Ronaldo i vetëm ka shënuar më shumë se shumica e ekipeve evropiane

14 Prill 2012, 13:01Sport TEMA

Me tre golat e shënuar kundër Atletico Madridit, sulmuesi i Real Madridit ka arritur shifrën e 40 golave të realizuar këtë edicion në La Liga, në 32 ndeshje të luajtura. Portugezi Ronaldo i prin listës së golashënuesve në kampionatin spanjoll, me një gol më shumë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Me 40 gola në La Liga, Ronaldo i vetëm për momentin ka shënuar më shumë gola se 52 nga 98 skuadrat që garojnë në ligat më të forta të Evropës. Ai ka shënuar më shumë gola se 12 ekipe në La Liga dhe nëntë ekipe në Serie A, kampionat ky që gjithashtu ka zhvilluar 32 ndeshje.

Në Spanjë më pak se 40 gola në total deri më tani kanë shënuar nga: Osasuna, Sevilla, Espanyol, Getafe, Mallorca, Betis, Real Sociedad, Granada, Villarreal, Zaragoza, Gijon dhe Santander. Ndërsa Chievo, Atalanta, Bologna, Siena, Cagliari, Fiorentina, Lecce, Novara e Cesena, janë ekipet italiane që kanë shënuar më pak gola se Ronaldo pas 32 ndeshjeve të zhvilluara.

Sulmuesi i Realit është më efikas edhe se nëntë skuadra në Premier League, të cilat kanë zhvilluar 33 ndeshje deri më tani. Ronaldo i vetëm ka shënuar gola sa komplet ekipi i Liverpoolit këtë edicion në kampionatin e Anglisë.

“Ronaldo po dëshmon në çdo ndeshje se është futbollisti më i mirë në botë. Të gjithë e kemi parasysh se sa i rëndësishëm është për ekipin tonë”, ka thënë ndihmësi i Jose Mourinhos, Aitor Karanka.

Ronaldo është më efikas edhe se disa ekipe në Bundesligën e Gjermanisë dhe ato në Ligue 1 të Francës. Ai ka shënuar më shumë gola se tetë ekipe gjermane që deri më tani kanë luajtur 30 ndeshje. Kurse sa u përket atyre franceze, Ronaldo ka statistika të golave më të mirë se 14 skuadra, të cilat në kampionatin e tyre kanë luajtur deri më tani nga 31 ndeshje.

“Rekordet janë për t’u thyer. Kjo nuk është luftë mes meje edhe Messit. Nuk më interesojnë rekordet, thjesht luaj dhe jap maksimumin për fitoren e ekipit. Te unë kjo ka rëndësi”, është shprehur Ronaldo.

Ronaldo është më efikas së shumica e skuadrave të pesë ligave më të forta në Evropë edhe sa u takon golave të shënuar në udhëtim. Ronaldo këtë edicion ka shënuar 20 gola në udhëtim dhe një statistikë më të mirë se portugezi në La Liga e kanë skuadra e Barcelonës dhe ajo e Rayo Vallecanos. Barça ka shënuar 30 gola, ndërsa Rayo Vallecano 21./KD

10 komente në “Ronaldo i vetëm ka shënuar më shumë se shumica e ekipeve evropiane”

  1. Argita_B says:

    Eshte fat per Ronaldon dhe per Messin qe kjo konkurence mes tyre egziston te pakten mediatikisht, pasi i shtyn te dy te luajne e te japin maksimumin ne çdo ndeshje.
    Nese konkurenca me Messin nuk do egzistonte, Ronaldo nuk besoj se do kishte shenuar gola me kete ritem..te dytin vit rresht.
    E njeta gje eshte e vlefshme dhe per Messin.

  2. bernard lola says:

    christiano e ka provuar se eshte lojtar qe shenon kudo qe ta cosh te loz,ndersa mesi ne kampionatin botror na zhgenjeu,nuk shenoj asnjeher.mos vall barcelona ka lojtaret e duhur qe ja bejn mesit me te let te shenoj se akoma nuk kemi par mesin jasht barcelones te na shfaqet yll le te presim ta shikojm dhe me ekip tjeter dhe pastaj ta vlersojm.e pam si e mori topin e arte ne 2010 pas botrorit kur diskutohej me iniesten…..

  3. Rrapi i Celos says:

    Dua ti bej nje sugjerim artikullshkruesit ,qe kerkon te ruaje Anominatin sikur jemi nen diktature. Titullin e ka vene Qellimisht Bombastik dhe Provokativ. Neradhe te pare jane shume kritere qe percaktojne lojtarin . Me qe ra fjala dhe Romario i Brazilit u be zorre dhe donte tja kalonte PELES per numrin e golave (dhe Pelja pretendon qe ka shenuar shume gola ) po me ke i ka shenur se ne kohen e tij ekipet me te mira ne bote ne vitet 1958-1972 ishin REAL MADRIDI ,INTER MILANO ,dhe AJAXI I FAMSHEM. ME asnje nga keto rkipe nuk ja mbajti Peles te luante por u arratis tek Amatoret e KOSMOSIT NE U.S.A. KU ATJE GRUMBULLOHESHIN TE GJTHE ishet dhe shtonin numrat e golave ! Dua te pyes .Sa tituj dhe trofe ka mare prej 2008-2011
    Kristiano Ronaldua ? SA kupa kampionesh , sa kupa kontinentale sa SUPERKUPA NE KAMPIONAT SA SUPERKUPA EUROPIANE . SI E KA SHPERNDARJEN E GOLAVE TE SHENUAR ,SA NE KAMPIONAT ,SA NE KUPEN E MBRETIT ,SA NE CHAMPIONS LEAGUE , SA NDESHJE NGA KETO QE KA LUAJTUR NUK KA SHENUAR NE SA KA SHENUAR , SA GOLA I KA INDIVIDUALE , SA NGA AKSIONET E EKIPIT SA NGA SULMI FRONTAL ,SA NGA KUNDERSULMI ,SA GOLA KA BERE NGA LOJA E NDALUAR ( GODITJE FAULLI, korne APO Penallti) , si eshte raporti i golave ,sa gola ka shenuar me te djathten sa me te majten sa me koke , sa me parabola sa me rrovejshat, sa me pjese te tjera te trupit ,sa gola ka shenuar ne triangolo . Si e ka koeficientin e inteligjences. Si i ka raportet ne loje me “kundershtaret , me arbitrat ,me trajnerat me stafin. Cfare mesazhi percjell tek qindra milione shikues ne mbare boten . Me ne fund sa here e ka fituar TOPIN E arte . Edhe sikur ti mare te dyja champions in dhe kampionatin ,nuk do te nundet ta marre dot topin e arte sepse e pret deshtimi i mundeshem ne europian. AI nuk eshte me shume se nje liliput “gjigand ” nje LUIS FIGO modern ku FIGON E turperoi 2 here Greqia ne Europianin e vitit 2004 duke e rrahur 2 here brenda ne Portugali dhe duke ja marre kampionatin Europian nga duart. AH do perkulem me respekt perpara perles se natyralizuar nga MOZAMBIKU PEDRO EUZEBIO qe ja doli dhe te mund BRAZILIN dhe te dale i trti ne bote ne 1966! Kurse ky Spitullaqi Ronaldo e futi Portugaline si ne boteror ne 2010 ,si ne Europian 2012 me breke neper kembe me PLAY-OF. JA kjo eshte kronologjia dhe AUTOPSIA E RONALDOS ! Nuk do te mundeni te mi hidhni dot poshte opinionet e mija jo se jane te mijat por jane te verteta te paluajteshme.

    1. Argita_B says:

      rapi çelos,

      E fillon shkrimin tend duke thene se artikull shkruesi ska pse te jete anonim pasi nuk jemi ne diktature, dhe me pas, i hyn nje llogjike denigruese per nje lojtar qe ty personalisht nuk te pelqen!
      Eshte e drejta jote te mos pelqesh nje lojtar, ta kritikosh, po tu imponosh te tjereve ne menyre absolute pikpamjen tende, kjo eshte tipike mentalitet diktatoral, ate qe ty te duket se kritikon.

      Te pretendosh se opinionet e tua jane te verteta te paluajteshme eshte delir madheshtie, nejse nuk je i vetmi ne kete rast.

    2. agbi says:

      Rrapi…
      Jo vete qe se bejne kete llogari [ se e dine qe su dalin hesapet ne krahasim me Mesin ] , por edhe kur ja u kujtojne te tjeret ..aha ..prap nuk u del llogaria ne krahasim me Mesin .Mos prit pergjigje me argumenta dhe numera se sa tituj dhe rekorde ka Mesi , Ronaldo ka kokrra loti .

      1. Argita_B says:

        afbi,
        Ronaldo ka kokrra loti !!
        Domethene kur thone se Ronaldo dhe Messi jane lojtaret me te medhenj aktuale te gjithe ja fusin kot!!
        ja disa nga trofete e fituara nga Ronalde, vetem disa..

        Fitues i Premier League 2007, 2008, 2009,
        fitues i Champions League 2008
        Fitues FA Cup 2004
        Fitues Carling Cup 2006, 2009
        Fitues i Community Shield 2007, 2008
        Top i Arte ne 2008
        …..

        Lista eshte shume e gjate, problemi eshte se nuk merr as mundimin ta lexosh se perpara se te shkruash, po do jesh akoma vogelush…

  4. Rrapi i celos says:

    jU LUTEM ,Pse nuk po e shfaqni komentin tim ?

  5. elmedin says:

    real madridi shenon golla ma shumde ylli ibarceloones leonel messi

  6. alex says:

    kristjano eshtshum i vecant more shok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje