Partia e Topit, 10 deputetë: S' votojmë presidentin politik

17 Prill 2012, 09:24Politika TEMA

Burimet, të cilat u referohet gazeta “Shqiptarja.com”, brenda grupit organizator të partisë së re të Topit, bëjnë me dije se janë 10 deputetë të PD që do shkëputen nga partia e Berishës për t’iu bashkangjitur partisë së re. Daljen kundër PD, këta deputetë do ta japin që në votimin e Presidentit të ri, pas largimit të Topit nga poltroni i kreut të shtetit, pikërisht në korrik të këtij viti kur të startojë gara presidenciale.

“Duke qenë e sigurt që votimi për kreun e ri të shtetit sipas Kushtetutës do të jetë i fshehtë dhe me kuti, dhe aspak me elektronikë siç ndodhi me anëtarin e ri të KLD, Elis Çefa, këta 10 deputetë nuk do ta hedhin votën për asnjë kandidat të PD. ” shkruan sot gazeta në kryeartikullin e saj ku boton dhe emrat e deputetëve që pritet të largohen nga PD dhe ti bashkohen partisë së re të spektrit të djathtë.

Pritet që Partia e re e Topit të shpallet deri në fund të prillit. Pikërisht në javën e fundit të këtij muaji, kjo parti do të startojë me kryetar Gazmend Oketën dhe drejtues kryesor Aleksandër Biberaj, deri në momentin kur të zhvillohet Kongresi në shtator për zgjedhur forumet drejtuese, strukturat drejtuese dhe kryetarin e ri të partisë që do të jetë kreu aktual i shtetit Bamir Topi.

17 komente në “Partia e Topit, 10 deputetë: S’ votojmë presidentin politik”

  1. anticensurë says:

    pikërisht një parti “antiberishjane” që i intereson pushteti i berishës!me këta 10 deputetë të “pastër” ata vazhdojnë të bëjnë lojën e berishës!duket që partia e topit nuk është gjë tjetër veçse një shtojcë e berishës!kësaj partie nuk i përlqen marrja 100% e pushtetit nga berisha,por i leverdis të qeverisë berisha!paradoksale këta deputetë votokan me kuti të fshehta por nuk votokan hapur!
    ana tjetër e medaljes opozita!?!përse akoma nuk kërkojnë votbesim për qeverinë?përse u intereson që të bëjnë votimet e ardhshme me sali berishën në pushtet?përse bëjnë sikur nuk kuptojnë se një njeri i tillë nuk mund të ndikohet nga ndërkombëtarët për punë pushteti?përse këta injorantë të opozitës nuk arrijnë të kuptojnë se kanë të bëjnë me një të çmëndur?
    apo ndoshta e dinë fare mirë se ata deputet që berisha “humb” me topin dhe kreshnikun i ka të blerë në radhët e PSsë???
    ndoshta ky është fakti që nuk parnohet të kërkohet votbesimi?
    kush ka ndonjë mendim tjeter për këtë pisllëk politik shqiptar është i lutur ta shprehë!

    1. Nadia Shabani says:

      Anticensure jam dakord me ty, n.q.s partia e Topit do me te vertete te miren e shqiptareve duhet urgjentisht te kerkojne votbesimin e qeverise ndryshe hezitimi i tyre tregon se jane ne krahe te Berishes ne menyre te maskuar qe te mashtrojne shqiptaret prape dhe te udheheqin prape keta mafioze qe jane ne fuqi. Kini kujdes o njerez mos u genjeni prape.Duhet me cdo kusht qeveria te jape doreheqjen dhe te drejtohet vendi me nje qeveri teknike qe te mos vidhen zgjedhjet ne 2013 prape.

  2. iliri uk says:

    ketyre plehrave te topit i intereson vetem kolltuku se po tu dhimbsej sadopak ky popull qe neser kerkonin mocion mosbesimi per saliun dhe qeveria bie menjehere por topit nuk i intereson shqiperia perpara partise dhe ne kete kontest ky palo president po punon per partine e tij ne vend qe te jete president i te gjitheve dhe ka fytyre te na kerkoj voten pastaj ik ore monstra

    1. Dean says:

      Bravo,kaq e thjeshte.
      Cdo gjo tjeter eshte vetem Show dhe Hipokrizi.

  3. tom says:

    Ata duhet te merren vesh me PS nese vertete jane atdhetare dhe u dhimbet shqiperia dhe shqiptaret dhe te shkaktojne krize duke kerkuar nje qeveri teknike qe do te pergatisi zgjedhjet, duke mbajtur larg qeverise saliun dhe rikshat e tij… Por mendoj se deri ne korrik, saliu do t’ua gjej anen atyre 10 deputeteve…ndac me kulac apo ndac me kerbac…

  4. Gazmir Piku says:

    Dhe Berisha pritet të formoj Parti të re.

  5. ARON says:

    Nuk e kuptoj kete politike te trembur te felliqur,nqs behet me kuti ,po pse nuk dilni hapur ,çkeni bere kaq vite,pasojat i ka populli dhe ju talleni per poste,per pushtet ,njerezit u vrane jashte dyerve te Parlamentit dhe jo ata qe u ngjiten ne podium dhe ju jeni OK me politikat vrasesi te vrasesit te 27 qytetareve te Gerdecit,se shqyhen kutite vetem te fitoje humbesi juve nuk e shikon ne nivel respektim te ligjit njesoj por vetem po tju preket interesi.

  6. valter says:

    nese shqiptareve sdo tjua bej me shenje gishti votimin ata prap do vjedhin votat dhe opozita ketu e edi rames eshte bashke me salin kur vendosen kodin zgjedhor. Jam dakort nje qeveri teknike do ta ekuilibronte pak vjedhjen por seshte e mjaftueshme. Biberaj dhe Oketa duken njerez te ndershem dhe kjo parti duket sikur eshte e djathta e vertet shqiptare. Por siç thot edhe komentuesi i pare duhet te futen ne aksion nese e kane seriozishte. Qeveria e tanishme sduhet te drejtoj zgjedhje.

  7. Tironci Lugano says:

    Meqe Topi paska sipas gazetes Shqiptarja 10 deputete atehere e paska te sigurte dhe mandatin e dyte te Presidences.Show mediatik.Duhet te shkruajne ete mbushin faqet dhe gazetat.

  8. Aron says:

    Dikush me siper shkruan me nickname ARON. Sqaroj se nuk ka te beje aspak me personin tim. Duke filluar nga ky moment, kurre dhe per asnje rast nuk do i drejtohem, qofte dhe per ta lexuar, gazetes TEMA.
    Me keqardhje te thelle,
    Aron Bakllamaja

    1. anticensurë says:

      Aron ndryshimi ndërmjet teje dhe ARON,është i dukshëm!gjëja që mund të bësh është ti kërkosh ARON-it që ta ndryshojë emrin,ose shkruaje me mbiemër si e ke shkruar në fund të komentit!nuk e di përse të ka shqetësuar kjo gjë??TemA nuk ka asnjë lidhje me ngajashmërinë e pseudonimeve!
      për temën është një pseudonim i shoqëruar me një e-mail!çdo emër duke pasur e-mailin e tij bën pothuajse të pa mundur shfaqen me të njëjtin pseusdonim,gërmë për gërmë,të një personi të dytë!me pseudonimin tim janë shfaqur dhe dy persona të tjerë!
      i pari “Anticensura”
      i dyti “Anticensurë”
      kurse timi është “anticensurë”!kështu që mua nuk më intereson për të dy të tjerët!ata që lexojnë komentet e mia më identifikojnë me pseudonimin tim dhe jo të dy të tjerëve!
      një gjë më vë në dyshim për këtë reagim!ka mundësi që ndonjë nga shokët e punës të ka bërë ndonjë lojë duke e ditur se ti lexon temën!loja mund të jetë dhe për të zënë vëndin,të pushojnë nga puna për një gjë të tillë!kështu ti me një PËRGËNJESHTRIM të tillë ti heq të GJITH DYSHIMET që mund të ketë shefi tënd!gjënë më të mirë që mund të bëje është që të dërgoje disa komente kundër opozitës dhe të flakta pro berishës!kështu që shefi do të të besonte më shumë,bile mund të fillosh të bësh karrierë!ndoishta bëhesh deputet!me këtë inat që ke?!

  9. Treviso says:

    Partia Socialiste pas humbjeve te zjedhjeve te 2009, ne vent qe te kapte situaten e partise dhe ta shterngonte, e leroi nga humbja. Kjo vazhdoi gjate deri sa u afruan zjedhjet e 8 Majit. Zjedhjet perfunduan si perfunduan por forca organizuese nuk qe ne nivelin e duhur dhe akoma len per te desheruar. Byroja e komitetit qendror te Socialisteve duhet te jete
    shume me e gjalle ne teren. Spastrimi i partise nuk behet sipas statutit qe keni vendosur por behet me mbledhje dhe zbritje votash. Kjo llogari e demton partine se kur vjen momenti per te numeruar votat nuk dalin barabart me votuesit kur prezenca nuk mungon.
    Persa i perket partise se re te Bamir Topit nuk mundem te shprehem para kohe por qe eshte nje parti me arna kjo nuk diskutohet por qe ka dhe njerz serjoze dhe kjo nuk kundershtohet.Partia e Topit do jete nje parti
    per te ndihmuar dhe jo per ta udhehequr demokracine ne vend.Tani eshte momenti qe nga paraushtaraket e partise se Topit priten ndryshime qe munde ti bejne kundershtarit te tije dhe te gjithe popullit te vuajtur.
    Po nuk u be deri ne fundin e Shtatorit partia humb edhe reputacionin si parti me ide te reja.

    1. Mhill Deda says:

      Vetem me menyren se si do dalin 10 deputet per tu bashkuar me Oketen ne castin e votimit le shije te keqe.Si ka mundesi qe keta te ashtuquqjtur deputet jane kaq frikacak,servila,burracak por edhe te pa bese qe dalin fshehurazi.Pse nuk dalin si Oketa hapur.Po te dalin hapur qe tani do te mendohet me mire per zgjedhjen e Presidentit e do te vendoset ne nje balance te kualiduar mire e eliminohet cdo lloj krize. 10 deputet jane shume sa mund te themi se behen faktore kryesore ne zgjidhjen e cdo problemi ne ligjvenie e ligjzbatim.Me keta 10 fantazma nuk shoh ndonje progres perkundrazi R E G R E S . Uroj te mos jete keshtu.

  10. brace says:

    Ky eshte nji lajme i mire,qe na jepni per shpalljen e PARTISE RREALE TE DJATHTE,e cila de te drejtohet nga intelektuali i mire fillte,ZOTI BAMIR TOPI,i cili do te largoje perfundimishte nga pushteti,dhunuesit e votes se lire,komunistat e spiujte,hajdutet e vrasesit fame keqe,qe drejtohen nga komunisti,diktator i vicidolit.Ju ekipi te gazetes tema jeni si gjithmone per tu falenderuar,per kyte lajme kaqe te mire,qe u dhate sote shqiptarve.Poshte komunistat,e pjedha e tyre,ju vafte shpirti ne ferre,ardhte,e rrofte DEMOKRACIA e VERTETE.

  11. coku says:

    a po ti je molomen

  12. gjirokastriti says:

    anticensurei tim te pershendet gjirokastriti vilson,ndrohe te shkreten
    pseudonim vehe TORTURE,se eshte me i thjeshte dhe me domethenes se kaq
    i gjate te merzit.Te pelqeje qe si ha kollaj kumbllat.Nje popull qe nuk
    eshte dishus me ata qe e qeverisin,ai popull eshte turme e shtire dhe e
    peshtire per tere jeten e tij.Nje popull qe genjehet nje here dhe vazhdon te besoje ata qe e kane genjier kete here ,ai popull eshte turme fatekeqe.Nje kovacane si PD prodhon vegla te demoduara ,qe kur i
    ve ne pune prishen me heren e pare.Kjo kovacane eshte ngritur apostafat
    pere te bene vegla te prishura.Partija e Topes eshte e dale nga kjo
    kovacane qesharake .Pershendetje nga i merguari i larget,Torture.

  13. …C’do parti politike shqiptare qe eshte sot; formohet nje e re neser…Eshte e barabarte me hiqin, prej hiqit, dhe sillet rrethe qellimit te hiqit pere atdhe dhe popull, pervec interesav personale, nese ne programin e vet si ka vetem keto pika, mbrenda 24-muajve:
    1. I pastruar nga korrupcioni dhe lajmruar pasurin, 2. I deklaruar pere heqejen e imunitetit.
    …………………………………………………………….
    Strategjit dhe opcionet, idet, metodat, pere zhdukjen e ketyre dukurive “kancerogjene” qe i ka kapllosur sot vendet tona e me gjere…e qe jane:
    1. Zhdukjen e papunesise; 2.Korrupcionit; 3. Narkomanin; 4.Kriminalitetet tjera; 5. Zhdukjen e mesimit retorike ne shkolla qe eshte sot ne mese te 40-50″ (per-qinde); 6.S’ka vota te manipulura,(pere ata qe te vetmen rruge te fitimit e gjene dhe e presin aty); 7.S’ka ambient te ndotur, (pore ka mendje te perlloqur), sepse, truni eshte i pashfrytezuar me mbi 97% (per-qinde),(konstatuar nga ekspertit e botes). Pra, c’do parti eshte prej hiqit dhe pere hiqin dhe si fluske bore,nese si ka vetem keto pika ne programin zhvillimore te vendit.Nje gje eshte me rendesi shume: Mose plotesimi i premtmev mbrenda 24-muajve….Rezultone me doreheqeje te t’ij apo asaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje