Për një Shqipëri të pastër!

Nga Olsi Bakalli

Mbrëmë tek bëja xiping, tek Opinion i Klanit, më zunë sytë  temën aq shumë te diskutuar mbi emergjencën e plehrave. Me interes vendosa ta ndiqja, por të jem isinqertë, për cudi, 40 minutat e para nuk po dëgjoja asgjë rreth mbeturinave që na marrin frymën, pervecse atyre që na qeverisin e të cilët po dje i kishin marrë frymën njëri-tjetrit.

Edhe këto minuta, të cilat rrallë herë ja dedikojmë problemit tonë më madhor i mbushëm me madhësine e përgjegjesisë qe mbartim unë apo ti, qytetarë a pushtetarë, vendorë apo qëndrorë në opozitë a pozitë qofshim. Pritshmëritë e larta per zgjidhje objektive nga të pranishmit përgjegjës devijuan në rrugën e vjetër të përbaltjes, në demagogji pa fund, retorikë boshe e gjoba kryevendorësh.

Nuk ishte kjo, ashtu sikurse unë e shumë bashkëvuajtës ne përditshmërinë e plehërosur, prisnim si një reagim serioz te zotërinjve “kompetentë”. Sigurisht as bërtitja deri në cjerrje e të zotit te shtëpisë se: Shikoni ku jemi katandisur! Ju nuk punoni! Nuk zbatoni ligjin! Turp i të gjithëve! Nuk na ngjit, a thua se i ishte marrë zëri kur i duhej të bërtiste për të vrarët e Gërdecit a 21 janarit, vjedhjen e votave e mëmës Shqipëri, a varfërine e tejskajshme që na e kanë bërë dhuratë.
Atyre rrogëtarëve a përfituesve në kurriz të shtetit as nuk u bëri fare përshtypje realitetit te cilin lumi i Ishmit dhe jo vetëm, të ofronte. Ky realitet gjendej larg shtëpive të kudogjendura të tyre sepse sigurisht kanë patur guston ti zgjedhin banesat kryeqytetase a bregdetase në te pak pastrat vënde te rezervuara për ta. As plehrat nëpër rrugët e përditëshkelura jo me këpucët lustrafine se do i ikte shkëlqimi, por me rrotat e makinave pa të cilat nuk ecin dot; nuk u hynë ne sy sepse xhamat e zinj ta ofrojnë këtë luks. Ligjet e reja që kemi hartuar nuk kanë mundur dot të shmangin gërryerjen pa ndalim te lumenjve pa shtrat fare tani më. Aksionet për mbjelljen e miliona gjithcfarë pemëve frutore për të cilat na ka shkuar goja lëng, prapë nuk do mundin të zëvendësojnë masakrën e prerjes pa kriter në Krujën e Skënderbeut, Lurën e ish  fortvizituar nga gjithëkund nëpër Shqipërinë e zhveshur. Diegiet e atyre plehrave që mundim të grumbullojmë nuk i shmangim  për aq kohë sa nuk ndërtojmë dot landfill-e, e cuditërisht preferojmë të lahemi në ujërat e zeza në vend të ndërtimit  të kolektorëve.
Përgëzime pa fund për mediat e shoqërinë civile na u përcollën po sot nga kryeministri i vëndit, për shërbesën e përpjekjet e vazhdueshme  të tyre për sensibilizimin e opinionit publik ndaj mbrojtjes së mjedisit. Shumë mire ka bërë!

Vërtet që ja vlen të përshëndetet cdo nisëm e iniciuar pro mbrojtjes mjedisore, por cuditemi nga fakti i të përshëndeturit të këtyre nismave nga vetë ata që e kishin në dorë për ta mbrojtur e se kanë bërë; perkundrazi e kanë nxitur atë. Cuditemi nga lehtësia me të cilën ata gënjejnë se ligji është zbatuar, kur faktet lehtësisht evidente pohojnë mosfunksionimin total të atij institucioni  të quajtur “Ministria e Mjedisit.

E pra, kjo është Shqipëria e fillim dekades në të cilën jetojmë. Ndaj si domosdoshmëri na lind nevoja e një qasjeje të gjithëkahshme, e një zëri që bucet: Të gjithë bashkë për një Shqipëri më të pastër! Por të jetë zëri indërgjegjes që buron e jo i atij që të zgjon.

2 komente në “Për një Shqipëri të pastër!”

  1. mira thotë:

    Me te vertete te vinin zorret tek gryka tek degjoje te ulerinte si dobic i zoti i shtepise per gjendjen e krijuar , a thua se ajo u krijua brenda dites dhe menjehere gazetaret- garipa te klanit shkuan dhe e filmuan. Ku kane qene keta trimosha me pare? I intereson Sandrit te Klanit te Berishes ky show(e pershendeti dhe sali-serbi) apo ka filluar te marre kthesen Sander-mafishja-pelivani?
    Pershendetje Olsi -e the shume bukur ku e kishte zerin ky per vrasjet e Gerdecit, te 21 janarit,vjedhjen e votes e shume zullumeve te tjera? Natyrisht qe eshte pjese e tyre.

  2. elti thotë:

    Bej dhe nje xiping, dhe na shkruaj ndonje gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 70217
            [filter] => raw
            [object_id] => 82724
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 70217
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 6
            [name] => Kronika
            [slug] => kronika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 6
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 14347
            [filter] => raw
            [object_id] => 82724
            [cat_ID] => 6
            [category_count] => 14347
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kronika
            [category_nicename] => kronika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.