Pas zhurmës së madhe që u bë për dhuratat e biznesmenëve për Monën dhe gjerdanin e saj, Flamuri shkoi sërish tek ai Burri.
-Dua të sqaroj çfarë ndodhi tamam, i tha, se t’i kam thënë gjërat me copa ngaqë nuk doja të nxeheshe.
-Çfarë ka ndodhur Flamur, e pyeti Doktori.
-Ajo kishte bërë një film për jetën e saj si politikane, i tha Flamuri.
-Po shumë mirë ka bërë.
-Ja kishte dhënë Ylli Dylgjerit t’i bënte skenarin.
-Po shumë mirë ka bërë.
-Po ai ti e di që është karagjoz dhe i kishte lënë gjithë pjesët ku Mona kur nuk të njihte mirë ty nga afër, të shante nëpër tribuna.
-Nejse, mirë ka bërë, i ka thënë ato ajo.
-Pastaj kishte ndërhyrë Mona dhe i kishte thënë Ermalit që ishte si DJ që t’i hiqte ato pjesë. Dhe Ermali i kishte thënë i hoqa.
-Po shumë mirë paska bë.
-Pastaj fiks kur do këndohej Happy Birthday Mona, në vend të muzikës së këngës, Ermali lëshoi një miting të Monës që thoshte “Poshtë krimineli Sali Berisha, Sali Gërdeci”.
Unë u lëshova me vrap tek DJ, kurse Lulit i ra gota nga dora.
E sqaruam situatën, po Ermali na u betua se e bëri pa dashje.
-Nejse Flamur, mirë, s’ka problem kjo, po ajo punë e gjerdanit na ka dëmtu shumë. Shiko, dhe Lili ka gjerdanë me flori, po nuk bëjnë 250 mijë euro.
-Shiko Doktor, unë e pyeta Monën a mund ta shoh gjerdanin dhe ajo më tregoi një gjerdan kot fare, që bënte nja 250 euro.
-Po ç’e ke këtë, i thashë, ky s’bën as 250 euro.
-Zonjat e rënda, tha, kështu bëjnë. Gjerdanin origjinal nuk e vënë kurrë, e mbajnë në bankë për siguri dhe mbajnë një imitacion në qafë që mos tua vjedhin.
-Mirë, dakord Flamur, por duhet me i thanë ta përgënjeshtrojë atë lajm.
-Po s’ka si e përgënjeshtron Doktor se është më keq thotë, se nuk dyshon njeri që i ka mbledh aq lek, puna është a ka ble gjerdanin a i ka futur në xhep e ka thënë kam ble gjerdan se të gjithë biznesmenët që pyeta unë s’kanë pa gjerdan.
-Ashtu, mirë, dakord, shiko, nejse, mirë, dakord, shiko janë shumë lek. Jo, duhet me e pa këtë punë. Nejse. Ne duhet të shikojmë punën tonë. Se feston njeriu 38 vjetorin s’kam digju kurrë. Ai nuk është as jubile.
-Po pra Doktor, ia thashë dhe unë, po tha e kam nga gëzimi që u mbyll me transparencë gjyqi i Lirit.
-Mirë, dakord. Nejse, tani dhe këto zonjat e qeverisë që hidhnin vallen të parat nuk ngelen mbrapa, po thuaj që kanë frikë të festojnë ditëlindjet me aq shume pare. Dakord, ik tani, po shiko ajo ka bë gabim me gjerdanin. Dhe Lili ka gjerdan floriri dhe po më thotë që as dhjetë mijë euro nuk bën. 250 mijë janë shumë. Nejse, iku ajo tani. Ky Ylli Dylgjeri çfarë thoshte kur u transmetua ajo pjesa?
-Qeshte Doktor. Pastaj filloi të bënte gallatë me debatin e Fevziut për gay-të. Fevzo tha sa herë ka emision politik fton b..q…, dhe sa herë ka emision për b..q…, fton politikanë.
-Nejse, shiko, duhet me i heqë vërejtjen asaj se e ka tepru. Dakord, Dylgjeri duhet të pozicionohet ose me qeverinë ose me LSI.
Qy prej dites se sodit nuk asht ma “Gjini i Lalzit”, po “Gjini i Mones”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html
ha ha ha gjith arin e botes te vene ne qafe ato baxhellat si mona, ashtu edhe lili,,,apo rela e lulkes,,prap prap te peshtira do te mbeten….