Një ekspert shëndetësie në krye të Bankës Botërore

Postuar në: Aktualitet,Bota,Kryesore |

Kandidati i amerikanëve, Jim Yong Kim, është zgjedhur president i Bankës Botërore.

Eksperti i shëndetësisë është aktualisht president i Universitetit Dartmouth. Sipas BBC, ai u përball me sfida të forta për këtë post, që zakonisht ka shkuar tek amerikanët.

Koreano- amerikani do të pasojë në këtë post Robert Zoellick, duke qëndruar në detyrë pesë vite duke nisur nga 1 korriku.

52 vjeçari është një doktor i vlerësuar për rolin e tij në trajtimin e HIV/Aids dhe në reduktimin e ndikimit të tuberkulozit në vendet në zhvillim. Sekretari i Thesarit në SHBA, Timothy Geithner tha se e kaluara e tij do e ndihmojë shumë në punën e re.

Në garë ishte edhe ministri i Financave i Nigerisë, Ngozi Okonjo- Iweala dhe kolumbiani Jose Antonio Ocompi, ish- drejtues i Financave.

Që prej themelimit në vitin 1944, amerikanët kanë mbajtur gjithmonë drejtimin e BB. Organizata simotër, Fondi Monetar Ndërkombëtar, është drejtuar nga europianët, por ka pasur presion në rritje nga ekonomitë në zhvillim për ta hapur procesin e përzgjedhjes së drejtuesve.

Kim do të mbikëqyrë një staf prej 9 mijë ekonomistësh dhe ekspertësh zhvillimi. BB kishte vjet një portofol kredish prej 258 miliard dollarë.

Eksperti Mark Weisbrot thotë se nuk ka të krahasuar mes Kim dhe paraardhësve të tij. “Të tjerët ishin të brendshëm të politikës dhe e shpenzonin jetën e tyre duke u bërë të pasur ose të fuqishëm politikisht. Kim, në të kundërt, e ka shpenzuar jetën e tij duke përmirësuar jetën e njerëzve të varfër”.

6 Pergjigje per Një ekspert shëndetësie në krye të Bankës Botërore

  1. Shkodrani  --  16 Prill, 2012 në 9:03 pm

    Ridi e bante ma mir ket pun. Aj ka eksperiwnc edhe me skenderboden.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

    Përgjigjjuni

  2. hasan  --  16 Prill, 2012 në 9:24 pm

    A e vune doktor?E bene Boten si Shqiperine tani.

    Përgjigjjuni

    • Edi Detroit  --  17 Prill, 2012 në 12:54 am

      This is an amerikan dream.Lindur ne Koren e jugut ardhur ne Amerike ne moshe te vogel,me pune,me studime dhe vetem me pune mund te arrish cdo gje.Ska problem per profesioni,vete BB ka nje staf te madh direktoresh qe marrin vendime.God bless USA.Mendoj qe gjerat te shkojne mire cdo organizem nderkombetar te kete drejtues amerikan,kjo eshte e vetmja menyre qe bota te ece para.

      Përgjigjjuni

      • Eulex  --  17 Prill, 2012 në 10:42 am

        Shko mar n’lesh me gjithe Ameriken

        Përgjigjjuni

        • Remark  --  17 Prill, 2012 në 12:22 pm

          Po pra me gjith Amerike. Ku ka si Shqiperia e Kosova o vlla, kafe gjithe diten, ha pi rri fli, mrekulli. American dream thote. Hajde ore ne shqiperi, paf puf gjithe dites per mrekulli.
          Krahasohet dot elita shqiptare me ate amerikane ? gjalle ne bote. Sa shkolla ka ky mo Edo 3 vetem ? Po ne Shqiperi e Kosove i ke me 13 o vlla.

          Përgjigjjuni

  3. Gazmir Piku  --  17 Prill, 2012 në 11:02 am

    Botës nuk i duhet President banke botrore.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>