQIPERI.

    UNE KAM THENE QE HUMBJET NGA NAFTA DHE GAZI NE SHQIPERI JANE ME TE MEDHA SE DEMI I SHKAKTUAR NGA PIRAMIDAT. KETU KAM PASUR PARASYSH KRYESISHT VJEDHJET E TMERSHME NE ALBPETROL DHE ARMO NEN TE GJITHA QEVERITE, KONTRABANDEN E NAFTES DHE NENPRODUKTEVE, VJEDHJET ME MIJERA TON DIREKT NGA PUSET DITEN DHE NATEN NEN MBROJTJEN E POLICISE. KAM GJITHASHTU PARASYSH SA NE DEM TE SHTETIT DHE PUBLIKUT JANE LIDHUR MARREVESHJET ME TE HUAJT, TE GJITHE, JO VETEM BANKERS PETROLEUM. NJE SHEF POLICIE NE FIER RRETH 2 VJET ME PARE ME KA THENE SE TRAFIKU I PALIGJSHEM ME NAFTEN E VENDIT ESHTE ME I MADH SE TRAFIKU I DROGES NE KETE VEND. BEHEN VJEDHJE SKANDALOZE DHE ASKUSH NUK GODET KRIMIN.

    KETO KAM DASHUR TE THEM. ME VJEN KEQ NQS DIKUSH MERZITET NGA DENONCIMET.

    Përgjigjjuni

  10. emigranti  --  7 Prill, 2012 në 10:16 pm

    plotesisht dakord me (krime kunder njerezimit) shume i sakte

    Përgjigjjuni

  11. Supervizori Tirane  --  7 Prill, 2012 në 10:47 pm

    Jam ekspert ndertimi dhe kam punuar ndermeshit, por sot jam i papune.Qeveria dhe Bashkia Tirane nuk na paguan per punen e bere dhe pse kemi paguar taksat. Keto qe shkruhen ketu ekzistojne dhe per rruget qe ka ndertuar kjo qerveri, me parimin te vjedhim cte mundin dhe te zhdukim provat. Por ata qe merren me keto pune i dine te gjitha!!! Me vjen mire qe ka njerez ne kete vend qe e thone te verteten dhe nuk kane frike, frika duhet te jete tek ata qe vjedhin. Ketu jetojme dhe po shikojme. Duke lexuar kete shkrim dhe komentet, arrij te kuptoj kush thote te verten dhe kujt i djeg nga ky denoncim. Po te kishte shtet ligjor qe neser prokuroria duhet te hapte hetimet, por nuk kam besim ke ky shtet mafioz.Shkrimi dhe komenti Priftit jane serioz dhe inkurajus per te tjeret.

    Përgjigjjuni

  12. amani bre  --  8 Prill, 2012 në 9:28 am

    dritan,je vetem ne kete lufte e ky llum qeveritar nuk ka per te te lene me te qete.o shpjere luften gjer ne fund si e nise e do mbetesh ne histori,ose lere shiko familjen femijet e jeten tende.sido te besh une mbetem me respekt per ty,qe pate kurajo te ndeshesh ne nje lufte te pa barabarte me horrat e saliut e me vete bishen “KUMBARIN”e mafies shqiptare qe kushdo ja di emrin e ja njeh bemat!!

    Përgjigjjuni

  13. NORA  --  8 Prill, 2012 në 9:50 am

    Respekte per DRITAN PRIFTIN!
    Po aq keq e ka kap mafia shtetin sa dhe kriminelin qe pranon me gjak te ftohte se si ka vrare ,i thote i pafajshem se saliu ka vrare 26 ne Gerdec dhe shtoi dhe Kosta Trebicken ,u prefte ne paqe,si per te treguar se jam vetem une ne krye te maskarallekut,dhe vazhdoi me 21 JANARIN,KA RRJEDHUR,KA VJEDHUR,KA SHKALLUAR POR POPULLI PSE ESHTE KAQ I DURUAR.Njrezit e mire jane pak dhe na quajne si dhia mes deleve kur eshte e kunderta,por ja po durojme……duke u ngrene me veten se ky eshte djalli shqiptar dhe i urrejme ne heshtje.Ka zaptuar jo nje po dy trotuare ky djall dhe duhet ti biesh anes e larg se nuk ja del dot vetem,e ngre zerin por kokrruari ….. hesht e largohu!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  14. H. Malo  --  8 Prill, 2012 në 10:07 am

    Sigurisht qé edhe né Shqiperi firmat nuk fitojné mé shumé se 50%,
    por ndarja béhet 10% pér shtetin dhe 40% pér Salihun dhe bandén
    e tij. Edhe nése pérfitojne diçka mé tepér firmat s’kané asnjé faj
    fain e kané veté shqiptarét qé vazhdojné qorrllékun e frikacakllékun
    ndaj njé qeverrie thellésisht antipopullore e antikombétare.

    Përgjigjjuni

    • mafie  --  8 Prill, 2012 në 12:44 pm

      Ky njeri i ka ofruar veten opozites, dhe Edi Rama te mos e zhgenjeje. Duhet guxim ne kohen e duhur, se me pas ata qe sot duan ta bejne Priftin te ngjashem me Ilirin do tallen me Edin qe u tremb per shkak te imazhit te politikes se tij edhe keshtu humbi pushtetin. Ky njeri edhe sikur te paraqitet ‘i penduar’ duhet afruar ne momentin e duhur, por kujdes!!! lodrat e SHISH çfare nuk mund te na ‘dhurojne’, prandaj lufta me mafien eshte shume e veshtire, gjithnje parimet te ngjisin lart, kur kerkon ndihme nga te poshtrit perfundon ne nje vrime me ta. Nuk e njoh priftin nga afer, nuk mund te shprehem nisur nga çfare thuhet, apo te hamendesoj. Edi Rama mos harro lodrat e SHISH!!!

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>