PS nis anëtarësimet në Tiranë,Tahiri: Të gjithë ata që s'pranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, të na bashkohen

14 Prill 2012, 12:36Politika TEMA

Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve në Tiranë. Në një konferencë për shtyp Sajmir Tahiri deputeti i PS , njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, theksoi se të gjithë strukturat e kësaj partie janë mobilizuar për të dyfishuar anëtarësimet në Tiranë, në funksion të një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e ardhëshme të 2013.

“Partia Socialiste ka ardhur me një program të ri për të gjithë shqiptarët dhe ky proces nuk ka përfunduar. Ne po punojmë që të fitojmë në cdo njësi fitore sopektakolare. Sot zyrtarisht nisim anëtarësimet në Tiranë. Të gjithë ne, në cdo njësi jemi përgatitur për të filluar menjëherë nga puna për të 2-fishuar anëtarësimin në Tiranë”tha ai.

Tahiri ka sulmuar dhe kreun e qeverisë, duke e fajësuar për rrënimin dhe gjendjen e mjerë në të cilën e ka katandisur vendin, ndërsa u ka bërë thirrje për përqafim të “Rilindjes shqiptare”, të gjithë atyre që nuk e duan rrënimin e Berishës.

“PS sot hap dyert për një proces të pandalshëm. Të gjithë do gjejnë derën të hapur për të luftuar prapambetjen. Janë më shumë ata që kanë pasion për të nxjerrë Shqipërinë nga rrënimi do jemi bashkë me ta, janë shumicë dërmuese të papunët, ata që paguajnë taksa të mëdha. Sot taksat për sipërmarrësit e vegjël janë dyfishuar, po ashtu dhe për ata të mëdhenj. Janë më shumë shqiptarët që duan shkolla. Fushta jonë është për të gjithë ata që spranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, ndaj duhet të bëhemi bashkë për të dhënë forcë nga forca jonë” përfundoi Tahiri.

23 komente në “PS nis anëtarësimet në Tiranë,Tahiri: Të gjithë ata që s’pranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, të na bashkohen”

  1. Populli do te bashkohet me ju vetem kur te keni nje program te qarte politik zhvillimi, dhe jo twiter apo facebook. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/kapen-maqedonasit-do-sulmonin-fshatin.html

    1. ilir says:

      ti kujton se po e cajne fort trapin ata nese bashkohet populli apo jo!populli te shikoj punete e tij ,sepse ata e kaqne ne terezi punen e vety!!!!

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Shqiptaret te bashkohen me Aleancen Kuq e Zi dhe rreth partis se Bamir Topit,Socialista kan marre fund

    2. Albana says:

      Faleminderit per komentin e sakte.

  2. Po kush do antarsohet tek ju o Tahiroo ,teseret ia keni dhen me kohe socialistave ,tani rinia e Tiranes jane me me yllin ne ngjitje mos mashtro veteveten o gomare

    1. fule says:

      Buasha per Tiranen, Buasha per Tiranen = Ylli PD dmth. kori cecen pro Lulit.

  3. wallas says:

    eh kur qaheni prape per programin, ku jetoni apo ne tailande? super program duket qe eshte i ngjeshur dhe i mirehartuar. per te gjithe, kryesisht per shtresat ne nevoj por edhe per pronaret, biznesin, te papunet, arsimin, shendetesine, dhe pse jo edhe per te korruptuarit ka nje pike aty qe thote: Po u kape me me allishverish, vetem burgu te pret!

  4. Argita_B says:

    “Tahiri: Të gjithë ata që s’pranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, të na bashkohen”

    ——————————————–

    Te qenit kundra Sali Berishes nuk te ben automatikisht parti kredibel, te pa korruptuar, kopetente, qe mbron intersat e popullit…

    Perpara Sali Berishes kush e kishte pushtetin, kush i krijoji monopolet e telefonise celulare, te naftes, te cigareve, prej gabimeve e korrupsionit te kujt partie erdhi Berisha ne qeveri?
    Ik o Tahir ha nji paçe se sje per kete pune ti.

  5. Artan says:

    Keshtu ka bere vota tre here rresht nga 2007 e deri tani kryetari i Tahirit,duke perfituar nga urrejtja e njerezve per Sali Berishen.Ato vota i perdori per te mbajtur karrigen dhe per te gezuar perfitimet e pushtetit kurse qytetaret qe e votuan i la ne meshiren e plumbave,rrahjeve dhe grabitjeve te Saliut.Por ja qe kane ndryshuar gjerat dhe ne qe e votuam sa e sa here tani kemi alternativa te reja per zgjedhje,kemi keshtu mundesine ti japim Rames ate qe meriton per menyren se si eshte sjelle me vuajtjet dhe sakrificat e votuesve te vet.

  6. artur kadena says:

    po kur na hiqet ky tahiri sikur i do te miren keti populli¡¡¡¡po ik o saimir tamam te thot ai shoku me lart;ha ndonje pace,po futi dhe nje pilaf o xhepist kombinati.kush je ti te te vim ne mbrapa,ti si lidh dot dy fjal e jo me te na bindesh ne e kush pa sajmiriiiii.gjeja e fundit qe do te beja ne kete jete ishte te votoja qe tahiri te vinte ne pushtet.

  7. haskoduka says:

    Redaksia, nqse ju nuk e keni shkruar gabim, Tahiri i PS-se të jap dorëheqjen për ato çfarë ka thënë në këtë shkrim.

  8. Lorenc says:

    Ore Tahir,a e ke menduar ndonjehere se keto votat qe ti po kerkon sot per “rilindjen”,neser ai kryetari jot mund ti bashkoje me Sali Berishen,kur te dy ta shohin se nuk bejne dot qeveri te vetme ngaqe do u kene fluturuar shume vota.Ta kujtoj kete gje sepse je i ri dhe nuk je i perlyer ende me shperdorimin e pushtetit dhe te votes.Deri tani dukesh parimor e i vendosur dhe sinqerisht do te me vinte keq te zhgenjeheshe neser.

  9. Kultura qytetare te bashkuar ..... says:

    Gjithe shqipetaret me kulture dhe te qyteteruar do bashkohen per te rrezuar rregjimin kanunor shpellar verior injorant si ajo e kohes Zogut, qe vetem vodhen, shkaterruan dhe shiten Shqiperine.

  10. Kultura qytetare te bashkuar ..... says:

    Gjithe shqipetaret me kulture dhe te qyteteruar do bashkohen per te rrezuar rregjimin kanunor shpellar, verior injorant si ajo e kohes Zogut, qe vetem vodhen, shkaterruan dhe shiten Shqiperine.

  11. ardit32 says:

    shum mir njerezit duhet te antarsohen ne drejtime qe jan kunder saliut.se ata qe kam te pakten kultur,edukat,zgjuarsi dhe ideal per kete vend duhet ta bejn kete hap

  12. CIU-CIU-CRRRRRRRRR says:

    EDHER UNE JAM ME JU OR TAHIR BILE DO FORMOJME NJE MINISTRI PER SHPIFJE;SHARJE;FYERJE POR NE KETE MINISTRI DUHET TE JETE EDHE T.BALLA,E.BRAQE,S.GJINUSHI NDERSA MINISTER TE LUFTES DUHET TE ZGJIDHET GRAMOS RRUCI.

  13. Kelmendasi says:

    Ne kohen e komunizmit punonte ne Radio Tirana ne gjuhe te huaja i madhi Robert Shvarc me origjine çifute;Pregatisete perkthimin ne gjermanisht te lajmeve qe i binin gazetaret.Meqense ne kishim vllezer Palestinezet jepej se u vrane aq e kaq Izraelite.Roberti ne nje bllok shenonte shifrat qe i servirnin te vrare nga Izraelitet.Mbas shume kohesh nje dite u thote kolegve;nuk e perkthej kete lajm.Lajmi kishte se u vrane edhe kaq Izraelite;E pyesin pse? Nuk ka ma Izraelite jane mbarue jane vra te gjithe populli Izraelit u thote nxjerr bllokun nga syrtari.Ishin ba 4 milion te vrare shuma qe ishte dhane ne lajme kaq ishte sa popull ka pase Izraeli me te math e te vogel.
    Kete qe tregova asht e vertet
    Edhe PS ka antarsue tetan popullin tash te ndalet se u mbarue populli kaq popull kemi.Tetan shkuen ne Ps

    1. Argita_B says:

      Kelmendasi,

      E fillove mire kete historine, ça pate nga fundi qe e ktheve ghuhen si Sala ti..!! Nga gjuhe letrare ne malokshe..

  14. gjini says:

    O Saimir,por gjithe keto pranime te reja ne te gjithe Shqipnine asht e domosdoshme qe te pasqyrohen edhe ne institucionet e nalta te Partise,pra edhe ne Asamble dhe ne forumet partiake te rretheve .Perfaqesimi i ketyne te rijve ne keto forume mund te bahet tue shtue nr e perfaqesuesve ne organet qendrore apo lokale,mbase perkohesisht deri ne Zgjedhjet e reja.Kjo ban qe te rijte e pranuem te thejne monopolin e drejtimit te forumeve te nalta si ne qender dhe ne baze. Kjo asht demokracia e partise!

  15. zenga says:

    E me te LUMTE per punen e “madhe’ qe po bene per te qene MINISTER, kur te vini nje dite ne PUSHTET!

  16. MEMEDHETARI says:

    Saimir,mundohuni te jeni me te qarte,gjuha shqipe na e jep kete mundesi…
    “Te gjithe ata qe s`pranojne dot rrenimin e Sali Berishes,te na bashkohen”…
    A nuk do te ishte me mire te thuhej…”rrenimin e Shqiperise nga Sali Berisha” ose …”rrenimin qe i ka bere Shqiperise Sali Berisha”????…
    Sic ka thene Majakovski,nje “mik” i Saliut ? :”Dhe kenga,dhe vargu eshte bombe e flamur”…prandaj le te prekim “telat” e zemrave dhe t`i cojme njerezit peshe ne mbrojtje te Demokracise se vertete…
    Se fundi,(mbase duhej ne fillim),te uroj SHUME SUKSESE NE DREJTIMIN E PARTISE SOCIALISTE TE KRYEQYTETIT TONE,TIRANES,ku SHPRESOJ SE DO TE JESH REZULTATIV NE RADHE TE PARE PER TE PERZENE NGA PUSHTETI SA ME SHPEJT “FATKEQESINE E KOMBIT SHQIPTAR”,SALI BERISHEN…
    Te pershendes,Saimir!

  17. maveriku says:

    ky tip eshte teresisht i padurueshem, si mund te drejtoje tiranen nje tip i tille, arrivist dhe agresiv pa shkak , turp

  18. luli says:

    ne baze te studimit te komenteve te shokeve tone te dashur socialiste me vihet re nje renie drastike e optimizmit te pompuar nga kryetari rama!Si duket bathet, delet socialiste nuk duan ta hane me sapunin per djathe sic jane mesuar ta hane derisa i dilte shkume nga goja.Nejse mbas kaq kohe e kuptuat qe rama eshte vegel qorre e berishes dhe do vazhdoje ta mbaje ate ne pushtet ne kembim te mos’hapjes te dosjeve te hajdutllekut kur ishte kryetar bashkie ne tirane…po me keta tipa si ky sajmiri e balla do boni ju hajer??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje