Teste shtatzënie pa fjetur me burrë

16 Prill 2012, 16:52Editorial TEMA
Teste shtatzënie pa fjetur me burrë

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që aktorë kryesorë politikë në vend po flasin për një testim të shumicës, duke marr shkas nga votimi në Kuvend për një anëtar të KLD-së. Edi Rama e quan atë një provokim të suksesshëm politik ndaj një shumice të kalbur, e cila u detyrua të vidhte vota publikisht. Ilir Meta, i cili pasi u përpoq të bënte ofsajd artificial, e kuptoi që pësoi gol nga Berisha dhe ka tri ditë që na shurdhon veshët duke thënë se nuk donte të tërhiqej, por nuk e kishte mendjen. Sali Berisha nga ana e vet po përpiqet ta justifikojë humbjen reale të shumicës me “një furtunë në gotë” të ngritur nga Edi Rama prej sikletit të kandidimit të Adrian Vishës.

Ajo që i bashkon gjithë këto reagime është se të gjithë kanë konstatuar humbjen e një shumice, por askush nuk ka bërë betejë publike parimore për të humbur shumicën. Humbja e shumicës ka ngelur si një fëmijë kopil, pa atësi. Berisha e ka humbur shumicën, por krekoset me votën e Kastriot Islamit dhe kërcënimin ndaj Mediut dhe Nasip Naços. Ilir Meta e ka braktisur shumicën, por jo deri për ta rrëzuar, por sa për t’i treguar Berishës se duhet biseduar më parë me të para se të zgjedhë emra. Edi Rama e ka destabilizuar shumicën, por me një fitore si të Pirros, pasi ka fituar duke vrarë një nga kauzat e mëdha të opozitës, që është përfshirja e pushtetit të Familjes në tragjedinë e Gërdecit. Pra, është i vërtetë fakti që u testua mungesa e një shumice, por kjo nuk u bë si një betejë për të testuar shumicën, ndaj dhe në fakt nuk vlen. As Berisha, as Meta dhe as Rama nuk u përfshinë në një betejë për të testuar publikisht shumicën, por në disa marifete votash dhe kulisash, të cilat patën vetëm një vlerë, që detyruan Berishën të shkatërrojë procedurën e votimit të fshehtë në Kuvend dhe të rrëmbejë mandatin e Çefës. Kjo është një arritje për të cilën meritë kryesore ka Berisha, i cili nuk lëshon asnjë centimetër pushtet, pavarësisht çmimit.

Por a jemi në kohë të testojmë shumicën në pushtet?

Andis Harasani thotë se mund të bëhet një mocion kundër Berishës për ta testuar atë. Edhe pse ngjan si ide radikale, në këto kushte në të vërtetë është pikërisht ajo që i duhet Berishës, një votëbesim publik i tij pa shkak. Kërkesa e Harasanit më kujton kërkesat e Genc Pollos dikur në opozitë, që thoshte ta rrëzojmë Fatos Nanon me mocion mosbesimi, kur Nano i kishte te gjitha votat, dhe këtë e quante betejë parlamentare.

E vetmja gjë racionale në këtë debat është thënë prej Edi Ramës pas betejës për KLD dhe që përmblidhet në fjalinë se “në Kuvend mungon një shumicë e fshehtë”, që nuk do të thotë doemos se mungon dhe një shumicë publike. Pra, realisht politika në parlament është tripolare, por kjo nuk është publike. Nevoja për të testuar këtë tripolaritet para zgjedhjes së presidentit vetëm nga njëra palë është dështim i sigurt. Tripolariteti testohet vetëm kur bëhen publikisht bashkë dy palë. Dhe sot publikisht bashkë dy palë janë Sali Berisha me Ilir Metën. Të testosh nëse shumica ka flirte me opozitën pa pasur asnjë marrëveshje me të, është njësoj sikur të testosh një grua nëse është shtatzënë pa fjetur me ndonjë burrë.

I vetmi shans për test ndaj shumicës mbetet votimi i fshehtë për presidentin, në të cilin opozita nuk duhet të përsërisë marifetet e saj provokative, por duhet të mbajë një qëndrim parimor. Opozita nuk ka shumicë presidenciale dhe si e tillë ajo nuk duhet të përfshihet në lojën e paraqitjes së ndonjë kandidature për president. I vetmi karrem që Berisha po përpiqet të tërheqë opozitën në garë është Fatos Nano. Po bëhen dhjetëra spekulime, bisedime të fshehta, dërgohen korrierë dhe thuren plane si rrjetë merimange, por të gjitha Berisha i fshin në një minutë nëse ngelen në nivel marifetesh. Nëse Fatos Nano mendon se prodhon një tripolaritet në parlament, ai le të mbledhë së paku 15 firma deputetësh jo socialistë, që të japë garanci për një politikë tripolare në Kuvend, dhe pastaj i mbetet detyrë Partisë Socialiste, si opozita me e madhe ne vend, të përdorë publikisht këtë situatë për të rrëzuar Berishën dhe për të formuar një qeveri teknike dhe për t’i ofruar krijuesit të këtij tripolariteti postin e presidentit. Deri më sot Fatos Nano është shfaqur publikisht si një politikan luajal i Sali Berishës. Prej vitit 2007 ai e ka ndihmuar atë rregullisht në çdo palë zgjedhje dhe krizë politike. Që opozita të zhdukë dyshimet se ai nuk është një ushtar i Sali Berishës, përveçse ai duhet të ketë një angazhim publik kundër disa zhvillimeve dramatike që kanë ndodhur me opozitën, siç është krimi politik i padënuar i 21 Janarit, duhet doemos të bëjë edhe një pakicë të re në Kuvend, me vota josocialiste, që të jetë e mjaftueshme për një shumicë të re, nga e cila mund të dalë edhe qeveria teknike, edhe presidenti i ri. Çdo përfshirje tjetër e opozitës në marifete për testime mbi një shumicë sterile janë gafa të rënda politike që mund t’i kushtojnë. Tripolariteti, nëse ekziston, përdoret vetëm për të rrëzuar Sali Berishën dhe për të prodhuar një shumicë të re që të shkohet me siguri më të mëdha drejt zgjedhjeve, dhe jo për të bërë lojën e Berishës e për t’i konsoliduar atij shumicën e tronditur.

 

 

 

33 komente në “Teste shtatzënie pa fjetur me burrë”

  1. askushi says:

    Kesaj i thone se “Prifti ka mbetur me barre”

    1. Deda nju jork says:

      Nuk gjej fjal me komentue te tana krimet e ketij bishe me fytyr njeriu! Ky asht shkja u mulum si patriot!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

    2. Fred Dibrani.Gjermani says:

      Zoti Mero.ju adhuroj per analizen tuaj.
      Me lejoni t’ju pyes se cfar do te ndodhte sikur Edi Rama te propozonte si kandidat per President dike nga PD??
      Besnik Mustafaj psh ose…..X..,mjafton qe te ket nje figur te paster moralo-politike ????
      Te analizojm Fenomenin Ilir Meta:
      Meta e urren Edi Ramen,dhe ai kurre nuk do ta lejoi qe ky te behet Kryeminister.
      Edi e din shum mire se marrja nga Fatos Nanos e postit te Presidentit, do te thot humbja e reputacionit te Rames ne rradhet e PS.
      Pra ne loje kan hyre Sali-Kali…Ed-Gomari dhe Ilir-Demi,me falni per krahasimin,por po i perdor ne menyr figurative.
      Keta tre kafsh duhet te punojn token se bashku,pra ne rastin konkret te shpetojn Shqiprin duke e mundesuar te antarsohet ne EU.
      Ne Shqipri per nje njeri qe ecen si Sali Berisha i thon kok kal,dmth i marr dhe i fort,ndoshta dhe besnik i qellimit qe i ka ven vetes.
      Ne Shqipri nje njeriu si Edi Rama,qe ja hedhin disa her duke e turbullu qe te ndryshoje kushtetun,qe ja vjedhin votat disa here,i thone GOMAR.
      Ndersa nje njeriu si Meta qe i mbijeton largimit nga PS,qe i shpeton videos aq kompromentuese qe beri Dritan Prifti,i thon fiton si Dem.
      Ne mentalitetin shqiptar Kali eshte besnik,Demi eshte i forte dhe Gomari eshte budalla.
      Shqipria ka nevoj per nje Luan i dashur Mero.A do te jete ky Kreshnik Spahiu apo Bamir Topi kete nuk e them dot akoma,por besoj se njeri nga te dy mund te behet.

      1. Petrit Teferici says:

        Iliri eshte nje hajdut me cizme,Saliu nje komunist 24 karatesh,Edi eshte e ardhmja e kesaj politike te felliqur.

  2. Latif Dreqi says:

    Ketu ia ke mbytur pak kot o Mero…Preske zotrote te mbledhka Nano 15 firma deputetesh? Po kaq firma haptas si mbledh Berisha a Rama qe kane nga nje parti nga pas, por shkojne e bejne marifete e kulisa, do i mbledhka Nano!!Nanos i bini me qafe kot..Nqs Edvinit i donte bytha, Nanon ta bente president ne 2007, e sot PS do ishte ne pushtet..por Edvini cdo dite po tregon qe eshte trupmadh por nje politikan i vogel! Lexo A.Bushatin!

    1. thanas says:

      Lere Nanon me Ardian Myslimin Gjysçamkatundarin nga Lepenica ne Orikum. Mbas gjithe asaj jete cope cope te rrije atje ne Orikum me Xhoin edhe me kete zagarin çam qe i rri nga mbrapa me ngazellim…

  3. Vlora says:

    me veprimin qe beri ed rama te pakten fitoi nje gare me nderkombetaret….

    ata skan me arsye qe ti dalin ne krah haptas berishes….

  4. Anton Nepravishta says:

    Mero, nuk kam ctë them, je i jashtëzakonshëm në analizat e tua. Jam lexues i rregullt i shtypit shqiptar dhe të huaj dhe mund të them me plot gojë se pergjatë dy viteve të fundit ju keni merituar të merrni cdo cmim prestigjoz ndërkombetar për gazetarinë.

    1. gjergji usa says:

      Jam plotesisht dakort me komentuesin A.Nepravishta per vleresimin qe i ben
      gazetarit dhe atdhetarit Mero Baze.Vetem se do te shtoja qe i nderuari Mero
      duhet te hedhe ndonje shashke tek dy ambasadoret arvizu dhe volfarth qe dukshem jane bashkfajtore me berishen per 21 janarin dhe 8 majin.

    2. analist says:

      Analiza e Meros eshte e mire,por jo aq e jashtzakonshme,i krihet pak bishti Rames mbas dezastres se tij me Vishen qe mundohet ta paraqes tani si “manover te holle politike”.
      Dua te them qe pikerisht ato qe Mero i quan “gafa te renda politike”,pokerisht ato do te beje E.Rama! Ketu do jemi dhe do e shohim!

  5. Prapaskenat e politikes jan shum te ndyra dhe jo ne sherbim te popullit shqiptar..kemi 70 vjet qe shofim vec nje fytyr politike….antishqiptar ne radh te par..ne komunizem te pakten vec tokat su shiten mafjet e huaja sna mernim burimet kjo isht ndryshimi nga sot….kam mendu cfar ndryshimi ka komunizmi nga regjimi “demokratik”sot…un se di sa ka vrar enveri por po ja fus nje shifer gjat 50 viteve jan vrar me shum se 10 mij veta????sbesoj….kurse per 20 vjet sa jan vrar????kte mendojeni vet…un sjam komunist sepse jam 22vjece..as familjen se kam pas komuniste…por dua te them qe regjimet skan ndryshuar por vec jan modifikuar…sot te vrasin naten e te qajn diten…politikanet jan shok jan miq e ne tv shahen pa frik sepse kshu do populli…as rama as berisha asnje nga kjo klas sben per kte komb…i ndjeri kosta trebicka u harrua??? i korruptumi dritan prifti demaskoj meten por shpetoj se deklaronte cdo dit do me vrasin..fatos nano shpetoj nga shtypja te te riut ne shkallnur??sali berisha yyyyy si numerohen vrasjet…populli jon i do kto politikan pastaj rrin e ankohen cdo dit ngrejn koken nga zoti se mos ju hedh lek na qjelli…japin voten per nje vend pune qe e ate vend se kan te sigurt..skerkojn reforma skerkojn llogari nuk denoncoin por behen bashkfajtor…nje shok qe eshte me pd ja ben bravo i qoft sales qe vjedh..hajd arsyeto kto fjali…po normal i them se tka bo plakun drejtor dhe ti brenda 5 vjetesh je bo me dy shpia me makin te mir e me lek…po re ca ka ktu me thot???po sa ka si ky ????politikanet zihen vetem per pushter per lek..jo per popullin…dreqi e hengert kjo shqiperi duhej te ishte perl e ballkanit por eshte ber pler e ballkanit..e na dalin organizata qe dun popullin por sa fuqizohen na kthehen parti qe te vjedhin…ju kujtohet mjaft ai frroci erion veliaj me shoqet upsss shoket e vet…apo kjo kuq e zi qe ne baz te patriotizmit do me vjedh vota me mar pushtet e me vjedh…shifni camet???kur ka fushat elektorale ose data te caktuara per fest camerie na dalin kta qe “duan camerin”dhe thon do fitojm camerin do bashkohemi….turp turp qe camet genjehen kaq kollaj…dhe kuq e zi kte praktik ben…ore shqiperiin te madhe e duan te gjith..por jemi te ndergjeqshem qe nuk behet e per shum vjet ndoshta fare sepse sdo bota sdo BE sdo USA ….kta qe na duan te “miren” ….ne sduam veten do na duan kta qe na komandojn duke then jo bashkim te shqiptarve por BE te madhe..ironi e madhe..u zgjata shum..pres reagime pozitive nga njerz qe e duan kte vend..dhe jo na turqisht folsit apo greket qe ne kte gazet te mir komentoin me hedh zjarr antu shqiptar..rroft nena shqiperi…

  6. luis says:

    Mendoj se ka ardhur momenti qe te behet e pamundura qe kjo qeveri te rrezohet brenda ne parlament dhe them se shanset nuk mungojne por qe do vertet nje loje te piste por qe ne kete rast ia vlen mjafton qe te shkohet ne zgjedhje te parakohshme pa Berishen.Kjo mund te ndodhe vetem ne qoftese duan amerikanet sepse ata i gjejne perfekt forulat dhe njerezit qe te infiltrojne per ndryshe po nuk deshen ata eshte e pamundur.
    Tek ne faktori i jashtem eshte efekti numer nje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke shume te drejte..Ky pothuajse ka dale nga c’do etike njerezore ku edhe opozita nuk ja gjen me dermanin…Amerikanet do jete menyra qe te bindin disa deputete te bejne te drejten per kete popull…

  7. I liri says:

    Nanos,ne se ja mban,duhet te luftoje vet. Por jo nga ana e PS,pasi do te quhet kandidat i saj. Luften duhet ta beje me I. Meten dhe Berishen, per tu paraqitur si konsensual. Pastaj ne se PS, nuk jep konsensus, paste veten me qafe…

  8. Merimanga says:

    Bravo Mero, si gjithmone ne lartesine e duhur te analistit, por si i thone asaj fjales: Ja the po kujt ja the, edhe kjo pune; Erjon Veliaj flet per penalltira apo gola te bukur me rafishat…ne 2013 ?!

    Sinonim ky fare banal ne nje kohe kur futbolli yn eshte qelbur nga koka(!)..kjo mua me shton te dridhurat dhe me rrit friken, sepse futbolli eshte pun skedinash dhe paraja e madhe e hedh ujin perpjet.

    P.S. Te me falni ne qofte se dola pak nga rreshti.

  9. tironci says:

    Perfekt Mero Baze si perhere .. lexojm me deshire analizat tuaj gjithmone

  10. vlora 1 says:

    Analize e bukur Mero por Berisha e ka mbledhur mendjen…Ai do zgjedhe me cdo kusht presidentin qe i duhet pra nga ushtaret e PD.Kjo i shkon per shtat edhe Ilir Metes.Me nje president te tyren e kane te sigurt mosgjykimin e te gjithave ceshtjeve qe mund te hapen ne gjykata per korrupsion dhe ne 2013 do nenshkruajne bujshem edhe nje pakt te ri hajduterie 4 vjecar.
    Hajdutet kane vendosur ta luajne thjesht politiken duke pare me cfare populli kane te bejne ,e ndiejne veten fatlum

  11. kris says:

    Kane fjetur me nje mashkull te percmuar prandaj Edi rama polli Kacamisrin dhe Meta nacon.Sa kopila ka Saliu brenda te majtes do ta tregoje zgjedhja e president mavrise

  12. arjan says:

    Mero, po te pyesesh nje mjek gjinekolog, do te te thote se nje femer mund te jete shtatzene edhe pa fjetur me nje burre.

    1. Aishja prej Sauku says:

      Shejton je,bravo arjan.
      eheh kan dal lloj lloj metodash tani ke te drejt.
      Jemi ne kohe te cuditshme,femnat e zvoglojn vaginen ene meshkujt dun me e zmadhu penisin.
      Kshtu osht ene puna Zholefines don me u bo Presidente duke majt ne dore Vibratorin,kurse Berisha don me kandidu prap ne 2013 per kryeminister per te thy rekordin si Daktori i cmendun tu bo not me kam ne uje.

  13. olti says:

    Nuk eshte e qarte nese Rama ishte i ndergjegjshem per shemtine politike te rradhes qe u ngrit si shtellunge helmi e pluhuri ne Parlamentin Shqiptare fale Salih Berishes, ne rastin Visha. Ka shume mundesi qe Edvini thjesht enderronte se Doktor Talibani do shperthente duke qene mine me sahat ne status te ngrefur permanent, porsbesoj se imagjinonte nje dhurate te tille politike, si ajo qe i cmenduri Berisha leshonte nga foltorja.

    Keshilla me e vyer qe zoti Mero i jep Edvinit eshte te mos ndjeke Harasanin ne votebesim e ardhshem, sepse me kete fare politikanesh Doktori do i bej me mire detyrat e shtepise rradhes qe vjen. Ai thjesht do e perdori votebesimin e Harasanit per ti bere rreshtore te pabindurve e te binde publikun se Visha case ishte aksident dhe maxhoranca eshte e forte.

    Harasani ben mire te mos coje porosite e Doktorit tek Edvini por ti kerkoje mikut te tij Kacit te mos mbaj Doktorin ne pushtet me votat e besuara nga opozitaret. Veshtire te gjesh ne nje vend te botes me plehra se BABALLARET E KOMBIT SHQIPTAR! Shqiperia do te shpetohet nga Shqiptaret e thjeshte e jo nga politikanet.
    REspect!

  14. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Zoti Mero,

    Gjithmon kur mbaroj leximin e cdo analize te juajen ..me duket se ka drite ne kete tynel-maskarallek Berishian.

    Ju falenderoj per kurajon dhe zgjidhjen qe afroni.

    Shume respekte per ju nga une Agimi.

  15. te gjithe do te biem pak ne qetesi shpirterore dhe morale kur te zhduket njehere e pergjithmone nga politik mafja dhe cifti Meta Kryemadhi . Na del e na tepron Sala me Edin , Te pakten njeri eshte besnik e tjetri eshte gomar . Dhe keshtu ta bejne me rradhe . Keta haen .Por ai Meta Me Monen Oh zot. Si nuk e burgosi ky Sala mor zot ate Meten . Me mire te ishte ne opozite se ne pozite me ate gjarper ne gji. .

  16. pelivan says:

    Per Fred dibrani! “Ku dhemb dhembi shkon gjuha!” Ne shembujt qe prut,Saliu qenka Kal,por ama besnik!,Meta mbetet dem,por i forte dhe rama gomar,medenek budalla dhe ne fund shton se u dashka nje luan dhe qe aludon per nje lloje ketri….Gjithesesi(pa dashur kurr) i ke dhene te drejte z.Rama! A e di pse? Sepse gomari jo vetem qe s’eshte budalla,por eshte me puntori nga keto kafshet e tjera qe permende me larte.Pra,ky gomar i duhet vendit,per te mbartur plehrat e saliut edhe tuajat qe beni sikur e shani kete te fundit… Fred Dibrani! Vendi yt dhe imi,sot ka vetem dy rruge dhe jo tre apsolutisht. Ose duhet te mbajme pas qenit dhe ky eshte z.Rama(Keshtu e quajti nje miku yte ate, dite me pare) ose mbas ujkut, qe tashme dihet… Une theme,ti shkojme qenit pas,pasi qeni,ngado qe te dridhet do na nxjerr’ne kry te fshatit. E sa per yqerit a cakejt,ata vecse ne pyll te shpien

  17. Adriatik says:

    Berisha, me qe ka qene i rekrutuar ne kohen e luftes se ftohet nga sherbimi informativ (Udb) se bashku me te tjere, ka pasur nje kredibilitet te jashtzakonshem tek Evropa dhe Amerika. Ata e kane ndihmuar dhe do ta ndihmojne Berishen ne te gjitha deshirat dhe pasionet cmendurake te pushtetit. Kushdo mund te beje nje bilanc me penelata te shpejta qysh prej 1990 e der me sot per brambullitjet frymeprerese te ketij doc bushtre qe sjne gje tjeter vec pelivanlliqe nga me te peshtirat ne dem te kombit dhe qellimisht. Nga Evropa dhe Usa siguron mbeshtetje absolute moral dhe nga serbo-greket dhe lobet e tyre ne bote siguron para per te kryre cdo loje bixhosciu qe nga ljoa “kjo leter fiton, kjo tejtra nuk fiton” dhe deri tek loja e vertete “luftash” kunder popullit duke i thene me ze dhe me figure: Boll ndenjet te lire per 40 vite, tani mos e levizni qimen se ja u pres koken, Prandaj duam ne s’duam ne Berisha dhe gjithe nazifashizmi shqiptaro-serbo-grek po krijon tharmin e urrejtjes per ngritjen e popullit te thjeshte ne nje lufte civile aq te deshiruar prej shovinisteve qe te muden me lehte te realizojne qellimet e tyre. Provokimi i herpashershem i ketij Majmuni te cmendur shpellash dhe jo druresh nuk eshte i paqellimte.

  18. kelmendasi says:

    SINQERISHT ME DHIMSEN QOFTE ANALISTET QOFTE KOMENTUESIT QE I RREN MENDJA SE MUND TE ZGJILLET PRESIDENTI NGA E MAJTA APO TE RREXOHET QEVERIJA.
    SE PARI QEVERIJA NUK RREZOHET SE DEPUDETET HUMBIN MANDATIN.SE BERISHA SHPERNDAN PARLAMENTIN SIKUR TE SHOFE SE NUK KA SHUMICE.NUK E SHPERNDAN PRESIDENTI POR KRYEMINISTRI SIPAS KUSHTETUTES.KUSHTETUTEN E PAT BA RAMA PER VETE POR HARROI TE LLOGARISE SE MUND TE HUMBE PRANDAJ NUK PRANONTE RESULTATIN.DEPUDETET ME ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME NUK I KANE EMRAT E SIGURT SE JAU NSHKRUAN RAMA APO BERISHA.ATA MENDOJNE TE KULLOSIN KETE MANDAT E TU E MBAJT MIRE ME KRYETARET MUND TE RRINE PRAPE.NUK KANE CTE HUMBIN ISLAMI DHE OKETA.BILES ISLAMI MENDOJ SE NUK ASHT BUDALL ME MBESHTET ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME SE DERI ME 2013 BAN VEND DIKUND.
    SE DYTI BERISHA ASHT POLITIKANI ME I ZOTI DHE DIN ME E LUEJT MA MIRE SE KUSHDO POLITIKEN SI BRENDA VENDIT DHE JASHTE.BERISHA E ZGJO TOPIN KUR I MUNGONIN 6 DEPUDETE E JO TASHTI QE SKA NEVOJE SE I MJAFTOJNE.
    NUK ASHT CUDI QE NE RAUNDIN E PARE TA ZGJELLME 84 VOTA MOS U CUDITNI NE NDOLLET KESHTU.
    RAMES NE NJU JORK KUPTOHET POR NUK E THONE ASNJE ANALIST I MAJTE SE RIKER I KA THANE SUS.MBAS VOTIMIT TE CEFES RAMES TE GJITHE DEPUDETE E TIJE I KERKUEN BOJKOT PERFUNDIMTAR RAMA THA JO.NJAJ RAME I PARA DY VITEVE ASHT POR E DINTE SE CA E GJENTE.RIKER I KA FOLE ME DYER TE MBYLLURA TE TJERET NUK E DINE E LEHIN SI QENT NE HANE

    1. PRENG QALI says:

      OR TI KARMENDAS PREJ GROPAVE TE SELCES TE KOPIL-IKUT
      TI MOR JARAN AS GEGNISHTEN NUK PO DIN ME FOL NE JE TU E MASAKRUAE MAZAMAKEQ.
      NUK PO FUTEM TE PROBLEMET POLITIKE SE SHKELQEN ME INJORANCEN.
      PO ATIJ ENVER HOXHES MIRE JA BOTE QE E RRXUET SE JU QITI NGA JETA SHTAZORE
      NE ATE HUMANE OR JU QITE ZOTI FARE.VERIORET UNE I NDAJ NE MALSORE
      TE NDERSHEM DHE TE BESES KURSE CIFTI JUJ E I BERISHES JENI MALOKE
      TE PANDREQSHEN SIDOMOS KUR BOHENI MIQ ME DAMIR FAZLLICIN..HARRAM.

  19. SKENDER BEU I VJETER says:

    Per Fredin qe i pelqejne Hamburget dhe , qe kerkon Luanin ne strofkullen politike shqiptare.Ke bere dy gabime :-e para qe Rama nuk eshte Gomar, por kerkon te behet Bariu i GOMEREVE.- dhe e dyta, qe Luanin e kerkon ne sojin e Bamirit dhe te Kreshnikut,sepse i pari domethene Bamiri jo qe nuk behet Luan sepse Majmuni nuk behet Luan ,por dhe tek Kreshniku, qe me duket vetem emrin ka, qe kujton njeriun e topuzit dhe shpates, por dhe per ate, qe Macja nuk behet Luan megjithse ben pjese ne familjen e Felineve.

  20. perlati says:

    Variacjonet,kombinacjonet dhe mutacjanet ne parashikimet per zgjedhjen
    e presidentit duke pare pasaralen parlamentare per nr 2 te KLD nuk do kene te mbaruar.I gjithe opinioni shqiptar eshte futur me dite e jave te tera tamam si tifozet ne llotot e sportit ne variantit 1 X 2.Nga shume perversitete qe ka Berisha kjo e mashtrimit eshte me e shkelqyera.Ai ka arritur te fuse ne kete “fjale kryq” me ambasadore ,juriste,opozitare,
    gazetare,opinioniste .Rreth stuhise qe krijoi berisha ne goten me uje
    po can dallget me heroizem k/opozitari legjendar i cili ne betejat 5 vjecare ka fituar ate me te rendesishmen ate te avokatit te popullit
    te cilit po i bejne zbor nje duzine me kacurrele ezmere dhe
    ca qejflinj prapanicash.
    Dje kam lexuar lajmin per nje veprmtari te hapur antikombetare dhe pro serbe te berishes ne lidhje me bllokimin e projektit te linjes
    elektrike te tensionit te larte midis shqiperise dhe kosoves.Me skandalozja ishte takimi i devilit junior shkelzen me kapot e mafjes
    se kollareve serbe.Nuk dua te futem ne hollesira por ajo qe me shqetson eshte reagimi afer zeros i opinionit shqiptar me ne krye opoziten.
    Cfare duhet te ndodhe akoma ne shqiperi qe te kerkohet doreheqje e berishes i cili:
    1-vrau demostrues
    2-vodhi hapur votat
    3-masakroi politikisht presidentin
    4-perdhosi prokurorine
    5-asfiksoi opoziten
    6-pushtoi gjykatatt
    7-shet pasurite strategjike kombetare
    8-paguan ilegalisht lobet e washingtonit
    9-zaptoi 90% te medias
    10-punesoi 2 ministra arvizu & volfarth.
    Dhe ky superskandali me energjine Shqiperi-Kosove duhet te shrytezohet
    nga opozita si rast i fundit i arte per te kerkuar doreheqjen e berishes dhe NDJEKJE PENALE PER TRADHETI KOMBETARE.
    Ky do jete dhe test per shtatzanine e ambasadoreve.Nuk eshte e rastit
    prezenca e udbashit DAMIR FAZLLIC me filoserbin TOM RIDGE ne kasafortat e sigurise kombetare ne vitet 2006-2008 .
    QE SHQIPERIA PO MBYTET SI TITANIKU KJO SHIHET ME SY TE LIRE.PARA 100 VJETEVE BANDA MUZIKORE LUANTE GJATE MBYTJES MUZIKE TE GEZUAR ALEGRO
    PARA SE TE SHKONIN NE BOTEN TJETER..KETE MUZIKE PO LUAN DHE BANDA E AMBASADOREVE ME DIRIGJENT ARVIZUNE..ESHTE FATKEQSIA ME E MADHE KOMBETARE QE BERISHA U BE “TRANSVERSTIT” NE VITIN 1991-1992 NGA SHERBIMET INTELIGJENTE TE SHBA DHE RSFJ KUR KETO KISHIN MARREDHENIE
    VELLAZERORE.ESHTE KATASTROFE QE BASTARTI BERISHE MBAHET AKOMA GJALLE.
    BESOJ QE ATIJ DO TI REZERVOHET FATI I DIKTATORIT SE JUNTES GREKE JORGOS
    PAPADHOPULOS PASI I KANE PARAMETRAT NJELLOJ NE LIDHJET E TYRE TE DYSHIMTA ME SHERBIMET INTELIGJENTE…THE GAME IS OVER..

  21. detar sima says:

    Besoj se po vjen koha qe individet e forte ta kene mbaruar misionin kete do ta tregoje koha me ngjarjet e ardhshme, presidentin dhe zgjedhjet e reja.

  22. mentari says:

    Mero si gjithmon i gjendur me analizat e tua.

    Nuk e di ne se kam te drejte po them se po si nuk komenton njeri mbi logon e Keshillit te Ministrave, ku sa here del Berisha e ka ne sfond nga mbrapa. Si ka mundesi qe ky njeri kaq hapur i ben karshillek te gjithe popullit kombit me ate shqiponje si ne forme po dhe ne ngjyre komplet si e flamurit serb????!!!!- Ky kryeminister vetem per kete duhet nxjere para drejtesise.

    Cdo gje eshte e percaktuar qarte ne kushtetute per flamurin dhe logot qeveritare,- po si gjithmon ku ka kushtetute per kete njeri, dhe turp me i madh akoma per ata qe i shkojne nga mbrapa antar partie, e sidomos deputete qe na dalin dhe ne emisione te ndryshme televizive, ku kryetar i tyre kryeministri i vendit ben fare hapur politik serbe.

  23. usephastell says:

    Teste shtatzënie pa fjetur me burrë | Gazeta Tema
    longchamp

    uolq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje